Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta

Shko poshtë

Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta Empty Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 1:18 pm

Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta

Hepatiti A, si të mbrohemi prej tij gjatë ditëve të nxehta
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e karakterizojnë atë shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Por, rreziku për t’u prekur nga kjo sëmundje nuk vjen vetëm nga temperaturat e larta, por edhe për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës. Sipas mjekëve, mënyra më e shpeshtë e transmetimit është nëpërmjet ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat e epidemisë. Për të evituar këto probleme, mjekët shpjegojnë se cilët janë faktorët e riskut dhe si mund të mbrohesh nga kjo sëmundje gjatë verës. Hepatiti bën pjesë në grupin e sëmundjeve virale që dëmtojnë mëlçinë. Llojet më të shpeshta të hepatitit janë hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu, hepatitet dallojnë nga njëri-tjetri për nga mënyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat që i shkaktojnë. E përbashkëta e tyre është se të gjitha llojet e hepatiteve janë të rënda. Në veçanti, hepatiti B dhe C mund të kenë pasoja afatgjata duke përfshirë dëmtimin e përhershëm të mëlçisë, kancerin e saj dhe vdekjen.
Sëmundja
Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë, duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi 60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistentë ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare etj., që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve që nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë si dhe nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të ndotur. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe periudha preikterike.
Simptomat
Në këtë fazë karakteristikë e klinikës janë çrregullimet dispeptike si: pështjellim, mungesë oreksi, të vjella, dhimbje në hipokondrin e djathtë, të cilat mund të stimulojnë kolikën bilare dhe në këtë fazë është shumë e lehtë të ngatërrohet me sëmundje gastro-intestinale. Shenja kryesore në këtë fazë është edhe atralgjia (dhimbje e kyçeve dhe kockave), e cila ngatërrohet me artitin reumatizmal akut ose artritin reumatoid. Dhimbjet e kyçeve janë simetrike dhe zakonisht të artikulacioneve të vogla. Ndonjëherë mund të kemi edhe temperaturë 37.5-38.5 gradë celsius, e cila mund të shoqërohet me dhimbje koke, atralgji, diarre etj. Periudha ikterike është faza që pason. Gjatë kësaj periudhe kemi shfaqjen e ikterit, me sklera dhe lëkurë me intensitet të ndryshëm. Në këtë fazë kemi dekolorim të feçeve dhe urinë të errët etj.
Rekomandimet
Në vija të përgjithshme, këshillat janë ato që do të rekomandoheshin dhe gjatë gjithë vitit. Kështu që fillimisht, fakti që kjo është sëmundje që transmetohet me rrugë fekal-orale, përmirësimi i kushteve higjieno-sanitare është masa e parë parandaluese. Në kushtet e vendit tonë, është e domosdoshme zierja e ujit të pijshëm dhe përdorimi sa më pak i ushqimeve që shiten në rrugë ose në kushte higjieno-sanitare jo të rregullta. Po ashtu është e domosdoshme të tregohet kujdes në konsumimin e akulloreve gjatë stinës së verës, që mund të prodhohen apo ruhen në kushte jo të përshtatshme higjienike. Përdoret dhe imunoprofileksia aktive, vaksina kundër hepatit A që i nënshtrohen personat e rrezikuar ata që nuk kanë kaluar hepatitin A, që janë në zona endemike dhe që kanë pasur kontakt me të sëmurë me hepatit A.

Dieta që rekomandohet për të prekurit nga verdhëza
Të sëmurëve që vuajnë nga verdhëza u këshillohet të përdorin ushqime sa më të lehta për t’u tretur dhe të pasura me sa më shumë vitamina. Këta të sëmurë duhet të konsumojnë sa më tepër qumësht, të cilit duhet t’i jetë hequr yndyra dhe më pas të jetë ëmbëlsuar me sheqer. Ushqime të tjera që përmirësojnë shëndetin e tyre janë, kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supërat e ndryshme të gatuara me bimë barishtore, mish të zier pa dhjamë ose biftek, e bardhë e vezës si dhe fruta të ndryshme. Është pak e vështirë që kjo sëmundje të kapet që në fazat e para të shfaqjes. Shpesh të sëmurët mund të mos kenë simptoma të sëmundjes, ose ato mund të jenë shumë dhe nuk lënë shkas të dyshosh për këtë sëmundje. Virusi mund të jetojë në organizëm pa ndonjë simptomë të dukshme me kohë të tëra, ndërkohë që vazhdon të sulmojë mëlçinë. Pasojat afatgjata të hepatitit mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, shfaqje të kancerit në mëlçi deri në humbje të jetës. Duhet pasur kujdes, nëse shenjat e një hepatiti të mprehtë, vazhdojnë mbi 6 muaj atëherë sëmundja ka marrë karakter kronik. I sëmuri që vuan nga hepatiti kronik ankohet për dhimbje barku nën krahun e djathtë të brinjëve. Kjo dhimbje nuk është shumë e fortë, por e mundon të sëmurin. Të sëmurët nuk kanë oreks, ndiejnë dobësi të përgjithshme si dhe çrregullime të aparatit tretës. Lëkura e tyre është zbehtë dhe e verdhë, herë-herë kanë dhe shfaqje të njollave të zeza. Sipas mjekëve, këto janë shenja që tregojnë zhvillim të sëmundjes.

Shenjat
Dobësi dhe këputje trupore
Të përziera dhe të vjella
Dhimbje barku në zonën e mëlçisë
Temperaturë
Diarre
Feçe në ngjyrë të bardhë
Urinë e errët
Zverdhje e lëkurës
Dhimbje kyçesh etj
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi