Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si funksionon procesi mental ? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si funksionon procesi mental ? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si funksionon procesi mental ?

Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:55 pm

Si funksionon procesi mental ?

Sikurse konstatuam në numrin e kaluar, çdo gjë ekziston rreth nesh, që është në ne dhe që del prej nesh, është energji. Andaj edhe mendimet tona, pa marrë parasysh çfarë përmbajtje ato kanë, janë vetëm energji dhe asgjë tjetër. Truri si një instrument tejet i përsosur fizik, energjinë që është kudo prezente rreth nesh ka për detyrë që ta interpretoj atë. Konkretisht, ajo përmes transformimit të saj, energjinë prezentë e shndërron në njohje, ose ndryshe, vetëdijesim apo koshiencë e të kuptuarit racional. Fuqia e mendimeve tona dhe mbresa e kualitetit të përjetimit, shumë do të varet nga sasia e energjisë së shpenzuar në momentin e krijimit të saj. Kjo energji që e ndërton dhe ia përcakton nivelin e frekuencës së cilësisë dhe sasisë së një mendimi si përjetim, quhet EMOCION. Sikur mund ta kuptojmë nga konstatimi i mësipërm, mendja jonë është një aparat me ndihmën e së cilës mundemi të bëjmë dy gjëra: e para, ta komentojmë energjinë që na rrethon, dhe e dyta, ta shfrytëzojmë atë si një kompjuter të përsosur që do të na i zgjidhi të gjitha problemet tona me të cilat ballafaqohemi në jetë.
Që në start të këtij shtjellimi, patjetër duhet ta dimë se ne nuk jeni mendja e jonë. Ne nuk jemi mendimet tona dhe nuk duhet të identifikohemi me to. Ne jemi qenie hyjnore dhe shkëndija e Zotit në ne. Prandaj, problemi kyç i të gjitha brengave tona me të cilat ballafaqohemi në realitetin objektiv, qëndron pikërisht në veprimin e gabuar të identifikimit tonë me mendimet tona.
Ne, kohën më të madhe zakonisht e kalojmë në fantazime dhe ëndërrime e jo në përjetimin real të unit tonë të vërtetë. Dallimi në mes të fantazisë dhe përjetimit të UN”-it të vërtetë në ne, është në cilësi dhe mënyrën e qasjes . Nëse ne në mendimet tona gjithnjë mendojmë për gjërat e së kaluarës, si dhe për ato gjëra që presim të na ndodhur në të ardhmen, atëherë kemi të bëjmë me FANTAZINË.
Pse kjo mënyrë e të menduarit quhet fantazi apo ëndërrim (me sy çelë) ? Sepse, duke e bërë atë ne vetëm mendojmë në të kaluarën dhe për të ardhmen, ashtu që, në këtë lëvizje mendimesh, e formojmë ndjenjën e ekzistimit të KOHËS. E koha, nuk është asgjë tjetër, veçse lëvizja e mendimeve në mes të së kaluarës së shkuar dhe të ardhmes që presim të vije.
UNË-i jonë i pastë e njeh vetëm të tashmen dhe pikërisht fokusimi dhe përqendrimi i mendimeve tona në përjetimin e së tashmes, gjegjësish momentit, na bënë të jemi në nivelet e kapshmërisë mentale të frekuencave të larta hyjnore. Andaj, me mendimet tona ne duhet të jemi përherë në të tashmen. Tash, tani, dhe vetëm tani. Vetëm në këtë gjendje mentale neve na vihet në dispozicioni inteligjenca e paskajshme e cila e dinë zgjidhjen për të gjitha problemet tona; e cila plotëson të gjitha dëshirat dhe synimet tona; e cila na bënë të mbajmë mend çdo gjë dhe të jemi të sigurt në vete...
Sikur edhe konstatuam nga shkrimi i kaluar, mendja e jonë (jo truri) si tërësi funksionale vepron si qift i dy të kundërtave: mendja e vetëdijshme dhe mendja e pavetëdijshme.
Mendja e vetëdijshme ka katër role esenciale të funksionimit:
1. ROLIN REGJISTRUES - Me këtë funksion, përmes pesë shqisave tona fizike, ajo e regjistron realitetin e jashtëm objektiv;
2. ROLIN ASOCIATIV- Çdo gjë që ne e regjistrojmë me pesë shqisat tona , përmes procesit të asociacionit e bëjmë krahasimin e saj me eksperiencat tona të kaluara;
3. ROLIN VLERËSUES – Pas procesit të asociacionit si vazhdimësi dhe duke u mbështetur tek eksperiencat e kaluara, ne më tej fillojmë ta vlerësojmë atë ngacmim;
4. ROLIN VENDIMMARRËS – Kurë ngacmimi i caktuar është vlerësuar, pason vendimmarrja, gjegjësisht aksioni si veprim.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Re: Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:56 pm

Mendja e juaj e ka për detyrë ta ruaj versionin ekzistues të realitet të përjetuar si eksperiencë

Nëse kishim bërë një krahasim, do të vërenim se versioni i juaj i realiteti, sigurisht do të ndryshon nga versioni im ekzistues. Dhe jo vetë me timin, por edhe të gjithë të tjerëve. Mendja e pavetëdijshme incizon çdo gjë çfarë ne përcjellim me vëmendje përmes shqisave. Po ashtu, ajo i ka të ruajtura të gjitha eksperiencat tona nga e kaluara si dhe çfarë mendojmë dhe kemi gjykuar ne për to. Në fakt, aty është ruajtur çdo gjë çfarë i kemi thënë vetes së bashku me reagimet tona emocionale..
Të gjitha këto procese mentale janë kryekëput subjektive. Konsiderohen si subjektive, sepse ato janë vetëm versioni i vizionit tonë mbi realitetin dhe assesi çfarë është në të vërtetë realiteti. Andaj, për shkak të natyrës subjektive të përjetimit të eksperiencave tona të ndryshme, ato duhet konsideruar se janë vetëm tona dhe na përkasin neve dhe vetëm neve.
Përveç mendimeve të ndryshme, mendja e nënvetëdijshme, po ashtu i përbën në vete të gjitha shprehitë tona të krijuara. Shprehia është veprimi të cilën e kemi mësuar njëherë dhe duke e përsëritur shpesh, ajo na është shndërruar si reagim automatik mental. Kur ne atë e kemi instaluar në vete si diçka për t’i shërbyer nevojave dhe kërkesave tona të mirëfillta, atëherë atë duhet konsideruar si një efekt tejet produktiv, por, më së shpeshti, shprehitë tona krijohen si negative duke na u bërë barrë e madhe dhe pengesë serioze në jetë.

Lidhja e UNI-të pastër hyjnor me proceset tona mentale.

Mendja jonë e nënvetëdijshme, përveç funksioneve të saja që i theksuam më lartë, ajo si vazhdimësi është e lidhur edhe me UNË-in tonë të pastër i cili në të vërtetë është, shpirt, inteligjencë e paskajshme, mendje kreative, Univers, energjia hyjnore, apo, thjesht, vetë Zoti në ne. Si ekzistence në ne, UNI mbështet funksionimin e katër proceseve tjera të natyrshme mentale:
1. Mbajtja e vetëdijesimit tuaj në nivelin ekzistues.- Kjo do të thotë se çfarëdo imazhi e kemi krijuar me parafytyrimin tonë të qartë dhe kjo është absorbuar në nënvetëdijen tonë, ajo me çdo kusht do të realizohet në planin fizikë-material;
2. Zgjidhja e probleme të parashtruara. Ajo bënë kontrollin e bankës së eksperiencave të deponuara në të dhe na alarmon për marrjen e vendimeve dhe veprimeve të caktuara. Nga praktika e jonë e të gjykuarit ekziston një paragjykim se, ne, edhe kur ta zgjidhim një problem në kokë, mendojmë se këtë punë e ka bërë mendja e jonë, e në të vërtet, mendja vetëm e ka regjistruar sinjalin si energji dhe e ka transferuar atë si vetëdijesim;
3. Meqë UNI ynë si vazhdimësi më tej është i lidhur me nivelet tjera më të larta të ekzistencës, në ne është burim i pashtershëm i energjisë jetësore apo vitale që na mbanë të gjallë dhe funksional në jetë;
4. Parashtrimi para vetes tonë i synimeve jetësore dhe forca cytëse e orientimit të përqendrimit tonë kah realizimi i tyre. Ne patjetër duhet t’i kemi synime tona në jetë, edhe pse në momente të caktuara, ndonjëherëë mendojmë se nuk i kemi. Në realitet, mosekzistimi i synimeve vetjake do të thotë kontributi ynë në realizimin dhe përmbushjen e synimeve të të tjerëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Re: Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:56 pm

Sistemi i besimit dhe i filtrimi mental

Pas marrjes përmes shqisave të një ngacmimi të caktuar nga jashtë, sikur thamë më parë, menjëherë angazhohet sistemi asociativ i krahasimit me eksperiencat e mëparshme të njohura për ne, pas së cilës marrim vendimin e duhur për vlerësim adekuat duke e shprehur në formë të veprimit si reagim.
Pikërisht, gjersa vepron sistemi i procedurës asociative tek ne, ajo për vlerësimin e ngacmimit të arritur, si kriter vlerësues shfrytëzon eksperiencën e kaluar në formë të sistemit të besimit të krijuar.
Meqë, përmes shqisave në mendjen tonë gjatë ditës arrijnë shumë informata, në tërësinë e procedurës tejet të përsosur mentale, ekziston edhe një sistem i veçantë seleksionues i cili quhet “SISTEMI I FILTRIMIT” dhe ajo vepron në bazë të kritereve të krijuara më parë nga ne.

Edhe pse gjatë një dite shqisat tona pranojnë shumë informata, sistemi i adaptuar i filtrimit, i ndërtuar në bazë të kritereve të sistemit tonë të krijuar me kohë të besimit, përzgjedh vetëm ato më të nevojshme . Si shembull, nëse pini një lloj të duhanit, ju do të regjistroni shumë njerëz që pini atë lloj; nëse nuk e doni sportin, do të hasni në shumë individë dhe situata që janë në përputhshmëri me qëndrimet tuaja... Këtë pra e bënë sistemi ynë automatik i filtrimit.
E vëreni tani! Mu sistemi i gabuar i besimeve tona , i cili me kohë në ne ka krijuar filtra të ndryshëm të përzgjedhjes për mendjen tonë, përcakton edhe çfarë fati do të kemi në të ardhmen.
Mendimet e gabuara në ne krijojnë emocione të caktuara dhe ato si figura të forta asociative, nga inteligjenca e jonë e paskajshme, tentojnë patjetër të realizohen në planin fizik.
Këtu pra qëndron edhe çelësi i mënyrës ton të të menduarit dhe fatit që e kimi sot si realitet!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Re: Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:56 pm

Cila është rruga e drejtë që ta kemi fatin në duart tona?

Nëse nga e gjithë ajo që shtjelluam në tri vazhdimet e para, kishim bërë një rezyme të shkurtë, do të arrinim në një konkludim gjithëpërfshirës se mendimet tona nuk janë asgjë tjetër veçse energji e transformuar, apo e interpretuar përmes procesit mental të të menduarit, i cili mundësohet nga instrumenti fizik i qenësisë tonë të quajtur tru, apo sistem nervor. Mendimet tona krijohen nga të kujtuarit apo rikthimit të përjetimeve të kaluara si eksperienca.. Truri si instrument fizik vërtet kryen procesin e të menduarit në ne, por eksperiencat e përjetuara si vlerësime, nuk akumulohen në të, por në një fluid tjetër që quhet astral, apo më konkretisht – nënvetëdije, që është e natyrës metafizike dhe ajo në vazhdimësi ndërlidhet me UNI-in tonë të pastër, sikur dimë ta quajmë si: inteligjencë e paskajshëm, dritën hyjnore, apo edhe vetë Zotin në ne. Pra, që në fillim të këtij edukimi tonë shpirtëror duhet të dimë se, kurdoherë që mendojmë diçka, pa marrë parasysh se çka, ne nuk jemi mendimi ynë. Në fakt, ne nuk duhet të identifikohemi me mendimet tona. Ne, realisht jemi UNI i pastër, ndërsa mendimet janë vetëm përjetimet që duhet të na shërbejnë si procedura të formimit të eksperiencave të caktuara për këtë realitet që e jetojmë.
Çdo dëshirë e jona, pa marrë parasysh, se çfarë natyre ka, gjithmonë, së pari krijohet në mëndje, për tu transmetuar më tej tek nënvetëdija e cila e ka funksion e natyrshëm që ta realizoj patjetër atë.
Po ashtu, në shtjellimin e kaluar e trajtuam EGO-n dhe rrolin e saj të ndërmjetësuesit, filtrit apo censorit e cila qëndron e “barikaduar” në mes të vetëdijes dhe nënvetëdijes.
Në fakt, suksesi i një dëshire apo synimit tonë do të varet nga kalimi apo mos kalimi i saj përtej këtij censori të natyrshëm. Kush është EGO-ja, tanimë edhe këtë e dimë. Ajo është pasqyra e jonë për veten, maska jonë shoqërore. Në fakt, është roli që ne e luajmë. Maska jonë shoqërore jeton nga miratimet-mirënjohja. Ajo dëshiron të kontrollojë. Atë e mbështet forca, sepse ajo jeton në dyshime dhe me frikë.

Si të arrijmë sukses dhe si t'i realizojmë dëshirat dhe synimet tona pa ndonjë vështirësi të caktuar?

Kur, tanimë e dimë dhe besojmë se fatet në jetë krijohen nga mendimet tona të mira dhe të këqija, në vazhdim është koha që nga teoria të kalojmë në praktikë. Në mundësinë që me disa teknika që do t’i aplikojmë, ta kemi fatin e vërtet në duart tona, dhe ta dizajnojmë atë sipas dëshirës vetjake.
Njëra ndër ligjet themelore të universit që patjetër mbështetë suksesin e fatit tonë në jetë, është ligji i vizualizimit (parafytyrimit) së bashku me principet themelore të saj. Ky ligj bazohet në formimin sa më të qartë të figurës psikike, e cila duhet të krijohet në mendime në formë të parafytyrimit. Përmes zotërimit praktik me këtë princip, ne mund t’i realizojmë të gjitha dëshirat tona si dhe mund t;i eliminojmë shumë dobësi të personalitetit, kuptohet, nëse do ta zbatojmë atë në mënyrë parimore, duke iu përmbajtur ligjshmërive dhe elementeve të saj të përcaktuara praktike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Re: Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:56 pm

Cilat janë elementet themelore të parafytyrimit?

Për ta zbatuar në mënyrë sa më të suksesshme këtë ligjshmëri, si dhe për ta pasur atë përherë si praktikë në rrugën e realizimit të dëshirave tona, do t'i prezantojmë pjesë principe parimore dhe konstruktive të kësaj ligjshmërie, të cilat deri në kohën e fundit janë ruajtur në fshehtësi (nën betimin rigoroz) nga ana e shumë shkollave dhe kulteve të edukimit psikik:

1. Principi i parë i ligjshmërive së parafytyrimi është formimi i figurës së qartë dhe precize të dëshirës që kërkojmë ta realizojmë në botën materiale. Kjo ka të bëjë me aftësinë e madhe të përqendrimit (kontentrimit) të mendimeve në figurën e porsaformuar psikike. Qartësia e një figuracioni psikik, varet shumë nga përqëndrimi, që nuk e kanë të zhvilluar dhe ushtruar disa persona, apo, në anën tjetër, disa të tjerë e kanë të lindur. Figura psikike e porsaformuar, duhet të jetë aq e qartë, sikurse ajo të ketë ndodhur, vërtet, në botën materiale. Shpeshherë, te fillestarët paraqitet tendenca e shëtitjes së mendimeve, që është proces normal. Nëse gjatë formimit të figuracionit tonë psikik të dëshirës që duhej realizuar, paraqitet kjo dukuri, atëherë nuk duhet shqetësuar, përsëritni edhe një herë në mendime filmin psikik dhe dukuria e "shëtitjes së mendimeve" me kohë do të zhduket.

2. Si princip i dytë i ligjshmërisë së përqendrimit është mbushja dhe energji psikike e figuracionit psikik të dëshirës që pritet të realizohet. Kjo nënkupton ndjenjën e kënaqësisë dhe të sigurisë se dëshira e paramenduar është realizuar me të vërtetë. Edhe dyshimi më i vogël në suksesin e realizimit të vetë këtij procesi, shkakton kundër efekt dhe fillimi i dëshirës sonë, shndërrohet në fantazi të thjeshtë. Ndjenja e sigurisë dhe besimit në sukses mbush figurën tonë psikike me energji pozitive. Sa më e madhe është mbushja me energji e figurës psikike, aq më shpejt do të realizohet dëshira e kërkuar. Andaj, gjithnjë në bindje duhet ta keni si parim: teoria e Ajnshtajni se materia është vetëm energji e koncentruar në një cak, mbështet plotësisht qëllimin e veprimit të këtij principi.

3. Principi i tretë i kësaj ligjshmërie është kapshmëria e dëshirës, që nënkupton mundësinë reale praktike, se dëshira e caktuar mund të realizohet. Ta zëmë: studenti posa e ka regjistruar fakultetin e mjekësisë, nuk mund ta parafytyroj veten si kirurg të famshëm botëror me prejardhje nga Kosova, sepse kjo dëshirë për momentin është e pakapshme. Shumë më reale është që studenti jonë i mjekësisë ta parafytyroj dhënien e provimit të parë, regjistrimin e semestrit, likuidimin e vitit etj.

4. Principi i katërt ka të bëj me njohjen e teknikave të psiko-magjisë. Ky princip nënkupton se për zbatimin e plotë dhe me sukses të ligjeve të caktuara të magjisë, duhet të kemi një njohuri elementare për teknikat e ndryshme të ritualeve të cilat aplikohen praktikisht. Me përpunimin e këtij artikulli, ju lexues të nderuar, njiheni me njërën prej teknikave që për fillim me njërën prej teknikave që për fillim është e mjaftueshme në zbatimin e ligjit të përqendrimit (mu këtë që ju veç jeni duke e bërë nëpërmjet këtij artikulli).

5. Principi i pestë dhe i fundit i ligjshmërisë së parafytyrimit është dhënia e mundit apo veprimit të përhershëm. Pa mund dhe lodhje të caktuar nuk ka as rezultat. "Asgjë nuk bie, vetvetiu, nga qielli" - thotë populli, ose, "nuk kryhet fakulteti pa e nxe karrigen". Andaj, pa mund dhe besim të sinqertë se dëshira e caktuar duhet patjetër të realizohet, nuk ka as sukses me këtë ligjshmëri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Re: Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:56 pm

Koha e zgjatjes së realizimit të dëshirave përmes parafytyrimit varet nga përpikëria e zbatimit të vetë këtyre principeve

Para se ta zbatoni teknikën e përshkruar të parafytyrimit, si hap i parë që duhet ta bëni është definimi i qartë i dëshirës jetësore që duhet realizuar. Hapi tjetër është analiza e kapshmërisë së dëshirës, dhe së fundi, duhet ta krijoni skenarin e filmit psikik që duhet ta parafytyroni si dëshirë në mendimet e juaja. Ta zëmë se një kohë të gjatë jeni pa banesë dhe dëshira juaj e flaktë është që ta zgjidhni këtë çështje. Por, kot! Vitet kalojnë dhe ju jeni ende me qira, në bodrume me lagështi. Ja ky është momenti më i përshtatshëm që përmes teknikës së parafytyrimit ta realizoni dëshirën e kamotshme. P.sh. parafytyroni banesën e juaj mentale me orendi të reja në to, kuzhinën dhe erën e gjellëve që gatuhen në të, ndejeni qartë zhurmën e fëmijëve si luajnë në hapësirën e veçantë të dhomës së tyre, parafytyroni pamjen e bukur piktoreske që shihet nga ballkoni, miqtë dhe mysafirët që ju përgëzojnë për banesën e re dhe detajet tjera që juve ju shkaktojnë kënaqësinë e ndjenjës së një realiteti të vetë filmit psikik. Parafytyrimi i kësaj skene të dëshirës sonë të paraqitur si shembull, duhet të jetë sa më i qartë në parafytyrimet tona... aq qartë, sa që të duket sikur reale në botën tonë materiale. Duke e shikuar këtë film në mendimet tuaja, regjisori i së cilës jeni ju vetë, kënaquni dhe përcilleni atë me emocionin e lumturisë. Mos dyshoni! Dyshimi sado i vogël shkakton kundër-efekt. Filmin tuaj psikik të parafytyrimit përsëriteni së paku dy herë në ditë, preferohet patjetër në mëngjes posa të zgjoheni të shtriheni të flini, ose do të ishte e preferueshme ta praktikoni edhe gjatë ditës kur ndjeheni të disponuar dhe të relaksuar, pa ngarkesat e problemeve të së përditshmes. është me rëndësi ta dini se duhet të jeni të parapërgatitur që gjatë zbatimit të metodës së parafytyrimit për realizimin e dëshirës së caktuar, do të hasni në dukurinë e ashtuquajtur të "periodave të thata". Gjatë shfaqjes së këtyre periodave, do të krijohet dyshimi se e tërë kjo që bëni janë "dokrra", "pallavra", "humbje e kotë e kohës", si dhe dyshimet e tjera të ngjashme. Mos u shqetësoni! Këto janë të natyrshme dhe do të largohen brenda një dite. Ju vazhdojeni procedurën edhe mekanikisht, duke e bërë atë si një shprehi të së përditshmes. Mos e harroni kurrë një urtësi kineze e cila thotë: "Para agimit është terri më i madh". Dëshirat tona që realizohen nëpërmjet metodës së parafytyrimit, nuk vijnë kur ne me padurim i presim, por ato vijnë spontanisht. P.sh. e takoni papritmas një shok të vjetër që ju ofron të holla me kushte shumë të volitshme të kthimit, ose ai është vendosur jashtë vendlindjes dhe banesën e vetë ua mundëson ta paguani me këste mujore për një afat më të gjatë etj. Përveç dëshirave materiale, me metodën e parafytyrimit mund të eliminohen edhe shumë dobësi të ndryshme të personalitetit tonë. Procedura është plotësisht e njëjtë, por dallohet vetëm filmi psikik që duhet ta zbatoni posaçërisht për këtë qëllim. Ta zëmë, jeni koprrac ose keni tremë para auditoriumit të gjerë. Ky problem u mundon kaherë dhe ju nuk keni zgjidhje, edhe pse ju e dini se paraqitja e vetë problemit është e panevojshme për atë moment. Në këtë rast mjafton ta krijoni një film psikik që duhet ta parafytyroni në mendimet e juaja, si, p.sh., gjendeni në një shoqëri ku jeni në qendër të vëmendjes. Nuk ndjeni tremë apo frikë dhe paraqiteni përplot guxim para njerëzve. Mbusheni këtë figuracion me kënaqësi dhe ndiejeni atë si reale. Pas një kohe të zbatimit të këtij parafytyrimit, spontanisht do të vëreni se nga ju largohet frika dhe trema për t'u paraqitur para njerëzve tjerë. Me këtë metodë mund t'i evitoni edhe shumë mangësi tjera psikike sikurse janë, fobitë (frikët), varshmëria nga duhani, alkoolizmi, narkomani, përtacia, koprracia etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Re: Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 6:56 pm

Funksionimi i ligjshmërisë së parafytyrimit

Njeriu, përveçse është qenie fizike me të gjitha organet materiale të përsosura të funksionimit, është edhe qenie psikike që përbëhet prej pjesës së saj të vetëdijshme dhe të nënvetëdijshme. Për pjesën e vetëdijshme të njeriut dihet mjaft, e errët dhe e papërpunuar mjaft. Hermetizmi dhe Okultizmi, si shkenca të kulturave të hershme, shumë e shumë para shkencës bashkëkohore, e ka njohur nënvetëdijen dhe për të komunikuar me të ka kultivuar shumë metoda psikike të ruajtura (dhe që ende ruhen) si fshehtësi. Njëra prej metodave që ende, deri në kohën e fundit, është konsideruar si e fshehtë ka qenë edhe metoda e parafytyrimit. Te kjo metodë asgjë nuk është e komplikuar dhe e paqartë. Fjala është vetëm për gjuhën, me anën e së cilës njeriu komunikon me inteligjencën e tij të paskajshme, që ndryshe ne e kemi definuar edhe si nënvetëdije.
Nënvetëdija njeh dhe me përpikëri i zbaton të gjitha urdhëratë, pa marrë parasysh përmbajtjen e tyre, me kusht që ato të vijnë në mënyrë të pastër dhe precize. Gjuha e vetme e komunikimit me nënvetëdijen është figuracioni psikik, gjegjësisht parafytyrimi i të gjitha veprimeve që më parë krijohen në mendjen tonë. Nëse këto mendime të parafytyruara qartë mbushen me energji të fortë emocionale, nënvetëdija me përpikëri do t'i realizojë në tërësi. Pra, metoda e parafytyrimit është vetëm gjuha të cilën e kupton dhe e njeh nënvetëdija jonë. Ne, si qenie njerëzore, gjatë aktivitetit tonë ditor mu përmes kësaj metode, nënvetëdijes sonë i japim urdhra të ndryshme pa qenë të vetëdijshëm për to. çdo mendim ynë, së pari, krijohet si figuracion psikik në mendjen tonë, e pastaj ekziston në realitetin material. Prandaj, duhet të keni kujdes se çfarë urdhra i jepni nënvetëdijes suaj. Fatin njeriu vetë e krijon, pikërisht, përmes mendimeve tona pozitive ose negative. Mendimet janë të pashlyeshme dhe regjistrohen në nënvetëdijen tonë, duke pritur momentin e përshtatshëm të realizimit të tyre. Nëse nënvetëdijes i japim urdhra përmes mendimeve tona negative, atëherë ato varësisht nga mbushja energjetike e tyre, në momentin më të përshtatshëm do të realizohen.
Nuk jemi në këtë botë, rastësisht, të marrshëm, përtacë, koprracë, pa banesë, të varfër etj. Këtë realitet e kemi kërkuar vetë. Nënvetëdija jonë i ka realizuar, sepse ashtu ka marrë urdhra nga mendimet tona pesimiste dhe negative.
Prandaj, për fund mendoni vetëm pozitivisht, sepse çelësi kyç i fateve të juaja jetësore është në JU dhe vetëm në JU, gjegjësisht, në mendimet tuaja pozitive dhe negative që i krijoni permanent për veten.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si funksionon procesi mental ? Empty Re: Si funksionon procesi mental ?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi