Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:21 pm

Kur flet, prindi është shumë më i lirë në veprimtarinë e tij. Në njërën anë, ai nuk është i lidhur në mënyrë të përpiktë për tekst: duke ju përmbajtur vijave themelore, ka mundësi deri diku edhe me ndryshuar rrjedhën e tregimit, në mënyrë që të qëndroi më gjatë në disa epizoda, qe disa ti përsërisë duke folur në emrin e vet, sikur të kishte përjetuar ndodhinë qe e tregon. Në anën tjetër , ai gjatë tregimit duhet përjetuar at me terë qenien e vet, kështu që drejt për drejt të vepron edhe me fjalë dhe sjelljet e ti; gjithashtu është në atë gjendje qe me shikimin e vet të përcjell dhe kontrollon reagimin e fëmijës, duke ju përshtatur reaksionit dhe disponimit të tij dhe me tërë këtë veprim të siguroi një kureshtje në te.
Me një fjalë, me ndihmën e të folurit vuhet një kontakt shumë më i mirë me fëmijën dhe krijon një bazë të mirë të kontaktit me te. Të gjitha këto, pak a shumë i dimë nga përvoja e drejtë për drejtë . A mendoni se këtë nuk e vërteton fakti që fëmijës i është personi më i dashur ai që i flet bukur e mirë (shembull, siç është gjyshi dhe gjyshja.
Ndërkohë, a do të thotë kjo se leximi si formë e punës me fëmijë parashkollor ta hedhim poshtë ? Nuk donë me thënë as kjo. Praktika ka treguar se leximi, edhe pse në një masë është i komplikuar për këtë moshë për të aplikuar, ndikon në fëmijë në mënyrë të njëjtë si dhe të folurit. Fjala është, po ashtu bëhet, për leximin artistik, sepse llojet tjera të te folurit për fëmijë të moshës parashkollore nuk vijnë në konsiderim. Në një kuptim të caktuar ato kanë edhe një përparësi të dukshme. Përkundër, duke lexuar, shumë më mirë në fëmijë transmetonim konceptin, stilin dhe fjalorin e artistit, pran kësaj, në këtë drejtim qysh se nga vegjëlia ju mbjellim (ngulitim) fëmijëve dashurin ndaj librit. Prindërve gjithsesi u është e njohur nga provoja e drejtpërdrejtë e njohur se si fëmija mund ta donin librin edhe se si fëmija na detyron tu lexojmë atë çfarë shkruan në te.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:21 pm


salihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithësalihaj i njohur për të gjithë

Çfarë dëshirojmë të arrijmë me të folur dhe lexim
Sa do qe të folurit është formë e rëndomtë e punës edukuese në praktiken e prindit, problemi në veçanti nuk është i thjeshtë ; në çoftë se nuk i afrohemi në formë profesionale fëmijës, mund të zë rrënjë botëkuptimi i gabuar, qe nuk është me rëndësi çfarë ju flitet fëmijëve, kështu qe pak apo shumë çdo njëri është i aftë që të flas kur bëhet fjalë për fëmijën. Kuptohet qe ky botëkuptim tërësisht është i gabuar. Problemi është shumë më serioz dhe kërkon qe në mënyrë më fundamentale të shqyrtohet.
Para se të gjithash, mendonim qe përgjigja në pyetjen, e shtruar në titullin e kësaj broshure: Çfarë dhe si të flitet dhe ti lexohet fëmijëve të moshës parashkollore ? Varet nga botëkuptimi, kryesisht çfarë dëshironim të arrijmë me të folur, respektivisht me të lexuar. Në këtë është esenca e problemit. Andaj do të provojmë qe këtë së pari ta shndrisim.
1) Materiali për të folur dhe për të lexuar duhet të jetë një vepër artistike, një shfaqje e caktuar artistike, nëpërmjet së cilës neve në mënyrën e vet specifike na flet autori i saj. Andaj, me të folur mund të nxisim imagjinatën e fëmijës, të ngjallim shpirtin e fëmijës, të bëjmë fëmijën qe ti tërhiqet vëmendja, të përjetoi bukurinë artistike të veprës dhe të ndie kënaqësi në te, me një fjalë që të përjetoi dhe ndërtoi shijen e vet artistike.
2) Materiali për të folur duhet pasur ide të caktuar qe mund ta thithnin fëmijët. Andaj, me të folur mund të ndikojmë në ndjenjat dhe vullnetin e fëmijës, në edukatën e qëndrimeve themelore morale dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në ndërtimin e rregullt të personalitetit të tij.
3) Materiali për të folur duhet të jetë i formuar në formën e caktuar gjuhësore, me shprehje dhe stil të veçantë. Sipas kësaj, me të folur mund të zgjerojmë fjalorin dhe ta përkryejmë të folurit e fëmijës në tërësi si dhe në këtë mënyrë të aftësonim fëmijën qe më të folur në mënyrë sa më të rregullt dhe më mirë të shërbehet për komunikim me rrethin ku ai jeton dhe vepron.
4) Më në fund, materiali për të folur dhe lexuar duhet të përmbaj një numër të konsideruar faktesh ndaj lëmit të caktuar. Sipas kësaj, me të folur mund të japim një sasi të caktuar të dijës, të njoftojmë fëmijën me faktet e natyrës dhe shoqërisë, si dhe në këtë mënyrë të precizohen pamjet e tija dhe të zhvillohet mendimi i tij.
Tani duhet bërë një pyetje: çfarë në esencë duhet të shërbej të folurit dhe të lexuarit tonë për fëmijën ?
Para se të gjithash është e qartë, qe asnjë nga detyrat e cekura nuk kanë mundësi edhe nuk guxojnë të neglizhohen. Të gjithë ato kanë vendin e vet si dhe arsyetimet e veta. Mirëpo, diç është gjithsesi në plan të parë, ndërsa të tjerat të dorës së dytë.
Si ? Tani për tani në këtë pikëpamje qëndrojnë gjërat ? Sipas asaj që neve na është e njohur, duket se mbizotëron momenti racional. Nga kjo rrjedh se, edhe të folurit edhe të lexuarit shfrytëzohen në po të njëjtin botëkuptim si dhe format tjera të punës, kjo do të thotë kryesisht për shkak të dhënies dhe saktësimit të punës.
Mendojmë se në këtë teprohet. Edhe sa të donim qe më të folur mund të kontribuonim, për të arritur dituri ka edhe shumë mënyra tjera më të përshtatshme të punës ( të vërejturit, puna dhe lozja e fëmijëve, demonstrimi duke përdorë mjete praktike, komunikimi etj.) Të folurit dhe të lexuarit artistik në esencë duhet të shërbej lëmit tjetër. Tregimi i bukur qe mahnitë fëmijën sikur se një shtatore apo vazo e bukur. Ato duhet të shërbenin për kënaqësi, qe të nxitë fëmijën për të vu në lëvizje. Andaj, sipas kësaj nuk është, më e rëndësishmja qe me të folur e kemi rritur shumën e diturisë së fëmijës, por a kemi arritur qe të hetonin dhe përjetonin veprën artistike dhe përmes sajë kem bërë që shpirti i fëmijës të jetë më vital dhe a kemi hapur horizonte të reja në imagjinatën e fëmijës ? Kjo është shumë më rendësi në zhvillimin e fëmijës dhe të njeriut në përgjithësi. Kështu që kjo anë bukur shumë është neglizhuar.
Sipas mendimit tonë, kjo është qenësore dhe elementare te të folurit dhe te të lexuarit, kjo është ajo për të cilën duhet të tentonim që të përdorim të folurit edhe të lexuarit si formë e punës edukuese. Të gjitha tjerat janë të dorës së dytë. Nga ky pozicion, duke pasur qëndrim të caktuar, për neve tani është shumë më lehtë të përgjigjem në pyetje: çfarë dhe si duhet folur dhe lexuar fëmijës.

(broshura shkollore - grup autorësh të ndryshem botëror)
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:21 pm

Forma themelore e tregimit të mirë për fëmijë

Së pari fillojmë nga problemi: çfarë duhet folur fëmijëve ?
Nga një herë mendohet se është shumë lehtë të gjykohet mbi veprën artistike, e sidomos mbi veprën artistike për fëmijë. Për një vrojtues sipërfaqësor qe çdo gjë mbështetë në përshtypjen e vet, kështu qe pëlqimi apo mos pëlqimi i tij është masa kryesore. Mirëpo, pa varësisht nga përshtypja e kënaqshme apo jo e kënaqshme, ekzistojnë disa masa gjatë përcaktimit të vlerës së literaturës që i është dedikuar fëmijëve, ekziston një mori elementesh dhe kërkesa të veçanta qe ajo duhet ti plotësoi në mënyrë që fëmija ti pranon në mënyrë më të kënaqshme, dhe të bien ndikimin e saj.
Tri gjëra janë më kryesore mbi të cilat duhet pasur kujdes të madh siç janë : Ideja, stili dhe forma.
Kur bëhet fjalë mbi idenë, kjo do të thotë qe asgjë që i është dedikuar fëmijës, si dhe fëmijëve të moshës parashkollore, asgjë nuk guxon të jetë e zbraztë, thjeshtë shkrimi për shkrim. Çdo tregim, si dhe kënga qe është dedikuar për fëmijë, duhet që ta ketë në mënyrë të qartë idenë e shprehur qe do të përmbajë diç të bukur, fisnike, humane, në çfarë do rasti diç pozitive, kështu qe të zgjon dhe zhvillon ndjenja të shëndosha njerëzore. Sepse tregimi dhe vjersha jo qe duhet të ndikonin vetë në formë të freskisë dhe argëtimit shpirtëror i fëmijës, por edhe të edukohet.
Nga kjo rrjedhë se, me çfarë gjuhe, fjalor, fraza dhe figura është i shkruar tregimi për fëmijë, qe në masë të madhe varet vlera e saj artistike. Pasi qe e tera kjo ndikon në zhvillimin estetik të fëmijës e në veçanti në begatinë dhe përkryerjen e gjuhës se tij, mbi stilin gjithashtu duhet pasur kujdes të madh. Duke marrë për bazë këtë, me rëndësi është qe tregimet dhe vjershat të shkruhen në gjuhen e pastër letrare, pa bërë zbukurime dhe diminutivë të tepruar dhe të ngjashëm. Mirëpo, në çdo rast , duhet ta kenë shprehjen e freskët dhe melosin e vet , të formuar nga fjalitë, fjalët dhe qarkullimi i tyre.
Krahas kësaj, duhet pasur kujdes të madh edhe për nga gjatësia e tregimit apo vjershës . Fëmijët me moshë më të vogël nuk janë në gjendje të përcjellin numër të madhe të ndodhive për një herë dhe për ti lidhur në një tërësi; për atë arsye për të tillët nuk janë të përshtatshme tregimet dhe vjershat e gjata. Ato duhet të jenë sa më të shkurtra, e sidomos kur ato lexohen. Masa më e mirë për gjatësinë e tregimit është një faqe tekst i shtypur në librin e formatit të rëndomtë. Mirë po, nuk është e thënë që gjatësia e tregimit fare nuk vjen në konsideratë, sepse ato ka mundësi të shkurtohen. Gjatë këtij shkurtimi duhet pasur kujdes të madh që tërësia e përmbajtjes së tregimit si dhe ideja e shkrimtarit të ngelë e pa prekur. Shkurtimet mund të përqendrohen , shembull në përshkrim dhe në dialogun e përsëritur. Mirëpo, nuk ka nevojë qe gjithnjë të bëhet shkurtimi, e sidomos kur janë në pyetje përrallat. Prindërit shumë mirë e dinë që edhe fëmija me moshë parashkollore përcjellë deri në fund dhe me kujdes të veçantë tregimin e përrallave të gjata. Përralla është fryt i çudis së fantazirave qe në vete bartin ngacmim të veçantë.
Pran kësaj, tregimi i mirë për fëmijë duhet të veçohet edhe me disa veti të veçanta qe i përgjigjen nevojave të kësaj moshe. Një nga to është shpejtësia e aksionit. Në tregimet për fëmijën e moshës parashkollore nuk guxon me pasur shumë përshkrime, si dhe ndodhi monotone dhe të stërzgjatura. Tregimi duhet ti përgjigjet aktivitetit natyral të fëmijës dhe lëvizshmërisë së tij, qe çdo qastë bartë një ndodhi të re ; për atë gati çdo fjali e dytë patjetër duhet të sjellë diç të re, po edhe nëse të fundi i fundit të jetë kjo edhe përsëritje e ndodhive të më parme. Sepse gjatë përcjelljes së ndodhive, fëmija ka dëshirë që ti përsëritën ca ndodhi në situata të ndryshme, edhe pse nga një herë përshkruhet me të njëjtat fjalë dhe fraza. Kjo ka rëndësinë e vet psikologjike: përsëritja lehtëson mbajtjen e përshtypjes duke krijuar ndjenja të kënaqësisë duke shpie në atë qe në nj element të njohur paraqitën shumë tjerë. Në anën tjetër, përsëritja e tillë mbanë të qëndrueshëm vazhdimësinë e tregimit. Njëkohësisht paraqet vendin e pushimit, kur në mënyrë shpirtërore ka pasur sukses, vepron edhe si figurë artistike.
Ka rëndësi të madhe qe gjatë tregimit të tregimeve për fëmijët e vegjël, fëmija përjeton gjëra të jashtëzakonshme. Kështu qe tregimet e mira i flasin fëmijës mbi gjërat e njohura të rëndomta, ose gjërat qe mund të kuptohen në bazë të analogjisë, ato duhet pasur një ngacmim të veçantë të asaj të jashtëzakonshmes. Ky është rasti shembull kur , lepuri din të flas, kukullat dinë të ecin ndërsa aeroplani vrapon me zogun dhe të ngjashme. Këto gjëra të jashtëzakonshme japin krih tregimeve si dhe një ndodhi më e thjeshtë mund ta ngritë lartë imagjinatën e fëmijës. Tregimet e tilla janë shumë të pëlqyeshme dhe interesante.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:22 pm

Llojet e tregimeve për fëmijë

Duke pasur parasysh të gjitha ato qe i përmendem paraprakisht, duhet bërë një shikim të gjitha formave të krijimtarisë letrare qe vjen në konsideratë për fëmijët e moshës parashkollore.
Lëmi i parë me të cilën kemi të bëjmë janë përrallat, ato popullore dhe artistike. Fëmija i donë përrallat sepse mënyra e tillë e të treguarit fëmijëve; është botë e çudirave qe tregohet përmes përrallave e qe shumë i përgjigjet imagjinatës së fëmijës, ashtu tërheqëse. Pranë kësaj, në të shumtën e përrallave ideja themelore dhe përmbajtjesore e saj është pozitive, e ndershme dhe humane, sepse gjithmonë në këtë, apo mënyrën tjetër, luftonin e mira dhe e keqja dhe gjithmonë fiton e mira. Ashtu fëmija dëgjojnë përralla, duke dëgjuar përralla , përcjellin imazhin qe ne vete krijojnë, dhe jetojnë në te, mirëpo njëkohësisht përvetësojnë vlerën e tyre dhe mbesin si pjesë përbërëse dhe provojë e fëmijës. Fëmija i nënshtrohen ndikimit të përrallave në atë mënyrë qe simpatitë i ndajnë gjithmonë me atë qe është e mirë.
Në qoftë se fëmija beson në atë se çfarë është treguar në tërësi nga përralla, ajo dukuri nuk ka nevojë fare qe të na frikoj, sepse gjatë kohës kur kalon përmes bankave shkollore, do ta largoj pa zënë vetë besë në at imagjinatë, mirëpo, në te gjithmonë do ngelë një botëkuptim i keq ndaj te keqes siç është ndaj ortakes, mbretit të skrupulloz , rojtarit të poshtër dhe dinak etj. Gjithnjë, fjala është për përralla qe janë zgjedhur me kriterin e prindit përparimtar.
Për fëmijën e moshës parashkollore vjen në konsideratë vetëm më e njohura, më e thjeshta, edhe për këtë arsye përrallat më të mira, të cilat të ashtu quajtura janë bërë pjesë përbërëse e jetës së fëmijëve në tërë botën. Të gjithë prindërit njohin përrallat siç janë: Kësulëkuqja, Borbardha, Dhia dhe shtatë keca, Maja e gajushës, Pinokio, E përhirta, në mbretin trojan veshtë e dhisë, përralla mbi peshkatarin dhe peshkun e artë, përralla mbi mbretin dhe sulltanin e të tjera. Ato bartën nga brezi në brez. Por për një zgjedhje më të gjerë duhet të drejtohemi në shtëpitë tona botuese. Shtëpitë tona botuese kanë botuar përralla nga vendet më të ndryshme siç janë: përralla shqiptare, greke, turke, jermene, çevreje, , japoneze, burmës, indoneziane, gjermane, angleze, irlandeze, skoceze, islandeze, skandinave, finlandeze dhe përralla nga njëmijë e një net (Llampa e Alledinit ) që janë përpunuar për fëmijët e moshës parashkollore.
Pranë kësaj, janë botuar edhe përralla artistike të autorëve të huaj më bashkëkohor siç janë: vëllezërit Grim, Andersenit, etj. Prindi i kujdesshëm me ndërgjegje të madhe në këto botime ka mundësi të zgjedhë që mund ti përkasin fëmijës me moshë parashkollore. Begatia dhe fantazia në këto përralla, bukuria, stili dhe idetë fisnike të fëmija e kësaj moshe do të arrin qëllimin e dëshiruar; do veprojnë si një kënaqësi dhe argëtim shpirtëror, njëkohësisht do të ndikonin në mënyrë edukuese te fëmija.
Pran këtyre përrallave artistike klasike dhe bashkëkohore mund të preferohen edhe përrallat e Volt Diznit. Me heronjtë e përrallave të tyre, Miki Mausin e shumë tjerë. Fëmijën shumë e tërheqë personi e Diznit ? Qartësia dhe kënaqësia e tyre, xhindshmëria dhe lëvizshmëria, çudira të këndshme dhe të shoqëruar, përjetimi i pa zakonshëm i tyre dhe dreqnilloqet e tyre simpatike qe i bëjnë. Gjëja se të gjitha këto fëmija i bartin në veten e tyre. Aty rrjedh një lidhshmëri e ngushtë në mes fëmijës dhe përrallave – fëmija me përrallat e Diznit dëshpërohen, gëzohen, fëmija me përralla të tilla udhëtojnë në vendet dhe botërat më të çuditshme. Pranë këtyre përrallave nuk frikohen fundit të detit, as dinosaurusve dhe as ujkut... Po ashtu tani është një botë dhe jetë në të cilën jan të fshira të gjithë kufijtë në mes imagjinatës dhe asaj reales. Gjithsesi, edhe këtu duhet bërë zgjedhje qe më së shumti i përgjigjet moshës parashkollore të fëmijës: tregimi mbi tre derra, përjetimi i Miki Mausit dhe aventura e tij, përrallat mbi Gjin, Vajin, dhe Rain, po ashtu Bambi, Elefantin, Popain etj.
Në fushën tjetër haset në tregimet dhe këngët popullore. Nuk ka nevojë të flasim mbi bukuritë dhe vlerat e këngëve dhe tregimeve popullore dhe roli i tyre në edukimin e fëmijëve tanë. Kjo është në përgjithësi e njohur mirë. Mirëpo deri me tani është folur pakë mbi shfrytëzimin e tyre për fëmijët parashkollor. A ka shumë nga to qe vijnë në konsideratë.
Këngët tona heroike tani për tani nuk lexohen, ose shumë rrallë lexohen, për fëmijët e moshës parashkollore. Duke konsultuar disa nga poet të poezisë për fëmijën, kemi ardhur deri në përfundim qe vjershat e tilla të u lexohen edhe fëmijëve të kësaj moshe. Në një kohë fëmija ynë është rrethuar rreth një këngëtari me lahutë, apo çifteli duke u kënaqur me meloditë e tyre mahnitëse dhe ritmet festive ? Shembull kur këndohet kënga e Gjergj Elez Alisë duke bërë luftëra heroike do të thotë se këngët e tilla ndikojnë shumë në fëmijën e moshës parashkollore, për atë arsye duhet bërë një lloj përzgjedhje për këta fëmijë. Në këtë rast nuk është asgjë për tu çuditur , kur një fëmijë degjon një këngë të tillë kërkon ti hip kalit dhe të luaj rolin e Gjergj Elez Alisë. Në këtë mënyrë ne fëmijës i afrojmë të kaluarën tonë (çfarë është me rëndësi për çdo popull) duke ndërtuar atë, ndërsa lojërat e tyre bëhen realitet. ( “ëndrrat dhe forcat e mija bëhen realitet” këndonin Erza mesa ime dhe Ermali nipi im). Mirëpo e tërë kjo ngelë në botën e imagjinatës.
Duhet zgjedhë këngë me përmbajtje më të shkurtër, apo nga këngët e gjata të nxirën ca strofa qe kanë forcë më të madhe për imagjinatë, siç janë ato artistike, dhe në tërësi logjike mbi një hero apo ndonjë ndodhi.
Shembull, mund të provohet me këngë apo vjerrsha të heroit tonë kombëtar Skender Beut, Mic Sokolit, Azem dhe Shote Galicës, Isa Boletinit, tani më të rejat për Adem Jasharin dhe shumë të tjerë. Vjershat e tilla, ka vlerë të madhe qe kohë pas kohe të botohen nëpër gazeta argëtuese, sidomos për fëmijët e kësaj moshe qe bëhet fjalë
Në vijim, të qëndronim në lëmin e prozës dhe poezisë artistike për fëmijë. Çfarë tematike vjen në konsideratë për fëmijët e moshës parashkollore ?
Para se të gjithash, ato duhet qenë tregime nga natyra në të cilën shtazët dhe bimët personifikohen (të paraqitura si gjallesa). Gjëra të tilla ka më së shumti edhe ato shpesh dhe me kënaqësi shfrytëzohen, kryesisht duhet përqendruar vëmendjen fëmijës për ta njohur jetën e shtazëve dhe bimëve. Mirëpo, me qëndrimin qe kemi marrë ndaj fëmijëve të tillë , ne vlerën kryesore nuk mund të shikonim vetëm përmes kësaj. Ajo në anën tjetër është se si ata përjetonin jetën e shtazëve dhe bimëve, si dhe gjërat e lidhshmërisë së tyre me njeriun, këtë e mundëson zhvillimin e imagjinatës së fëmijës. Duke ju falënderuar kësaj, te fëmija zhvillohen ndjenjat, simpatitë dhe afërsia e tyre duke i zbutë dhe fisnikëruar ato. Për këto gjëra, janë shembull tregimet e Volt Diznit siç është tregimi i “Bambit”, “Elefanti Dambu”, dhe të tjera në të cilat fëmija përjeton gjëra të bukura, duke dashuruar atë botë të vogël, të egër mirëpo fisnik, të pa aftë por të gjindshëm, , për atë këtu kapen vlera të mëdha nga fëmija.
Tregimet e më tutjeme, nga jeta shoqërore, nga jeta dhe puna e të rriturve me fëmijën. Me siguri, qe edhe nga ky lëmi nuk na nevojitën tregimet , por duhet konkretizuar duke punuar drejtpërsëdrejti me ta. Më të qëlluarat janë ato kur ndodhitë themelore në të cilat diç ndodhë e qe është me rëndësi të madhe për natyrën e fëmijës.
Në veçanti, fëmijës i përshtatën përjetimet e moshatarëve të tyre, me raste të mira dhe të pa mira nga jeta e tyre. Atyre u është, në njërën anë e afërt dhe e njohur, sepse gjëra të tilla vet kanë përjetuar , ndërsa në anën tjetër , është shumë interesante qe të njëjtat ndodhi qe ka përjetuar vet po përjetonin edhe të tjerët. Për atë arsye fëmija me një kureshtje të veçantë përcjellin edhe ndodhi qe në pamje të parë nuk janë të njohura, por ato kalonin në ta.
Në bazë të kësaj fëmija i donin tregimet qe prindi ua tregon mbi përjetimet e veta nga koha kur ata kanë qenë në moshën e tyre apo nga mosha më e madhe. Për atë arsye, tregimet e këtij lloji, qe vet prindi i sajon, patjetër duhet shfrytëzuar. Me tregime të tilla është e mundur qe të ju tregohet për veprat dhe jetën e njerëzve të shquar të popullit tonë siç janë shkrimtarët, dijetarët, shkencëtarët e sidomos tu tregohet tregime për jetën e tyre rinore. Gjithsesi në veçanti duhet pasur kujdes në sajimin e tregimeve të tilla qe e pranon fëmija lehtë dhe me kënaqësi. Të tilla tregime paraqesin mjet të fortë dhe veprues në ndjenjat dhe vullnetin e fëmijës. Duke u inspiruar për krenarinë mbi personat e veprave të mëdha, heronjve, ato drejtojnë vullnetin e fëmijës në kuptimin pozitiv, në tërësi kontribuohet për zhvillimin e patriotizmit. Janë botuar shumë libra të tilla në këtë drejtim siç janë për Skender Beun dhe heronjtë e asaj periudhe, të periudhës gjatë luftës së dytë botërore dhe në fund për Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin e të tjerë.
Fëmijëve ju interesojnë tregimet rreth jetës njerëzore duke ndërtuar dhe përdorur mjete të ndryshme teknike, të komunikacionit dhe mjete të ngjashme. Shoferët, pilotët, zjarrfikësit, zanatli të ndryshëm si dhe njerëz të dashur për ta që shkruajnë tregime për fëmijë, vetëm e vetëm për arsye se të tillët begatojnë imagjinatën e fëmijës me tregime kureshtare dhe interesante për ta. Tregimet e tilla në mënyrë të tërthortë shfrytëzohen për një bukuri të punës qe e dëshiron fëmija, kështu qe shtynë fëmijën edhe vet të punoi, duke u orientuar në të ardhmen kur ai rritët. Tregime të tilla më shumë gjenden në shtypin argëtues të fëmijëve dhe fotografi të mjeteve të ndryshme qe janë interesante për ta. Lloji i veçantë i tregimeve janë tregimet me humor, në të cilat ndodhitë sajohen në mënyrë të kthjelltë dhe argëtues, qe janë në gjendje të provokonin të qeshurit. Vlera e tyre kryesore gjendet në humor qe në vitet më të reja të fëmijës u është shumë e dëshiruar, e afërt njëkohësisht edhe e nevojshme. Tregime të tilla humori kemi mjaftë nga autorët tonë që shkruajnë tregime dhe poezi për fëmijë, siç ka qenë Rifat Kuka, Merk Krasniqi e shumë tjerë. Për fëmijët e moshës parashkollore vijnë mund të përdoren edhe tregime për shtazë të egra siç janë: Ujku dhe Dhelpra, Dhelpra e Lejleku, Bretkosa dhe Kau etj. Si çdo tregim edhe këtu duhet zgjedhë tregime që i shkojnë shumë përshtati fëmijës së kësaj moshe. Gjithmonë duhet pasur kujdes se gjatë zgjedhjes së tregimeve të tilla mos të lavdërohet sjellja dinake e dhelprës, vrazhdësia e ujkut etj, por duhet treguar tregime siç është: “Qengji i urtë thithë dy nëna” e të ngjashme.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:22 pm

Zgjedhje nga botimet bashkëkohore

Pasi qe kemi numëruar lloje themelore të vjershave dhe tregimeve artistike qe vijnë në konsideratë për fëmijët e moshës parashkollore, duhet që më afër të ju drejtojmë në literaturën qe ne e kemi në dispozicion dhe qe vjen në shprehje për këtë moshë.
Njëra pjesë e literaturës fëmijërore qe i takon të kaluarës, siç janë këngët popullore, tregime, përralla, ashtu edhe të atyre autorëve të rinj dhe bashkëkohore. Kjo është vërtetuar si një edukim i mirë, kështu qe çdo prind apo edukator librat e tilla do ti siguroi edhe nëse askush nuk i drejton në to. Në këtë mënyrë nuk do të gabon, sepse ajo është literaturë e verifikuar për fëmijën e moshës parashkollore, në të cilën është edukuar një mori e gjeneratave paraprake, ekziston edhe pjesa tjetër e literaturës qe shërben për të gjitha gjeneratat. Andaj, në bibliotekën fëmijërore nuk është aq edhe vështirë të gjendet vepra nga kultura e së kaluarës nga popujt tonë dhe ata të huajt.
Çdo gjeneratë posedon literaturën bashkëkohore të fëmijëve, literatura qe lind krahas me gjeneratën , e cila lexohet edhe pse për te nuk është dhënë një vlerësim i përhershëm. Literatura bashkëkohore e fëmijës sot është mjaft e begatshme edhe ajo e jona dhe ajo e përkthyer e cila ju imponohet prindërve. Tani është vështirë ti zgjidhet një libër fëmijës, sepse prindi nuk është në gjendje të lexoi çdo libër qe botohet. Nuk njeh përmbajtjen, gjuhën, stilin, nuk e dinë se libri i tillë a do të jetë i përshtatshëm për fëmijën dhe a do ti përgjigjet fëmijës. Andaj, pa tjetër duhet të njoftohet mbi literaturën bashkëkohore të fëmijës, të cilit do i ndihmojnë shfaqjet e titujve të ndryshëm në shtyp ditor, katalogët e librave të botuar, mirëpo mund ti drejtohet edukatorit apo mësuesit për ti gjetur ato. Përveç kësaj, prindi duhet përcjellë interesimin e fëmijës për një lloj të literaturës së caktuar, shkrimtarë të caktuar dhe të ngjashme – kështu qe në këtë mënyrë ti shërbej si masë gjatë zgjedhjes së sajë.
Shumë shtëpi botuese qe botojnë literaturë për fëmijë përgatisin katalog të librave të botuar.
Duke shfletuar këta katalog, mund të vërejmë se shtëpitë tona botuese kanë dhënë një numër të mirë libra shumë të mira qe mund të shfrytëzohen për fëmijët parashkollor. E vërtetë është qe numri më i madh i këtyre librave i ka takuar poezisë në raport me tregime, në kohët e fundit paraqitën libra me përmbajtje tregimesh.
Në mesin e shkrimtarëve që më shumë haset në këta katalogë, pran shkrimtarëve të vjetër dhe më klasik hasen edhe shkrimtarët e shkrimeve më bashkëkohore.
Pas çlirimi deri me sot po paraqitën një mori shkrimtar bashkëkohor. Neve na duket qe ata në mënyrën e vet u janë më afër fëmijës së sotshëm, qe ta njohin jetën e vet, imagjinatën e vet, hapësirën e imagjinatës së tillë edhe për përmbajtjen e veprave të tyre atë çfarë sot e rrethon fëmijën dhe çfarë i pret ata. Pranë kësaj, ata kanë thye shabllonet e veta statike të shkrimit, kështu qe kanë dhënë formë të re, ritmin dhe metriken e re, kompozimin e ri, melodinë e re.
Sot numër ma i madh i fëmijëve bënë një jetë të ndryshme në raport me fëmijën e ditëve të kaluara. Rrethi dhe hapësira e imagjinatës është e ndryshuar. Fëmija rritet bashkë me trenin, veturën, aeroplan, trolejbus, kompjuter, shikon se si rritën shtëpitë qe edhe ajo i intereson. Shumë interesante është që nuk harron as macen e as këlyshin, as fluturën e as zogun, mirëpo atë nuk e intereson mënyra e lehjes së qenit. Më shumë i intereson se, a i frikohet zogu aeroplanit, cili është më afër e gjëra të tilla. Sot fluturës i ofron helikopterin qe ti tejkaloi shtëpitë e larta që ua mbulojnë parkun. Kjo dhe përmbajtja e ngjashme, moderne sipas tregimeve të tanishme, moderne sipas stilit gjendet në librat e këtyre shkrimtarëve.
Para se të gjithash, në përmbledhjen e tregimeve të shkurtra për fëmijën e moshës parashkollore nga penda e shkrimtarëve më të rinj për fëmijë me titull “Tregimet e vogla për fëmijët e vogël”. Në këtë libër ka tregime të llojllojshme, kureshtare dhe të përshtatshme për fëmijë; në një mënyrë provokuese ndikon në mënyrë edukative dhe paraqet zgjidhje fatlume për lekturën fëmijërore. E ashtuquajtura literaturë “edukuese” nuk është e domosdoshme të jetë gjë me vlerë artistike njëkohësisht edhe edukative.

Pergjigju me Citim
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:22 pm

Përgatitja për tregim dhe lexim

Tani kalojmë në pjesën e dytë të problemit: Si duhet tu flitet fëmijëve ?
Para se ti parashtrojmë pikëpamjet themelore rreth këtij kuptimi, duhet edhe njëherë të nënvizojmë atë çfarë është thënë mbi qëllimin e të folurit dhe leximit, sepse ajo do të jetë vendimtare. Kemi thënë qe me të folur dhe lexim në fëmijën duhet të nxisim përjetime artistike qe do lëvizë imagjinatën e fëmijës dhe ta bëjë qe shpirti i tij të bëhet më vital. Nëse këtë e kemi për qellim, atëherë e terë puna e jonë duhet të orientohet në atë drejtim.
Nuk ka dyshim qe pa një përgatitje të mirë të ketë sukses puna e prindit. Andaj, qëpari duhet të shikonim në çfarë bazohet kjo përgatitje.
Pikësëpari, prindi është i obliguar qe nga një numër i madh i literaturës qe ka në dispozicion ( të cilën ai duhet ta përcjellë dhe ta njoh ) të bënë zgjidhjen më të mirë, Duke pasur parasysh moshën dhe zhvillimin e fëmijës, interesimin i tij, nevojat e caktuara në lidhje me punën edukuese dhe të ngjashme. Përmbajtja e tregimeve të zgjedhura duhet të jetë e tillë kështu qe pamjet dhe kuptimi në te duhet të jetë i njohur fëmijëve nga provoja ditore e tij ose nga puna paraprake kështu qe mos të ka nevojë për kurrfarë shpjegimi të ndryshëm qe kishte me zvogëluar efektin artistik të te folurit. Për këtë duhet pasur kujdes të posaçëm kështu qe diturinë përkatëse fëmija e përvetëson në forma të ndryshme gjatë punës.
Në lidhje me këtë menjëherë duhet pyetur sa tregime duhet të i tregohen fëmijës. Mendoi se sa i përket përgjigjes në këtë nuk duhet tepruar. Për të gjithë është e njohur qe fëmija me ëndje dëgjojnë një tregim disa herë, qe sa herë i tregohet ai kënaqet edhe pse ai e njeh materien e ati tregimi në detaje. Ata i kënaqë ndodhia e njohur aq sa e kënaqë edhe ajo a panjohur. Për këtë arsye nuk kemi nevojë të grumbullonim numër të madh të tregimeve dhe të bëjmë mbingarkimin e trurit të fëmijës për të mbajtur mend. Na duket se dy deri tri tregime në muaj kishte me qenë ajo masë qe kishte shënuar një lloj efekti orientues.
Pasi qe është bërë përzgjidhja, vjen një ndër kërkesat më të rëndësishme në lidhje me përgatitje: kjo është pranimi i tregimit nga ana e prindit. Thjeshtë mendohet se për ti treguar fëmijës farë tregimi mjafton qe duke lexuar apo treguar një herë tregimin ja kemi arritur qëllimit të jemi të aftë për të ja treguar fëmijës. Mirëpo, nuk është ashtu. Tregimi është vepër artistike, kështu qe prindi duhet interpretuar në mënyrë sa më artistike duke nxitur në fëmijë përjetim artistik. Është e qartë, qe askush nuk mund të interpretoi diç qe vet nuk e ka përvetësuar, askush nuk ka mundësi diç të ofroi kur nuk e posedon atë. Prindi, andaj duhet të përvetësoi tregimin, qe në mënyrë intime ta ndiej para se të tregoi atë dhe për të mundur ta tregoi. Ai kurrsesi nuk kishte ma pasur guxim qe të tregoi tregimin kur një tregim i tillë nuk kishte me qenë interesant.
Një përvetësim i tillë, kurrsesi, nuk do të thotë se duhet mësuar përmendsh. Memoria likuidon spontanitetin, në këtë rast bëhet fjalë për mbizotërimin e vërtetë të materialit me të cilin prindi në njëfarë mënyre manipulon. Për tu arritur kjo, thjeshtë duhet kuptuar, të përvetësohet koncepti themelor i tregimit, atëherë të ushtrohet para një dëgjuesit të paramenduar, duke i dhënë konceptit të tillë përmbajtjen e vet. Vetëm se, sidomos veprat karakteristike të bukura dhe origjinale duhet riprodhuar në tërësi ( shembull, konservimi në tregimin e Tre derrave ), ndërsa të tjerat vet prindi duhet japë formën e tregimit në fjalë.
Vetëm nëse në këtë mënyrë punon, prindi me të vërtetë do të krijoj mundësinë qe të flet mirë dhe të arrijë rezultate pozitive. Për ndryshe nuk do ketë shumë dobi nëse ai flet, ndërsa paraprakisht nuk e ka përvetësuar përmbajtjen dhe nuk e ka përjetuar bukurinë dhe vlerën e ati tregimi. Tregimi i tij në këtë rast nuk do ketë kolorit fare, ka me qenë sipërfaqësor, jo i bindshëm, duke kapërcyer disa pjesë qe i ka harruar – në çdo rast pa elemente të mjaftuara qe tregimi kishte me joshë dhe kënaq fëmijën, për këtë arsye ky tregim nuk kishte me pasur as ndikim artistik e as edukativ.
Sa i përket leximit, është e qartë qe aty nuk ka kurrfarë mundësie diç të ndërrohet, për këtë arsye ka nevojë qe me ushtrim permanent të përvetësohet teksti përkatës si shprehje e vet.
Për të arritur efekt më të madh, prindi duhet të ketë kujdes të madh se si do të fliste dhe në çfarë kohe. Duke përcjellë konceptin përkatës të te folurit, mendonim qe nuk duhet folur në kohën kur fëmija është i orientuara apo i parapërgatitur në mënyrë psikike për të lozur apo aktivitete tjera më atraktive sipas tij. Koha më e përshtatshme është ajo e pas ditës. Në këtë kohë fëmija një çikë është më i lodhur fizikisht dhe më shumë janë të disponuar për një formë të punës së qetë. Në këtë kohë fëmija në një mënyrë i afrohet prindit, atëherë të folurit zënë vend duke kënaqur fëmijën.
Në lidhje më këtë shtrohet pyetja a duhet fëmijës ti flitet para se ta merr gjumi ? Shumë prind këtë e praktikojnë, fëmija krijon një shprehje qe të flija para se të përfundon tregimi qe prindi do ja tregoja. Mendojmë se në këtë nuk ka asgjë negative, vetëm me një vërejtje : tregimi qe tregohet para se të flija fëmija duhet të jetë i lehtë, i qetë, me përmbajtje qe nuk ndikon në fëmijën në mënyrë për ta ngarkuar atë gjatë gjumit apo për ta nxitur me ngarkesë të madhe aksionesh të ndryshme, por plotësisht qetësuese qe i përshtatën gjumit.
Ka edhe gjera tjera qe prindi duhet pasur kujdes të veçantë në suaza përgatitore. Shembull, para se të filloi për të folur duhet tentuar qe çdo gjë qe e rrethon dhe ja tërheq vëmendjen fëmijës të ja largoi nga mendja, siç janë ngjarjet dhe fotografitë qe fëmijës ja tërheqin vëmendjen. Në këtë rast në fëmijë duhet vepruar vetëm e vetëm fjala e prindit.
Me qenë se përveç përmbajtjes së tregimit, në një mënyrë duhet pasur kujdes edhe në rregullimin e ndriçimit të dhomës ku tregohet tregimi. Drita e fortë në dhomë i përshtatet tregimit me përmbajtje gëzimi dhe hareje, ndërsa tregimet tjera duhet treguar në dhoma me ndriçim mesatar. Kështu që atmosfera e përgjithshme të veproi ashtu për të lanë përshtypje më të fortë në fëmijën.
Si një apo shumë fëmijë duhet ulur kur tregohet një tregim ? Kurrfarë gjendje shtrënguese apo tensioni nuk guxon të qëndroj. Fëmija duhet të qëndrojnë apo ulën në formë komode, në mënyrë të lirë të ulën rreth prindit të vet, duke marr qëndrim më të përshtatshëm për fëmijën kështu qe gjatë tregimit fëmija të ndien kënaqësi të plotë. Mirëpo, prindi duhet pasur kujdes të veçantë qe fëmija të shikoi atë në fytyrë, ky faktorë është shumë me rëndësi kur prindi flet ndërsa fëmija e shikon në fytyrë duke folur prindi, atëherë tregimi është shumë i rëndësishëm. Kur mundësia lejon, në shtëpi, ishte dashtë qe këndin e një dhome ta përgatisim si këndë për tregime.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:23 pm

Disa vërejtje paraprake

Duke pasur parasysh krejt çfarë kemi thënë më parë, paramendonim se prindi është shumë mirë i përgatitur për të folur, respektivisht për të lexuar. Para se të kalonim në mënyrën e të folurit, mendonim se duhet jap ca vërejtje.
Para se të gjithash është e duhur qe fëmija në moshën parashkollore të jetë i përgatitur për të folur. Kjo përgatitje nuk guxon të paraqitet në mënyrë të befasuar, aq ma pak nuk guxon të imponohet. Përkundrazi, fëmija duhet të ndiej nevojë organike për të folur. Kjo kishte me qenë surprizë nëse në këtë drejtim punohet në mënyrë sistematike, në mënyrë qe të fëmija të krijohet shprehi. Në këtë rast mjafton qe prindi të ju tregon se do ju tregoi e sidomos kur ai ulët në vendin e zakonshëm ku ju tregon tregime, po në atë qastë menjëherë formohet një diskonim i pa përshkruar se do të dëgjoi diç interesante edhe të bukur kështu qe fëmija fillon të gëzohet.
Sa i përket prindit, para se të filloi me fol, duhet të përgatitet në mënyrë psikike për përmbajtjen e tregimit, qe në vetën e vet të nxisë ndjenjat themelore që tregimi përmban në mënyrë qe të hidhet në botën e ndodhisë qe tregohet, kështu tregimi në fjalë të le përshtypje edhe në vet prindin, si për nga qëndrimi ashtu edhe për nga shprehja qysh se në fjalët fillestare. Prindi duhet larguar nga koka të gjitha mendimet tjera si dhe problemet e përditshme qe e ngacmonin atë, sepse nëse ato e preokuponin atëherë edhe tregimi do pësoi ndryshim apo edhe dështim total. Paramendojeni ju flisni për “Kësulëkuqen” , ndërkohë gjithnjë mendoni në probleme qe ju preokupojnë, siç është një kushëri i sëmur e të ngjashme. Nga kësulëkuqja e vërtetë pak do ti ofroni fëmijës gjatë tregimit. Gjithashtu prindi duhet ulur në mënyrë komode, të shtrihet po ashtu në formë komode dhe të ndihet i kënaqur, në mënyrë qe asgjë mos ta ngacmoi nga brenda apo nga jashtë respektivisht në atë mënyrë qe mos ti pengoi asgjë gjatë tregimit. Gjatë tregimit çdo gjë tjetër duhet të asgjësohet vet vetiu. Kjo do të ndodhte ngjashëm me gjyshen kur ju flet nipave, ulet në mbështetëse, pak mendon, merr frymë ngadalë por thellë, lëshon një shikim në një largësi duke e drejtuar atë shikim mbi kokat e nipave dhe më zë të butë dhe romantik dhe fillon tregimin – mbi vogëlushen qe ka jetuar shumë, shumë vite më parë.
Në lidhje me këtë, shumë është me rëndësi qe shpirti i tregimit të ju imponohet qysh se nga fillimi, kështu qe fjalët e para ta përvetësojnë fëmijën duke futë në lëvizje imagjinatën e tyre. Në rastin konkret fillimi i tregimit kishte me qenë: Në një kohë kishte qenë një vogëlushe ...; Larg, larg, pa ca vitesh ...; Moti, shumë moti përtej shtat bjeshkësh...; Në një qytet, në një rrugicë, në një shtëpi në katin e katërt... e të ngjashme, në veçanti janë të përshtatshme. Fjalë dhe fillimet e tilla janë tërheqëse për fëmijë, sepse mendojnë se do të dëgjonin ndo një ndodhi shumë interesante.
Kur prindi fillon me ndonjë tregim, kurrsesi nuk duhet ta ndërpres për shkak të punëve tjera, e më së paku kur duhet ta qetësoi ndonjë fëmijë qe për momentin nuk e dëgjon atë apo nuk është i rehatshëm. Tregimi është një tërësi e përjetimit artistik kështu qe nuk guxon kurrsesi të rrënohet; çdo ndërprerje at e shëmton duke humbur efikasitetin e vet. Në çoftë se fëmija nuk e dëgjon atë me kujdes, me siguri gabimi është të prindi. Sepse nëse prindi ka përzgjedhur tregim të mirë dhe joshës për fëmijën edhe nëse ai tregim është i bukur dhe nëse e tregon në formë shumë të bukur, fëmija kurrsesi nuk ka mundësi qe mos ta dëgjoi.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:23 pm

Si duhet folur

Tani, do bëjmë fjalë për pyetjen se si duhet të duket tregimi i prindit. Në tërësinë e këtyre problemeve qe ne i shqyrtonim në këtë pjesë pa dyshim se janë me rëndësi të madhe. Do cekim ca forma themelore për të folurit e mirë.
E para, natyra e qëndrimit. Prindi duhet të flasë pa kurrfarë afeksioni, pa pozuar dhe pa kurrfarë paralajmërimi, lehtë dhe pa u hamendur, pa menduar se çfarë efekti do të reflektohet të fëmija. Mendimet e tija duhet të përqendrohen në tregim, e jo në personalitetin e vet. Përkundër, jo vetëm qe do të rrënon bukurinë e tregimit, por me paralajmërimin e tij pa nevojë do ta tërheqë vëmendjen e fëmijës në kahen e kundërt. Gjithsesi, shumë më lehtë është të parashtrohet kërkesa: të jeni më natyral se që jeni në të vërtetë. Në çoftë se prindi ka vështirësi në këtë drejtim, ai duhet ushtruar në atë mënyrë duke u kujdesur qe gjatë tregimit të mendoi ashtu në formë të gjallë në përmbajtjen e tregimit, në mënyrë qe mos të ka kohë për tu përqendruar në vetën e vet. Nëse ashtu bënë më shpesh, në mënyrë natyrale vetvetiu do të aftësohet për të treguar tregime ashtu siç lejojnë rregullat.
E dyta, shprehjet sa më të thjeshta. Prindi duhet të flet në mënyrë sa më të thjeshtë dhe me fjalë qe sa më lehtë ti kuptonin fëmijët me fondin e fjalëve qe mbulonin në tërësi atë tregim. Kjo është me rëndësi të madhe, sepse fëmija nuk kanë mundësi qe të përvetësonin tregime qe në te shprehën fjalë të cilat ata nuk i kuptonin, aq më pak mund ta përjetonin imagjinatën e përmbajtjes së tregimit të tillë.
E treta, logjika e përshkrimit. Prindi duhet pasur kujdes në qëllimin e tregimit dhe në përshkrimin e ndodhisë, pa shumë shpjegime dhe përshkrime qe mundësonin vetëm me dobësuar interesimin. Tregimin duhet nënkuptuar si një dramë në të cilën ndodhitë dhe imazhet radhitën njëra pas tjetrës në një rend logjik, duke arritur kulmin dhe kuptimin e plotë dhe përfundimtar të tregimit. Një përshkrim i tillë në mënyrë të tërësishme preokupon fëmijën si një dramë qe kishin me shikuar.
Në lidhje më këtë më rëndësi është qe gjatë përsëritjes nuk ndryshonim radhitjen e ndodhive, njëkohësisht që asgjë mos të mungon nga përmbajtja. Fëmija në mënyrë të saktë mbajnë mend, kështu qe nuk lejojnë asgjë të ndryshohet. Nuk është rast i rrallë kur fëmija përmirëson prindin, ose i jap vërejtje në lëshimin e bërë. Në ndërprerjet e tilla dhe kthimet prapa jo vetëm qe humb tërësia e përjetimeve artistike, por krijohet edhe një mos besim i fëmijës ndaj prindit, çfarë prindi në kurrfarë mënyre nuk duhet lejuar.
E katërta, të folurit dramatik. Kjo është një ndër veçoritë me vlerë më të madhe për të folurit e mirë. Prindi duhet qe në tërësi të “tretët” në tregim, në një mënyrë të shikoi atë çfarë e tregon, kështu qe me zë, me shikim, mimikë dhe gjeste të shpreh karakteret, situatën, veprimin e të gjitha të tjerat qe janë pjesë përbërëse e tregimit. Ai duhet arritur atë qe fëmija të mahnitet me krijimin e imazheve duke shprehur përmes fytyrave të tyre. Neve na janë të njohura shembujt dhe provoja ku qëndron suksesi në kuptimin e plotë, çfarë mund të shikohet sipas reagimit të fëmijës.
Mirëpo, një tregim i tillë dramatik për shumë prind paraqet një pengesë të madhe, sepse kjo nuk bëhet vetëm se ne dëshironim, por më së shumti varet nga natyra e vet prindit. E qartë është se nuk ka sukses nëse diç nuk kryhet në mënyrë spontane. Në këtë rast ndihmon vetëm e vetëm ushtrimi (stërvitja) dhe një përqendrim i gjithanshëm gjatë tregimit, me mund të madh qe ndjenjat dhe imagjinatën e vet ta zgjonin sa më shumë.
E pesta, të shprehurit e gjallë. Prindi kur flet, duhet të jetë i disponuar, qe edhe ati ti interesoi përmbajtja e tregimit, pa marrë parasysh për të saten herë e ka treguar, sepse vetëm në mënyrë të tillë ka mundësi ta shprehë me një elan dhe gjallëri. Kjo gjallëri bartë me vete edhe fëmijën. Në çoftë se prindit nuk i intereson tregimi, në çoftë se tregimi është i mërzitshëm, e qartë është qe mënyra e të shprehurit të tij së shpejti ajo mërzi të kaloi edhe tek fëmija. Për atë arsye prindi duhet përjetuar tregimin qe e tregon, në çoftë se për momentin nuk ka mundësi të tregoi në mënyrë të tillë, duhet të luaj rolin në një mënyrë “qe për një gjë të tillë nuk është i interesuar”: një mund i tillë i ndershëm me siguri do ti sjellë minimumin e arsyetimt.
Pran këtyre veçorive te të folurit të mirë, qe ne mendonim se janë themelore, ka nevojë qe të bëjmë me dije në disa veçori te teknikave në të folur, qe në mënyrën e vet gjithashtu japin kontribut në suksesin e të folurit, respektivisht të lexuarit.
E para, Forca e zërit. Zëri duhet të jetë natyral si edhe gjatë bisedës së rendomë. Forcën duhet ndryshuar në mesë të folurit e qetë dhe ati më me zë sipas kërkesës së përmbajtjes. Kështu qe për shembull, të folurit e drejtë për drejtë duhet shprehur me një forcë sidokudo më të lartë, skenat qe pritën diç me zë më të ultë, britmat me zë më të lartë etj. Në çdo rast, jashtë variacioneve të tilla duhet folur në mënyrë të qetë, sepse në një mënyrë të folurit e tillë fëmijën e qetëson, pushon dhe e tërheqë.
E dyta, rregulli i të shprehurit të fjalëve. Ka nevojë të madhe qe të përdoret në mënyrë të rregullt aksenti gramatikor në të shprehurit e rrokjeve dhe fjalëve. Nga kjo varet melosi i të folurit tonë të cilin duhet pranuar edhe fëmija.
E treta, pauza. Duhet pasur kujdes në vende të caktuara, çfarë varet nga përmbajtja, të pushojmë më shkurtë apo më gjatë, duke ju apë shans fëmijëve qe në mënyrë më të fortë të përjetonin gjendjen emocionale.
E katërta, shpejtësia. Ajo me siguri varet nga karakteri i tregimit: ca ndodhi duhet treguar me një shpejtësi më të madhe, ndërsa ca me një ma të vogël. Mirëpo, në çdo rast, kur është fjala për fëmijën në moshën parashkollore, shprehja gjithsesi duhet të jetë më e ngadalësuar, në mënyrë qe atyre tu mundësohet përcjellja e rrjedhës së mendimeve në tregim.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:24 pm

Vërejtjet e fundit

Me shqyrtimin e të gjitha atyre qe bëjnë fjalë për të folurit e mirë, më në fund do ti parashtronim ca pyetje sipas këtij principi.
Së pari, Gjatë të folurit a do të përdorim fotografi dhe mjete ndihmëse dhe praktike qe shihen ? E dimë se në raste të shpeshta kjo formë praktikohet, gjë qe përdoret ose një foto ose një seri fotosh (album i fotove).
Puna e tillë bazohet në faktin qe mendimi i fëmijës konkretisht edhe ai pa dyshim është i arsyeshëm për të përvetësuar diturinë dhe zhvilluar forcën e mendjes. Mirëpo, ne gjer ne tani kemi bërë fjalë mbi tregimin dhe leximin si mjete për ndikim artistik te fëmija. Nëse ngelim aty qe të folurit dhe leximi të bëhen përjetim artistik për fëmijë, atëherë nga to duhet shkyçë të gjitha mjetet tjera, në këtë rast edhe fotografitë. Fjala është për atë se çfarë duhet ndikuar në fëmijën, të lëvizë imagjinatën e tyre për tu mundësuar krijimi i imazhit të vet, e jo tu ofroet në formën e gatshme. Kjo do të thotë besimi në forcë dhe fjalë, e kjo neve na duket ma me rëndësi.
A kemi të drejtë në një qellim të tillë ? Mendonim se po, sepse e ka verifikuar edhe përvoja e drejtpërdrejtë. Kur gjyshja i flet fëmijëve, ajo flet pa ndihmën e fotografive, ndërsa fëmija gjithsesi e dëgjojnë me një përjetim të kënaqur edhe askurrë nuk thonë mjaft. I njëjti rast është kur fëmija dëgjon tregime përmes radios. Për çfarë edhe ne nuk kishim me bërë një gjë të tillë? Qëndron edhe bindja qe nuk do të thotë se ne jemi kundër fotografive. Ato mund të vijnë në vijim, gjatë përsëritjes, kur , nga ana e vet dhe në mënyrën e vet do të paraqitën role më të mëdha.
Krahas kësaj dëshirojmë qe të zbardhim edhe lëmin e muzikës si përcjellës eventual i të folurit. Mendonim qe kjo është e mundur të shfrytëzohet vetëm e vetëm për të përforcuar përshtypjen e fëmijës. Të përkujtojmë se sa shpesh radioja e përdorë këtë formë për te treguar tregime. Andaj, nëse prindi është i arsimuar në muzikë dhe posedon piano, për disa tregime duhet të improvizoi muzikë të caktuar, sepse muzika ndërthuret me përmbajtjen e tregimit.
Kur tregimi përfundon, çfarë duhet bërë? Para se të gjithash, ne jemi kundër çdo analize në kuptimin e nxjerrjes dhe formulimit verbal e disa përvojave morale. E para, për atë arsye se morali është ai qe fëmija duhet ta përjetonin dhe përvetësonin bashkë me tregimin, e dyta, për atë arsye se analiza e tillë dobëson përjetimin artistik edhe shpesh herë për fëmijë është e mërzitshme, sepse paraqet diç te tepruar. Disa tregime vetvetiu, me fjali përfundimtare japin pamjen e përmbajtjes në tërësi, kështu qe çdo moralizim është i tepërt.
Me rëndësi të madhe është qe gjatë përfundimit të tregimit fëmijën ta lirojmë nga ndikimi i përjetimit artistik. Nuk ka dyshim se çdo njëri do të reagon në mënyrën e vet, atëherë ne do orientohemi dhe veprojmë në bazë të reagimit të tillë. Ka mundësi qe ndonjërit nga fëmijët tregimi do i pëlqej aq sa do kërkoi për ta përsëritur. Nuk ka kurrfarë arsyeje qe prindi mos ti dal në ndihmë në kërkesën e tij. Në atë mënyrë ai edhe një herë do të kënaqet në përjetimet e ndodhive nga ai tregimi dhe do bëhet fatlum. Në fëmijën tjetër, ka mundësi qe, disa person apo edhe episode i bëjnë përshtypje të veçantë, andaj në lidhje me këtë do shpreh ndjenjat e veta dhe dëshirat ose të kërkoi ca shpjegime. Në një reaksion të tillë spontan të fëmijës, prindi në mënyrë të përgatitur ta pranoi biseda të shkurtra me te, në të cilat ai do të tërhiqet në mënyrë mjeshtërore. Vetëm në këtë rast bisedat e tilla janë të arsyeshme. Fëmija i tretë ka mundësi të bëjë pyetje se çfarë është bërë me tutje me heroin kryesor , andaj patjetër duhet që të vazhdoi me tregim. Fëmija i katërt gjatë bisedës do ti kujtohet ndonjë tregim i më hershëm qe ka gjëra të përbashkëta me tregimin në rrjedhë, kështu qe kërkon të tregohet dhe ai tregim. Edhe aty duhet të i plotësohet kërkesa e fëmijës.
Kryesisht, mendojmë se pas përfundimit të tregimit puna duhet rrotulluar në këtë drejtim, sepse në këtë mënyrë për një kohë të gjatë sigurohet ndikimi pozitiv i përjetimeve artistike. Për ditët në vijim, gjatë përsëritjes, mund të shikohen fotografitë, ilustrimet, dramatizimet e caktuara, modernizimi e të ngjashme, çfarë kishin me plotësuar edhe mënyrën tjetër mahnitëse të përjetimeve artistike e nxitur me anë të tregimeve. Por kjo nuk do të thotë jo vetëm qe mos të përsërisim tregimet , sepse ajo vetvetiu pa marrë parasysh sa herë kemi përsëritur të njëjtat tregime me të njëjtat përmbajtje, te fëmija do të nxisim një përjetim të hareshëm dhe kënaqësi të madhe.
Fjalët kanë forcë magjike, si çdo mjet tjetër me shprehje artistike, ndërsa në ne ngelë qe përmes shprehjeve të folurit dhe të lexuarit artistik, në masë të plotë ti shfrytëzonim.
Në këtë kuptim janë shkruar edhe rreshtat në fillim: të vërehet vlera e të folurit dhe leximit dhe tu ndihmohet prindërve qe këtë formë të punës në mënyrë sa me të rregullt ta shfrytëzonin për edukimin e vogëlushëve të vet. Assesi nuk guxon të harrohet qe një përjetim i tillë artistik fisnikëron fëmijët dhe në një masë të dukshme ndikon në përvetësimin veprave dhe pikëpamjeve të caktuara.
Shtypshkronja
Enti për aftësimin profesional të punëtorëve Zemun, Marshall Tita 29
“NGRITJA DHE EDUKIMI I FËMIJËVE”
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:24 pm

Miqtë e mijë të nderuar

Miqtë e mi të nderuar dhe shumë të respektuar, një gjë duhet të më kuptoni ! Unë jam një adhurues i të gjitha atyre gjërave qe shpien në drejtim të mirëqenies njerëzore, dashurisë, paqes e çfarë jo qe është vetëm për të mirën e njeriut. Askush nuk mund të më bindë qe në këtë konglomerat të kësaj toke nuk ka vend për të gjithë, vetëm duke pasur kujdes qe çdo njëri të sistemohet aty ku e ka vendin. Fatbardhësi e madhe është për mua qe me profesion jam inxhinier i diplomuar i bujqësisë, kështu qe çdo ndërmarrje ime me kohë për kultivimin e bagëtisë, shpendarisë, pemëtarisë, vreshtarisë, perimekulturës etj ka sjellë rezultate me sukses të pa mohuar. Çdo intervenim i vonshëm ka sjellë dështim. As një agronom, mjek apo prind qe vet nuk është në radhë të parë njeri dhe i edukuar ashtu siç e kërkonin rregullat e ligjeve natyrore, e pa mundur është qe mund të jetë ekspert prefekt i zanatit të vet, po ashtu edhe prind i mirë. Këtë nuk e kam thënë unë i pari, këtë e kanë thënë shumë herët me mija e mija vite para neve. Por e mira gjithmonë vlen të përsëritët.
Çdo ndërmarrje për kultivimin apo përfitimin e një specie në lëmin e bujqësisë jap rezultate pas pesë vite.
Çfarë mendoni sa kohë merr edukimi i fëmijës ? Eh more miqtë e mijë të dashur ! Nëna fëmijën e mbanë në mitrën e sajë nëntë muaj, paramendoni ti mbani nëntë muaj natë e ditë në duart e juaja tri deri në katër kg. Kjo është faza me rëndësi të madhe kur fillon të edukohet fëmija. Nëna e qetë, fëmija i qetë! Nëna e vështirë, fëmija i vështirë! Nëna e zgjuar edhe fëmija i zgjuar dhe kundërta! Nëna po e përmendi shpesh mirësinë dhe engjëllin edhe fëmija do jetë engjëll! Nëna po e përdori emrin e “dreqit” me dyja duart ja falë dreqit! Etj. Përafërsisht, dy vite fëmija bartët në kraharor. Katër vite tjera fëmija donë të dija çdo gjë “më shumë se qe din vet prindi”: tregime, përralla, lexime shëtitje, lozje etj. Katër vite tjera duhet të mësoi: shkrim, lexim, të pajiset me dituri jo vetëm shkollore por atë të përgjithshme, urbane, ekonomike, sportive, politike, me një fjalë çdo gjë qe e ngacmon në sistemin e tij nervor përmes shikimit, dëgjimit, aktiviteteve fizike dhe atyre psikike etj. Katër vite tjera përveç atyre faktorëve qe përmendem më parë lind një faktor i ri shumë më i rëndësishëm se të cekurit, e kjo është adoleshenca (dashuria) për gjininë e kundërt të tij apo të sajë. Faktori në fjalë është sa kompleks aq enigmatik , shumë i vështirë për prindin. Në këtë rast prindi duhet të jetë tejet i përgatitur për ta edukuar fëmijën gjatë kësaj faze. Pas këtyre qe i cekëm vijnë edhe katër vitet e pjekurisë !
Paramendoni miq të nderuar, në bujqësi për të përfituar një specie të re siç janë pema, pula, viçi etj nevojitën pesë vite. Por, çfarë mendoni për të përfituar një qenie të re njerëzore me tipare humane dhe të mbarë për tërë njerëzimin më së paku nevojitën nëntëmbëdhjetë vite. Nëntëmbëdhjetë vite fëmija nga prindi kërkon mund dhe ngrohtësi të madhe! Kjo është barazi qe të punoni me dhjetëra kilometra në një minierë ari rreth njëzet viteve për ta ëndërruar një ditë më të lumtur!
Falënderoi miqtë sidomos mikun tim Roi qe me nderon me fjalën “Faleminderit”. Mik i nderuar Roi unë jam babai i gjashtë fëmijëve (3+3), gjysh i dhjetëra nipave dhe mesave, jam edhe gjyshi i fëmijëve të lagjes sime aty ku banoi. I vetmi urim edhe shumë madhështorë për mua është kur me tregoni se; a po kuptohet kjo materie qe po e shkruaj dhe sa po kuptohet, sepse kjo materie po përkthehet nga gjuha serbokroate e atëhershme.
Falë nderoi profesorin tim të ndjerë të kulturës fizike Shyqëri Spahiu qe mi dhuroi rreth pesëdhjetë broshura të tilla pa ja kërkuar unë fare. Por, duke vërejt se unë kam durim të madhe dhe jam punëtor i pa mposhtur për mirëqenien njerëzore, para vdekjes profesori më ofroi këtë material qe tani po me duket mi dha duke thënë me shpirtin e tij: “merri salihaj se këto janë vetëm për ty, se ti je ai qe do i qetë në dritë në gjuhën ton shqipe, sepse mu ka lodhë shpirti duke mësuar dhe lexuar serbokroatisht. Ne jemi shqiptar! Dëshira e jonë është të lexojmë, mësojmë, flasim, punojmë, frymojmë shqip! Andaj merri të lutëm qe ky thesar mos të varroset në sirtarët e mi të vjetruara!”
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:25 pm

Roli i shprehive në përgjithësi, e sidomos në jetën e fëmijës

Mbi shprehitë është folur mjaftë. Kjo edhe sot bëhet, mirëpo mendonim që nuk është e tepruar, për shkak të rëndësisë që shprehitë kanë në jetën e njeriut, e në veçanti në jetën dhe edukimin e fëmijës.
Populli thotë: “Shprehia është natyra tjetër”, ndërsa shkencëtarët: “Shprehitë janë ekonomia e vetëdijes në veprimtarinë e njeriut”. Këto mendime mjaft shpesh dëgjohen dhe në to gjendet esenca e vlerave të tyre.
Kur flasim për shprehi, kryesisht mendonim në ato pozitive, qe shpien, para se të gjithash, në ruajtjen dhe kultivimin e shëndetit, në sjelljet kulturore dhe në punë. Te disa persona në veçanti në raste të shpeshta për shkak të mungesës se këshillimit të drejtë formohet një mori e shprehive të dobëta ( të dobëta për vet personin dhe për rrethin ku ai jeton dhe vepron), qe krijon mjaft pa kënaqësi, kështu qe me vështirësi eliminohen dhe largohen.
Çdo njeri duhet të kryej shumë vepra në interes të shëndetit, dhe atë për çdo ditë, pa dallim, kështu qe në një mënyrë mos ti mirët kohë shumë dhe mos të ja tërheq vërejtjen shumë punëve me rëndësi. Çdo gjë do të bëhet e thjeshtë nëse njeriu ka të formuar shprehinë e fortë, nëse për atë shprehi ka nevojë. Nuk ka vështirësi nëse duhet ti pastronim duart para buke nëse paraprakisht tek ne formohet shprehia e tillë, respektivisht nëse thjesht nuk mundem të ulemi pran tryezës me duar të pa pastra edhe pse gjendemi në ndonjë situatë të tillë. Ose, nuk mundem të flejë në çoftë se nuk jemi pastruar, apo pastruar këmbët etj.
Marrim shembullin e dytë. Është jashtëzakonisht kënaqësi kur shohim njeriun qe nuk mundet ti përgjigjet njeriut tjetër ndryshe përveç me një sjellje të mirë, me lutje, ose kur tjetri përgjigjet me një mirësjellje të jashtëzakonshme, edhe kjo varet nga shprehitë e krijuara në rrethin ku jeton. Jeta sa është më e bukur dhe më e plotë e ati njeriu të i cilit puna është bërë nevojë, ndërsa në barrë edhe detyrimi. Edhe kjo është rezultat i shprehisë. Te bëjmë një rezyme dhe themi qe shprehia ka rol të madh në jetën e njeriut sepse mundëson qe sasi te pa nevojshme të shpenzoi energjinë e vet në nivelin minimal, respektivisht, qe një pjesë të madhe të energjisë të angazhoi në punët e dobishme, për vet ndërtimin dhe suksesin e punëve të veta.
Shikoni fëmijën qe ka filluar në mënyrë të pavarur ti lajë duart, se si ai këtë punë e bënë ngadalë dhe si investon energjinë e vet fizike dhe psikike. Më vonë, kur ai krijon shprehi, ai këtë punë e bënë shumë shpejtë dhe shumë lehtë, njëkohësisht nënës së vet i tregon ndodhitë qe i ka përjetuar në shkollë apo gjatë lojërave.
Shprehia edhe në jetën e njeriut lozë rol të madh. Nga raportet tona ndaj shprehive në edukimin e fëmijës varet edhe roli i shprehisë në jetën vijuese të fëmijës, kur ai rritet si njeri i madh. Prindërit, dhe të gjithë qe mirën me edukimin e fëmijës, kanë për detyrë, në interesin e edukatës së drejtë, të i kushtonin kujdes të madh këtij problemi, e sidomos ta kuptonin rëndësinë dhe rolin e shprehisë në edukimin e fëmijës.
Na është e njohur nga provoja qe fëmija qysh në vegjëli të aftësohet qe sa ka mundësi t të brengoset për shëndetin e vet, respektivisht te ai duhet formuar shprehi higjienike. Para se të gjithash këtë duhet të mësohet qe të jetoi në kushte higjienike, qe kënaqësi të ndien në pastërti, ndërsa më vonë do të vetëdijesohet mbi nevojën e jetës së tillë. Me rëndësi është qe fëmija shembull, të krijon shprehi qe vet dhe sa më shpesh ti pastroi duart, dhe në përgjithësi të mbaj çdo gjë të pastër.
Njëkohësisht është e rëndësishme edhe shprehia e raporteve kulturore, ndaj sendeve qe i përdorë për çdo ditë, më tutje ndaj ushqimit, sjelljet e kulturuara ndaj të moshuarve, ndaj shokëve të vet. Nëse nga vegjëlia fëmijën e mësonim qe të sjellët në mënyrë të kulturuar, ne më këtë rast i kemi mundësuar qe ai më shpejt të pavarësohet. Mundësojmë që në mënyrë të lirë dhe sigurt qarkulloi në mesin e shoqërisë, qe me lehtësi kontakton me njerëz dhe moshataret e vet, çfarë do ti sjellë shumë dobi dhe kënaqësi të madhe gjatë jetës.
Vendin e veçantë dhe vlerën madhështore e ka formimi i shprehisë së punës te fëmija. Menjëherë duhet cekur qe më formimin e shprehisë së punës te fëmija do të ketë vetëm rezultate pozitive, nëse gjatë kësaj kemi parasysh forcën e fëmijës. Kërkesat tona si edukator nuk guxonin të jenë as tepër të rënda, po as tepër të lehta. Nga ai çast kur fëmija është në gjendje te kryej ndonjë punë, duhet të ngarkohet me një punë të tillë. Edhe nëse është tubimi i thermave të bukës në sofër, si dhe grumbullimi dhe renditja e lodrave e të ngjashme. Duhet pasur durim qe punët e tilla ti ngarkohen fëmijës. Ai atë e dëshiron dhe me kënaqësi e kërkon ta bëjë, ai ka dëshirë të ja tërheq vëmendjen më të moshuarve – qe të punoi. Këtë kënaqësi në punë duhet kultivuar. Shprehitë në punë nuk arrihen vetëm me angazhimin e fëmijës në punët serioze, por me formimin e raportit të drejtë ndaj lojës e sidomos ndaj mësimit. Nëse ja arrijmë qe fëmijën gjithnjë ta angazhonim me punë, qe me kënaqësi kryen punët e besuara, kemi arritur qe fëmija të krijon shprehi ndaj jetës së organizuar në të cilën nuk do të ndiej mërzinë, qe është armiku më i madh i kënaqësisë gjatë jetës. Fëmija do e dashuroi punën qe do i bëhet nevojë gjatë terë jetës. Në veçanti duhet cekur rëndësinë e madhe të punës për zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës, e sidomos për zhvillimin e tij mendor.
Pa marrë parasysh në llojin e shprehisë qe ne e edukonim fëmijën, të gjitha krahas duhet kultivuar dhe edukuar te fëmija, të gjitha ato kanë rëndësi të madhe në jetën dhe zhvillimin e fëmijës.
Para se të gjithash, me edukimin e drejtë të shprehive të domosdoshme, në jetën e njeriut do të fusim punën dhe jetën organizuese. Kur të fëmija krijojmë shprehi qe në mënyrë të pavarur të kujdeset për personalitetin e vet, që puna mos ti sjellë vështirësi, qe të sjellët në mënyrë të lirë dhe të sigurte në shoqëri, ne kemi sjellë dobi të madhe dhe të pa përshkruar qe fëmija të pavarësohet, te formohet një personalitet i fortë qe më vonë shumë probleme jetësore mund ti zgjedhë dhe të vendosë në mënyrë të pavarur.
Duke kultivuar shprehi pozitive te fëmija nga fëmijëria më e hershme, ne i mundësonim qe në mënyrë të lehtë, shpejt dhe të saktë të përvetësonin një mori veprimesh personale si një njeri i kulturuar qe është e domosdoshme për jetën e vet , në shoqëri dhe bashkësi.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:25 pm

Cili është lloji i shprehive qe duhet përqendruar fëmijën

Kur shikojmë fëmijët, sjelljet e tyre, kërkesat e tyre, dhe në përgjithësi, raportet e tyre ndaj të gjitha atyre qe ndodhin, do shohim se ekziston një mori veti qe janë të përbashkëta me çdo fëmijë. Mirëpo, pran vetive të përbashkëta, çdo fëmijë veçohet, dhe atë shumë herët, me veti personale dhe individuale, të cilat çdo prind duhet mi pasur parasysh dhe në bazë të tyre të edukoi fëmijën e vet.
Fëmija terësisht i vogël, para se të gjithash, kujtesën e kanë shumë të mirë sa i përket lëvizjes dhe pozites në të cilën gjenden. Për at, nëse ne i ndihmojmë, me kohë fillojnë të ecin, heret kapin gjërat dhe lodrat duke lozur me to. Në çoftë se fëmijën tërë kohen e ushqenim, e çveshim dhe e mundësonim qe vet të argëtohet, ai në këtë do të krijoj shprehi kështu qe nuk do të sjellë vështirësi për kultivimin e tij. Kjo bazohet në të ashtuçuajturën kujtesë motorike, qe na mundëson qysh se në ditët e para të fëmijës të krijojmë shprehi për rregulla në jetën e fëmijës.
Vetia e dytë qe mund ta vërejm të fëmija është se ata janë mjaft aktiv. Kjo është një dukuri shum normale dhe natyroreqe vetëm duhet dheë kahen e drejtë qe të shfrytëzohet gjatë edukimit. Fëmija gjithnjë është në qarkullim, gjithnjë tenton qe me diç të miret. Për mos u marrë me atë qe nuk dëshironim, ose për të mos bërë dëmë në shtëpi, atë duhet orjentuar në lojë, punë apo ndonjë veprimtari qe e dëshiron ai vet, kjo është shumë e dobishme për zhvillimin e tij. Fëmija është në lëvizje, shpenzon energji, ndërsa detyra e jonë është qe atë energji ta shfrytëzojmë dhe drejtojmë, sidomos, sipas mundësive të fëmijës.
Në të shpeshtën e rasteve fëmija na befason me ndonjë fjalë apo veprim, e ne nuk kemi mundësi të shpjegojmë kur dhe si e kanë mësuar atë. Nganjëherë prindi në mënyrë të pa dëshiruar befasohet kur fëmija mëson atë çfarë prindi nuk e dëshiron. Nga kjo, i bëjnë vetes pyetje? Kjo nuk është e vështirë të shpjegohet, sepse fëmija shumë lehtë dhe në mënyrë të shpejtë pranojnë përshtypjet nga mesi ku ai gjendet. Ata janë shum kurreshtar, ju intereson çdo gjë qe bëhët në rrethin ku jeton, dhe ate qe ai o donë. Nga e para janë prindërit, vëllazërit dhe motrat më të moshuar/a, dhe shtëpiakët tjerë, më vonë edukatori dhe mësuesi. Ne shumë mirë mund ti shfrytëzonim këto veti për ta edukuar atë. Nëse fëmija kërkon te luaj me ujë, të lajë rrobat e kukullës, atëherë ne ua japin qe ti lajë qorapat e veta ose diç të ngjashme, kuptohet aq sa ai mund të bëjë.
Jemi dëshmitar të përditëshmerisë qe fëmija për gjëra të imta gëzohen apo hidhërohen. Çdo gjë, qe ne thonim “ e pranojnë afër zemrës”. Më tutje shohim, qe fëmija janë në gjendje qe me kohë të gjatë argëtohet me atë qe i pëlqen. Këte duhet patur parasyesh gjatë formimit të shprehive. Për tu përforcuar shprehitë, gjithnjë duhet stërvitur dhe përseritur; qe çdo gjë mos të krijoj vështirësi për fëmijën, atë duhet të ja bëjmë mjet ledhatues. Fëmija me kënaqësi do të lahet, nëse në kadë, shembull vendosim ndonjë lodër qe ai e ka për qefi siç janë shpuza në formë lepuri apo forma qe ai i ka për qefi. Fëmija me kënaqësi kryejn detyra nëpër shtëpi nëse atë e bëjnë sëbashku me nënën etj. Punën me fëmijë të vegjël duhet orjentuar në bazë të interesave të tyre dhe në atë drejtim qe për ta është argëtuese.
Qysh se në vitin e tretë, edhe më herët te disa fëmijë, paraqitën shprehit vetëm për të ngrënë apo për tu veshur. Fëmijët e tillë nuk janë “të pa degjueshëm” , vetëm se janë të vetëdijshëm për forcën e vet dhe kanë dëshirë qe ta provojnë. Në mënyrë shumë të gëzuar duhet përshëndetur një dukuri të tillë, të përkrahet dhe të zhvillohet edhe më tutje. E jona është qe atë pavarësi ta drejtotjmë dhe ta shfrytëzonim për formimin e shprehive pozitive, e jo ta frenojmë. Te fëmija duhet të forcojmë besimin në forcat e veta, kështu qe ata mund vetë të kryejn, në vijim ajo do shpie në suksese më të mëdha. A medoni se kjo është atë çfarë ne e dëshironim? Këto janë fillesat e formimit të vullnetit te fëmija. Nëse për këtë nuk jemi të vetëdijshëm mund të prodhojmë efekte të pa dëshiruara qe në bërthëmë frenojmë dhe thejmë vullnetin e fëmijës nëse për çdo çmim ( sepse ne nxitojmë) për të kry të gjitha në vend të fëmijës. Ose tjetra: te fëmija paraqitët kapriqio dhe kokëfortësia. Shembull, fëmija nuk pranon qe ne ta ushqenim. Duhet lënë pranë trezës së vet qe ai vet të ushqehet, edhe pse do bëhet pis, mirëpo po në atë mënyrë do strëvite qe vet të ushqehet. Kur ai kët e ka bërë në këtë formë, e vendosim në tryezën e madhe sëbashku me të rritur duke e mësuar gradualisht qe të mësohet për tu ushqyer në mënyrë kulturore.
E tera qe është thënë gjertani na tregon se si duhet qe qenies më të dashur siç është fëmija ti krijojmë shprehi pozitive. Gjatë kësaj nuk guxonim të largonim nga vemendja qe fëmija në mënyrë graduale duhet ta kuptonin nevojen për kryerjen e punëve të caktuara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë përvetsimin e drejtë të shprehive pozizive.
Gjatë edukimit ka me pasur më pak gabime nëse njohim vetitë e fëmijës, sidomos fëmijërisë së vërtetë. Pran kësaj, është e nevojshme, qe pa ndërpre të përcjellim dhe mësojmë fëmijën, duke gjetur të ai vetit e tija individuale nga të cilat do fillonim edukimin.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:26 pm

Cilat janë ato shprehi pozitive qe patjetër duhet edukuar fëmijën ?

Cilat janë atu shprehi qysh se nga fillimi detyrimisht duhet formuar te fëmija me qellim qe të kontribuojmë në kahen e drejt për zhvillimin e personalitetit të tij? Të gjitha shprehitë pozitive mund ti ndajmë në tri grupe: Kultura higjienike, puna dhe kultura e sjelljes.
Kultivimi dhe zhvillimi i shprehive higjienike
Sa i përket kultivimit dhe zhvillimit të shprehive higjienike, me këtë duhet filluar nga dita e parë e jetës të fëmija. Nga dita e parë duhet të lahet për çdo ditë, në kohë të caktuar të ushqehet, të pastrohet dhe ndërrohen ndërresat, ti sigurohet qe në mënyrë për të fjetur etj. Në këtë mënyrë qysh se në ditët e para fusim rend në jetën e fëmijës dhe shkalë, shkallë kultivojmë shprehi qe ai vet të kërkoi pastërtinë. Këtë veprim e bëjnë prindërit deri sa fëmija është i vogël, mirëpo si të fillon fëmija të forcohet dhe ti kryej vet disa veprime këto shprehi duhet krijuar në fëmijën qe ai vet gradualisht të filloi me mirëmbajtjen e vet.
Çfarë është shprehia e parë qe duhet krijuar fëmijës ? Më së pari duhet krijuar shprehinë e pastërtisë së duarve. Kjo do të thotë qe para çdo racioni për të ngrënë duhet pastruar duart, gjithashtu duhet pastruar duart pas lojës dhe punës. Duhet mësuar fëmijën qe ai mos ta ndiej vetën mirë kur i ka duart e ndotura. Nuk është në pyetje vetëm pastrimi i duarve, por edhe si fëmija i pastron ato.
Nuk guxon kurrsesi të jetë e njëjtë nëse fëmija vetëm i lagë duart, luan me sapunë dhe i fshinë ato. Patjetër ato duhet larë mirë duke larguar papastërtinë në tërësi. E tërë kjo mbështetët në atë qe tërësia e shprehisë vlerësohet kur fëmija e mëson këtë shprehi ta kryej me saktësi dhe shpejtësi.
Me krijimin e shprehisë të fëmija për pastërti kurrë nuk duhet nxituar, respektivisht ta detyrojmë me dhunë qe atë punë ta kryej para kohe. Fëmija i vogël nuk është në gjendje të kontrolloi kryerjen e nevojës fiziologjike - aty është në pyetje pjekuria e tij fiziologjike. Pas rreth një vit e gjysmë fëmija është në gjendje të kontrollohet kështu qe në atë moshë duhet filluar me krijimin e shprehive. Nëse një gjë e tillë fillon me kohë, shprehitë shumë shpejtë mund të futën ne te.
Në mënyrë graduale, së pari me ndihmën e prindit, e pastaj i pavarur, duhet mësuar fëmijën qe çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes të pastroi fytyrën, të fërkoi mirë dhe ta fshijë mirë. Kjo formë sjellë gjumë të mirë dhe ne mënyrë të dëshiruar ndikon në shëndetin e fëmijës, me kusht qe këto ti kryej rregullisht. Shumë vështirë është të sjellët shprehia në rregull nëse ajo një herë ndërprenë kontinuitetin e vet.
Veshja dhe zhveshja duhet në mënyrë graduale të lëshohet fëmijës në duar të veta. Nuk besoni se sa nëna dhe fëmija në këtë mënyrë kishin për tu liruar nga nervozi dhe tendosja rreth këtij veprimi. Në fillim fëmijës duhet lejuar kohë më të gjatë për ta krye këtë veprim, deri sa të arrijë shpejtësinë e duhur pa pengesa. Çdo durim në fillimin e krijimit të shprehive më vonë njëqind fish i paguhet edhe prindit edhe fëmijës.
Krahas kultivimit të shprehive për veshjen dhe zhveshjen e pavarur të fëmijës duhet mësuar edhe shprehi tjera: qe fëmija, shembull, në vendin e caktuar në mënyrë të rregullt duhet paluar dhe vendosë rrobat qe dikur kur i nevojitën ti gjejë pa vështirësi, pastaj të brengoset rreth rregullit dhe pastërtisë se rrobave të tij.
Do përmendim edhe ca shprehi higjienike qe kanë rëndësi të dukshme. Shembull, mjekët mendonin se dhembët e qumështit duhet kultivuar, respektivisht duke menduar se nga dhëmbët e qumështit varet edhe shëndeti i dhëmbëve të përhershëm. Për atë pas çdo ngrënie duhet krijuar shprehi qe fëmija për çdo mëngjes ti shpëlaj ata me ujë dhe për çdo mbrëmje të pastroi me brushë. Këtë fëmija e bënë me kënaqësi dhe shpejt do e përvetëson këtë shprehi, ky veprim deri në një masë fëmijën e krahason me të rriturin çfarë e dëshiron fëmija.
Një shprehi qe një çikë është më komplekse, por në të njëjtën kohë edhe me shumë rëndësi, për çfarë prindërit nuk janë të vetëdijshëm, është qe fëmijën duhet mësuar të pastroi këmbët rregullisht dhe ti shpëlaj. Kjo bëhet për shumë shkaqe: e para, siguron qarkullimin e rregullt të gjakut, e dyta, pa mundëson lëndime të ndryshme të organeve gjenitale qe janë shumë të ndjeshme dhe pengon paraqitjen e veseve të këqija të fëmija.
Pas kësaj, fëmija do të jetë i qetë dhe i disponuar tërë ditën nëse ne e mësojmë qe menjëherë herët në mëngjes të kaloi nga krevati kur zgjohet të bëjë këtë pastrim, e sidomos nëse fëmija ka pasur vend komod për të fjetur , qetësi dhe ka bërë gjumë të mirë.
Më tutje shprehitë renditen si hallkat e zinxhirit qe janë të lidhura. Ato në mënyrë natyrale lidhën mes veti, atëherë edhe prindi do sheh se si edhe shprehitë tjera lehtë përvetësohen nëse ato qysh se në fillim në mënyrë serioze janë përvetësuar ato të parat. Këtë dukuri shkenca e ka verifikuar në mënyrë më të besuar, sepse dihet qe shprehitë e para mundësojnë, në bazë të natyrës së sistemit nervor, qe më lehtë të zënë vend shprehitë në vijim.
Të gjitha kërkesat në raport me shprehitë higjienike mund të përfshijmë, nëse i flasim fëmijës qe duhet dashur çdo gjë qe është e patër, të jetonin në mënyrë higjienike dhe në një mënyrë të urrenin çdo gjë qe është e pa pastër, si në ushqim, në ujë qe e pinë, rroba, trupin e tyre, hapësirë në të cilën jetojnë, mjetet qe përdorin etj.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:26 pm

Kultivimi dhe zhvillimi i shprehive të punës

Edhe pse sipas radhës, shprehinë e punës e kemi sistemuar në vendin e dytë, kjo do të thotë se edhe sipas rëndësisë në jetën e fëmijës dhe edukimin e tij është shprehi e shkallës se dytë. Nuk ka shprehi qe duhet kushtuar kujdes më shumë apo më pak, por të gjitha duhet kultivuar me të njëjtën masë. Për shprehi pune vlen ky princip qe detyrat të cilat i parashtrojmë me të cilat e mësojmë fëmijën duhet matur sipas aftësisë së tyre. Në mënyrë negative kishim me ndikuar kur kishim me ngarkuar tepër fëmijën me to, ashtu duhet të bëhet edhe me shprehitë e punës.
Fëmija i vogël në fillim me vështirësi mund të dalloi lojën nga puna. Ata shpesh kur lozin thonë: “me leni të qetë kur unë punoi”. Atë ata e lojën e pranojnë shumë me seriozitet, sikur qe të rriturit e pranojnë punën. Për atë kur bëjmë fjalë për shprehitë e punës, gjithmonë duhet pasur parasysh edhe lojën, sepse përmes sajë mund të ndikonim shumë në formimin e shprehisë së punës. Fëmija sa është më i moshuar, nga viti i pestë e më tutje, ai është në gjendje të dalloi punën nga loja, bëhet i vetëdijshëm se puna është nevojë e jo argëtim.
Shprehitë e punës kanë dy kuptime. E para, të veproi në mënyrë të drejtë tek fëmija dhe e dyta, qe të aftësoi për të krye ndonjë punë. Kjo do të thotë, në çoftë se fëmija lozë apo punon, ajo lojë dhe ajo punë të ndikoi në mënyrë të drejtë në zhvillimin e fëmijës. Dhe e dyta: qe tek ai të formoi shprehi për kryerjen e disa punëve, siç është për shembull, qe të shërbehet me ndonjë mjet pune, të kryej punë të caktuara e të ngjashme. Me një fjalë, të zhvilloi ato shprehi qe në mënyrë graduale të kontribuoi në forcimin e aftësive punuese tek fëmija: qe mund të kryej ca punë, të përvetësoi vështirësitë gjet punës, të aftësohet qe puna e tij të jetë e pastër dhe e drejtë.
Pranë asaj qe u cek gjer me tani – qe fëmijën duhet ta mësonim qe me kohë të filloi vetën e vet ta shërbej – duhet shikuar në çfarë moshe fëmija mund të kryej detyra të ndryshme të punës. Pasi qe fëmija në vitin e tretë dhe katërt nuk ka mundësi ta dalloi lojën nga puna, nuk duhet për të ia besuar ndonjë punë apo detyrë të përhershme. Nëse kishim me angazhuar qe të vadisë lulet rregullisht, ai duke lozur me ujë ka mundësi të shkaktoi dëme, ose nëse e kishim angazhuar të pastroi dhe rregulloj lodrat e veta ai gjatë punës kishte me lozur me to, andaj detyra e tij kishte me humb nga vlera e vet. Kështu pra fëmijën me moshë më të re mund të angazhojmë disa punë sa më të thjeshta. Shembull, nga fëmija mund të kërkonim qe lodrën e vet të vendosë në vend të caktuar, të mbledhë therme të bukës nga tavolina dhe të ja sjellë zogjve, qe nënës dhe babit të ja sjellë papuçet kur kthehen nga puna, të mbledh letra të grisura nga dyshemeja (të cilat në raste te shpeshta vet fëmija i bëjnë ato) , të “hekurosë” rroba të kukullës në çastin kur nëna hekurosë, për ta veshur rrogën, për të sjellë ca gjëra nëse ka nevojë etj. Prindërit vet do gjejnë punë sipas nevojës qe për momentin i konvenon fëmijës. Sa më të moshuar fëmija, lëvizja e tyre bëhet më e sigurt dhe e drejtë, kështu qe ata mund të kryejnë edhe punë tjera. Ata janë më të vetëdijshëm në raport ndaj punës, raporti i tillë në të ardhmen më shumë zhvillon fëmijën. Qe fizikisht të jenë më të fortë dhe më të vetëdijshëm për qëllimet e punës qe kryejnë, andaj i gëzohen rezultateve qe kanë arritur vet. Puna e fëmijës dita ditës bëhet më e pavarur dhe gjithnjë e më pak është i varur nga i rrituri. Në këtë moshë fëmijën duhet mësuar qe në mënyrë të drejtë ti ruajnë lodrat e vet; vetë të ndërtoi lodra të thjeshta dhe të kryejnë ndonjë riparim në to nëse është dëmtuar ndonjë; të pastronin këpucët dhe rrobat e veta; qe më gërshërë dhe gjilpërë të bëjnë punë më të thjeshta e pastaj edhe ato më të përbëra; të rregullojnë tryezën për të ngrënë bukë; rregullonin krevatin si në mbrëmje ashtu edhe në mëngjes; të ushqenin shtazët qe nuk janë të rrezikshme për fëmijë; palojnë dru; të ndihmojnë rreth pastrimit të pemëve dhe perimeve dhe punë tjera qe do të paraqitën sipas nevojës dhe mënyrës së jetës në shtëpi. Nuk duhet të na dekurajoj ky numërim aq i madh i punëve, sepse punët e tilla nuk vijnë për një çast por në mënyrë graduale. Duke vepruar në këtë mënyrë, ne në fëmijë do të zhvillojmë dashuri ndaj punës, shprehi dhe aftësi për punë.

Prindërit shumë mirë e dinë se si fëmija në mënyrë jetike ju intereson ajo qe e punojnë. Atëherë ata kanë dëshirë të gjenden në afërsi të prindërve, për tu ndihmuar. Shpesh herë për këtë qortohen: “mos na bezdis!” “Mos na pengo” “Mos prek do ta dëmtosh!” “Nuk është ajo për ty!” etj. Paramendonim se, fëmija me dëshirë kishte punuar diç në pranverë kur rregullohet kopshti, kur bëhet ndonjë rregullim në shtëpi, kur përgatitën turshitë për dimër e të ngjashme. Në vend qe ti qortonim kur na pengonin, duhet përshëndetur interesimin e tyre dhe menjëherë me gjet formën dhe mjetet në mënyrë qe edhe fëmija të inkuadrohet në ndonjë veprim të ngjashëm me prindin. Koj metodë do krijoj te fëmija gëzim edhe pran rëndësisë edukuese, mbi të cilën tani bëhet fjalë ka edhe një: fëmija në mënyrë më të fortë lidhet për prind dhe shtëpi, përveç saj, kjo kontribuon në zgjuarën dhe zhvillimin e interesimit. Nëse e pengonim në atë drejtim, më vonë, kur kërkonim të na ndihmojnë, ai do bëhet i shurdhët në thirrjen tonë, sepse interesimi i tij do të orientohet në drejtimin tjetër. Ma më kënaqësi, shembull, do të ulët për të lexuar shtyp ilustrues dhe humori, të dali në rrugë dhe atje të qëndroi me gjatë se qe ka nevojë.
Të edukosh njeriun nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, mirëpo kjo për prindin është kënaqësi, sepse në te gjejnë “fatin dhe gëzimin e vet”, ashtu thotë Makarenko. Andaj duhet të investoi kujdes për të edukuar njeriun qe dëshiron të punoi, njeriun qe nuk e ka vështirë të punoi punë të ndershme.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:26 pm

Kultivimi dhe zhvillimi i shprehisë për kulturë dhe sjellje

Sa i përket llojit të tretë të shprehive – shprehitë e sjelljes kulturore, sa duket qe në këtë shprehi më së paku i kushtohet kujdes fëmijës. Disa thonë: “Me siguri nuk donim qe nga fëmija menjëherë në vegjëli të formojmë kukulla të drurit”, tjerët mendonin: “ Ka kohë, gjatë jetës të mësohet se si të sjellët”. Ka edhe të tjerë qe sjelljet kulturore i shohin se një paragjykim qytetar. Besoi se do të pajtohem se tri këto mendime janë të gabuara. Ja rasti: kam parë një arsimtar qe është deshtë të pres deri sa grupi i madh nxënësish të dal nga shkolla, qe më në fund ai të hy në shkollë. Asnjëri nxënës nuk është “kujtuar” qe të ja liroi rrugën mësuesit të vet (ata kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme bukur në moshë). Kur ai më vonë i ka përkujtuar në këtë gjest, shumë janë habitur. Ka mbretëruar mendimi se aty nuk është bërë kurrfarë gabimi, sepse nuk e kanë ditë qe kjo është sjellje jo kulturore.
Shpesh herë kalimtarët, të rijë dhe të vjetër, në rrugë duhet pasur kujdes, jo vetëm ndaj aksidenteve te trafikut, por edhe eksese të natyrës së ndryshme. Fëmija për shembull, lozin futboll, në befasi topi trus ndonjë nga të moshuarit, rrallë kujt do ti kujtohet për ti kërkuar falje.
Në raste të shpeshta jemi prezent skenave të tilla: nëna apo babai me fëmijën e vet prej pesë e më shumë vitesh duke hyrë në trolejbus, apo tramvaj fëmija në mënyrë të pa kuptimtë zënë rrugën në karrigen qe gjendet afër dritares, ndërsa prindi në mënyrë të qetë ulët në karrigen tjetër, gjer sa udhëtarët tjerë dhe atë më të vjetër , qëndronin në këmbë. Ja për një dukuri të tillë është pikërisht fjala mbi mangësinë e shprehjes së sjellëses kulturore.
Me krijimin e shprehjeve të tilla pa tjetër duhet të fillonim shumë herët me fëmijën. Koha më ideale kishte me qenë qysh se me fillimin e lëvizjes së fëmijës të përvetësoi gjestet kulturore dhe ato qarkulluese, ndërsa me zhvillimin e të folurit të shprehjeve kulturore. Populli ynë fortë mirë thotë: “qe sjelljet e mira fëmija duhet pranuar bashkë me qumështin e nënës së vet. Çdo kush nga ne duhet pranuar sa kishte me qenë jeta e bukur, aq sa më shumë raportet njerëzore kishin mu forcuar kur kishin mu sjellë në mënyrë kulturore. Mirëpo, sjellja kulturore nuk mund të evitohen vetëm me shkëmbimin e mendimeve te njerëzit. Kjo mbështetët në sjelljen e njeriut ndaj vetë së vet, nëse mendojmë më gjerë ndaj mesit ku jeton dhe vepron, ndaj mjeteve qe i përdorë, ndaj objekteve publike etj. Nëse me formimin e shprehive të tilla fillojmë me kohë. Do të siguronim shumë dukuri pozitive në jetën qe vijon, qe në fillim nuk ishim të vetëdijshëm.
Nuk ka mundësi të bëhet ndonjë radhitje e mirëfilltë se cilat shprehi në fillim duhet formuar e cilat më vonë. Vet jeta do na diktoi përmes situatave të ndryshme qe do na paralajmëronin kur dhe çfarë shprehjesh duhet ti kultivonim dhe zhvillonim në mënyrë sistematike. Prindërit menjëherë do të vërejnë çfarë lëshimi kanë bërë gjatë edukimit në çoftë se ndodhë qe fëmija në prezencën e të tjerëve kërkoni diç qe atij nuk i takon, shembull nëse e largon të moshuarin nga kërriga për tu ulur vet, nëse bënë zhurmë dhe kërkon qe vetëm ai të dëgjohet, nëse largon përshëndetjen me ma të vjetër apo me një fëmijë tjetër, nëse nuk din të falënderohet kur diç i ofrohet, nëse pa kurrfarë nevoje terrorizon fëmijët tjerë, ju imponon me ndonjë lojë qe ai dëshiron etj. Shumë e gabuar është kur prindi i fëmijë së tillë në këso raste në mënyrë të rëndomtë rrudhë krihet dhe thotë: “fëmijë është mos ja shihni për të madhe!” Kjo është një kërkim falje e çastit, por jo edhe arsyetim për një detyrë qe ka përgjegjësi siç është edukimi. Pedagogu klasik Komenski ka thënë: Druri i njomë më lehtë drejtohet për tu rritur kështu, apo ashtu, se sa që drejtohet druri i vjetër; po ashtu është shumë më shpejtë mund të mësohet për gjithë çfarë në moshën e re qysh se nga viti i parë të jetës së fëmijës se sa në vitet e më vonshme.”
Fëmija plotësisht i vogël qe vetëm sa ka filluar ti bashkohet shoqërisë, qe në mënyrë të vetëdijshme vendosë raportin me anëtarët e familjes, me njerëz tjerë dhe shokë të vet duhet të mësohet se si të sjellët në situata të caktuara. Të mësojmë qe kur të ofrohet diç të di se si mu falënderuar, të di mu përshëndet kur del apo kthehet në shtëpi gjithashtu edhe të njohurit me të cilët takohet apo takohen prindërit e ti, të dëgjoi deri në fund kur i flitet, qe nënës apo gjyshes ti del në ndihmë kur ato kërkojnë, sado kudo të tregoi vullnet të mirë edhe në çoftë se atyrenuk mund të ju ndihmoi. Fëmijës duhet ndihmuar dhe ta mësojmë qe të kuptoi se nuk bëhet gjithmonë të sjellët ndaj asaj “vetëm unë dua”, por vetëm ashtu si duhet dhe si kërkojnë nga ma të moshuarit.
Fëmija sa është në moshë më të madhe , gjithnjë më shumë thellohet dhe zgjerohet kultura e sjelljeve të ti. Në vend të sjelljes kulturore në raste të caktuara, sjellja e përgjithshme e ti, në çdo çast, si të është i vetmuar apo me të tjerët, duhet të jetë i kulturuar. Gjithmonë të ushqehet në mënyrë kulturore dhe të shërbehet me mjete qe ushqehet gjatë asaj mos të ndotë mbulojën e tryezës në të cilën ai ngrënë (fëmija gjithmonë duhet të ngrënë në mbulesën e pastër të tryezës). Ti ruaj dhe gjithmonë ti mbajë në vend të caktuar lodrat dhe librat e veta. Të dallohet për nga mikpritja me ndjenja të mira ndaj shokëve të vet dhe me një dëgjueshmëri respektuese ndaj të vjetërve. Duhet kujdesur qe të fëmija të kultivonim ndjenja fisnike dhe shprehitë të jenë të ndjeshme me të rinj, ndërsa me respekt ndaj të vjetërve dhe nëse ka nevojë tu ndihmohet.
Këto qe kemi numëruar - edhe pse nuk janë gjithëpërfshirëse çdo gjë qe nënkupton sjellje kulturore – jo qe prindërit nuk e dinë të cilat shprehi duhet edukuar te fëmija, por duhet të paralajmëronim se çfarë shprehje mund të formojmë nga vitet më të hershme të fëmijës.
Duke shfrytëzuar të gjitha analizat e shprehive pozitive, na shtrohet pyetja si ti arrijmë ato, cilat rrugë dhe mënyra janë më të mira qe të fëmija në mënyrë të fortë të formojmë shprehi pozitive.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:27 pm

Mënyra dhe rrugët për formimin e shprehjeve pozitive te fëmija

Metodike e punës në aspekt të formimit të shprehive te fëmija bukur mirë është e zhvilluar ku nË te do gjejmë udhëzime të ndryshme. Para se te cekim disa nga këto udhëzime dhe ndonjë këshillë për prind, menjëherë duhet të përmendim qe në mënyrë shkencore duhet të i qasemi edukimit të fëmijëve. Asnjë udhëzim nuk guxomin ta marrim në mënyrë të verbët. Nëse lexojmë ndonjë këshillë nuk duhet kuptuar se ai është i përshtatshëm për çdo rast konkret, dhe të jetë i kompletuar. Po ashtu nuk mund ti qëndronim vetëm një mënyre të ndikuarit në fëmijë, por krahas të shfrytëzohen shumë mënyra tjera në mënyrë qe sa ma me sukses të arrijmë rezultate të dëshiruara. Gjithashtu është shumë më rëndësi të dihet se me të gjithë fëmijët nuk mund të veprojmë në të njëjtën mënyrë. Me siguri qe prindërit këtë e kanë vërejt qe të fëmija i vetë nuk kanë arritur me të njëjtën mënyrë, as qe kanë korrë rezultate të njëjta. Gjithashtu me rëndësi është të dihet qe me të njëjtën mënyrë nuk ka mundësi të veprohet, as qe të korrën rezultate. Kjo varet nga vetitë individuale qe fëmija i bartë në vete, nga temperamenti i tij, ose nga ndikimet e ndryshme qe u është ekspozuar. Një fëmijë do të ju shërbenin kryesisht qe ka dashuri ndaj juve, ndërsa tjetri, pranë dashurisë, edhe pranë dashurisë ka dëshirë të punoi ndonjë punë të ngjashme. Do të thotë se duhet zgjedhë ato metoda qe më së shumti i përgjigjen fëmijës tuaj. Këshillat dhe vendimet teorike vlejnë vetëm atëherë nëse i shfrytëzonim në zgjedhjen e rasteve në veçanti.
Do i cekim disa nga to qe ne mendojmë të jenë më të rëndësishme, të cilat duhet aplikuar në mënyrë krahasuese. Në raste të shpeshta edhe vet prindërit do gjejnë mënyrën më të mirë qe i përgjigjet fëmijës së ti. Metoda e punës qe do i cekim në vijim janë:
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:27 pm

Shembulli

Të gjithë, dikush më pak e dikush më shumë, e dimë sa më rëndësi është shembulli i edukimit të fëmijëve në përgjithësi , e sidomos në edukimin e shprehive, dhe atë para se të gjithashtu shembulli qe fëmija e donë shumë. Fëmija përcjellë çdo gjest dhe lëvizje të babait dhe nënës, përcjellë kur ata diç punojnë ose kur diç bisedojnë. Fëmija e shikon babin, përcjellë çdo lëvizje kur pastron sytë, krihet apo lanë dhëmbët. I intereson se si në mënyrë të shpejtë lanë dhëmbët, kështu qe edhe fëmija dëshiron të jetë i aftë si babi i vet për përdorimin e brushës për dhëmbë, pasi qe ai e dëshiron këtë. Ky shembull është i mirë të shfrytëzohet dhe të i “përgjigjet” fëmijës duke punuar bashkë me te. Kur disa herë fëmija pastron dhëmbët bashkë me babin, me siguri shpejt do të aftësohet qe edhe ai të lajë shpejtë dhe me kujdes dhëmbët si babi i vet në mënyrë të pavarur.
Pa ja tërhiq vërejtjen fëmijës duhet ta shikonim kur fëmija lozë, do shohim se ai shpesh, duke lozur me kukulla, ne mënyrë të besuar përdorë shprehjet e nënës apo babit kur ai i drejtohet “fëmijës” së vet (kukull), “mysafirit” etj. Do ta zbuloni se çdo sjellje e juaja me njerëz dhe gjëra në mënyrë të besuar është transmetuar në sjelljet e fëmijës suaj. Kjo na tregon se çdo prind apo njeri në moshë të ketë kujdes të madh në sjelljet e veta në praninë e fëmijës, dhe të mundohemi sa më shumë qe të sjellemi ashtu siç kemi dëshirë ta këshillonim fëmijën.Në fëmijën me moshë shumë të re, ne disa raste ndofta edhe më fortë, vepron shembulli i vëllazërive dhe motrave më të moshuara. Në qoftë se te fëmija më i moshuar kemi krijuar shprehi të mira dhe të dobishme, aq më shpejt këto shprehi do kalojnë te fëmija në moshë më të re. Edhe anëtarët tjerë kur ashtu veprojnë ne fëmijë, por me shumë rëndësi është të gjitha ndikimet dhe kërkesat qe ne ja drejtojmë fëmijës duhet të jenë njëzëri. Kurrë nuk mundemi ta mësojmë drejt fëmijën nëse nëna kërkon qe fëmija të vishet vet, ndërsa gjyshja apo dikush tjetër vrapon qe ta veshin fëmijën.
Shembull i gjallë është qe rrethi më së shumti ndikon në fëmijë, ndërsa shembuj pozitiv mund të gjenden vetëm në literaturë për edukimin e fëmijëve, përmes librave apo fletoreve me fotografi të ndryshme edukative qe fëmija me shumë ëndje i shikon dhe lexon. Fëmija do të tenton të krihet dhe të jetë i rregulluar nëse ai në foto shikon duke e përqeshur ndonjë foto te pa rregulluar, do të i imponohet të rregulloi kukullat e veta dhe ti mbajë gjithmonë pastër, kështu qe edhe kukullat i shtynë për tu pastruar, siç ka bërë ndonjë person pozitiv në librat qe ai i lexon. Në mënyrë taktike, duke mos mërzitur fëmijën, fëmijës ja tërheqim vërejtjen në këta shembuj, qe ka mjaft, ose për shembull në moshatarët e vet (mirëpo duke mos cenuar fëmijën), atëherë në mënyrë graduale do të vepronin dhe do jetë ndihmesë e madhe në edukimin e fëmijës.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:27 pm

Tregueshmëria

Kur tentonim qe të formojmë ndonjë shprehi te fëmija, para se të gjithash, duhet, në mënyrë të saktë ti tregohet fëmijës çfarë duhet punuar. Kur i epet, shembull, rafti në të cilën pran lodrës, librit, dhe fletores së vizatimit, në fillim duke i treguar komente me zë të lartë, si duhet bërë, si duhet vendosur këtë apo atë gjë. Pse një gjë e tillë ka vendin këtu e jo në anën tjetër. I tregoni fëmijës si duhet mbajtur lapsin, dhe vendosë në dorë ashtu siç e kërkonin rregullat. Kur diç i epni, në mënyrë të qartë dhe të prerë duhet mësuar se si duhet falënderuar. Gjithsesi bashkë me juve të troket në derë kur hyni te dikush, hiqni pallton etj. Qysh se në fillim patjetër duhet të i tregonim saktë çfarë duhet bërë, dhe atë duhet përsëritur, në mënyrë qe fëmija të mësoi mirë se çfarë kërkohet nga ai, kështu qe nga fillimi ai të krijoj shprehi ashtu si duhet sjellë.
Stërvitja dhe veprimi në atë. Nuk guxonim të vetëkënaqemi vetëm me atë çfarë i kem treguar fëmijës se si kryhet ndonjë punë dhe te lajmë atë te bëjë vetë atë qe duhet bërë. Njëherë i ka treguar nëna fëmijës se si duhet trokitur në derë kur hynë në dhomë ku punon babi. Fëmija këtë një herë e ka bërë , ndërsa të dytën herë ka harruar. Nëna me zë të lartë i thotë: “a e dinë qe njëherë të kam treguar si duhet trokitur ? Ti asgjë nuk donë të mendosh!” Këtu harrojmë një gjë qe shprehia humb lehtë kur ajo nuk stërvitet. Në çfarë mbështetët stërvitja ? Ajo mbështetët në kontrollin e asaj qe kryhet dhe përsëritët deri sa të arrihet shprehia e plotë dhe e mishëruar me fëmijën. Ato gjëra në mënyrë graduale duhet automatizuar në vetëdijen e fëmijës. Në fillim stërvitet një veprim i caktuar, më vonë kur fëmija fillon të veproi në mënyrë të pavarur, atëherë edhe më tutje kohë pas kohe kontrollohet. Nëse kërkesën e fëmijës e kemi vendosë në vend, ne duhet gjithmonë ti përmbahemi një qëndrimi të tillë. Nëse fëmijës i kemi dhënë detyrë qe pran fytyrës ta lajë qafen edhe veshtë, të fërkoi kraharorin, nuk guxojmë qe në të dytën here ti themi: “Mirë sot pastroje vetëm fytyrën!”
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:28 pm

Mesazhi dhe shprehja e qartë e dëshirës

Mendonim qe është shumë më rëndësi të tërheqim vërejtjen në ca dukuri qe shpesh dëgjohen. Në shtëpinë ku ka fëmijë shpesh jehon: “Mos ngrënë me duar të pa pastruara!” “Mos prek pemët e pa pastra!” “Nuk ke thënë falënderit!” “Mos krijo bërllok!” etj. Fëmijës gjithmonë do ti tingëllonin veshët: Mos! Mos! Mos! Mjafton ta kthejmë faqen, qe në vend të ndalesës të epim mesazhe të qarta: “Ja shpirti i nënës, pastroi pemët andaj do të epi për të ngrënë! Ose: “Gjer sa nëna pastron enët, ti do grumbulloish letrat e grisura nëpër dhomë dhe të pastrosh trohet nga tavolina!” Mesazhet dhe dëshira e shprehur në mënyrë të qartë vepron në mënyrë shumë pozitive. Të tillat duhet përdorë sa më shumë, ndërsa sa më pakë ndalesat dhe dënimet.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:28 pm

Shtytjet dhe lejimet

Çdo punë edhe ato më të thjeshta, në fillim paraqesin një vështirësi te fëmija. Gjërat e tilla do ti punoi fëmija nëse te prindi gjen mbështetje dhe i lejon ato. Fëmijën duhet inkurajuar. Nga një herë mjafton duke ja sjellë një buzëqeshje në mënyrë qe gjestin tjetër e lejon. Ose, ti thuhet: “Mirë qe e ke bërë atë, kur ta bësh për të dytën herë do ta bësh edhe më mirë.” Kur bënë diç të mirë, mos u rrudhë për ta lavdëruar. Shpesh herë mund të shkatërronim çdo gjë çfarë kemi krijuar deri atëherë, vetëm nëse themi: “ Mos na bezdis!” Ose “Uh, sa je i mbrapsht! Ama mu se unë do ta kryejë!” Mirëpo edhe as në lëvdata dhe mbështetje nuk guxojmë te teprojmë. Nuk duhet mbështetur atë qe ai nuk ka aftësi ta bëjë, ndërsa të lejohet atë qe nuk është mirë, as ta lavdëroi atë qe nuk e ka bërë mirë. Edhe shumë më e dëmshme është kur fëmija dhurohet për atë qe ka për obligim ta kryejë dhe është dukuri normale. Ka raste kur prindi thotë: “Kur të vij në vizitë, përshëndetu mirë dhe bëhu i qetë, sepse babi do të blejë diç.” Dhuratat blihen kur fëmija ka bërë diç jashtëzakonisht të mirë dhe me vlerë të madhe, ku me përpjekjen e tij të pa zakontë dhe në mënyrë të shkëlqyer ka arritur rezultatin përkatës.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:28 pm

Lidhshmëria e shprehive

Për ti përvetësuar më lehtë shprehitë, për ti lidhur punët e rëndomta dhe për të fituar ato më komplekse, shprehitë me natyrë të përafërt duhet lidhur. Shprehitë e lidhura shumë më lehtë forcohen sepse njëra kushtëzon tjetrën duke formuar edhe të tjera. Shembull, nëse në fillim kemi mësuar fëmijën për të shpëla gojën pas ushqimit, i tilli më lehtë mësohet mi la dhëmbët me brushë, edhe nëse ka arritur qe në mënyrë të rregullt ti vendosë dhe radhitë kukullat, atëherë edhe më lehtë do ti rregulloi rrobat e veta në vendin e duhur. Kur mësonim fëmijën qe vet të zhvishen, pak më vonë, do ta mësonim qe vet të vishet. Fëmija qe është mësuar të falënderoi, përshëndetë më të vjetrin, që të mos pengoi, i tilli shumë më lehtë në sjelljen e vet do të futë frymën e kulturës dhe veti tjera pozitive. Këtë duhet pasur parasysh dhe në të punohet drejtpërsëdrejti.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:29 pm

Krijimi i vullnetit ndaj kryerjes se punëve të përditshme

Në fillim kemi cekur se fëmija nuk është gjithmonë i vetëdijshëm ta kuptoi se çfarë nga ai kërkohet të bëjë atë apo këtë veprim. Fëmija i vogël ka thënë: Pse bre nëna ime ti me shtynë të punoi kur unë kamë dëshirë të lozi.” Ky shembull tregon qe edhe kur kërkonim nga fëmija të punoi diç, ajo punë duhet pasur motiv të përbashkët me lojën për nga kënaqësia, për ta nxitë atë me krye një gjë të tillë.
Për të gjitha ato që është bërë fjalë gjer me tani do ti kontribuoi atyre, mirëpo duhet bërë edhe diç. Fëmija do ti kryejë ato punë me plotë dëshirë nëse e bënë për dashurinë e prindit. Siç është pastrimi i tavolinës nga trohet pas drekës nëse për këtë gjë ja keni ble brushën e vogël e të ngjashme. Duke jap sqarime të cilat fëmija mund ti kuptoi, do të krijojmë kënaqësi ndaj punës së caktuar: “Duhet të pastroi sytë, sepse fëmija është i bukur kur është i pastër”, ose “Sa është i bukur rafti yt kur gjërat janë të vendosura dhe radhitura bukur”, ose “Çdonjëri i donë ata fëmijë qe dinë të përshëndesin mirë kur shkojnë te dikush.” Edhe ne të rriturit e dimë se sa mirë i kryejmë punët qe na shkojnë për shtati. Kënaqësia në mënyrë të volitshme ndikon dhe mobilizon punën, atëherë këtë faktor kaq me rëndësi nuk duhet hequr nga mendja.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:29 pm

Regjimi i jetës tek fëmija

Shumë kujt i është e njohur qe gjysma e punës rreth edukimit është kryer nëse krijonim ndonjë rregull në jetën e përditshme të ti. Një rregull është i nevojshëm, kështu qe fëmija krejtësisht i vogël: të di saktë kur duhet të ngritët nga gjumi, kohën e racioneve për të ngrënë njeriu. Prindërit duhet verifikuar dhe përqendrua jetën ditore të fëmija: të dihet saktësisht kur duhet ngritur, kur janë racionet, kur duhet shëtitur, kur duhet lozur, kur duhet pastruar dhe kur duhet ë shtrihet në krevat për të fjetur. Kur një planë të tillë e përqendrojmë atëherë të gjithë anëtarët e familjes duhet përmbajtur e ne veçanti fëmija. Kjo do të thotë, nëse disa obligime kryhen me saktësi kohore për çdo ditë, ato më lehtë do përforcohen te fëmija dhe të bëhet diç qe është normale, pa të cilën nuk bëhet.
Çfarë duhet pasur parasysh para se të vendoset rreth orarit ditor? Para se të gjithash duhet njohur ritmin fiziologjik të fëmijës. Shembull: ca fëmijë i merr gjumi (koten) rreth orës 18 apo 19, ndërsa të tjerët një orë më vonë, do të thotë se duhet gjetur kohën më të përshtatshme për gjumin e tyre. Kjo na tregon se sipas dallimeve dhe nevojave individuale fëmijës ja caktojmë rregullin në jetën e tij. Te ca fëmijë procesi i tretjes së ushqimit dhe metabolizmit bëhet me shpejtë, ndërsa të tjerët kjo bëhet më ngadalë, andaj në bazë të kësaj duhet caktuar dhe kohëzgjatjen në mes racioneve. Nëse shtyjmë fëmijën me ngrënë,ndërsa ai ende nuk është i uritur, kjo dukuri në mënyrë negative do të ndikoi në oreksin e ti, kështu qe mund të mbizotëroi edhe shprehia për mospranimin e ushqimit. Si pas kësaj kurrsesi nuk duhet të nxitohet për vendosjen e regjimit të ashpër gjatë ditës kur ai nuk është real.
Pran kësaj qe thamë deri me tani, duhet pasur para sysh qe orari i jetës ditore të përpurthët dhe me kërkesa tjera qe jeta i ofron çdo familje në veçanti.

SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:30 pm

Kushte dhe mjetet qe siguronin krijimin e shprehive

Çdo gjë qe u tha deri me tani kemi tentuar të sqarojmë se si duhet vepruar gjatë formimit e shprehive pozitive te fëmija, mirëpo mendojmë qe kjo nuk është e tëra. Duhet cekur qe këtë punë mund ta bëjmë nëse sigurojmë dhe disa kushte dhe nëse përdorim mjete qe në këtë drejtim na ndihmojnë.
Të gjithë ne shumë here gjatë jetës kemi hetuar siç qarkullojmë me një kujdes të veçantë flasim në mënyrë të qetë kur hyjmë në ndonjë shtëpi apo institut ku është pastër dhe bukur. Kjo është gjë normale, sepse një rregull i tillë na jap vërejtje se si ne duhet të sillemi. Ose edhe mund të ngjaj, qe mos ti pastrojmë këmbët kur hyjmë në një shtëpiaku ku nuk ka rregull në shtëpi si dhe banorët e shtëpisë nuk kanë kurrfarë rregulli. Nga këta shembuj lind kërkesa, si do të edukojmë fëmijë në shprehi pozitive, atmosfera në shtëpi, dhe në tërësi mesi ku fëmija jeton, duhet të jetë në përputhshmëri me te. Kur flasim mbi shprehitë higjienike, higjiena duhet me qenë në nivel të lartë në shtëpi. Nëse dëshirojmë qe fëmija ynë të jetë në rregull, duhet ditur qe në shtëpi çdo send e ka vendin e vet dhe të gjithë anëtarët e asaj shtëpie të kujdesën për këtë rregull. Kur një nënë ju ka ankuar një psikologu qe fëmija i saj është nervoz dhe nuk mundet më gjatë të mbaj kujdes ndaj ndonjë pune, ai e ka pyetur: “A keni gjithmonë rregull në shtëpi?” Në këtë pyetje nëna është skuqur në fytyrë.
Kur kemi për qellim qe të fëmija të krijojmë shprehi të punës, në familje duhet mbizotëruar atmosferë pune. Gjithashtu kemi dëshirë qe fëmija ynë të përvetësoi shprehi kulture, sjellja dhe stili i tillë duhet mbretëruar te të gjithë ata qe jetojnë në atë mes.
Në fund fare do të mirëmi me pyetjen cilat janë ato mjete - gjëra qe duhet siguruar dhe qe kanë për qellim formimin e shprehive të cekura. Për shprehi higjienike fëmijës duhet siguruar peshqirin, brushën e vet për dhëmbë, dhe të gjitha ato të kanë vendin e vet të caktuar, ashtu qe fëmijës ti gjendet afër kur ato i nevojitën. Më tutje fëmijës duhet blerë gotën e posaçme nga e cila vetëm ai duhet pirë ujë, pjatën e veçantë dhe mjetët tjera për ushqim. Në fillim është e mirë qe fëmija të posedon një tavolinë të vogël ku ai ushqehet, para se të vendoset me të rriturit. At babi mund të ndërtoi nga ndonjë tavolinë e vjetër, apo me ble, këso tavoline fëmija rëndomtë e posedonin. Pran lavamanit duhet qit një mjetë ndihmës të ngritur qe ti mundësohet fëmijës për ti pastruar duart vet apo të pastroi fytyrën. Ashtu duhet caktuar vendin ku duhet vendosur këpucët e veta etj. Pranë krevatit të fëmijës duhet të qëndroj tavolina dhe kërriga e vogël në të cilat fëmija në mënyrë të kujdesur vendosë rrobat e veta. Në hapësirën ku fëmija kalon shumicën e kohës , duhet ndarë një kasafortë, por edhe më mirë të ndërtohet një raft në një këndë kua ai këndë të bëhet si një botë e tij e vogël, për ti vendosur lodrat e veta, librat dhe gjërat e imta qe i ka për qejfi. Këto prindi mundet lehtë të ja siguroi fëmijës së vet vetëm nëse pak kujdesën për këtë. Nuk do ju kushtoi shumë nëse nga gjërat e vjetra ja mbaroni fëmijës suaj një përparëse për të punuar me te, nëse ja ofroni fshesën ose ndonjë alet qe i përgjigjet madhësisë së dorës së tij. Kur bëhet fjalë për kopshtin, duhet gjetur aletin qe është i përshtatshëm për fëmijë. Aty mund të gjenden shumë imtësia qe prindi mund ti siguroj pa vështirësi dhe pa shpenzime të konsideruara vetëm me pak vullnet dhe mund, ndërsa fëmijës do ti krijon kënaqësi të veçantë dhe të madhe dhe i mundëson qe disa punë qe nevojiten të i bëjë me gëzim të madh dhe pa kurrfarë vështirësi.
Mendojmë se krejt këtë qe e kemi përmendur në këtë shkrim mjafton të shndrisë problemin e edukatës te fëmija. Besojmë se kjo çfarë u tha do ti ndihmoi prindërve te kuptojnë rëndësinë e shprehisë në jetën e fëmijës, përveç kësaj, të drejtohen se si ajo të kultivohet, zhvillohet dhe forcohet.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga SerGio Mon Mar 14, 2011 7:30 pm

Edukimi i fëmijës

Në vijim do vazhdonim me edukimin e fëmijës, si gjithnjë nga broshurat shkollore qe mi dhuroi profesori im i ndjerë Shyqri Pajaziti, qe sipas meje nuk kam lexuar literaturë më të përshtatshme për edukimin e fëmijës. Të shkruara në gjuhën serbokroate, botuar në vitet e gjashtëdhjeta në Novi Sad. Materia është përmbledhje e autorëve të ndryshëm botëror.
Edhe unë edhe paraardhësit e mijë kem qenë në një formë apo tjetër të arsimuar, por një shkrim për edukimin e tillë të fëmijëve siç kam hasë në këto broshura nuk kam lexuar gjer me tani. Jam shumë mirënjohës çdo forumsit qe lexon këtë materie te jap komentet dhe sugjerimet e veta, si dhe të më drejtoi në një literaturë më me vlerë.
SerGio
SerGio
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Psikologjia në shërbim të shëndetit. - Faqe 3 Empty Re: Psikologjia në shërbim të shëndetit.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi