Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Çrregullimet gjuhësore te fëmijët  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Çrregullimet gjuhësore te fëmijët  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çrregullimet gjuhësore te fëmijët

Shko poshtë

 Çrregullimet gjuhësore te fëmijët  Empty Çrregullimet gjuhësore te fëmijët

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Dec 27, 2010 9:29 am

Çrregullimet gjuhësore te fëmijët

Çrregullimet gjuhësore te fëmijët përfshijnë vështirësitë në mësimin e
të kuptuarit dhe/apo të prodhuarit e aspekteve semantike, fonologjike,
sintaktike, morfologjike dhe pragmatike të gjuhës. Çrregullimet e tilla
përfshijnë gjithashtu edhe sjellje verbale të pamjaftueshme dhe/apo të
papërshtatshme te fëmijët.
Prof. ass. Ardita A. Devolli, dr. sci.
logopede
tel. 044 123 449

Çrregullimet
gjuhësore mund t’i hasim te grupet e ndryshme të fëmijëve me kondita
klinikore (p.sh. me autizëm apo retardim mental), apo pa to. Sipas Hegde
(1996), këto çrregullime mund t’i përfshijnë 10-15% të fëmijëve dy
vjeçar, si dhe 4 -7.5% të atyre tre vjeçar. Te disa fëmijë këto
çrregullime paraqiten në formë më të lehtë, ndërkaq tek ata të moshës
shkollore ato përqendrohen në formën më të rëndë duke i klasifikuar si
të paaftë për mësim. Pra, në përgjithësi, këto çrregullime ndërlidhen
dhe ndikojnë në sjelljet sociale dhe akademike të fëmijëve.
Faktorët etiologjik që ndërlidhen me çrregullimet gjuhësore te fëmijët janë:
- me prejardhje të panjohur;
- faktorët gjenetik që sugjerohen nga paraqitja e lartë e çrregullimeve të tilla në familjen e fëmijës së tillë.
Çrregullimet gjuhësore te fëmijët përfshijnë:
- fillimin e ngadalësuar apo të vonuar të gjuhës;
- fjalorin e kufizuar të fjalëve;
- pamjaftueshmërinë e të mësuarit dhe papërshtatshmërinë e përdorimit të morfemave
gramatikore të gjuhës;
- shkathtësitë e pamjaftueshme sintaktike;
- mungesën apo përdorimin e papërshtatshëm të gjuhës;
- vështirësitë në të kuptuarit e gjuhës së folur.
Objektivat e vlerësimit të çrregullimeve gjuhësore te fëmijët kanë të bëjnë me vlerësimin e:
- shkallës dhe natyrës së vonesës apo çrregullimit gjuhësor;
- aspekteve të ndryshme të shkathtësive gjuhësore;
- të kuptuarit gjuhësor;
- prezencës së konditave klinikore (p.sh. retardimit mental, dëmtimit të dëgjimit apo
autizmit);
- përbërjes së familjes dhe të komunikuarit e tyre;
- diagnozës së çrregullimit gjuhësor;
- shkathtësive akademike;
- qëllimeve potenciale të trajtimit.

Trajtimi i fëmijëve me çrregullime gjuhësore, sipas Norris-it dhe Damacio-s (1990),
përfshin:
- zgjedhjen e shkathtësive funksionale të gjuhës duke u bazuar në vendosmërinë e
fëmijës për intervenim;
- shkathtësitë e të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit të ndërlidhura me trajtimin e
gjuhës orale;
- grupe të vogla apo të mëdha të fëmijëve (duke e përqendruar vëmendjen fillimisht
te individi);
- tema të njëjta përgjatë ditëve të trajtimit, por me materiale të ndryshme (tregime,
vizatime, skica, literaturë, vallëzim);
- njoftimin me koncepte dhe ide të reja çdo ditë, por me temë të njëjtë vazhdimisht;
- dhënien e rasteve të ndryshme për fëmijën që të shprehet verbalisht;
- pjesëmarrjen aktive të fëmijës në terapi;
- elaborimin dhe rregullimin e shqiptimit të fëmijës;
- ndërveprimin në shkallën zhvillimore të fëmijës.
Diagnostika diferenciale na sugjeron që të bëjmë dallimin në mes të çrregullimeve
gjuhësore
te fëmijët pa dëmtime senzorike, intelektuale, neuromotorike dhe
psikiatrike si dhe atyre me autizëm, dëmtime në të dëgjuar, retardim
mental dhe me dëmtime të trurit.
Prognoza e rehabilitimit të
çrregullimeve gjuhësore te fëmijët varet nga: fëmija, përkrahja e
familjes, koha dhe intensiteti i intervenimit. Shumica e fëmijëve
përfitojnë nga trajtimi i çrregullimeve gjuhësore, edhe pse tek disa ato
vazhdojnë të jenë të pranishme edhe përgjatë viteve të adoleshencës dhe
pleqërisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi