Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Vesa Luma zhvendoset në Tiranë User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Vesa Luma zhvendoset në Tiranë User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vesa Luma zhvendoset në Tiranë

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Vesa Luma zhvendoset në Tiranë Empty Vesa Luma zhvendoset në Tiranë

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Dec 26, 2010 8:23 pm

Vesa Luma, pas festave të fundvitit ka vendosur që të vendoset të jetojë në Tiranë, për një periudhë prej dy deri në tre muaj.Arsyet e kësaj zhvendosjeje, vetë këngëtarja nuk dëshiron t’i bëjë publike, por thuhet që ajo ka marrë një ofertë nga organizatorët e spektaklit “Dancing with the stars Albania”, për të qenë një nga konkurrentet e këtij viti. Edhe pse ishte përfolur më herët se në këtë garë do të marrë pjesë këngëtarja tjetër, Dafina Zeqiri, ajo vetë e ka mohuar një fakt të tillë.

Ndërkohë që nëse bisedimet me Vesën shkojnë mirë, ajo do të jetë e dyta këngëtare nga Kosova që garon me VIP-at shqiptarë, pas Genta Ismajlit. Ndërkohë, Vesa tregon se këtë herë do të jetë më e pranishme në xhirimet televizive për festat, që janë duke u realizuar në Kosovë, ndryshe nga viti i kaluar, ku për shkak të disa obligimeve kishte pezulluar disa xhirime.

Ajo do të jetë e pranishme edhe me muzikë “live” me “Zig Zag” – orkestra në RTK, ku do të këndojë një këngë të huaj. Përveç angazhimeve në televizione, këngëtarja po punon për realizimin e një kënge të re. “Jam në përgatitje të një kënge shumë ritmike, por nuk e di kur do e përfundoj, pasi vitin e ardhshëm do të vendosem në Shqipëri.

Do të jem në Tiranë për gati dy-tre muaj, kështu që nuk e di se kur do e përfundoj këngën, por mendoj se do të jetë një këngë shumë e mirë dhe publikut do t’i pëlqejë”, ka pohuar ajo, pa dhënë shumë detaje.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi