Befasia e Bleros
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Befasia e Bleros
Fundviti 2010 dhe nata e ndërrimeve të motmoteve nuk kishte si të përfundonte më mirë nga çfarë përfundoi në familjen Muharremi. Një surprizë e bërë nga bashkëshortja e tij Teuta, natën e 31 dhjetorit, këngëtarit Blerim Muharrem - Blero e bëri njeriun më të lumtur. “Nuk e dija se prindërit e mijë do të vijnë nga Suedia, por Teuta më bëri befasi. Ishte një befasi shumë e këndshme për mua, për të cilën dua t’i falënderohem Teutës, e cila është më e mira në botë”, është shprehur Blero. Ka shatë vjet që unë natën e Vitit të Ri nuk e festoj me familjen time, për shkak të punës e angazhimeve profesionale, dhe festa e këtij fund-viti ka qenë shumë familjar, ka treguar Blero për “InfoPress”, duke bërë me dije se tashmë ka filluar me angazhime me muzikë.
“E tash sërish në punë, fatkeqësisht pa pushim hiq. Kam shumë projekte për të realizuar, kështu që më është dashur të vazhdoj menjëherë punën. E kam sikur traditë tashmë, në fund të çdo janari realizoj një këngë dhe klip të ri”, ka pohur ai.
“Jemi afër realizmit të këtij projekti, ndërsa detajet po ia lëmë kohës pasi nuk mund të tregoj se a do të jetë një projekt ‘single’ apo me dikë tjetër dhe se çfarë do të jetë ai projekt”, ka përfunduar Blero.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi