Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:04 pm

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Ka kaluar pak kohë që kur ju keni filluar një lidhje bashkë dhe për fat të keq, nuk keni bërë gjë tjetër vetëm se keni perfeksionuar metodën tuaj të mashtrimeve.

Disa prej tyre kanë qenë të mëdha, ndërkohë që disa të tjera kanë qenë të vogla. Në të vërtetë, ju nuk është se keni gënjyer, por më tepër keni fshehur pak a shumë atë që ndieni e nuk i keni thënë hapur ndjenjat tuaja. Qëllimi i atyre gënjeshtrave ka qenë që të mbroni veten dhe partnerin nga vuajtjet.

Por tani duket se këto gjëra ju kanë bërë shumë normale dhe nuk mund të flisni hapur për to, pasi keni vendosur të zbatoni një formë të tillë komunikimi. Duket se gjëja më e lehtë është që të filloni një lidhje të re me një partner tjetër. Me një njeri me të cilin nuk do të duhej të fillonit të justifikoheshit e të mashtronit, një me të cilin do të mund të komunikonit pa pasur frikë për asgjë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:04 pm

Çfarë pyetjesh do të bënit në të tilla raste:

A është ndershmëria në lidhjen tuaj një hap i gabuar?
A e besoni vërtet një gjë të tillë, pse?
A keni guxim të thoni hapur atë që mendoni?
Çfarë do të ndodhte nëse ju do ta bënit vërtet një gjë të tillë?
Cila është gjëja më e keqe që do të mund të ndodhte?
A jeni në gjendje ta përballoni atë?
Përse, ose përse jo?
Mundohuni të kuptoni se cila është ajo gjë të cilës i druheni nëse do të tregoheshit të ndershëm me partnerin tuaj?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:04 pm

Biseda në çift

Flisni me partnerin tuaj dhe tregojini atij se ju keni nevojë të tregoheni tërësisht i ndershëm në këtë lidhje dhe që të njëjtën gjë prisni edhe nga ai. Përqendrohuni tek ajo që ndieni ju, e jo tek ajo se si sillet ai. Gjeni guximin që t'i tregoni atij se për çfarë e keni gënjyer. Përsëritini vetes disa herë "Të ndodhë çfarë të ndodhë, unë dua që të jem në rregull." Një rol shumë të rëndësishëm në lidhjen e një çifti zënë edhe gjërat që ju prisni nga kjo lidhje, por që në të vërtetë nuk i thoni apo i shprehni hapur.

Shumë shpesh ju mendoni se nëse partneri do t'i bëjë gjërat ashtu siç ju pëlqen juve, apo ashtu si prisni ju që ai t'i bëjë, do të thotë se ai kujdeset dhe interesohet për ju. Në të tilla raste ndodh që nëse gjerat nuk bëhen ashtu si i doni apo prisni ju, filloni të mendoni më të këqijat e botës, e filloni të mendoni se gjerat po shkojnë keq. Po a është kjo e vërtetë?

Ja disa pyetje që mund të bëni në situata të tilla:
A duhet që partneri juaj të bëjë ato që ju prisni në mënyrë që ju të ndjeheni të përmbushur e të lumtur?
Nëse po,pse?

A prisni që partneri juaj t'jua plotësojë të gjitha dëshirat? Çfarë do të bënit nëse ai nuk e bën këtë gjë?
A keni vendosur rregulla në lidhjen tuaj? Nëse po cilat janë ato dhe pse?
A mendoni ndonjëherë çfarë duhet të bëjë ai për ju?
A mendoni ndonjëherë me veten tuaj "Po të më dashuronte, ai do të bënte këtë, këtë, këtë..."? Nëse po cilat janë ato?
A është e drejtë?

A mund të mendoni për ndonjë situatë kur ju nuk keni bërë atë që të tjerët kanë pritur nga ju?
Por a i keni dashur ata njësoj si më parë, pavarësisht nga kjo gjë? Përse nuk mendoni të njëjtën edhe për partnerin tuaj?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:04 pm

Dashuria pa kushte

Të duash dikë, pavarësisht gjërave që ai bën, i bën apo jo ato që prisni ju prej tij, do të thotë ta duash atë pa kushte. Testoni pritshmëritë tuaja dhe bëni mirë, nëse doni që lidhja juaj të funksionojë, t'i diskutoni ato me partnerin tuaj. Mënyra më e mire që të bësh një person të vuajë është të tregohesh indiferent ndaj tij. Të mos tregosh asnjë lloj interesimi, apo të mos reagosh ndaj veprimeve apo mosveprimeve të tij, do të thotë ta injorosh atë plotësisht. Nëse një person i përgjigjet një reagimi tuaj do të thotë se ai interesohet për ju, nëse atij nuk i bën përshtypje, do të thotë se asgjë nuk i intereson më tek ju.

"Nëse vërtet do të më donte, -do të mendonte dikush, -do t'i kishte bërë përshtypje heshtja ime." Nëse ju do të qëndroni të heshtur, të tjerët do të kuptojnë sesa ju kanë lënduar. Ndoshta duke parë se sa shume ju kanë prekur nuk do të veprojnë më ashtu. Nëse ju do të filloni t'i injoroni ata, të jeni të sigurt që do të përpiqen të tregohen më të këndshëm me ju dhe do të përpiqen që t'ju bëjnë për vete. Kjo tregon se ata ju duan vërtet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:04 pm

Heshtja dhe ndjenjat

Mundohuni ta keni shumë të qartë atë që po thoni e ta dini mirë kuptimin e fjalëve tuaja. Heshtjen tuaj përdoreni për të thënë "Tani do të të jap një mësim të mirë!" Nëse partneri juaj për shembull mërzitet nëse ju kaloni shumë kohë para kompjuterit, do të bënit mirë që të qëndroni më shumë para tij në rastin kur ju jeni të mërzitur, që t'i tregoni atij se duhet të mësohet me këtë ide. Kështu, ju do të arrini t'i tregoni atij se nuk duhet të kërkojë të jetë aq i prerë në ato që kërkon. Ju kur jeni të mërzitur me një sjellje të tijën, bëni pikërisht atë që atij nuk i pëlqen në mënyrë që të tregoni se ai nuk mund t'ju manipulojë kollaj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:04 pm

Flisni hapur e shumë sinqerisht

Testoni gjerat që do të donit që partneri juaj t'i bënte ndryshe e më pas të vlerësoni se çfarë të mirash do t'ju vinin ju nga një gjë e tillë. "Më lëndove. Tani është radha ime." Kjo nuk është gjë e mirë, pasi ju bën që të jeni hakmarrës, gjë që në vetvete nuk është e mirë, por e rëndësishme është që ju t'i jepni një mësim të mirë partnerit tuaj. Ju duhet t'i bëni ata të ndjejnë dhimbjen që ndjetë edhe ju. Nëse ju vuani nga një sjellje e tij, do të kuptoni se edhe nëse ju veproni ashtu, do ta bëni atë të vuajë, ndaj kjo shërben edhe si eksperiencë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj. Merrni përsipër të gjitha përgjegjësitë për ato qe ndjeni. Kush është përgjegjësi nëse ju ndjeni inat? Flisni pa dorashka e diskutoni gjërat mes jush.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:04 pm

Teoria e plotësimit

Teoria e plotësimit, pra të qenit çift, shpeshherë kundërshtohet dhe nga faktet që shumë persona mund të kenë parë dikë dhe për shkak të aftësisë së tij të kujtesës, apo të gjendjes së tij emocionale, ai e "kyç" atë deri në momentin në fjalë. Të jetë e vërtetë? Nëse bëhet fjalë për ata persona "kujtesa" e të cilëve është "shumë e mirë", atëherë kjo teori bie.

Çfarë mund të jenë vallë këto ndjesi në të cilat personi ndihet krejtësisht i hutuar, i shpërqendruar, i emocionuar dhe shpesh drithërima të vazhdueshme përshkojnë trupin ndërsa është në pamje vizive apo në afërsi të personit në fjalë? Përse pikërisht ky person dhe jo një tjetër që është më tej? Përse sot dhe jo një ditë tjetër? Përse në atë moment dhe jo në një moment tjetër? Përse në atë vend, atë çast, atë ditë? Astrologët do të thonë se yjet janë pozicionuar në një trajektore të tillë që kanë krijuar momentin ideal që këta dy persona të gjenin njëri-tjetrin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:05 pm

Xhelozia dhe dyshimi

Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë "tepër të pabindshme" për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e "pabindur", që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi "Përse duhet të besoj në teorira të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?"

Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 11:05 pm

Karakteret e njëjta

Realisht nuk është mirë që në lidhje të gjenden dy persona me struktura të njëjta të personalitetit. Sepse lidhja e dy tipave depresivë është katastrofë e vërtetë. Paramendoni vetëm se si njëri përherë ankohet se jeta nuk është e lehtë, kurse tjetri ankohet se jeta është e rëndë. Personit depresiv më tepër i përshtatet tipi histerik i cili e nxjerr prej krizës shpirtërore. Në anën tjetër, depresivi i ndihmon histerikut, që madje vetëm për njëherë të qëndroj mbi tokë, duke marrë parasysh atë se tipat e tillë e kanë zakon që të "fluturojnë" përherë diku.

Variacionet dhe kombinacionet me këtë rast janë ta pafundme dhe është e vështirë që të shpjegohen të gjitha, por është më se e qartë se bashkimi i dy karaktereve të ndryshme paraqet betejën e parë prej së cilës mund të varet edhe e tërë e ardhmja e lidhjes martesore. Grindjet janë pasojë e moskuptimit, por edhe janë të mirëpritura në lidhje. Grindja paraqet, në shumicën e rasteve, një dukuri konstruktive dhe të mirë për martesën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift Empty Re: Provoni të testoni veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi