Ekografia obstetrikale
Faqja 1 e 1
Ekografia obstetrikale
Çfarë është ekografia obstetrikale?
Ekzaminimet ekografike janë pjesë e rëndësishme e kujdesit të paralindjes/prenatal
Ekografia obstetrikale është një ekzaminim që bazohet në përdorimin e ultratingujve me frekuencë të lartë, për të marrë imazhe nga brendësia e barkut të një gruaje dhe strukturës së saj pelvike. Më ekografinë obstetrikale, merren imazhe të embrionit/fetusit dhe të placentas.
Cilat janë tipet e ekografisë?
Janë shtatë tipe bazë të ekzaminimit ekografik obstetrikal, por proçesi bazë i tyre është i njëjtë. Në tipet e ndryshme të ekzaminimit përfshihen:
Ekografia transvaginale: Kjo ekografi përdor një sondë të veçantë e bërë për tu futur në vaginë dhe për të përfituar një imazh ekografik. Ajo përdoret më shpesh në ekografitë e fillimit të shtatzënisë.
Ekografia standarte: Ekografia standarte përdor sondën abdominale (nga barku), për të marë imazhin 2-D të zhvillimit të fetusit. Ky ekzaminim është bardhë e zi, dhe jep pamjen e bebit në dy dimensione.
Ekografia e avancuar: Ky ekzaminim është i njëjtë me ekografinë abdominale, por ekzaminimi fokusohet në një problem të caktuar duke përdorur paisje të sofistikuara.
Ekografia Doppler: Mat ndryshimet e lehta të frekuencës së ultratingujve, të shkaktuara nga objekte të lëvizëshme siç janë rruazat e kuqe të gjakut.
Ekografia 3-D: Edhe kjo lloj ekografie, përdor një sondë të veçantë dhe një program të veçantë kompjuterik, që jep imazhin e fetusit në tre dimensione.
Ekografia 3-D dhe 4-D: Kjo ekografi përdor një program kompjuterik të veçantë, që gjatë ekzaminimit ekografik të shikohet bebi në tre dimensione, por edhe në lëvizje. Me të mund të ndiqen lëvizjet e bebit në vazhdimësi.
Ekokardiografia fetale: Përdor ultratingujt, për të studjuar anatominë dhe funksionin e zemrës së bebit.
Si bëhet një ekzaminim ekografik?
Proçedurat tradicionale në realizmin e ekografisë, përfshijnë vendosjen e xhelit mbi bark, i cili shërben për të përcjellë ultratingujt. Pas kësaj, mbi bark e gruas mjeku vendos sondën e cila prodhon valët e ultratingujve. Valët e ultratingujve përshkojnë indet e buta të barkut dhe strukturën kockore dhe kthehen mbrapsht, në sondë, duke dhënë në ekran imazhin në bardhë e zi të fetusit.
Kur kryhet një ekzaminim ekografik?
Ekografia mund të kryhet në çdo moment të shtatzënisë dhe rezultatet shfaqen menjëherë gjatë ekzaminimit. Nuk ka numër të rekomanduar ekografish rutinë, që mund të kryhen në shtatzëni. Për shkak se ekografia duhet të bëhet sipas këshillave të mjekut, ka shumë shtatzëni të shëndetshme që nuk kanë nevojë për ekzaminim ekografik. Numri mesatar i ekografive ndryshon nga një mjek tek tjetri. Mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni ekografi për një problem specifik që ai mund ta evidentojë gjatë shtatzënisë, apo kur shfaqen komplikacionet e shtatzënisë.
Çfarë shikon ekografia?
Ekografia është një proçedurë diagnostike, që ndihmon në zbulimin e anomalive dhe situatave të veçanta të lidhura me shtatzëninë. Ekzaminimi ekografik kombinohet me teste të tjera si; triplle testi, amniocenteza dhe biopsia e vileve koriale të cilat ndihmojnë në saktësimin e diagnozës.
Ekzaminimi ekografik në shtatzëni, mund të bëhet për të:
• Në tremujorin i parë:
o Konfirmuar shtatzënisë.
o Konfirmuar rrahjet e zemrës fetale.
o Matjen e gjatësisë nga maja e kokës tek kërbishtet (CRL), për të përcaktuar moshën e shtatzënisë.
o Kofirmuar një shtatzëni molare ose ektopike.
o Vlerësuar një shtatzëni jonormale.
• Në tremujorin i dytë:
o Diagnostikuar anomalitë kongenitale, në javët 18-20.
o Diagnostikuar anomalitë strukturore.
o Konfirmuar shtatzëninë multiple.
o Verifikuar datën e lindjes dhe rritjen fetale.
o Konfirmuar vdekjen e bebit, në mitër.
o Identifikuar shtimin ose paksimin e lëngut amniotik.
o Vlerësuar mirëqënien fetale.
• Në tremujorin e tretë:
o Identifikuar lokalizimin e placentas.
o Konfirmuar vdekjen e bebit, në miter.
o Përcaktuar vendosjen e bebit dhe pozicionin e tij.
o Ndjekur lëvizjet fetale.
o Identifikuar anomalitë e mitrës dhe anomalitë pelvike.
Cilat janë rreziqet për nënën dhe për bebin?
Ekografia nuk është një proçedurë invasive, dhe gjatë aplikimit të saj nuk ka treguar dëmtime fetale. Efektet afatëgjata të ekografive të përsëritura, nuk njihen mirë. Prandaj ekografitë është mirë të bëhen vetëm në bazë të indikacioneve mjeksore.
Cilat janë pyetjet më të shpeshta të lidhura me ekzaminimet ekografike?
Kur rrahjet e zemrës fetale nuk zbulohen nga ekzaminimi ekografik në javën e 6-7 të shtatzënisë, a përbën problem?
Rrahjet e zemrës fetale në këtë moshë mund të mos zbulohen për disa arsye si: tipi i uterusit, barku shumë i gjërë ose pasiguria e datës së menstruacioneve të fundit. Në shtatzëninë e herëshme, rrahjet e zemrës fetale mund të zbulohen me ekografi me sondë vaginale/ekografi transvaginale.
Në qoftë se nuk zbulohen rrahjet e zemrës fetale në një embrion më madh se CRL 5 mm, dyshohet për mos zhvillim të embrionit. Rikontrolli ekografik pas një jave për të parë rritjen embrionit dhe rrahjet e zemrës fetale, është i domosdoshëm.
Pas javës së 6-të të shtatzënisë, me ekografi mjeku identifikon nëse ka një dhomëz të shtatzënisë dhe kurorën karakteristike për rreth saj.
Sa e sigurtë është mosha e shtatzënisë e përcaktuar me ekzaminimin ekografik?
Në shumë raste, ekografia e tremujorit të parë mund të përcaktojë moshën e shatzënisë më me saktësi se sa ekografitë e bëra me vonë. Megjithatë, variacionet e ciklit tek grate, pengojnë përcaktimin me saktësi të moshës së shtatzënisë. Mundet që mjeku të përdorë ekografinë për të përcaktuar datën e lindjes duke u nisur nga të dhënat ekografike të tremujorit të parë, të cilat janë më të sakta për të përcaktuar moshën e shtatzënisë dhe datën e lindjes. Me rritjen e shtatzënisë rritet edhe gabimi ekografik dhe sa më i madh të jetë shtatzënia, aq më e pasigurtë bëhet ekografia në përcaktimin e moshës së shtatzënisë.
Sa i sigurtë është përcaktimi i ditës së konceptimit (ditës së mbetjes shtatzënë) dhe i babait me ekzaminimin ekografik?
Diferencat e kohëzgjatjes së ciklit menstrual, nga dita e parë e gjakrrjedhjes deri në ditën e parë të gjakrrjedhjes së ciklit pasardhës, e bëjnë të pa sigurtë përcaktimin e datës së konceptimit. Përcaktimi i momentit të shtatzënisë, mund të vlerësohet me matjen e nivelin hormonal në gjak ose me përcaktimin e moshën së shtatzënisë me ekzaminim ekografik.
Pas kontaktit seksual, spermatozoidet mund të jenë të gjallë edhe për 3-5 ditë. Nuk dihet me saktësi momenti kur spermatozoidi fekondon vezën. Prandaj të dhënat ekografike për datën e konceptimit, nuk mund të informojnë për babain.
Në çfarë jave të shtatzënisë, mund të përcaktohet seksi i fëmijës me ekzaminimin ekografik?
Faktorët si mosha e shtatzënisë dhe pozicioni i fëmijës, influencojnë në përcaktimin me siguri të seksit. Ekzaminimet ekografike pas javëve 18-20 të shtatzënisë, rritin sigurinë e vlerësimit të seksit të fëmijës.
A janë ekzaminimet ekografike pjesë e nevojshme e kujdesit të paralindjes?
Ekzaminimet ekografike janë pjesë e rëndësishme e kujdesit të paralindjes/prenatal. Ekografia shërben për të vlerësuar mirëqenien fetale dhe diagnozën e problemeve të mundshme të shtatzënisë. Për gratë me shtatzëni të pakomplikuar, ekzaminimet ekografike nuk janë pjesë e nevojshme e ekzaminimit prenatal.
D.Sh.M. Arjan Alikaj./
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi