Shtatzënia
Faqja 1 e 1
Shtatzënia
Shtatzënia është një gjendje fiziologjike, e natyrshme, e cila nuk dëmton organizmin e nënës nëse tregohet kujdesi i duhur. Gjatë shtatzënisë, foshnja (fetusi) formohet dhe zhvillohet duke marrë lëndën ushqyese nga gjaku i nënës.
Kur nëna është e shëndetshme, merr ushqim të mjaftueshëm dhe bën jetë të rregullt, foshnja zhvillohet mirë dhe lind shëndetshëm.
Në rast se nëna sëmuret ose nuk bën jetë të përshtatshme për gjendjen e saj, foshnja dëmtohet dhe mund të lindë e dobët ose e sëmurë.
Gjithashtu ka mundësi që shtatzënia të përfundojë në dështim ose lindje të parakohshme.
Gjatë shtatzënisë gruaja mund dhe duhet të vazhdojë të punojë sipas kushteve të caktuara nga mjeku. Puna fizike dhe lëvizjet e përshtatshme jo vetëm që nuk janë të dëmshme, por vlejnë për mbarëvajtjen e shtatzënisë.
Në raste të rralla, kur mjeku e sheh të nevojshme, gruaja shtatzënë duhet t’i nënshtrohet regjimit. -Puna e gruas shtatzënë konsiderohet puna pa sforco e ngarkesë, pa qëndrime të zgjatura në këmbë etj. Puna e rëndë fizike e dëmton gruan shtatzënë. Është i papërshtatshëm qëndrimi i saj i kërrusur, mbartja e peshave të mëdha, tërheqja e tyre dhe ngritja e sendeve me peshë të madhe.
Gruaja shtatzënë duhet të gjejë qetësi brenda familjes dhe shoqërisë. Ajo duhet ta presë fëmijën me gëzim dhe pa frikë. Në këtë periudhë duhet bërë kujdes për ushqyerjen. Sasia dhe kaloritë e ushqimit duhet të jenë të mjaftueshme. Cilësia e ushqimit ka shumë rëndësi, pasi foshnja tërheq lëndë me vlera ushqyese nga trupi i nënës. Ajo që është më e rëndësishme në muajt e parë të shtatzënisë, është gjendja shpirtërore e nënës. Gëzimi që ajo shpreh që në momentin e parë që kupton se është shtatzënë, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e embrionit.
Mjekët shprehen se që në javët e para, embrioni është në gjendje të ndiejë ngrohtësinë dhe ledhatimet e nënës, apo pse jo edhe fjalët e babait.
Një tjetër faktor i rëndësishëm në zhvillimin normal të embrionit dhe në shëndetin e nënës, është edhe veshja që gruaja shtatzënë përdor. Pikë së pari, ajo duhet të mënjanojë idetë se gjatë kësaj periudhe do të shtojë në peshë apo do të duket më e shëmtuar. Ajo duhet të dijë se po përgatitet të sjellë në botë një fëmijë, që për të do të jetë më i bukuri i mundshëm.
Lidhur me veshjen, zakonisht, gratë shtatzëna nisin të duken pas muajit të katërt. Deri në këtë periudhë, nga jashtë nuk duket të ketë ndonjë ndryshim. Ajo që gruaja shtatzënë duhet të ketë kujdes me veshjen, ka të bëjë me kujdesin që duhet të tregojë kryesisht me pjesën e belit. Veshja e pantallonave apo fundeve të ngushta në bel, shton përzierje të barkut dhe të vjellat. Për këtë arsye, veshjet duhet të jenë të bollshme dhe të rehatshme.
Mënjanimi i këpucëve me takë të lartë gjatë shtatzënisë, është një kusht i domosdoshëm. Këpucët me takë të lartë shpërndajnë peshën e trupit në mënyrë të çrregullt, gjë kjo që ndikon edhe në ekuilibrin e gruas. Me rritjen e barkut, pjesa më e ngushtë e belit futet brenda, vithet dalin jashtë dhe shpatullat tërhiqen mbrapa. Kështu që këpucët e sheshta janë një domosdoshmëri gjatë kësaj periudhe.

Similar topics
» Kujdes nga shtatzënia e padëshiruar
» Shtatzënia nuk është shkaktar i kariesit
» Shtatzënia? Mund të bëni seks pa frikë
» Shtatzënia nuk është shkaktar i kariesit
» Shtatzënia? Mund të bëni seks pa frikë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi