Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Degët e Gjeografisë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Degët e Gjeografisë  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Degët e Gjeografisë

Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:20 pm

Degët e Gjeografisë

Gjeografia si shkencë ndër më vjetrat ndahet në:
Gjeografinë përgjithshme dhe në
Gjeografinë regjionale.

Gjeografia e përgjithshme ndahet në:
Gjeografinë fizike (natyrore) ku shkencat komponente:
Gjeomorfologjia
Gjeologjia
Klimatologjia
Hidrologjia
Pedogjeografia
Biogjeografia
Paleogjeografia
Gjeografinë shoqërore (Antropogjeografike) ku shkencat komponente janë:
Demografia
Gjeografia e vendbanimeve
Gjeografia ekonomike
Gjeografia politike
Gjeografia sociale
Kohëve të fundit gjeografisë së përgjithshme i bashkohet edhe gjeoekologjia. Dikur në kuader të gjeografisë fizike kanë qenë edhe gjeografia matematike gjegjësisht gjeografia astronomike me gjeodezinë dhe hartografinë, por pasi që janë zhvilluar si shkenca në vete nuk mund të radhiten në sistemin e gjeografisë së përgjithshme.
Gjeografia regjionale mund të definohet si aplikim i njohurive gjeografike për studime konkrete të teritoreve,ndamas në bazë të ndonji kriteri të regjionalizimit gjeografik. Pra ajo është një disiplinë sintetike shkencore.
Gjeografia regjionale mandej ndahet në gjeografinë e përgjithshme regjionale dhe gjeografinë e veçantë regjionale.
Gjeografia është një lëndë shumë e rëndësishme sepse tregon tërësinë territoriale dhe studion gjeografinë e një vendi dhe të botës.Ka shumë zbulime të rëndësishme gjeografike p.sh zbulimi i Amerikës,Australisë,Antartikut etj.Zbulime gjeografike mund të quajmë edhe zbulimet natyrore të një vendi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:20 pm

Gjeografia fizike

Gjeografia fizike është disiplinë e Gjeografisë e cila merret me studimin e dukurive natyrore (natyrës) pa ndikimin e shoqërisë njerëzore në të (dorës së njeriut).
Gjeografia fizike ndahet ne Gjeografi te përgjithshme edhe regjionale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:21 pm

Gjeomorfologjia

Gjeomorfologjia (nga greqishtja : γη, ge, "tokë"; μορφή, morfé, "formë"; dhe λόγος, logos, "dituri") është disciplinë që merret me studimin e relievit, hulumton krijimin dhe zhvillimin e tij, mandej proceset që i japin formen. Fjala gjeomorfologji rrjedh nga greqishtja geo (toka) dhe morphe (formë). Gjeomorfologët mundohen të mësojn historinë dhe dinamiken e relievit, mandej parashikimin e ndryshimeve të ardhshme të truallit.
Kjo disiplinë shkencore shfrytëzohetnë kuadër të gjeografisë, gjeologjisë dhe arkeologjisë. Relievi krijohet si përgjegjje e proceseve natyrore dhe antropogjeografike...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:22 pm

Gjeologjia e xeherorëve

Shkembinjte me te vjeter formojne bazamente te Neo – Proterozoikut, qe eshte i perbere nga shiste kristaline dhe granite, qe perfaqesojne produktet e metamorfizimit krahinor te shkalles se larte. Keta shkembinj dalin kryesisht ne verilindje te Kosoves. Mbi bazamentin kontinental shtrihet nje sekuence e sedimenteve detare te ujrave te lehta (klastike dhe kimike) te Permianit te Vonshem – Triasik i Hershem, qe jane pershkuar nga magma acide, pasi korja kontinentale eshte holluar duke rezultuar anateksin e shkembinjve, qe kane ekzistuar me pare. Tendosja dhe hollimi i vazhdueshem kane çuar ne ndarjen fizike te kores kontinentale duke rezultuar ne ekstruzionin e bazalteve, qe kane perfshire ne gjirin e tyre forma te çrregullta te perqendrimeve te kromiteve me permbajtje te larte. Kjo ndarje eshte mjaft e gjere duke shpene ne formimin e oqeanit Paratethys qe u formua permes Ballkanit duke perfshire dhe Kosoven. Paratethys ishte nje dege e oqeanit kryesor Tethys qe u formua permes Europes Jugore, Mesdheut dhe Afrikes Veriore. Nje ndryshim i levizjes se tektonikes se pllakave çoi ne mbylljen e rastit te Oqeanit te Tethys – t ne Mesozoik, duke perfshire nje segment te quajtur Oqeani i Vardarit (Parathethys – i) permes Kosoves. Ne kohen e Jurasikut te Vonshem, prania e mbetjes se oqeanit te Vardarit si nje det i ceket çoi ne depozitimin kimik te platformave karbonatike te trasha dhe me shtrirje te gjere. Ne kohen Kretake, terheqja e ndodhur e ketij e deti dhe stabiliteti i vendosur si nje lugine kontinentale pasive, çoi ne depozitimin e sedimenteve klastike qe renditen nga te origjines detare ne ate toksore. Perplasja midis masave tokesore qe pati vendosur ne krah Oqeanin e Vardarit, shkaktoi obduksionin me drejtim perendimor te mbetjeve te kores oqeanike mbi koren kontinentale. Si rezultat i mbetjeve te kores oqeanike te gjetura neper Ballkan, duke formuar sekuencat ofiolitike lineare te vendosura gjate drejtimit strukturor krahinor VVP – JJL. Keto ngjarje obduksioni jane shume fazore dhe do te perfaqesonin akrecionin e kores, duke sjelle si pasoje zhvillimin e shume bazave lineare te ofioliteve, duke renditur moshen e obduksionit nga Jurasiku ne Kretak. Shkembinjte qe jane mbihipur gjate zhvendosjes se ofioliteve jane quajtur shkembinj te “Shtrojes” dhe formojne njesite te quajtura “Melanzhe”. Melanzhe te tilla ofiolitike jane te karakterizuara nga perberja e silicoreve, serpentiniteve, vullkanikeve mafike dhe karbonateve, qe mund te takohen ne forme fragmentesh brenda njesive te olistostromeve te sortuara ne menyre kaotike. Me Kretakun e Vonshem, perplasja kontinentale e gjere gjate orogjenezes Alpine çoi ne formimin e Alpeve dhe shoqeroi vargjet malore permes Europes Qendrore dhe jugore. Erozioni i shpejte i ketyre shkembenjve me origjine kontinentale dhe detare, solli si pasoje depozitimin e sekuences se flishit qe i mbulon dhe qe eshte i perbere nga gelqerore mergelore dhe shkembinj klastike. Kur orogjeneza Alpine u dobesua, vargje te reja malore u eroduan per te prodhuar molaset kontinentale mbuluese, qe formian ne menyre mbizoteruese pellgjet ndermalore permes zones Alpine. Disa nga sedimentet klastike kontinentale te ruajtura ne Kosove perfaqesojne probabilisht depozitime molasike. Pellgjet e depresioneve brenda Kosoves kane qene vendi i lulezimit te rritjes se bimesise qe pas mbulimit nga sedimentet çoi ne formimin e vendburimeve shtresore te linjitit qe shfrytezohen nga KEK. Akullimet Pleistocenike qe prekin Europen, kane levizur sasi te medha te mbuleses se truallit nga unaza e Kosoves e maleve rrethues, gje qe ka shpene ne formimin e depozitimeve te shpatit gjate aneve te pjerrta te maleve. Nga :Kristi Abrashi shkolla Omiros Klasa e V c
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:22 pm

Gjeokimia

Gjeokimia është shkenca që studjon historinë e elementeve kimike të tokës (atmosferes, hidrosferes dhe biosferes),prejardhjen, jetegjatesine, ciklin dhe ndikimin e tyre ne ambjent, efektet pozitive dhe negative si dhe parandalimin dhe reduktimin e ketyre te fundit.
Disa ndarje kryesore të Gjeokimisë janë:
Gjeokimia e izotopeve ben percaktimin e moshes absolute dhe relative te shkembinjve e mineraleve si dhe studjon gjenezen (prejardhjen) e tyre.
Gjeokimia e Mjedisit studjon ndryshimet kimike ne Mjedisin natyror si pasoje e veprimtarise njerezore (antropogjene)dhe pasojat qe ato sjellin ne qeniet e gjalla.
Kerkimi gjeokimik i mineraleve te dobishem Nje sere metodash gjeokimike qe perdoren per te kerkuar vendburimet e mineraleve te dobishem.
Kozmokimia studjon perhapjen e elementeve kimike ne Kozmos.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:23 pm

Gjeokronologjia

Gjeokronologjia është degë e gjeologjisë që merret me studimin e kohës gjeologjike. Emri krijohet nga fjalet greke Gjeo(tokë) dhe kronos (kohë). Sipas parimeve të saj koha gjeologjike ndahet në intervale konvencionale që kanë secila emërtimin e vet (era, periudha, epoka dhe shekulli), dhe vendosen në një vijueshmëri të përcaktuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:23 pm

Gjeodezia

Gjeodezia është shkenca që merret me përcaktimin e formës dhe përmasave te tokës. Që në fillimet e tij, njeriu ka qënë i interesuar të mësojë rreth tokës ku jetonte, punonte dhe zhvillohej. Dukuri të ndryshme natyrore të vrojtuara përreth tij, ngjanin si të lidhura me dukuri tokësore. Për ti kuptuar këto dukuri njeriut i nevoiteshin njohuri mbi tokën, të tilla si forma dhe madhesia (përmasat ) e saj. Gjeodezia mbase mund të quhet gjeometri, meqënëse kjo e fundit do të thotë: (geo) tokë, (metri) matje. Fjalë për fjalë gjeodezi nënkupton : (gjeo) – tokë, desy (ndarje). Matja e tokës përfshinte jo vetëm principet teorike të gjeometrisë, por mjeshtri më të rëndësishme dhe të sofistikuara për të zbatuar teorinë në praktikë. Kjo spjegon atë që filozofi i lashtë Grek Platoni tha se gjeodezia është një art, ndërkohë që gjeometria është vetëm një teknikë. Zgjerimi i matjes së tokës për të përcaktuar figurën tërësore të saj së bashku me vrojtimet mahnitëse astronomike, krijuan të parin “portret planetar të botës” që në fillimet më të para të qytetërimit tonë. Detyra e Gjeodezisë moderne përfshin studimet e figurës dhe të fushës gravitative tokësore, si dhe të ndryshimeve të tyre në lidhje me kohën. Gjeodezia është jo vetëm një shkencë natyrore e përcaktimit të figurës dhe gravitetit tokësor por edhe një teknologji e zbatuar, e dobishme për pozicionim mbi dhe pranë sipërfaqes së tokës. Një prej detyrave më rëndësishme të gjeodezisë moderne është të ndërtojë dhe mbajë sistemet koordinative gjeodezike referencë (mbështetëse) në shkallë kombëtare e globale, si dhe të mbështesë prodhimin, përdorimin dhe shpërndarjen e informacionit gjeografik në komunitete të gjera përdoruesish.
Ky tekst ka burim informacioni nga.[1](Shqip) Gjeodezia Matematike merret me llogaritjet gjeodezike ne siperfaqen dhe rreth siperfaqes se Tokes dhe lidhshmeria e tyre me elipsoidet referent, te cilet me se miri e aproksimojne Token.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:24 pm

Gjeomorfologjia

Gjeomorfologjia (nga greqishtja : γη, ge, "tokë"; μορφή, morfé, "formë"; dhe λόγος, logos, "dituri") është disciplinë që merret me studimin e relievit, hulumton krijimin dhe zhvillimin e tij, mandej proceset që i japin formen. Fjala gjeomorfologji rrjedh nga greqishtja geo (toka) dhe morphe (formë). Gjeomorfologët mundohen të mësojn historinë dhe dinamiken e relievit, mandej parashikimin e ndryshimeve të ardhshme të truallit.
Kjo disiplinë shkencore shfrytëzohetnë kuadër të gjeografisë, gjeologjisë dhe arkeologjisë. Relievi krijohet si përgjegjje e proceseve natyrore dhe antropogjeografike...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:24 pm

Glaciologjia

Glaciologjia është shkencë që i takon shkencës se hidrologjisë, e cila ka për qëllim studimin e akullnajave, proceset e krijimit të tyre si dhe studimin e ndikimit të tyre në mjediset jetësorë. Fjala gleçer rrjedh nga latinishtja "glacies" që do të thotë akull ose acar. Glaciologjia është shkencë interdisiplinare e tokës e cila ndërthuret ngushtë me gjeologjinë, klimatologjinë, meteorologjinë, hidrologjinë, biologjinë dhe ekologjinë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:25 pm

Petrologjia

Petrologja është shkencë që merret me studimin e shkëmbijve. Ndahet në dy pjesë në Petrografi (Petrologjia sistematike) dhe në Petrogjenezë (Petrologjia teorike). Petrografia merret krysisht me përshkrimin dhe klasifikimin e shkëmbijve, kurse Petrogjeneza merret me studimin e mënyrës së formimit të shkëmbijve dhe ambientit litologjik të vendëndodhjes së tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:26 pm

Sedimentologjia

Sedimentologjia është një disiplinë relativisht e re e gjeologjisë e cila ka lindur në gjysmën e dytë të shekullit të XX. Objekti i studimit të saj janë pellgjet sedimentare të cilët i studion në ecurinë horizontale e vertikale, duke bërë sintezën cilësore e sasiore të mardhënieve të tyre me mjedisin rrethues.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:26 pm

Sizmologjia

Sizmologjia (nga greq. seismos - lëkundje dhe logos shkencë) është shkenca e cila merret me studimin e tërmeteve, të proceseve dhe dukurive në lidhje me to. Sizmologjia, duke studiuar shkaqet e tërmeteve, lidhjet e tyre me proceset tektonike dhe rëndësinë e paralajmërimit të tyre, shërbehet edhe me rezultatet e shkencave të përafërta – gjeologjisë, tektonikes, gjeofizikës etj. Njohuritë për tërmetet shfrytëzohen për studimin e ndërtimit të brendshëm të Tokës dhe përcaktimin e kufijve të rëndësishëm mes mbështjelljeve të saj. Detyrë e rëndësishme e sizmologjisë është edhe ndarja e rajoneve dhe mikrorajoneve sizmike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:27 pm

Speleologjia

Speleologjia (greq: spelaion-shpellë + logos-shkencë) është shkëncë e cila merret me hulumtimin e krijimit dhe zhvillimin e shpellave dhe humnerave. Speleologjia është shkencë interdisiplinare e cila shfrytëzon hulumtimet nga kimia, biologjia, gjeologjia, meteorologjia dhe hartografia: analizon dhe bënë përcjelljen e ujrave nëntokësorë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:27 pm

Stratigrafia

Fjala Stratigrafi do të thotë përshkrim i shtresave (stratum, lat.-shtresë).
Ka dy përshkrime, bazuar në Fjalorin e Gjeologjisë nga Dëfrim Shkupi të vitit 1984
1. Degë e gjeologjisë historike që studion formën, vendosjen, përhapjen, vijueshmërinë, kronologjinë, klasifikimin dhe mardhëniet e shtresave shkëmbore në renditjen e tyre normale, sipas një tipari ose sipas të gjitha karakteristikave, vetive e cilësive të shkëmbinjve. Stratigrafia studion dhe origjinën, përbërjen, historinë, moshën, mardhëniet me evolucionin organik dhe karakteristika të tjera të shumta të shkëmbinjve sedimentarë si dhe të shkëmbinjve vullkanogjenë e intruzivë, duke përcaktuar moshën e tyre relative e absolute.
2. Përshkrimi i vijueshmërisë së shtruarjes së formimeve gjeologjike të një vendi çfarëdo ose të një krahine.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:27 pm

Klimatologjia

Klimatologjia është disiplinë shkencore mbi klimën. Lëndë e studimit të klimatologjisë janë veçoritë e klimës në pjesët e ndryshme të botës, klasifikimi dhe shtrirja e sajë.
Klimatologjia ndahet në:
Klimatologjinë e përgjithshme (fizike) dhe
Klimatografi.
Klimatologjia e përgjithshme studjon vetitë fizike të klimës si gjendje mesatare e atmosferës. Klimatografia pasqyron klimën e regjioneve të ndryshme.
Klimatologjia moderne është disiplinë komplekse sepse përveç disa elemeteve meteorologjik hulumton edhe mardhënjet në mes tyre për të ardh deri te shënimet e rëndësishme. Se si ndryshon klima në hapsirëdhe në kohë, në kuadër të klimatologjisë është zhvilluar edhe paleoklimatologjia, e cila studjon klimën në të kaluarën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:28 pm

Faktorët klimatik

Faktorët klimatik janë modifikatorë të klimës, forcojnë ose dobsojnë intenzitetin ose madhësinë elementëve klimatik.
Rrotacioni i Tokës,
Revulucioni,
Gjërsia gjeografike,
Lartësia mbidetare,
Përhapja e masave ujore dhe toksore,
Largësia nga detrat dhe oqeanet,
Rrymat detare,
Relievi,
Liqenet,
Atmosfera,
Trolli (dheu) dhe vegjetacioni,
Njeriu.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:29 pm

Elementet klimatik

Elementet klimatik përcaktohen nga qarkullimi i përgjithshëm atmosferik dhe janë:
Diellosja (insolacioni),
Rrezatimi toksorë (radiacioni),
Gjtësia e zgjatjes së rrezatimit diellorë,
Dukshmëria horizontale,
Temperatura e ajrit dhe shtresave të sipërme të tokës,
Shtypja e ajrit,
Lagështia e ajrit,
Të vrenjturit,
Lartësia e reshjeve,
Lartësia e mbulesës së dëborës,
Dendësia e dëbores,
Drejtimi dhe shpejtësia e erës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:30 pm

Hidrologjia

Hidrologjia (rrjedh nga gjuha greke: hidro -ujë, logos –shkencë; shkenca mbi ujin) është shkenca që studion ujrat, vetitë fizike të tij dhe paraqitjen e tij në natyrë. Pra hidrologjia studjon së bashku ciklin hidrologjik dhe pasuritë ujore. Në laminë e hidrologjisë radhitet edhe hidrometereologjia, hidrologjia sipërfaqësore dhe hidrogjeologjia, oqeanografia dhe meteorologjia nuk jan të radhitura në këtë lami për shkak se uji këtu është një nga aspektet të shumt për nga rëndësia.
Hulumtimet hidrologjike janë të rëndësishme jo vetëm se na ndihmojn që më mirë të njohim botën ku jetojmë, por edhe dukshëm iu ndihmon shkencave të tjera të cilat merren me mjedisin jetësor.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:31 pm

Biogjeografia

Biogjeografia studion biosferen përkatësisht në botën bimore dhe shtazore në të, shpërndarjen e tyre dhe varësinë e tyre nga mjedisi gjeografik .
Organizmat e gjallë, që e përbëjnë biosferën ndahen në dy grupe të mëdha: bimët dhe shatazët. Shpërndarja e madhe gjeografike e bimëve dhe të shtazëve, si dhe prania e një periudhe kohore shumë të gjatë në Tokë, e bëjnë një ndër faktorët kryesorqë kanë ndikuar dhe ndikojnë në pamjen e tashme të mjedisit gjeografik.
Boigjeografia varësisht nga lënda e studimit ndahet në fitogjeografi dhe zoogjeografi. Pra Fitogjeografia – greq.phytos - bimë, studion botën bimore ose florën kurse zoogjeografia – greq, zoon- shtazë, studion botën shtazore ose faunën në tokë.
Zhvillimi i biosferës është i lidhur ngushtë me evulucionin gjeologjik të zhvillimit të korës së tokës dhe ndahet në dy etapa:
Etapa abiogjene, e cila përfshinë periudhën prej formiomit të korës së tokës e deri te paraqitja e jetës së parë.
Etapa biogjene, e cila përfshinë periudhën prej paraqitjes së jetës në tokë dhe në vazhdimsi. Etapa biogjene pastaj ndahet në dy pjesë, deri në shfaqjen e njeriut dhe pas tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:32 pm

Gjeografia politike

Gjeografia politike është disiplinë shkencoree e cila hulumton mardhënjet në mes forcave dhe hapsirës dhe implikimin e hapsirës në focat gjegjëse. Disiplinë të afërt shkencore e ka gjeopolitikën. Në nivel ndërkombtar, hulumtimet e gjeografisë plitike merren me ndarjen, gjegjsisht organizimin, e botës në shtete, organizata tjera më të mëdha, lidhje regjionale,njësi drjtuese politike, të cilat jan kjart të përkufizuara dhe kan kryeqytetet e tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Degët e Gjeografisë  Empty Re: Degët e Gjeografisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi