Babadimri çdo ditë pranon deri në 30 mijë letra
Faqja 1 e 1
Babadimri çdo ditë pranon deri në 30 mijë letra
Këto ditë një fshat në veri të Finlandës pranon deri në 30 mijë letra në ditë kryesisht nga fëmijët e mbarë botës. Letrat janë përplot dëshira të fëmijëve, ndërsa i dërgohen Babadimrit i cili ka adresën në fshatin Napapiiri të Finlandës.
Ky fshat është vetëm tetë kilometra larg kryeqytetit Laponia, ndërsa në të fshihet rendi i babadimrave. Legjenda thotë se lugina ku shtrihet ky fshat ka formën e veshit dhe nga këtu Babadimri mund t’i dëgjojë të gjitha dëshirat e fëmijëve nga mbarë bota. Posta e tij, më e rëndësishmja në botë, është vendi ku arrijnë letrat me dëshirat e fëmijëve.
Letra më e gjatë është shkruar në Rumani. Letra ishte e gjatë 450 metra, ndërsa atë e shkruan 2000 fëmijë. Në këtë vend arrijnë deri në 30.000 letra në ditë. Të gjitha letrat arrin t’i lexojë vetë Babadimri, por ka edhe ndihmësit e vet. Nuk janë aq të vegjël siç mendojmë ne, por gjithsesi janë të palodhshëm si në legjendën për Babadimrin.
Babadimri me mjekër të bardhë, shkurtabiqët e tij dhe kaprojtë çdo vit i sjellin këtij rajoni 235 milionë euro të ardhura. Kur kemi parasysh këtë shifra kuptohet lehtë se në të vërtetë Babadimri është përrallë për të rriturit e Finlandës dhe për buxhetin e tyre.
Similar topics
» Me ski deri në Polin Jugor për 24 ditë
» Shikojeni numrin më të rrezikshëm me letra (Video)
» Pinguini gabimisht notoi deri në Zelandën e Re
» Monedhe ari 100 mije euro
» Zhytësit luajtën letra 36 orë nën ujë
» Shikojeni numrin më të rrezikshëm me letra (Video)
» Pinguini gabimisht notoi deri në Zelandën e Re
» Monedhe ari 100 mije euro
» Zhytësit luajtën letra 36 orë nën ujë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi