Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ema Andrea padit bashkëshortin në gjyq, dua divorcin User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ema Andrea padit bashkëshortin në gjyq, dua divorcin User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ema Andrea padit bashkëshortin në gjyq, dua divorcin

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Ema Andrea padit bashkëshortin në gjyq, dua divorcin Empty Ema Andrea padit bashkëshortin në gjyq, dua divorcin

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 24, 2010 11:33 am

Dy ditë më parë, Andrea ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një kërkesë-padi për “zgjidhje martese” nga bashkëshorti, Kostandin Kapo. Në kërkesë-padi, aktorja dhe regjisorja Andrea pohon se prej 10 vjetësh, lidhja mes saj dhe të paditurit Kapo është jofunksionale dhe prej po kaq vitesh, ata jetojnë të ndarë. Si shkak të jetesës në largësi, Andrea vëren mospërputhjen e mendimeve dhe të karaktereve. Kështu, sipas saj, martesa mes çiftit Kapo-Andrea e kishte humbur tërësisht qëllimin për të cilin ishte lidhur. Referuar kërkesës së drejtuar Gjykatës së Tiranës, aktorja Andrea kërkon kujdestarinë e vajzës së lindur tri ditë para kurorëzimit ligjor mes saj dhe bashkëshortit.

Në Gjykatën e Tiranës, kjo çështje mban numrin 15725. Si palë paditëse në të është Ema Andrea dhe palë e paditur është Konstandin Kapo. “Zgjidhje martese, lënie e fëmijës për rritje e edukim paditëses, caktim i pensionit ushqimor në masën 25 mijë lekë në muaj dhe ditëve të takimit me të paditurin”, thuhej në objektin e padisë. Pas depozitimit në gjykatë, dosja është hedhur në shortin elektronik, prej ku është përzgjedhur gjyqtari Engert Pëllumbi, si shqyrtues i saj.

Padia e plotë

“Ne palët, ndërgjyqëse Ema Andrea dhe Kostandin Kapo, kemi lidhur martesë ligjore në Tiranë më datë 30.01.1994. Nga bashkëjetesa ka lindur në Tiranë një fëmijë i seksit femër, përkatësisht S.Kapo, në 27.01.1994.

Jemi njohur me dashuri me njëri-tjetrin, ndërsa vitet e para të martesës i kemi kaluar mirë së bashku. Me kalimin e viteve kemi vërejtur se kemi mospërputhje mendimesh dhe karakteresh dhe për këtë shkak, prej 10 vitesh lidhja jonë është jofunksionale, e që prej asaj kohe kemi jetuar të veçuar nga njëri-tjetri.

Jemi përpjekur në disa raste të shpëtojmë martesën tonë, por rezulton që të gjitha përpjekjet në kohë kanë rezultuar të paefektshme. Në këto kushte, rezulton që martesa jonë e ka humbur tërësisht qëllimin për të cilin është lidhur dhe ne nuk mund të bashkëjetojmë sërish me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye, duke iu referuar dispozitave ligjore në fuqi, paraqes këtë padi përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke kërkuar të zgjidh gjyqësisht këtë çështje civile.

Përfundimisht, kërkoj nga gjykata:

Pranimin e kërkesë-padisë, duke u zgjidhur në këtë mënyrë pasojat e saj; Lënien e fëmijës S.Kapo, për edukim dhe rritje mua paditëses; Caktimin e pensionit ushqimor në favor të vajzës në masën 25 mijë lekë të rinj në muaj; Caktimin e ditëve të takimit të të paditurit me vajzën: çdo të enjte nga ora 16.00-19.00, të shtunën e parë dhe të tretë të çdo muaji nga ora 10.00-16.00, si edhe një muaj gjatë pushimeve verore”, thuhej në kërkesë-padinë e Ema Andreas.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi