Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Sëmundjet e verës tek foshnjat User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Sëmundjet e verës tek foshnjat User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundjet e verës tek foshnjat

Shko poshtë

 Sëmundjet e verës tek foshnjat Empty Sëmundjet e verës tek foshnjat

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:40 pm

Me rritjen e temperaturave, kanë nisur problemet shëndetësore për fëmijët, kryesisht të moshës 0-5 vjeç. Shenjat gripale, sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, diarretë, sëmundjet mikrobiale, që mund të shpien në komplikime. Ja masat parandaluese.

Një ndër shqetësimet që vihet re te fëmijët e moshës infantile, është ai i rrugëve të frymëmarrjes. Fëmijë me temperaturë të lartë dhe me probleme serioze në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Vihen re bllokime dhe acarime, gjatë procesit të frymëmarrjes. Këto janë sëmundje virusale, të cilat shkaktohet jo vetëm prej temperaturave të paqëndrueshme, por edhe të mungesës së lagështisë së ajrit.
Është e nevojshme që fëmijët e vegjël, të mbahen në ambiente të lagështa, jo të thata. Kjo lagështirë mund të krijohet edhe në mënyrë artificiale, duke mbajtur në ambientin ku rri fëmija, ndonjë çarçaf të lagur, i cili gjatë avullimit, në ditë të nxehta, të krijojë një temperaturë optimale dhe një lagështi të mjaftueshme për organizmin e tij.
Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, mund të mjekohen me shurupe, të rekomanduara nga mjeku, me pak paracetamol dhe me sa më shumë lëngje, për të kompensuar sasinë e lëngjeve që fëmija humbet me anë të djersës. Gjithashtu duhet të eliminohen shëtitjet e fëmijëve gjatë orëve të nxehta të mesditës.
Koha më e përshtatshme, do të ishin orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të pasdites, kur ajri është më i lagësht dhe dielli nuk është në pikën e tij maksimale. Për të eliminuar në këtë mënyrë, djegien nga rrezet e diellit, si edhe djersitjen e tij. E megjithatë gjatë stinës së verës nuk janë vetëm sëmundjet virale e infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ato që prekin fëmijët.
Gjatë kësaj stine sëmundje tipike janë edhe gastrointensinalet, sëmundje të organeve te tretjes. Sëmundjet gastrointensinale, shoqërohen me të vjella e me diarre. Po kështu të shumta janë edhe sëmundjet parazitare. Këto sëmundje shkaktohen kryesisht nga higjiena jo e mirë ambientale dhe personale, nga ushqimet e ndenjura, të pa lara mirë, apo të pakontrolluara nga kontrolli higjieno-sanitar. Është e domosdoshme, që sapo fëmija shfaq shenjat e para të sëmundjes, të paraqitet te mjeku, e të marrë mjekimin e duhur, kryesisht, antibiotikë.

Sipas mjekëve pediatër, gjatë stinës së verës, fëmijët, janë të rrezikuar më tepër nga këto sëmundje:

- Sëmundjet virusale, të shoqëruara në shumë raste me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe me temperatura të larta
- sëmundjet gastrointensinale, mikrobiale, të shoqëruara me diare e të vjella.
- sëmundjet parazitare. Këto lloj sëmundjesh, si edhe ato gastrointensinale, shkaktohen kryesisht nga mungesa e higjienës personale dhe asaj ambientale, si edhe për shkak të insekteve të ndryshme, kryesisht mizat dhe mushkonjat. Në shumë raste shkaktar bëhet edhe uji i pijshëm, i cili jo rrallë herë rezulton i papastër dhe i kontaminuar me ujërat e zeza. Ky problem nuk është shqetësues gjatë ditëve të nxehta, por edhe gjatë ditëve me shi, kur shpesh herë ndodhin bllokime të kanaleve të ujërave të zeza, apo të puseve.
- infeksionet e lëkurës, apo dermatitet, të shkaktuara këto nga rrezet e diellit, si edhe gjatë plazhit, në pishina, apo në lumenj.

Ja masat parandaluese

Rruga më e mirë është t’i parandalosh, se sa t’i mjekosh, sëmundjet. Moshat më të rrezikuara gjatë stinës së verës, janë ato 0-5 vjeç, pasi forcat imunitare të tyre janë më të vogla se të të rriturit dhe si rrjedhim, mundësia për t’u prekur nga viruset, apo mikrobet, është më e madhe. Prandaj për të gjitha nënat këshillohet që, për të parandaluar sëmundjet virusale, është e domosdoshme që fëmija të mos dalë në orët e nxehta të mesditës, si edhe të mbahet në ambiente të lagështa.
Për sëmundjet gastrointensinale, masa numër një që duhet marrë, është sigurimi i një higjiene sa më të mirë personale, si edhe të ambientit ku mbahet fëmija. Do të ishte mirë që uji që i jepet fëmijës të jetë i sterilizuar, i zierë, për të eliminuar mikrobet e mundshme që mund të ketë. Shumë kujdes duhet pasur me ushqimet që ato të mos jenë të ndenjura, të mbahen në frigorifer dhe sidomos perimet, apo frutat, të pastrohen me ujë të bollshëm.
Një tjetër shkaktar infeksioni, mund të jenë edhe insektet, kryesisht, mizat dhe mushkonjat, të cilat në periudhën e verës janë më të shumta dhe duhen luftuar. Po kështu nënat duhet të kenë shumë kujdes për fëmijët e tyre, në plazh, pasi marrja e një infeksioni të lëkurës, është tepër i mundshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi