Monika amvisë, bën bakllavanë e festës
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Monika amvisë, bën bakllavanë e festës
Dhe ja ku na vjen aroma e shtëpisë, vjen po ashtu edhe bakllavaja e traditës së përhershme të vitit të Ri. Po këtë herë, jo nga nënat tona nëpër shtëpia. Të rinjtë e kanë humbur traditën. Femrat e sotme, nuk tëhollin më petë për bakllavanë. Por nuk ndodh e njëjta gjë në shtëpinë e zv.kryeministrit. ndërsa ky i fundit nuk e ka akoma të qartë se ç’bëhet me festat, Vitin e Ri, bredhin e zbukurimet, sepse është totalisht i angazhuar në Shkodër, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur ditën e mërkurë që të fillojë përgatitjet e bakllavasë. Ka vënë një përparëse, ka mbledhur të gjitha harxhet përpara, dhe me një pec në dorë, është duke shtruar petët e bakllavasë që do konsumoj këtë fund vit me bashkëshortin e vet dhe fëmijët. Dhe sikurse thotë Monika, është shumë tradicionale, po ashtu edhe familja.
Nuk do të mungojë në tryezën e saj gjeli i Detit dhe as përsheshi. Nuk do të mungojnë miqtë dhe të ftuarit për natën e ndërrimit të viteve. Dhe për këtë natë, për t’i kënaqur të gjithë, Mona, ka filluar punën që në 22 dhjetor. (Bluetooth)
Nuk do të mungojë në tryezën e saj gjeli i Detit dhe as përsheshi. Nuk do të mungojnë miqtë dhe të ftuarit për natën e ndërrimit të viteve. Dhe për këtë natë, për t’i kënaqur të gjithë, Mona, ka filluar punën që në 22 dhjetor. (Bluetooth)
:: Te ndryshme :: V.I.P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi