Si të mbrohemi nga kriza në zemër?
:: Mjeksia :: Semundjet e Zemrës
Faqja 1 e 1
Si të mbrohemi nga kriza në zemër?
Si të mbrohemi nga kriza në zemër?
Arsyeja e krizës së zemrës është bllokimi i pjesshëm i enëve të gjakut të saj prej grumbullimit në formë pllake të yndyrave dhe kalciumit. Nëse ky bllokim bëhet i plotë (100%), atëherë qarkullimi i gjakut ndërpritet plotësisht dhe kjo gjendje përfundon me infarkt, i cili mund të çojë deri në vdekje.
Nga se shkaktohet kriza në zemër
Zemra, ky organ kryesisht muskulor, pompon gjak në të gjithë trupin me një shpeshtësi që në kushte qetësie është rreth 60-80 herë/minutë. Gjatë kohës që furnizon të gjitha organet me oksigjenin e domosdoshëm, ajo ndjen nevojën për t’u ushqyer edhe vetë me gjak. Enët e gjakut që ushqejnë vetë zemrën quhen arterie koronare (ose “damarët” në gjuhën popullore).
Bllokimi i këtyre enëve quhet Sëmundje e Arterieve Koronare (SAK).
Në varësi të gradës, tipit dhe vendit të ngushtimit shfaqen edhe simptomat, nga të lehta deri në më të rëndat. Ato mund të provokohen nga një sforcim fizik ose psikik i caktuar, dhe në rastet më të rënda shfaqen edhe në kushte qetësie.
Cilat janë shqetësimet që paralajmërojnë krizën e zemrës
Njerëzit e mirinformuar mund të mbrohen, madje edhe ta parandalojnë krizën e zemrës. Kurse njerëzit e painformuar janë të pambrojtur dhe kanë rrezik më të lartë të humbjes së jetës në rastet e krizës së zemrës. Disa nga shenjat paralajmëruese: dhimbje në mes të gjoksit, shtypje dhe shtrëngim gjoksi që zgjat disa minuta e shoqëruar me gjendje ankthi, dhimbje gjoksi që përhapet në shpatulla, qafë, krahë dhe që shtohet gjatë sforcimeve fizike, marrje mendsh e shoqëruar me përzierje, gjendje të fikëti dhe dobësie trupore, djersë të ftohta.
Si mund të shërohet një zemër e sëmurë
Qëndrimi në spital pas një krize zemre varet nga lloji i saj si dhe koha kur është zbuluar.
Një mjekim efikas çon në shërimin e zemrës dhe parandalon krizat e mëvonshme.
Mjekimi i zemrës fillon që nga një dietë e përshtatshme, lënia e duhanit, nga aktiviteti fizik i kontrolluar, rënia në peshë.
Si mund të mbrohemi nga kriza e zemrës
Ja disa gjëra që ju vetë i keni në dorë:mos pini cigare,mbani nën kontroll tensionin e lartë.
kufizoni kripën dhe yndyrat me origjinë shtazore në dietën tuaj, konsumoni sa më shumë fruta , pacientët diabetikë duhet të ndjekin një dietë të përshtatshme për ta, nëse dikush në familjen tuaj vuan nga zemra, ju vetë duhet të bëni kontrolle të rregullta tek mjek
Çfarë ndjen personi që ka kaluar krizë zemre
Në përgjithësi, personat që kalojnë krizë zemre, përfshihen nga gjendje ankthi. Kjo është një gjë normale, sepse kjo ngjarje rrezikon jetën. Këshillohet, që këtë gjendje mos ta fshihni dhe ta diskutoni me një person tjetër. Me kalimin e kohës, kjo gjendje ankthi do të zhduket.
Nuk duhet harruar, që pas krizës, zemra çdo ditë e më tepër e rimerr veten. Kthehuni në aktivitetin tuaj të përditshëm dhe duhet të mendoni që nuk jeni ju i vetmi njeri që ka kaluar krizë zemre. Shumica e njerëzve në botë që kalojnë një krizë zemre, në një kohë shumë të shkurtër, i kthehen jetës normale.
Ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj, pas krizës së zemrës:Duhet të pini rregullisht medikamentet që ju ka dhënë mjeku,Duhet të lini cigaren, nëse e pini, Duhet të bëni rregullisht sport, Duhet të kontrolloni rregullisht tensionin, Duhet të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, duke përdorur sa më pak yndyrë.
Çfarë lloj ushtrimesh duhen bërë
Personat që kanë kaluar krizë zemre mund të bëjnë ecje, të luajnë golf, të shkojnë për peshk, të bëjnë not pa pasur ndonjë shqetësim. Për shumicën e pacientëve, këshillohet bërja e ushtrimeve. Nuk duhen bërë ushtrime të rënda, pa u këshilluar me mjekun. Ai do ju drejtojë për sasinë e duhur të ushtrimeve që duhet të bëni.

Similar topics
» Mëlçia e dëmshme për të sëmurët me zemër
» Aborti rrit rrezikun për sulm në zemër
» Për një zemër të shëndetshme, ecni 30 minuta në ditë
» Gili vjen me “Zemër”
» Filmat komikë të mirë për zemër
» Aborti rrit rrezikun për sulm në zemër
» Për një zemër të shëndetshme, ecni 30 minuta në ditë
» Gili vjen me “Zemër”
» Filmat komikë të mirë për zemër
:: Mjeksia :: Semundjet e Zemrës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi