Kryetari dha betimin me tri goditje kamxhiku
2 posters
Faqja 1 e 1
Kryetari dha betimin me tri goditje kamxhiku
Në shenjë falënderimi për besimin e dhënë dhe me dëshirën për të dëshmuar se do të kryejë me përgjegjësi punën e tij, kryetari i ri i qytetit Chilca në Peru, dha betimin me tri goditje kamxhiku
Kjo mënyrë e pazakontë e dhënies së betimit, është bërë duke respektuar traditën e inkasve, që duhet të përkujtojë kryetarin e ri se gjatë mandatit duhet t’i mbajë premtimet, shkruajnë mediat peruane.
Abraham Carrasco Talavera (23 vjeç) dha betimin të dielën, derisa merrte detyrën e kryetarit ra në gjunjë derisa një zyrtar lokal e goditi atë tri herë me kamxhik.
“Mos u bën hajn”, bërtiti zyrtari pas goditjes së parë, “mos u bën gënjeshtar”, e porositi pas fishkëllimës së dytë dhe “mos u bën dembel” pas goditjes së tretë.
“Për komunën Chiclo, të cilën e adhuroj, të cilën e bartë në zemër dhe për këtë popull që më ka besuar mua, betohem se do të punojë për zhvillimin e qytetit”, tha Carracaso, i cili bile edhe ia puthi dorën “xhelatit” të tij. Ai e mori kamxhikun për ta ruajtur për t’ia përkujtuar premtimet e “e shkruara në shpinë”, shkruan gazeta “Correro Huancayo”.
Re: Kryetari dha betimin me tri goditje kamxhiku
sikur ta kishim edhe ne kete tradite ! do te ishte fantastike :P:
Livia- Anëtarë i ri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi