Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Merimanga User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Merimanga User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merimanga

Shko poshtë

 Merimanga Empty Merimanga

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Feb 01, 2011 1:32 pm

Merimanga është shtazë e Rendit Aranea

Trupi i merimangave ndahet në prozomë dhe opistozomë , mirëpo është
karakteristike te ky rend se këto dy pjesë janë të lidhura në anë të një
dorëze të ngushtë që quhet pedicelus. Format e prozomës dhe opistozomës
ndryshojnë shumë te llojet e ndryshme. Kështu opistozoma mund të jetë
vezake, sferike, konike,ne formë të trekëndshi, e zhveshur ose me
gjemba. Në prozomë nuk vërehët segmentimi. Integumenti i fortë e formon
në anën dorzale mburojën e fortë e cila quhet karapaks. Në pjesën e
përparme të prozomës ndodhen sytë dhe dhe goja.

Sytë kanë ndërtim të thjeshtë, i ngjajnë oceleve të insekteve. Disa
merimanga kanë shumë sytë shpërdara në sipërfaqën e prozomës. Më shpesh i
kanë 8 sy, porka edhe lloje me dy, 4 ose 6 sy, kurse llojet që jetojnë
në shpella janë pa sy. më shpesh sytë janë të renditura në dy reshta
tërthore me nga nga 4 sy. Numri dhe renditja e syve janë karakteristikë
taksonomike.

Në prozomën e merimangave si dhe të akrepat janë 6 palë ekstremitete.
Pala e parë janë heliceret. Ato janë të vendosura para gojës. Secila
helicere është e përbërë nga dy segmente, nga ai bazal i cili është më i
mdh, dhe nga segmenti terminal më i vogël, në formë të kthetrës.Me
helicere merimangat e kapin dhe e mbysin prenë. Pranë majës së
helicereve është vrima e gjëndrës helmuese. Kthetra terminale e
helicerës është shumë e fortë, e lakuar dhe me maje,lëvizë vetën në një
anë. Nëpër kthetër kalon kanali i gjëndrës helmuese. Merimangat kanë dy
gjëndra helmuese të cilat janë të vendosura në pjesën e përparme të
prosomës. Te tarantulat, gjëndrat helmuese ndodhen në segmentin bazal të
helicereve. Kafshimi merimangave zakonisht nuk është vdekjeprues për
njeriun, por disa lloje si Latrodectus për shembull mund të shkaktojnë
pasoja të rrezikshme si dhe vdekjen e fëmiut.

Pala e dytë e ekstremiteteve të prozomës janë pedipalpet të vendosura në
dy anët e gojës . Secila pedipalpe i ka 6 segmente : koksa, trohanter,
femur, patela, tibia dhe tarsus.Pedipalpet dallohen nga ekstremitetet
tjera sepse tarzusi i tyre përbëhet vetëm prej një segmenti, e disa
femra kanë vetëm kthetër.Te merimangat meshkuj tarzusët janë të
ndryshuar dhe me ndërtim të ndryshëm te llojet e ndryshme, kështu që
merren si kriter gjatë determinimit.Tarzusët e ndryshuar kanë funksion
të organeve të kopulimit te meshkujt dhe shërbejnë për bartjën e
spermatozoideve gjjegjësisht për kopulim.

Pos helicereve dhe pedipalpeve në prozomë të merimangave gjendën edhe 4
palë këmbë ecje.Këtë pjesë të prozomës disa autor e quajnë torax dhe kjo
pjesë te disa merimanga është me një brazdë që quhet cervikale e ndarë
nga pjesa tjetër, e përparmë e prozomës.Ana ventrale e prozomës është e
mbuluar me sternum. Ekstremitetet per ecje janë të përbëra prej nga 7
segmente:koksa, trohanter, femur, patella, tibia, metatarsus dhe tarsus.
Te merimangat që kanë këmbë shumë të gjata e të holla, tarzusët kanëd
isa segmente.Pjesën terminale të tarzusit, nga dalin kthetrat disa autor
e quajnë pretarzus. Te shumica e merimangave, sidomos tea to që thurin
rrjeta, në maje të tarzusave ndodhen disa kthetra nnë formë të gjembave e
quhen kthetra akcesore. Këto janë formuar nga qimet e ndryshuara të
ekstremiteteve.Merimangat që kanë në anën ventrale të opistozomës organ
të veçantë për thuarjën e pishmangës, që quhet cribellum, kanë
gjithashtu në skajin e epërm të metatarzuseve të pasme një ose dy rende
të gjenbave të kthyera qëe formojnë organin e veçantë kalamistrum.

Opistozoma e merimangave është zakonisht ovale, pa gjurmë të
segmentimit, me përjashtim të pjesës kaudale. Ajo është kryesisht e butë
, pa sklerite. Në fund të opistozomës ndodhet një zonë e shkurtë në
formë të gjysëmrrethit e cila e shiquar nga ana dorzale duket si me qenë
e përbërë prej 2 – 3 segmenteve. Ky është në të vërtetë postabdomeni
(metazoma ) shumë e reduktuar.Në anën ventrale midis pjesës së përparme
të opistozomës ndodhet vrima gjenitale kurse në dy anët e saj janë nga
një ose dy stigma që qojnë në mushkëri fletëzore.Te merimangat pos
mushkërive fletëzore ndodhen edhe trakejet. Vrima e trakejes – stigma,
ndodhet zakonisht në mes, para lythave të pishmangës.

Në opistozomë ndodhen vetëm rudimentet e ekstremiteteve në formë të
lythave të pishmangës.Në skajin e pasëm të opistozomës janë 3 palë lytha
të pishmangës të përshkuara me gypa të shumta të holla. Ato shërbejnë
për të nxjerrë sekretet e gjëndrave të pishmangës. Te disa merimanga
përpara lythave të pishmangës gjendet një pllakë e përshkuar nga gypat e
pishmangës që quhet kribelum. Lytha të pishmangës janë zakonisht 6 por
te disa loje 4 apo dy. Palët e këtyre lythave quhen të përparme, të
mesme dhe të pasme.Këto janë mbeturina të ndryshuara të palës së 4 dhe
të 5 të ekstremiteteve të opistozomës e të gjitha të tjera janë të
reduktuara. Këto ekstremitete qe janë shndëruar në lytha, gjatë fazave
të hershme embrionale janë të bigzuara. Gjëndrat e pishmangës zhvillohen
në secilën degë.

Kribelumi është i përbërë nga pllaka tërthore e cila është në mes e
ndarë në dy pjesë.Në secilën pjesë ka shumë vrima të gypave të
pishmangës, më shumë se në lytha. Gjëndrat e pishmangës janë të mëdha
dhe ndodhen në pjesën e fundit të opistozomës.

Merimangat endin disa lloje të rrjetave të pishmangës, një individ disa
lloje, sepse kanë disa të gjëndrave.Janë pershkruar 7 lloje të gjëndrave
te merimangat e ndryshme.

Supstanca nga e cila formohen fijet e pishmangës tajohet nëpër vrima si
lëndë viskoze e cila në kontakt me ajrin forcohet e behet fije. Këto
fije në fillim shumë të holla lidhen me ndihmën e shtojcave të këmbëve
në formë të krëhërit në në fijën më të trashë më të cilën merimangat
endin rrjeta, kokone ose kurtha për zënjën e gjahut Rrjetën zakonisht e
endin në vende të përshtatshme ku era mund të sjell insekte osë shtazë
tjera të imëta. Fijet e rrjetës i spërkatë me lëngë ngjitëse të cilën
gjithashtu e e tajon nga gjendrat e pishmangës. Për lëndën ngjitësë
kapën mizat, rrjeta tundet, kurse merimanga shumë lehtë i dallon
lëkundjet e rrjetës që i shkakton era nga ato që i shkakton
gjahu.Gjahun, i cili është i zënë në rrjetë, e helmon më heliceret e
veta, ose edhe pjesërisht e maceron.


Sistemi i organeve të tretjës
Goja e merimangave ndodhet midis rostrumit apo buzës së epërme, dhe
labiumit apo buzës së poshtme, ndërsa anash atë e rrethojnë bazat e
pedipalpeve. Goja e merimangave është përshtatur për marrjën e ushqimit
të lëngshëm, e jo për marrjën e ushqimit të ngurtë. Qimet të cilat
gjenden në labium e pengojnë futjen e grimcave të ngurta në hapsirën
preorale, ndërsa ushqimi i lëngshëm merret në sajë të levizjeve të
zorrës së përparme e cila vepron si pompë. Sistemi i tretjës te
merimangat gjithashtu i ka 3 pjesë: Zorrën e përparme, të mesme dhe të
pasme. Zorra e përparme dhe e pasme kane prejardhje nga ektoderma dhe
janë të veshura me kutikulë, ndërsa e mesmja është endodermale. Zgavra e
gijës dhe faringu i merimangave janë me pozitë vertikaletë kufizuar me
epifarinks dhe hipofarinks, të cilër kur të bashkohen formojnë gypin me
të cilin e qojnë ushqimin e lëngshëm në ezofag. Nga faringu nisen
muskujt të cilët lidhen për paretin e trupit. Me kontraktimin e tyre
faringu zgjërohet dhe ngushtohet dhe kështu vepron si pompë. Ezofagu
shtrihet horizontalisht nga faringu gjër në lukthin thithës. Ka formë të
gypit kurse në pjesën e pasme është i rrethuat me unazën nervore.
Lukthi thithës është i veshur me kutikulë të fortë e cila shërben si
mbështës i muskujve. Në anën tjetër këta muskujt janë të lidhur me
kutikulën dorzale të prozomës. Me kontraktimin e muskujve, lukthi
zgjërohet dhë e thithë ushqimin.

Pas lukthit shtrihet zorra e mesme. Nga zorra e mesme dalin
divertikulume të shumta. Diverikulumet në prozomë janë në formë të
strajcave ndërsa në opistozomë degëzohen dhe kanë formë gjëndrore.
Tretja bëhet kryesisht në zorrën e mesme dhe divertikulet e saj. Zorra e
pasme është ektodermale dhe ka të zhvilluar mbështjedhësin muskulor.
Ajo përfundon me vrimën anale. Në kufirin midis zorrës së mesme dhe të
pasme ndodhen disa gypa të Malpigit te cilat degëzohen midis
divertikulumeve të zorrës së mesme dhe kanë rol ekskretues.

Sistemi i organeve të frymëmarrjës
Te shumica e merimangave gjenden dy lloje të organeve të frymëmarrjës:
mushkëritë fletëzore dhe trakejet.Ka edhe lloje që kanë vetëm njërin
lloj të organeve të frymëmarrjës. Tarantulat, merimangat më primitive
kanë dy palë mushkëri fletëzore.

Mushkëritë fletëzore janë invaginime ne formë të strajcave në anën
ventrale të opistozomës.Në murin e përparëm të secilës mushkëri ndodhen
rrullat fletëzore, midis tyre qarkullon ajri, kurse gjaku i mbushë
hapsirrat brenda fletëve.

Trakejet e merimangave janë organe çigte edhe pse e kanë vetëm një
stigmë. Stigma qon në një dhomzë nga e cila nisen 4 kanale primare
trakeale. Këto kanalë janë të veshura me kutikulë në formë të spiralës
dhe te disa lloje degëzohen në të gjitha pjesët e trupit. Ato lloje që
kanë vetëm trakeje, si duket trakejet I kanë më origjinë nga mushkëritë
fletëzore.

Sistemi i organeve të qarkullimit të gjakut
Sistemi i gjakut te merimangat është i hapur dhe i ngjan atij të
akrepave. Përbëhet nga zemra gypore e cila ndodhet në opistozomë në anën
dorzale mbi zorrë. Gjatësia e zemrës dhe numri i ostioleve të saj
ndryshojnë te llojet e ndryshme të merimangave e kjo varët kryesisht nga
lloji i organeve të frymëmarjes. Ajo nuk është e ndarë në dhomëza. Te
llojet me primitive të cilat kanë vetë mushkëri fletëzore, zemra është e
gjatë, dhe ka 5 palë ostiole, kurse llojet që kanë trup të vogël dhe
trakeje si organeve të frymëmarjes, zemra ka vetëm dy palë ostiole. Nga
zemra dalin arterja e përparme, arterja kaudale, dhe arterjet anësore.

Sistemi i organeve ekskretuese
Organet ekskretuese te merimangat janë gjëndrat koksale dhe gypat e
Malpigit. Lojet primitive i kanë dy palë gjëndra koksale të cilat qilen
në koksat e palës së parë dhe të tretë të këmbëve për ecje. Merimangat
tjera e kanë vetëm palën e parë të gjëndrave koksale. Shumë më të
rëndësishme në pikpamjë funksionale funksionale janë Gypat e Maligit të
cilat i kanë degët e tyre ndërmjet divertikulumeve të zorrës. Nga gypat
tajohet guanina.

Sistemi nervor
Në zhvillimin e hershëm embrional te merimangat paraqitet sistemi nervor
i tipit arthropod, i cili ka në secilin segment të trupit nga një palë
ganglione. Por te shumica e llojeve të merimangave, ne fazën adulte
sistemi nervor është i përqëndruar në prozomë. Ganglionet janë tërësisht
të ngjitura rreth ezofagut, kështu që nuk mundë të caktohet kufiri
midis masës nervore dorzale dhe ventrale të sistemit nervor. Nga pjesa e
sistemit nervor që ndodhet mbi ezofag, dalin nervat optic, dhe nervat e
helicereve. Nga masa nervore e cila është nën ezofag dalin nervat e
pedipalpeveshe ekstremiteteve tjera. Nga pjesa e pasme e masës nervore
shtrihen dy fije të trasha që shkojnë në opistozomë.

Shumica e llojeve të merimangave kanë nga 8 sy. Numri dhe renditja e
tyre janë karakteristike për familjet e tyre.Sytë e merimangave përbëhen
nga 2 osee 3 shtresa qelizore pas thjerzës. Kornea e syrit është një
pjesë e ndryshuar e e kutikulës së paretit të trupit. Nën korne ndodhet
shtresa e hipodermës korneale, e nën te shtresa me qeliza të retinës dhe
shkopthave optic.Pas retinës syrin e rrethon kapsula e syrit.

Shumë merimangave i bëjnë sytë dritë. Në të vërtetë, këtë e mundëson një
shtresë, e cila ndodhet pas retinës, që quhet tapetum. Tapetumi ka
kristale të imëta të cilat e reflektojnë dritën. Sytë e përparme të
merimangave janë të tipit everz, kurse të tjerët janë inverz. Këta te
fundit kanë tapetum. Në trupin dhe gjymtyrët e merimangave janë gjetur
organe në formë lire ( liriforme) të cilat si duket funksionojnë si
organe të dëgjimit.

Organet e shqisës së të prekurit janë të shpërndara nëpër tërë trupin
Këto janë qime të ndryshme të lidhura me skajet e nervave. Për organe të
shijimit dhe të nuhatjes dihet shumë pak. Nuk është quid që disa nga
organet e në formë lire u shërbejnë për nuhatje dhe për shijim.

Shumimi
Merimangat janë me gjini të ndara. Gjëndrat seksuale me kanalet përçuesë
ndodhen në opistozomë. Testisët ndodhen në pjesën e përparme të
opistozomës, janë në formë të dy gypave të gjatë, të cilët vijojnë në dy
spermidukte të gjata e të lakuara që quhen vasa deferentia. Të dy
farëpërçuesit bashkohen në një mëshikëz të përbashkët që quhet vesicular
seminalis(strajca e farore). Spermatozoidet mashkulli i lëshon në një
rjetë horizontale të cilën e thurr vet, pastaj i mbledh nga rrjeta me
një aparat special si me shpric të ingjeksionit, të cilin e ka në maje
të pedipalpit të specializuar. Me ndihmën e pedipalpit pastaj i bartë në
receptaculumet e femrës.

Organet gjenitale femrore janë të përbëra nga dy vezorë, dy vepërçues,
pas të cilit vjen një uterus, pas taj vagina si dhe një apo më shumë
spermateka. Anash vaginës dhe të lidhura me te janë dy palë receptaculus
seminisa që shërbejnë për depozitimin e spermatozoideve. Spermatozoidet
futën në to gjatë kopulimit, nëpër vrima të kopulimit, të cilat ndodhen
anash vrimës gjenitale. Vrima gjenitale shërben vetëm për depozitimin e
vezëve. Vagina dhe spermatekat janë invaginime të paretit trupor,
prandaj janë të veshura me kutikulë.

Merimangat ashtu sikurse akrepat para kopulimit bëjnë “lojëra të
ndryshme martesore”. Te disa merimanga pas aktit të kopulimit , femra
ecila është më e madhe se mashkulli e han mashkullin. Disa merimanga
bëjnë shumë vezë e të tjerat pak. Vëzët zakonisht i vendosin në kokone
të cilat janë specifike për llojin. Kokonet i ruajnë në tokë, disa
kokonet i bartin me vete e të tjerat nuk “kujdesën” fare për to. Larvat
zhvillohen mbrenda në kokone ku qëndrijnë gjër në zhveshjën e parë.
Format e reja pas disa zhveshjeve kalojnë në fazën e rritur.Shumë
merimanga jetojnë vetëm një sezonë, të tjerat disa vjet. Disa tarantula
në kushte eksperimentale kanë jetuar mbi 25 vjet.

Sistematika
Rendi Aranea ndahet në dy nenrende: Mesothelae dhe Opistothelae

1. Nënrendi Mesothelae(Liphististina) merimangat e segmentuara:
Nënrendit të parë i takojnë merimanga më primitive që e kanë opistozomën
e segmentuar dhe kanë 6 ose 8 lytha të pishmangës. Nëndë lloje të
njohura jetojnë në Azinë jugore dhe A. juglindore. Që të gjitha qelin
koridore në tokë të cilat i mbulojnë me kapak. Gjinia e njohur është
Liphistus.

2. Nënrendi Ophistothelae merimangat e pasegmentuara: Këtij nënrendi i
takojnë shumica e merimangave.Kanë opistozomë të pasegmentuar. Llojet më
të njohura janë: merimanga me kryq – Epeira ose Araneus diademata. Kjo
merimangë e end pishmangën (rrjetën) midis degëve të pemëve ose
shkurreve; merimanga e shtëpisë - Tegeneria domestica e cila e end
pishmangën në kënde të dhomave dhe ushqehet me miza; “vejusha e zezë” –
Latrodectus tredecimguttatus e njohur për helmin e fortë e të rezikshëm
edhe për njeriun; Argyroneta aquatica që jeton Brenda në ujë, në
skafandrën prej pishmange të cilën e formon vet; merimanga tropicale,
grënëse e zogjve –Avicularia avicularia,etj
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi