Guinness shpall çiftin më të gjatë në botë
Faqja 1 e 1
Guinness shpall çiftin më të gjatë në botë
Shitësja e patundshmërive Laurie (46 vjeçe) dhe zyrtari i një firme telefonike Wayne Hallquist (56 vjeç) nga Stocktoni i Kalifornisë së bashku janë të gjatë më shumë se katër metra.
Kjo është arsyeja që libri i rekordeve ‘Guinness’ i shpalli ata si çiftin më të gjatë në botë.
Laurie Hallquiest është e gjatë 1.98 centimetra, ndërsa bashkëshorti i saj është 10 centimetra më e gjatë se ajo.
Laurie dhe Wayne janë njohur para shtatë vitesh në një klub të kishës për beqarë. Laurie hyri brenda në lokal dhe pasi e panë të pranishmit, të gjithë kthyen kokën nga Wayne i cili gjendej në anën tjetër të dhomës. “Për mua ajo ishte dashuri në shikim të parë”, thotë Wayne Hallquist.
Hallquistët nuk kishin aplikuar në librin e rekordeve ‘Guinness’, pasi i dekurajonte fakti se në shekullin e XIX kishte jetuar një çift i martuar, ku burri dhe gruaja së bashku ishin më të gjatë se 2.13 centimetra secili. Por kur kuptuan se ekziston edhe një kategori për çiftet e gjalla, menjëherë thirrën zyrtarët e ‘Guinnessit’. Qifti Hallquist mposhti ish kampionët Keisha dhe Wilco van Kleef-Bolton për vetëm dy centimetra.
Similar topics
» Qetsori u shpall ‘luftë’ banorëve
» Maqedoni, MSH shpall epideminë e fruthit
» Edhe sa gjate do jetoje planeti yne.
» Diabeti gjatë shtatzënisë
» Cifti me i gjate ne bote
» Maqedoni, MSH shpall epideminë e fruthit
» Edhe sa gjate do jetoje planeti yne.
» Diabeti gjatë shtatzënisë
» Cifti me i gjate ne bote
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|