Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen

Shko poshtë

Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen Empty Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen

Mesazh nga Kosovarja Sun Dec 05, 2010 10:34 pm

Dhëmbët e qumështit, këshilla praktike për përkujdesjen




Dalja e dhëmbëve të parë fillon zakonisht në mes të muajve të 6-të dhe 12-të


Ëmbëlsirat duhet të konsumohen vetëm në raste “festive”



Gjatë daljes së dhëmbëve tek fëmijët mund të shfaqen këto vështirësi:

• të kruara në pjesën ku do të dalë dhëmbi

• salivacion i shtuar (tajitje e shtuar e pështymës)

• fëmija mund të jetë i irrituar dhe të ketë dhembje

• diarre

• temperaturë të lartë (akoma nuk ka dëshmi të plotë që kjo mund të jetë si pasojë e daljes së dhëmbëve).



Zhvillimi i dhëmbëve tek fëmijët fillon që në fazën e hershme të shtatzënisë. Gjatë zhvillimit të dhëmbëve të qumështit fillon, po ashtu, procesi i zhvillimit të dhëmbëve të përhershëm. Dalja e dhëmbëve të parë fillon zakonisht në mes të muajve të 6-të dhe 12-të.

Së pari, mund të shihen dhëmbët e përparmë të nofullës së poshtme, më pas dhëmbët e përparmë në nofullën e epërme dhe në fund, dhëmbët e tjerë. Rreth moshës 3-vjeçare, fëmija duhet të ketë gjithsej 20 dhëmbë të qumështit.

Dhëmbët e shëndoshë

Vargu i dhëmbëve të qumështit përbëhet gjithsej nga 20 dhëmbë të qumështit. Gingiva e shëndoshë duhet të jetë ngjyrë rozë.

Ushqimi

Sa herë që fëmija konsumon gjëra me përmbajtje sheqeri, dhëmbët do ta shndërrojnë atë në acid dhe si pasojë kjo do të rezultojë në prishje të vogla të dhëmbit. Ky proces zgjat afër gjysmë ore; në rast se ky proces i fermentimit do të ndodhë një kohë të gjatë, si rezultat do të jetë kariesi – prishja e dhëmbit.

Falë mekanizmit të remineralizimit nga ndihma e enzimave të pështymës, ky proces mund të “rigjenerohet”, por vetëm nëse dhëmbët kanë mundësi të “pushojnë”. Procesi i remineralizimit zgjatë rreth 2 orë, prandaj ushqimi i rregullt është tejet i rëndësishëm. Si ushqim i rregullt hyjnë 5 deri 6 shujta që përbëhen nga 3 shujta kryesore dhe 2 apo 3 zaemra me intervale prej 2 apo 3 orë.

Kariesi

Bakteret të cilat shkaktojnë kariesin, nuk ndodhen tek fëmija që i mungojnë dhëmbët. Në momentin kur fëmijës i dalin dhëmbët, këto baktere do të barten nga prindi apo motra/vëllai. Si shembull, kjo mund të ndodhë kur nëna përdor lugën e njëjtë apo si shprehi fut në gojë biberonin e fëmijës për ta pastruar. Këto shprehi duhet të eliminohen, në mënyrë që fëmija të mos arrijë ‘kolonizimin’ e baktereve në fazën e hershme.

Biberoni

Pijet me përmbajtje sheqeri nuk janë aspak të preferuara (2dl lëng përmbajnë afër 4 kokrra sheqer). Pijet me përbërje sheqeri, po ashtu ndikojnë në procesin e demineralizimit (shndërrimi i sheqerit në acid dhe prishja e dhëmbit), pasi që lëngu gjithnjë pihet më ngadalë dhe në kohë më të gjatë.

Kjo do të thotë që dhëmbët do të përballen me shumë dëmtime dhe në periudhë më të gjatë kohore. Lëngjet e frutave mund të konsumohen, mirëpo, preferohen bashkë me zemrën apo ushqimet kryesore gjatë ditës. Pijet në shishen e biberonit që kanë përbërje të sheqerit duhet gjithsesi të eliminohen gjatë natës. Pështyma është në fazë pasive dhe si pasojë nuk do të ketë mundësi të mirëfilltë të arrihet procesi i remineralizimit.

Keksët

Keksët si p.sh. “plazmat” që konsumohen mjaft shumë tek ne, kanë përbërje të madhe të sheqerit po ashtu dhe konsistencë ngjitëse. Si kompensim të keksëve mund të përdoren keksët natyralë të grurit që nuk përmbajnë sheqer apo “corn flakes” me jogurt bashkë me ndonjë pemë.

Frutat

Një racion i lehtë mund të përbëhet me ndonjë frutë, mirëpo, frutat përmbajnë fruktozë dhe acidi që formohet mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët, prandaj edhe pemët duhet të konsumohen me kujdes gjatë kohës së ushqimit të rregullt.

Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat, bonbonet apo karamelet duhet të konsumohen vetëm në raste “festive” dhe mund të caktohet një ditë në javë që do të jetë më festive dhe fëmija mund të konsumojë ëmbëlsirat vetëm gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë fëmija do të fitojë shprehi të mirë dhe të jetë më i disiplinuar.

Pastrimi

Pastrimi i dhëmbëve është tejet i rëndësishëm dhe duhet të fillojë nga faza kur dhëmbi i parë erupton dhe në këtë fazë është me rëndësi që fëmija të fitojë shprehinë. Më pas, pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet rregullisht, në mbrëmje dhe në mëngjes. Fëmijës duhet t’i ofrohet ndihmë për pastrimin e dhëmbëve deri në moshën 12-vjeçare.

Furça duhet të jetë e vogël dhe e butë. Pasta, e fluorizuar! Gjatë pastrimit të dhëmbëve duhet përdorur pastë e fluorizuar. Furnizimi i fluorit nga pasta është një ndër masat më të preferuara për parandalimin e kariesit. Thithja e shpeshtë e biberonit mashtrues mund të ketë pasoja në zhvillimin e nofullave dhe renditjen e dhëmbëve.

Kjo shprehi duhet të eliminohet para se të dalin dhëmbët e përhershëm, por sigurisht që edhe më herët. Përdorimi i biberonit mashtrues duhet të kufizohet sa më shumë. Biberoni assesi nuk duhet të ngjyhet me sheqer, mjaltë apo gjëra të ngjashme me përbërje sheqeri.

Vizitat mjekësore

Nga dalja e dhëmbit të parë tek fëmija, prindi mund ta vizitojë te stomatologu për t’u këshilluar rreth masave parandaluese dhe përkujdesjes së dhëmbëve te fëmijët. Rreth moshës 3-vjeçare fëmija është i gatshëm për vizitën e parë tek stomatologu. Kjo vizitë duhet të jetë e qetë dhe relaksuese në mënyrë që fëmija të fitojë mendim pozitiv për vizitat e ardhshme. Në këtë vizitë përfshihen prezantimi i karriges së stomatologut dhe instrumentet të cilat i përdor ai.

Duhet pasur parasysh që, fëmija, assesi nuk duhet të detyrohet të bëjë një ndërhyrje pa dëshirën e tij, pasi që kjo do të ketë ndikim direkt dhe negativ në vizitat e ardhshme dhe më pas ndikim negativ edhe në shëndetin oral tek fëmija.

Masat parandaluese janë tejet të rëndësishme dhe duhet të ndërmerren në fazat e hershme. Prindi është ai, i cili mban përgjegjësinë dhe ia përcjell shprehitë e përditshme fëmijës, prandaj çdo masë preventive duhet të ndërmerret me kohë në mënyrë që të eliminohen faktorët të cilët shkaktojnë kariesin e hershëm tek fëmija.
Kosovarja
Kosovarja
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


http://www.Ardhmeria-Forum.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi