Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i pankreasit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i pankreasit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i pankreasit

Shko poshtë

Kanceri i pankreasit Empty Kanceri i pankreasit

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 12:08 pm

Kanceri i pankreasit

Kanceri në pankreas është tepër i rrezikshëm. Vetëm 5 për qind e pacientëve mund të jetojnë për 5 vjet nga dita e diagnostikimit me këtë kancer. Në muajin shkurt, anëtarja e gjykatës së lartë amerikane, Ruth Bader Ginsburg iu nënshtrua një operacioni për heqjen e kancerit nga pankreasi dhe sipas ekspertëve, shanset e saj për t’u shëruar janë të mira. Kanceri në pankreasin e saj u zbulua në fazën më të hershme para se të fillonte të përhapej. Pankreasi është një organ tepër në brendësi dhe sipas ekspertëve, një tumor në pankreas mund të jetë rritur shumë para se tek pacienti të shfaqen simptomat e para të jashtme. Pankreasi fshihet pas stomakut, prandaj edhe tumori është vështirë të zbulohet, thotë doktor Muhamet Kalan pranë shkollës mjekësore të universitetit Xhorxh Uashington, në kryeqytetin amerikan.

Mjekët e zbuluan tumorin në pankreasin e gjykatëses së lartë, nëpërmjet një skanimi. Tumori ishte beninj - pa rrezik për t’u përhapur a shumëfishuar - por gjatë operacionit për heqjen e tij, kirurgët gjetën edhe një tumor tjetër më të vogël që ishte malinj, i keq. Por ky tumor ishte në fazën e tij më të hershme, dhe mjekët thonë se prognozat e shërimit të gjykatëses Ginsberg janë të mira.

Ndërkohë në Houston, mjekja Xhoan Bull pranë universitetit të Teksasit përdor një mënyrë trajtimi duke kombinuar kimioterapinë me temperaturën e lartë që ajo shkakton artificialisht në trupin e pacientëve të saj me kancer në pankreas. Ajo thotë se temperatura e lartë trupore ndihmon për të luftuar infeksionin në organizëm, prandaj beson se përdorimi i temperaturës trupore mund të ndihmojë për të luftuar kancerin. Mjekja Bull thotë se deri tani terapia me temperaturë trupore ka ndihmuar në zgjatjen e jetës të disa pacientëve me kancer në pankreas. Terapia me temperaturë, thotë ajo, nuk është kurë, por vetëm ndihmon, sepse e vetmja mënyrë për shërimin nga kanceri i pankreasit është heqja e tumorit me operacion, kur ky zbulohet në fazën e hershme, para se të fillojë të rritet e përhapet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi