Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ameba User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ameba User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ameba

Shko poshtë

Ameba Empty Ameba

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 19, 2012 10:59 pm

Ameba 250px-10

Ameba jeton në ujërat tokësorë, në këneta, në kanale, në ujëra amull. Ajo është përshtatur aq mirë me këtë mjedis, saqë po të futet në ujin e detit, ajo ngordh menjëherë.
Ameba e zakonshme nuk ka formë të caktuar. Në çdo moment në pjesët e ndryshme të trupit të saj dalin zgjatime të protoplazmës, të cilat quhen pseudopode (këmbë të rreme), që formohen nga protoplazma. Ameba lëviz me anë të këtyre këmbëve. Në ndërkohë disa këmbë zhduken, kurse të tjerat krijohen vazhdimisht dhe kështu ameba zvarritet shumë ngadalë.



Edituar për herë të fundit nga Juѕт٠ në Sat May 19, 2012 11:00 pm, edituar 1 herë gjithsej
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ameba Empty Re: Ameba

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 19, 2012 10:59 pm

Ndërtimi

Trupi i amebës së zakonshme përbëhet nga një qelizë e vetme. Është në formë të një mase protoplazmatike, në brendi të së cilës ndodhen bërthama me formë të rrumbullakët, vakuola ekskretuese (tajitëse) dhe vakuola e tretjes.
Ameba merr frymë, është e ndieshme dhe shumohet. Në ujërat amullë ndodhen me shumicë alga njëqelizore dhe baktere, të cilat njëherazi përbëjnë ushqimin e amebës. Gjahun ajo e kap në fillim me anë të pseudopodeve e pastaj e fut brenda në protoplazëm. Më vonë përreth algës ose bakterit të futur brenda grumbullohet një lëng tretës. Në këtë mënyrë formohet vakuola e tretjes, ku tretet ushqimi dhe thithet nga protoplazma. Mbeturinat e patretura që paraqesin lëndë të panevojshme grumbullohen në vakuolën e taitjes. Kjo vakuolë kohë pas kohe tkurret, duke nxjerrë jashtë ujin së bashku me lëndët e panevojshme. Frymëmarrjen ameba e bën me tërë sipërfaqen e trupit. Për të vërtetuar bëjmë këtë provë: po të hedhim pak kripë në pikën e ujit, ku ndodhet ameba, kur kripa shpërndahet në gjithë ujin, do të vërejmë se ameba do të mbledhë, shkallë-shkallë, pseudopodet e do të bëhet në formë topthi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ameba Empty Re: Ameba

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 19, 2012 10:59 pm

Shumimi

Ameba shumohet me anë të ndarjes. Në fillim trupi i amebës zgjatet, pastaj ndahet bërthama në dy pjesë dhe në fund ndahet edhe protoplazma. Kështu nga një ameba bëhen dy ameba bija.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ameba Empty Re: Ameba

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 19, 2012 11:00 pm

Cisti

Në qoftë se keqësohen kushtet e jetesës në ambientin ku jeton ameba, ajo merr formë të rrumbullakët dhe mbështillet me një mbështjellës që quhet cist (kist). Në këtë gjendje ajo qëndron derisa të përmirësohen kushtet për jetesë. Kur krijohen kushtet e volitshme, ameba del nga cisti dhe vazhdon jetën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ameba Empty Re: Ameba

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 19, 2012 11:01 pm

Ameba A10

Ameba e dizenterisë

Disa lloje të amebave jetojnë në zorrët e njeriut dhe të kafshëve. Do të përmendim amebën e dizenterisë. Ameba e dizenterisë i përngjan amebës së zakonshme, por është më e vogël. Mirëpo kjo amebë është shumë e rrezikshme dhe shkakton sëmundjen e rëndë - dizenterinë, e cila manifestohet me jashtëqitje të shpeshta me gjakderdhje.
Njeriu infektohet duke përdorur ushqimin, në të cilën ka ciste të kësaj ameba, ose duke pirë ujë nga burimet e pakontrolluara.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ameba Empty Re: Ameba

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 19, 2012 11:01 pm

Mbrojtja nga Ameba e dizenterisë

Veçanërisht duhet të kemi kujdes në pastrimin e duarve, të perimeve, të pemëve etj. Në rast se paraqitet kjo epidemi, patjetër duhet të vlohet uji i pijshëm dhe të merren masa të tjera mbrojtëse.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ameba Empty Re: Ameba

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi