Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Ndihma e pare dhe frymemarrja artificiale  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Ndihma e pare dhe frymemarrja artificiale  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndihma e pare dhe frymemarrja artificiale

Shko poshtë

 Ndihma e pare dhe frymemarrja artificiale  Empty Ndihma e pare dhe frymemarrja artificiale

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Apr 03, 2011 2:55 pm

Ndihma e pare dhe frymemarrja artificiale

Frymemarrja artificiale eshte konsideruar gjithmone nje nga proçeset me
themelore te ndihmes se shpejte per rastin e nje personi qe ka pesuar
pushim zemre. Por, sipas rekomandimeve te American Heart Association,
publikuar ne revisten Circulation, aplikimi i ketij proçesi tashme duhet ridimensionuar seriozisht, per te mos thene eleminuar. Flitet gjithmone per rastin kur personat qe japin ndihmen e pare nuk jane njerez te profesionit dhe si te tille mund te gabojne.
Sipas studimeve te fundit del se nuk duhet humbur kohe duke alternuar frymemarrjen me shtypjen e gjoksit, por duhet proçeduar menjehere me 100 shtypje ne minute
pa nderprerje ne qender te kafazit te kraharorit. Ne kete moment duhet
vepruar me vendosmeri e shpejtesi pa patur frike se mund te shkaktojme
ndonje dem sepse edhe po te duam nuk kemi c’te demtojme me teper. Pra, e
thene shkurt, shtypja e gjoksit me shpejtesi merr perparesi kundrejt frymemarrjes artificiale.
Nderkohe
qe Roberto Ferrari, kardiolog ne Universitetin e Ferraras dhe president
i Shoqates Europiane te kardiologjise, shkon me tej duke sugjeruar se,
per faktin qe shume prej ndalimeve te zemres shkaktohen nga fibrilacion
ventrikular, ja vlen qe para masazhit kardiak t’i japesh pacientit nje
goditje ne qender te gjoksit per te “ndezur’ perseri motorrin. Goditja
ne kete rast funksionon si nje lloj defribilatori.
Rianimacioni kardio-polmonar mund te dyfishoje shanset per mbijetese te personit qe ka pesuar pushim zemre,
por vetem nje e treta e pacienteve qe pesojne kolaps e marrin ndihmen e
pare nga ata qe kane rrotull. “Nuk mund te themi se frymemarrja
artificiale nuk vlen per asgje – thote kardilogu Ferrarri – ne duart e
nje eksperti, masazhi sherben per te pompuar gjak ne zemer dhe
frymemarrja per te oksigjenuar gjakun.”
Shpesh, ata qe duhet te japin
ndihmen e pare i kap paniku dhe humbin minuta te çmuara duke mos ditur
çfare te bejne. Here te tjera, per te bere frymemarrjen artificiale, ata
nderpresin masazhin duke e bere keshtu me pak te efektshem ate.
Ekziston gjithashtu dhe frika nga infeksione meqe shpesh pacientet jane
njerez te panjohur per ata qe duhet te japin ndihmen e pare.
Sa per dijeni duhet thene se keto procedura nuk duhen aplikuar tek nje person qe eshte mbytur ne det a liqen sepse me pare duhen çliruar mushkerite nga uji. E njejta gje vlen edhe per personat qe ju ka rene te fiket prej abuzimit me drogen. Ne keto raste eshte me mire te therrasesh urgjencen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi