Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Çka duhet të dini për apendicitin  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Çka duhet të dini për apendicitin  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka duhet të dini për apendicitin

Shko poshtë

Çka duhet të dini për apendicitin  Empty Çka duhet të dini për apendicitin

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Dec 27, 2010 9:32 am

Çka duhet të dini për apendicitin

Çka duhet të dini për apendicitin  F.1203235410210_m

Apendiciti është infektimi një pjese shtojcë të zorrës së
trashë. Apendiciti shfaqet me tepër tek fëmijët, por ndodh edhe tek të
rriturit.
Tek kafshët apendiciti luan një rol të madh në
shpërbërjen dhe tretjen e ushqimeve me burim bimor. Tek njeriu kjo pjese
është e panevojshme dhe mund të jetojmë pa të pa asnjë lloj problemi
Çfarë e shkakton apendiciti?
Apendiciti mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (p.sh. mbeturina jashtëqitje të forta).
Nuk dihet qartë se përse ndodh infeksioni por një teori është që
bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushtojnë muret e
apendiciti, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe
shkakton infeksion.
Çka duhet të dini për apendicitin  Foto-1apen

Cilat janë simptomat?
Fëmijët zakonisht përshkruajnë një dhimbje të madhe në qendër të
barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendoset në krahun e
djathtë poshtë të barkut dhe keqësohet.
Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin, por këto
vjellje nuk janë të mëdha. Mund të jenë të kaps ose mund të kenë diarre.
Fëmija mund të ketë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhë
të thatë, një fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr fryme
jo plotësisht për shkak të dhimbjes.
Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa herë që ka dhimbje të
forta në bark duhet konsideruar mundësia e apendicitit - kontaktoni
mjekun menjëherë.
Diagnoza fillestare mund të gabohet lehtë dhe gjysma e atyre
personave që janë operuar nuk kanë pasur apendicit. Mund të ngatërrohet
me helmin nga ushqimi, enjtja e gjëndrave të limfës në bark dhe
infeksionet e rrugëve urinare.

Si mund të mjekohet?
Në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje të mëdha, mos i jepni asgjë për të
ngrenë dhe për të pirë, por kontaktoni menjëherë mjekun. Ndërhyrje
urgjentë kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr
apendicitin para se të çahet.
Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark gjë e cila
sjell në afektimin e cipës së barkut dhe mund të sjellë shumë probleme
të mëvonshme, si p.sh mos bërjen e fëmijëve tek femrat.
Në qoftë se apendiciti nuk trajtohet, mund të sjellë vdekjen. Të
sëmurëve u jepen antibiotikë, qetësues dhe lëngje intravinare. Fëmijët
bëhen mirë disa ditë pas operacionit, por ndodh që ka infeksione të
mëtejshme dhe në qoftë se jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve,
pas operacionit duhet të bëni kontroll tek mjeku menjëherë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi