Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gjeni dhe Funksioni i tij User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Gjeni dhe Funksioni i tij User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeni dhe Funksioni i tij

Shko poshtë

Gjeni dhe Funksioni i tij Empty Gjeni dhe Funksioni i tij

Mesazh nga Juѕт٠ Tue Feb 01, 2011 1:28 pm

Gjeni është nje copë e Molekulës së acidit dezoksiribonukleik (ADN-së), që përmban informacionet themelore të krijimit të një acidi ribonukleik (ARN). Gjenet janë njësitë e trashigimisë në organizmat e gjalla. Gjenet janë të koduara në lëndët gjenetike të organizmave (zakonisht ADN dhe ARN) dhe kontrollojnë zhvillimin trupor dhe sjelljen e organizmave. Gjatë riprodhimit, lënda gjenetike kalon nga prindi tek fëmia. Lënda gjenetike mund të kalojë midis individësh jo të afërm (p.sh. nëpërmjet ndërçimit dhe virusëve). Gjenet kodojnë informacionet e duhura për ndërtimin e lëndeve kimike (proteinat, etj.) të nevojshme për funksionimin e organizmave.
Fjala "gjen" u vendos në vitin 1909 nga botanisti danez Vilhem Johansen për njësinë themelore trupore dhe funksionale të trashigimisë. Fjala gjen rrjedh nga emërtimet eHugo de Vries që rrjedh nga ana e saj nga fjala pangeneze, të cilën e krijoi Darvini në vitin 1868. Fjala pangenezë përbehet nga fjalët Greke pan: parashtesë që do të thotë "mbarë", "krejt" dhe genesis: lindje ose genos: prejardhje.
Funksioni i gjenit


Gjenet janë segmente të caktuara të molekulës së ADN dhe kanë vend të caktuar në krozom. Madhësia e gjenit llogaritet të jetë prej disa qindra deri disa mijëra çifte të nukleotideve, ndërsa mesatarisht merret se një "lokus gjeni" ka 600-1800 çifte të nukleotideve. Secili gjen ka funksionin e tij për kontrollin dhe krijimin e proteinës së caktuar në qelizë. Te qelizat nuk janë të gjitha gjenet në aktivitet, por vetëm ato gjene që i nevoitet qelizës për krijimin e proteinës të caktuar. Aktivitetin e gjeneve e rregullojnë gjenet rregullatore. Bashkësia e të gjitha gjeneve të një qelize shënohet si gjenotip. Pra gjenotipi paraqet materialin trashëgues që ka një qelizë. Gjenet me aktivitetin e tyre në qelizë, bëjnë zhvillimin e veçorive të organizmit, dhe këto veçori mund të jenë: morfologjike, mikroskopike, molekulare-fiziologjike edhe aftësi të ndryshme biologjike të organizmit për kryerjen e funksioneve të caktuara. Bashkësia e të gjitha veçorive të një organizmi shënohet si fenotip. Zhvillimi i fenotipit fitohet nga prindërit si dhe nga faktorët e ambientit të jashtëm. P.sh., për krijimin e klorofilit tek bimët janë të domosdoshme, si gjenotipi përkatës për enzimet që sintetizojnë klorofilin, ashtu edhe drita si faktor i ambientit të jashtëm. Në mungesë prej cilitdo prej këtyre faktorëve, klorofili nuk do të sintetizohet. Gjenet mund të pësojnë ndërrime të caktuara, të cilat shënohen si mutacione. Ndonjëherë edhe pse ndodh mutacioni, radhitja dhe kuptimi i shifrës gjenetike nuk ndërrohet, me ç'rast nuk ndërrohet struktura e proteinës, përkatësisht nuk ndërrohet aktiviteti i saj biologjik. Mutacionet e tilla shënohen si të heshtura. Pasardhësit nuk trashëgojnë nga prindërit fenotip të gatshëm, ata e fitojnë atë dhe gjatë zhvillimit të tyre e krijojnë atë fenotip. Prej kësaj rrjedh edhe ngjashmëria ndërmjet prindër-pasardhës, si dhe ndërmjet të gjithë individëve pjesëtarë të një lloji biologjik. Mirëpo, mes individëve të të njëjtit lloj ka edhe dallime në fenotip, si pasojë e kombinimit të veçorive (gjeneve) ekzistuese
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi