Kënaqesia juaj në portalin tonë!
  Lidhje e Pejës ( Besa - Besë )  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
  Lidhje e Pejës ( Besa - Besë )  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lidhje e Pejës ( Besa - Besë )

Shko poshtë

  Lidhje e Pejës ( Besa - Besë )  Empty Lidhje e Pejës ( Besa - Besë )

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Mar 23, 2011 5:45 pm

Lidhje e Pejës ( Besa - Besë )

Me 1 janar 1898 shoqëritë patriotike në mergim, ”Komiteti i Stambollit”, shoqëria “Dituria” e Bukureshtit,”Vëllazëria shqiptare” në Egjypt, shoqëria “Dëshirë” në Sofje dhe “Shoqëria kombëtare shqiptare” e arbëreshve të Italisë,botuan një memorandum të përbashkët me titullin: “Në emër të popullit shqiptar”,që i drejtohej qeverisë së Sulltanit dhe Fuqive të Mëdha. Në memorandum flitej për politikën e shteteve fqinjë ndaj Shqipërisë dhe për politikën e verbër dhe armiqësore të Portës së Lartë që kishte lejuar grekët, serbët e bullgarët të hapnin kisha e shkolla në vilajetet shqiptare dhe u kishte bërë atyre lëshime të njëpasnjëshme në kurriz të shqiptarve. Nga ana tjetër,po me atë ashpërsi ato dënonin edhe synimet shoviniste të qeverisë serbe,bullgare e greke ndaj Shqipërisë,të cilat nuk kishin hequr dorë nga politika e tyre tradicionale antishqiptare. “Në se grekërit,bullgarët,serbët, malazezët thonë se janë vëllezërit tanë,mirë se të vinë; ne si vëllezër,do t’i presim,por me kusht që secili të jetë zot në shtëpinë e tij. Ne nuk kemi asnjë pretendim mbi tokat e tyre; ne duam që Shqipëria të jetë për shqiptarët.” Thirrja u kërkonte Fuqive të Mëdha që të bënin të respektohej edhe për Shqipërinë parimi i mosndërhyrjes,që “përbën garancinë më të fuqishme për popujt në zhvillimin progresiv të aspiratave të tyre deri në realizimin e fateve të veta.” Memorandumi parashtronte pastaj kërkesat themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare. “Të gjithë ne shqiptarët,theksohej në të,kudo që ndodhemi,brenda dhe jashtë atdheut dhe pavarësisht nga besimet fetar, kërkojmë nga Sulltan Abdyl Hamiti autonominë administrative të tokave shqiptare,bashkimin e vilajeteve ku asht përfshirë atdheu ynë në një vilajet të vetëm guvernator shqiptar” me gjuhë zyrtare gjuhën shqipe me shkolla dhe kisha shqipe. Memorandumi i shoqërive shqiptare të mergimit ishte një dokument i rëndësishëm programatik që pati ndikim si në opinionin publik evropian ashtu edhe në Shqipëri ku në mënyrë të fshehtë,vazhdonte propoganda e ideve kombëtare dhe autonomisë së Shqipërisë. Në të vertetë periudha e rënjes së lëvizjes si rrjedhim i masave shtypëse të Portës nuk vazhdoi gjatë; acarimi i ri i “çeshtjes maqedone” në fund të vitit 1898 dhe në fillim të vitit 1899,krijoi përsëri një gjendje të nderë politike në Ballkan dhe si rrjedhim edhe në Shqipëri. Në këtë ndikoi gjithashtu qëndrimi i Fuqive të Mëdha,të cilat në janar të vitit 1899 bënë traktativa për një ndërhyrje kolektive pranë Portës së Lartë duke kërkuar zbatimin e reformave në Maqedoni për të ndaluar kryengritjen në këtë zonë. Si pasoj,rifilluan me një vrull të madh përpjekjet e patriotëve shqiptarë për bashkimin e gjithë popullit dhe për krijimin e një lidhje të re që do ta udhëhiqte atë në luftën kundër armiqve. Frut i këtyre përpjekjeve ishte formimi i Lidhjes së Pejës në janar të vitit 1899. Me 23 – 29 janar 1899 zhvilloi punimet në Pejë një mbledhje e gjërë ku morën pjesë rreth 500 vetë,përfaqësues të parisë dhe të popullsisë së vilajetit të Kosovës. Këtu u shpall formimi i Lidhjes së re shqiptare,sipas shembullit të asaj të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878,që u quajt Lidhja e Pejës ose Besa-Besë. Në krye të Lidhjes shqiptare u vu Haxhi Mulla Zeka. Ky ish lindur në Shoshan të Malësisë së Gjakovës me 20 dhjetor1832 .Qe ne moshen 5 vjeçe ishte çvendosur familjarisht ne Pejë ku mori arsimin fillestar për të vazhduar më lart në Gjakovë. Pasi kreu arsimin në Gjakovë u punësue si mesues në shkollat fetare islame të kohës,dhe si sekretar e llogaritar pranë familjes Sheremeti në Pejë. Puna pranë kësaj familje aristokratike të kohës si dhe zgjuarsia e tij i dhan mundësi të shendosh pozitat e tij ekonomike duke ble toka në Pejë e ma gjëre.Ndertoi shtëpi e ngriti bizneset e tij si dyqane mullinjë etj,Të gjitha këto i mundësuan shkeputjen nga familja Sheremeti për t’u bërë nji nga figurat më të njohura si për nga ana ekonomike dhe ajo politike. Duke patur pozita të tilla, formim kulturor si dhe një edukim familjare patriotik ai shpejt do të kuptonte gjëndjen e vështirë të popullit shqiptare dhe do të bëhej një me hallet dhe problemin e tij.Haxhi Zeka do të aktivizohej që përpara Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në disa kuvende dhe aksione patriotike gjatë të cilave do te shquhej si një luftëtar dhe prijës në veprimtaritë kombëtare.Këto bënë që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të ishte njëri nga organizatorët dhe figurat më të njohura të saj. Një rol mjaft të rëndësishëm dhe kontribut të jashtëzakonshëm do jepte Haxhi Zeka në luftën që bëri Lidhja për mbrojtjen e Plaves dhe të Gucisë. Në këtë rast ai vuri të gjithë pasurine e tij në funksion të mbajtjes së ushtrise së bardhe, siç quhej ushtria e Lidhjes për shkak të veshjes dhe plisave të bardhë që mbanin shqiptarët. Duke qenë figure kyçe e Lidhjes së Prizrenit ai do të mbetej besnik i ideve të saj dhe pasi ajo do te shtypej me 1881. Shprehje e kësaj besnikërie ështe organizimi dhe drejtimi i Lidhjes së Pejës Besa – Besë,si dhe gjithë veprimtaria patriotike që zhvilloi deri me vrasjen e tij nga dora gjakatare serbe me 21 shkurt 1902. Haxhi Zeka dhe përkrahësit e tij u përpoqën qysh në fillim t’i jepnin Lidhjes së Pejës një karakter të përgjithshëm shqiptar,të bashkonin në të,të gjithë shqiptarët pa dallim feje dhe krahine. Lidhja konsideronte si detyrën e vet luftën kundër synimeve pushtuese të shteteve të huaja dhe në rradhë të parë të atyre fqinjë ndaj Shqipërisë, mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut. Kjo shprehte gadishmërinë për të mobilizuar gjithë popullin në rast të një sulmi mbi tokat shqiptare të përfshira në teritorin e Maqedonisë. Duke shtruar me të drejtë këtë detyrë Lidhja e Pejës la disi më një anë kërkesën themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare,luftën për autonominë e Shqipërisë,e cila, sikurse edhe në kohën e Lidhjes së Prizrenit, përbëntë detyrën kryesore dhe mjetin më të mirë për të siguruar edhe tërësinë teritoriale të Shqipërisë. Megjithatë,qysh në mbledhjen e parë të Lidhjes së Pejës u shfaqën kontradikta midis shqiptarve dhe sunduesve osmanë. Vetë organizimi i Lidhjes si nje institucion shqiptar me komitetet e pajtimit dhe të sigurimit që do të krijoheshin në qytete të ndryshme të Shqipërisë ishte një shfaqje e synimeve të shqiptarëve për të organizuar dhe për të realizuar vetë bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. Rëndësi të veçantë kishte përpjekja e Lidhjes për të krijuar ushtrinë e saj të përbërë nga më shumë se 15 mijë vullnetarë. Po kështu,në vendimet e Pejës u shfaq tendenca për të përqendruar në duart e shqiptarëve dhe të komiteteve që do të krijoheshin kompetenca të tilla të organeve lokale qeveritare si lufta kundër hakmarrjes,pajtimi i gjaqeve, sigurimi i qetësisë publike,dënimi i atyre që do të kryenin veprime dhune mbi qytetarët e Shqipërisë duke përfshirë këtu edhe nëpunësit turq. U vendos të shpallej besa për një vit dhe të dënohej çdo veprim që ishte në kundërshtim me të,si armiqësitë,hakmarrjet,grindjet që e përçanin dhe e pengonin popullin shqiptar të luftonte me sukses kundër armiqve. Në vendimet që mori mbledhja e Pejës,në janar 1899,kërkohej që të formoheshin besëlidhjet në të gjitha vilajetet shqiptare. Por përpjekjet e forcave patriotike të kryesuara nga Haxhi Mulla Zeka për të shëndrruar Lidhjen në një institucion të përgjithshëm shqiptarë me kërkesat e veta kombëtare hasi në kundërshtimin e Portës së Lartë.Ajo nxorri një varg urdhërash për t’i çarmatosur shqiptarët,për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të Lidhjes dhe për ta shtypur atë. Por qëndresa e shqiptarve bëri që të dështojnë përpjekjet e para të Portës së Lartë për të shtypur Lidhjen. Në fund të shkurtit 1899 u mbajt mbledhja e Prizrenit,ku patriotët shpallën bashkimin e sanxhakut të Prizrenit me Besëlidhjen e Pejës,aprovuan vendimet e shpallura në Pejë dhe kërkuan që të thirret një kuvend i përgjithshëm shqiptar. Në fillim të marsit 1899 forcat patriotike të lëvizjes kombëtare mundën të thyejn qëndresën e disa krerëve feudal turkoman të Shkodrës që kundërshtonin Lidhjen;popullsia e qytetit u bashkua me vendimet e Pejës,shpalli Besëlidhjen dhe formoi komitetin e sigurimit. Ndikimi i Lidhjes u përhap gjithashtu në Shqipërinë e Mesme,në Sanxhakun e Dibrës,në Ohër,Starovë dhe në Elbasan. Megjith urdhërat e Sulltanit dhe përpjekjet e valiut të Manastirit për të penguar zgjerimin e besëlidhjeve,në Dibër me thirrjen e patriotëve shqiptarë u zhvillua në fund të shkurtit një mbledhje e gjerë e përfaqësuesve të popullsisë së qytetit e të malësive për rreth ku morën pjesë rreth 1000 veta. Mbledhja aprovoi vendimet e Pejës.Në mbledhjen e Dibrës u shprehën edhe më qartë synimet e popullit shqiptar për t’u bashkuar nën drejtimin e Lidhjes së Pejës për mbrojtjen e të drejtave të veta. Kjo u duk sidomos në veprimtarinë e komitetit që doli nga mbledhja, i cili vazhdoi diskutimet e tij të fshehta dhe pas mbylles së saj. Komiteti i Dibrës diskutoi dhe vendosi për një varg çeshtjesh të rëndësishme të lëvizjes kombëtare shqiptare,siç ishin,çeshtja e bashkimit të të gjithë shqiptarve pa dallim feje, trajtimi i barabartë i shqiptarëve myslimanë e të krishterë,nevoja e lëvrimit dhe e ruajtjes së gjuhës shqipe,çelja e shkollave shqipe dhe sigurimi i mjeteve shkollore. Me qellim që besa të përhapej edhe në qytetet tjera të Shqipërisë vendimet e Dibrës ju njoftuan krahinave më të afërta me Dibrën si Elbasanit,Tiranës,Starovës,Korçës,Beratit,Ohrit,Ma nastirit,Kërçovës etj. që i aprovuan ato. Lidhja e Pejës kishte hyrë kështu në rrugën e shëndrrimit të saj në një organizatë të përgjithshme. Qysh në formimin e saj Lidhja e Pejës gjeti përkrahjen e rretheve patriotike shqiptare jashtë atdheut,të cilët nepërmjet artikujve të botuar në shtyp dhe thirrjeve drejtuar popullit,propogandonin idenë e bashkimit të shqiptarëve nën drejtimin e Lidhjes,të shtrirjes së veprimtarisë së saj në të gjithë vendin dhe të luftës për autonominë e Shqipërisë. Me 30 maj të vitit 1899 u shtyp në formë broshure (në gjuhen turke) thirrja “Rruga e Shpëtimit është në Besa-Besën”,që u botua në emër të një komiteti shqiptar në Bukuresht,për të ndihmuar patriotët shqiptarë që të forconin dhe të zgjeronin Lidhjen e Pejës. Në këtë dokument formuloheshin kërkesat e krijimit të një shteti të veçantë shqiptar me organet e saj lokale dhe qendrore, me statusin e vet. Në mars të vitit 1899,kur Lidhja e Pejës vazhdonte të shtrihej në qytete të tjera të Shqipërisë dhe po pregatitej një mbledhje e përgjithëshme e përfaqësuesve të të gjithë Shqipërisë,u botua në Bukuresht nga shoqëria “Dituria” pa emrin e autorit,vepra e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë ç’është e çdo të bëhet?” Në këtë vepër S.Frashëri përcaktoi dhe argumentoi në mënyrë më të thellë rrugën që duhet të ndiqte lëvizja kombëtare shqiptare dhe veçanarisht Lidhja e Pejës në luftën kundër zgjedhës otomane.Ai e konsideronte Lidhjen e Pejës një ngjarje të rëndësishme në lëvizjen kombëtare shqiptare dhe shprehte besimin e shpresën se “kjo Lidhje,kjo mbledhje e kjo besë që po bëhët sot në Shqipëri do të jetë krejt’i shpëtimit të Shqipërisë.” Samiu vinte në dukje gjithashtu domosdoshmërinë e zgjerimit dhe të shtrirjes së Lidhjes në tërë Shqipërinë për të bashkuar nën drejtimin e saj gjithë shqiptarët pa dallim feje e krahine. “Më parë se çdo gjë – shkruante Samiu – shqiptarët duhet të lidhin një besë të madhe e të përgjithshme në mes të tyre e të bëjnë një lidhje e një bashkim,që të pushtojë tërë Shqipërinë.” “Në qoftë se shqiptarët,theksonte Samiu,do të arrijnë të lidhin një besë të fortë,e të bashkuar në një lidhje, të jenë si një njeri i vetëm,kush i del kundër atëherë Shqipërisë e shqiptarve?” Një muaj pas botimit të veprës së Samiut,në prill 1899,u botua në Bukuresht në formë broshure në emër të një “shoqërië qëndrore shqiptare” thirrja “Ujanallëm” (Të zgjohemi) e shkruar nga Dervish Hima. Në këtë thirrje vlerësohej si një veprim me rëndësi bashkimi i patriotëve shqiptar në Lidhjen e Pejës dhe shpallja nga ata e Besa-Besës. Në broshurën “Të zgjohemi” patriotët shqiptarë bënin thirrje popullit që duke u bashkuar në Lidhjen e re shqiptare,në Besa-Besën,të krishterë e myslimanë,gegë e toskë,gjithë shqiptarët e katër vilajeteve të kërkonin nga qeveria e Sulltanit zbatimin e programit të përgjithshëm të lëvizjes kombëtarë shqiptare: ndryshimin e sistemit ekzistues të qeverisjes së Shqipërisë; formimin e një këshilli të pleqve që do të vihej në krye të vendit; zgjedhjen me shumicë votash nga një këshill ekzekutiv i valiut që do të ishte në krye të 4 vilajeteve të bashkuara; emrimin në Shqipëri vetëm të nëpunësve shqiptarë të krishterë e myslimanë;barazi për të gjithë shqiptarët pa dallim feje;hapjen në çdo qytet të Shqipërisë të shkollave shqipe;kryerjen e sherbimit ushtarak vetëm në Shqipëri;përdorimi i të ardhurave të përgjithshme për përparimin e Shqipërisë etj. Veprimtaria patriotike e kësaj periudhe bëri që të pregatitej një mbledhje e përgjithshme shqiptare në pranverë të vitit 1899. Vendimi për thirjen e kësaj mbledhje që ishte marr menjëherë pas themelimit të Lidhjes gjeti përkrahje të plotë në besëlidhjet që u formuan më pastaj në qytetet shqiptare. Në prill-maj të vitit 1899 kryetari i Lidhjes Haxhi Mulla Zeka,shpërndau ftesat për këtë mbledhje në të gjitha vilajetet shqiptare,të Kosovës,Shkodrës,Manastirit dhe Janinës. Kjo mbledhje kishte për qellim zgjatjen e afatit të Lidhjes,shtrirjen e saj në tërë Shqipërinë dhe miratimin e programit kombëtar. Përfaqësuesit më të përparuar të forcave patriotike shqiptare që merrnin pjesë në Lidhjen e Pejës,gjatë ditëve të pregatitjes së mbledhjes së përgjithshme,shtruan si qellim të Lidhjes bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një njësi të vetme administrative që do të përbënte hapin e parë drejt autonomisë së Shqipërisë. Por këto përpjekje të Haxhi Zekës dhe të patriotëve të tjerë ndeshën në kundërshtimin e hapët të qeverisë së Sulltanit. E shqetësuar përpara zgjerimit dhe thellimit të Lidhjes së Pejës,ajo ndaloi thirrjen e mbledhjes së përgjithshme që qe caktuar të mbahej në fund të majit të vitit 1899.. Porta e Lartë përqendroi gjithë vemendjen në shtypjen me forcë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Ajo dërgoi në vilajetin e Kosovës 40 mijë ushtarë të pajisur me artileri. Valiu,i shoqëruar nga dy batalione ushtarësh shkoi në Mitrovicë dhe në Pejë ku shpërthyen lëvizjet popullore. Ushtri të tjera turke u dërguan në Dibër ku populli kishte ngritur krye dhe kishte zbuar mytesarifin e vendit. Në Shkup populli i armatosur rrethoi konakun e valiut dhe,pas një lufte që nuk zgjati shumë,e detyroi atë të pranonte kërkesat e tij dhe të pushonte nga puna 12 funksionarë të korruptuar turq të vilajetit të Kosovës. Në të njejtën kohë Portës sëLartë vazhdonin t’i vinin nga Shqipëria kërkesa dhe telegrame për vetëqeverisjen e vendit.Në fund të vitit 1899 gjendja në Shqipëri u acarua edhe më shumë; pati lëvizje të reja në Pejë ku populli kërkoi uljen e taksave dhe shkolla shqipe,në Prizren,në Prishtinë e në Shkup ku shqiptarët kërkuan nga qeveria e Sulltanit heqjen e valiut të Kosovës,Hafiz Pashës dhe të nëpunësve turq si dhe zëvendësimin e tyre me shqiptarë. Sulltani dërgoi në Shkup një komision shtetëror për të bërë hetime dhe për t’u marr vesh me udhëheqës të lëvizjes së Kosovës. Konfliktet e shqiptarve me autoritetet turke vazhduan edhe gjatë vitit 1900. Në pranverë të këtij viti shpërthyen përsëri konflikte të armatosura në Gjilan dhe trubullira në Shkup,Ferizaj,Mitrovicë,Mat,Dibër e në vende të tjera të vilajeteve të Kosovës dhe të Manastirit. Në ato ditë Haxhi Mulla Zeka bëri një përpjekje të re për të mbajtur një kuvend tjetër shqiptar,ku të kërkohej autonomia e Shqipërisë.Për këtë,qysh në mars të vitit 1900 ai vizitoi Prishtinën, Prizrenin dhe Dibrën.Por këto orvatje nuk u kurorëzuan me sukses.Lëvizja për autonominë e Shqipërisë filloi dalëngadalë të bjerë. Mungesa e një organizimi për gjithë vendin dhe i bashkëveprimit të veprimeve antiturke i dha dorë qeverisë së Stambollit,e cila krahas forcave ushtarake përdori me sukses edhe politikën e lëshimeve të pjesëshme për të bërë për vetë disa krerë të lëvizjes. Megjithse u shtyp,Lidhja e Pejës la mbresa të thella në ndërgjegjen e popullit shqiptar,ajo mbeti njëra nga ngjarjet e rëndësishme të historisë së tij. Përvoja e saj u sherbeu përpjekjeve të reja për të organizuar luftën e armatosur kundër sunduesve osmanë për çlirim kombëtar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi