Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dardania - Kosova  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dardania - Kosova  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dardania - Kosova

Shko poshtë

Dardania - Kosova  Empty Dardania - Kosova

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Dec 23, 2010 9:10 pm

Kosova (historikisht: Dardania,zyrtarisht Republika e Kosovës,Republika Kosovo; anglisht: Republic of Kosovo), është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 2 milion banorësh,[1] prej të cilëve afro 600 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme të vendit. Shumica dërmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.[4]
Me shpalljen e pavarësisë më 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Ka prodhuar stabilitet vendor dhe rajonal,[5] si dhe synon anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.[6][7] Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë.[8] Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e vendor në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.[9] Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.[10] Remitancat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllë e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.[11]
Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,[12][13] Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Më 1990, Kosova u shpall republikë dhe më 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte shtetësinë e vet në rrethanat e okupimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore të NATO-s në pranverë 1999 i dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri më 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 62 vende në mbarë botën,[14][15] por vazhdon kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi mbarë.

Dardania - Kosova  KOSOVO-W1

Shpallja e republikës dhe qëndresa paqësore
Në kushtet e okupimit serb, më 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit të
KSA të Kosovës, të ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, nxorën para
dyerve të saj Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën republikë
anëtare të federatës jugosllave. Më 7 shtator të po këtij viti, u
miratua në Kaçanik Kushtetuta e Republikës, e para kushtetutë
demokratike e shtetit kosovar. Në pamundësi për të ushtruar pushtet
efektiv dhe e përndjekur nga forcat okupatore serbe, qeveria e Kosovës u
tërhoq në ekzil në Gjermani. Rol kyç në ngjarjet vijuese luajti Lidhja
Demokratike e Kosovës, e themeluar më 1987 nën udhëheqjen e Jusuf
Buxhovit dhe e kryesuar më pas nga Dr. Ibrahim Rugova. Më tetor 1991, u
zhvillua referendumi mbarëpopullor që zyrtarisht e shpalli Kosovën të
pavarur e sovrane, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh njëzëri Kryetar i
Republikës në zgjedhjet e vitit pasues dhe organizoi rezistencën
paqësore kundër pushtimi serb.[43] Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua edhe
fushata për pajtimin e gjaqeve nën kryesimin e veprimtarit Anton Çetta.
Gjendja e popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90-të mbeti
jashtëzakonisht e vështirë. Gati të gjithë të punësuarit në sektorin
publik u dëbuan, u mbyll universiteti dhe shkollat e mesme në gjuhën
shqipe, shtypi dhe radiotelevizioni. Për t’u përballur me këtë sfidë,
shqiptarët lëshuan shtëpitë e tyre për të zhvilluar arsimin dhe ndihmuan
në hapjen e klinikave mjekësore. Ndërkohë, u burgosën, u keqtrajtuan e u
vranë me mijëra shqiptarë, ndërsa me qindra e mijëra u detyruan ta
lëshojnë vendin dhe të kërkojnë azil në Evropën Perëndimore. Protestat
studentore, ndonëse ishin ndërprerë në fillim të ’90-ave, u rinisën më 1
tetor 1997 të organizuara nga Albin Kurti e Bujar Dugolli dhe vazhduan
edhe gjatë vitit 1998, ndërsa policia serbe brutalisht iu kundërpërgjigj kërkesave të shqiptarëve për liri.

Dardania - Kosova  150px-Presidenti_i_kosoves

Gjatë viteve ‘90, shoqëritë shqiptare në mërgim u angazhuan për ngritjen
e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarët e së cilës u trajnuan në
Shqipëri dhe u deplikuan më pas në territorin kosovar. Dëshmorët e parë
të Luftës Çlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha,
ishin ndër drejtuesit e sulmeve të para guerile, pas së cilave UÇK-ja u
shfaq botërisht më 28 nëntor 1997.[46] Duke përdorur si pretekst
ndjekjen e UÇK-së, Serbia intensifikoi terrorin e vet mbi popullsinë
shqiptare dhe kreu një numër të madh masakrash mbi civilë në Drenicë më
28 shkurt 1998. Pas dy dështimeve të mëparshme, në mars 1998, forcat
serbe rrethuan rezidencën në Prekaz të kryekomandantit shqiptar Adem
Jashari, i cili u flijua me armë në dorë bashkë me të vëllanë Hamzën dhe
mbi 50 anëtarë të familjes.


Popullsia civile shqiptare e dëbuar nga shtëpitë e tyre
Luftimet u ashpërsuan gjatë pranverës 1998 me mësymjen e Dukagjinit dhe
gjatë verës me ofensivën serbe dhe masakrat në Rahovec. Më 15 janar
1999, Masakra e Reçakut, e dëshmuar nga misioni vëzhgues i OSBE-së nën
udhëheqjen e ambasadorit William Walker, fitoi simpatinë ndërkombëtare
për popullin e Kosovës. Në shkurt 1999 në Rambouillet të Francës, u
organizuan bisedime shqiptaro-serbe për t’i dhënë fund luftës. Pala
shqiptare nënshkroi marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësuesit
ndërkombëtar, kurse serbët refuzuan të nënshkruanin. Në vështrim
afatshkurtër, serbët fituan mundësi të shkallëzonin gjenocidin mbi
shqiptarët dhe të zbatonin planet e tyre për spastrim etnik. Shqiptarët,
ndërkaq, mbetën të ndarë në dy qeveri dhe dy krahë politikë—atë të
luftës dhe UÇK-së dhe atë të rezistencës paqësore të Dr. Rugovës.
Zhvendosja e popullsisë e shkaktuar nga luftimet shënoi kulmin gjatë
muajit mars, kur forcat serbe filluan dëbimin me dhunë të shqiptarëve.
Gati 1 milion banorë apo gjysma e popullsisë së Kosovës u çatdhesuan;
650,000 gjetën strehë në Shqipëri, me qindra mijëra u hodhën në vagonë
mallrash ose u ndrydhën në automjete private gjatë udhëtimit njëjavor në
drejtim të Maqedonisë. Me përjashtim të disa viseve urbane, popullsia e
mbetur brenda territorit të Kosovës ishte në zhvendosje të pandërprerë
dhe nën kërcënim të vazhdueshëm për shfarosje. Në përfundim të luftës,
Kosova numëroi gati 15.000 të vrarë, 5.000 të zhdukur, 20.000 vajza e
gra të dhunuara dhe dëme të rënda materiale.[47]
Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e
veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet
e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në
bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, NATO-n. Të shtyrë nga qëllime
humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj
caqeve ushtarake jugosllave për 73 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe,
UÇK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin
Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi