Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man

Shko poshtë

Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man   Empty Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Jun 17, 2011 10:41 am

Kinezi u paraqit në punë i veshur si Iron Man   F.0614105204590_m

Kinezi shokoi kolegët e tij kur u paraqit në punë me veshjen e blinduar si iron Man të cilën e kishte punuar vetë. Qang Wang (25 vjeçar) nga Shangai, i cili punon për njërën prej kompanive më të njohura të telekomunikimit në Kinë, veshi armaturën e iron Manit të rëndë 50 kilogramë dhe u nis për punë.
Kolegët e tij nuk mund t’i besonin syve. Para kësaj ai e tregoi kostumin e ri publikisht duke ecur nëpër rrugët e qytetit kinez. Kur Wang u përpoq të futej në ndërtesën e kompanisë ku punonte, pjesëtarët e sigurimit e ndalën dhe kërkuan që ai ta heqë veshjen prej alumini.

“E dija se hapi im nuk do t’i pëlqente drejtorëve dhe nuk ishte e mirë për imazhin e kompanisë. Dëshira ime ishte të shëtitesha nëpër hapësirën në të cilën punoj me kolegët e mi, e më pas të dal në rrugë”, tha Wang.

Por për qudi drejtorët e kompanisë e lejuan Wanugn të futej në hapësirat e punës ku me krenari ia tregoi kolegëve kreacionin e tij. “Kur më panë me uniformën e Iron Manit kolegët mbetën pa mend. Disa filluan edhe të bërtasin nga habia”, tha Wang.

Ai tha se pas kësaj shëtitjeje me uniformë të hekurt ai mori shumë SMS nga shumë gra, njëra prej të cilave shprehu dëshirën të bëhej femra e tij. “Femrat më thonë se jam shumë kreativ dhe u dukem simpatik. Më pëlqen filmi i Iron Man. Këtu më lindi ideja për veshjen time të re”, tha Wang. Materiali bazë për veshjen e tij është shkuma EVO e ngjitur në një sipërfaqe alumini. Wang përdori edhe tela dhe gypa për të krijuar një kreacion mbresëlënës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi