Kënaqesia juaj në portalin tonë!
"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:40 am

**

Po sha e mire me je bere, moj bebushke! Po qe me je rritur ti mua?! Tani jo, tamam, se mjeku thote se vec nje jave ke shtuar, por pesejaveshe, mua e madhe me dukesh. Mjeku qeshte kur te flisja e te quaja Ana, Anushka, Anka, duke me keshilluar te mos zhgenjehesha po te ishte djale, po une jam e sigurt. Nuk mund ta dije aparati me mire se une qe ti, beb, je vajze, je nje goce e lezetshme, e bukur, dashte Zoti jo vetem per mua, por edhe per te tjeret, se bota eshte me e lehte per vajzat e bukura. Do te shkoj te bej eko serish pas nje jave, pastaj prape javen tjeter dhe ate tjetren, edhe pse doktori thote se nuk eshte e nevojshme, por une dua te kam sa me shume fotografi te tuat. Ne kohen time nuk kishte te tilla dhe ti do te shohesh mamin njevjece me nje pate te vogel loder neper duar, pastaj dy, tri, ne klasen e pare, ne te dyten e nga nje cdo vit, me te njejten fytyre qe kam dhe tani, me dhembet e pare pak te dale (thone se eshte shenje fati), me shprehjen e fytyres pak si buf. Bej shaka, kam pasur ca sy te qeshur, te vegjel, qe tani me jane rritur e qeshin me pak, por do t'i krahasojme fotot kur te rritesh. Zemra e mamit te vet, me duket sikur noton brenda meje, kur shoh ekon! Me je aq e vogel, edhe mami te ka kaq merak, sa ti nuk mund ta dish! Por do te rritesh perdite brenda meje, do te shoh pak e nga pak krahet, kembkat, dockat, derisa te behesh Ana prej verteti dhe te jesh gati per te dale. Atehere mami yt do te shkoje ne maternitet dhe do te shtrihet ne nje shtrat a dicka e tille, do te mbledhe gjithe forcat, nuk do te bezaje fare, po fare, derisa ti te dalesh: e vogel, me floke te lagur nga gjaku im. Pastaj do te te lajne, do te te veshin me rroba te bardha dhe mami do te te mbaje ne gji. Ti do te thithesh gjoksin tim dhe une do te behem e gjitha qumesht per ty, per ty, qe te kam me te shtrenjten ne bote! Po qe na iku koha me endrra! Duhet te shkojme ne pune, se kemi edhe 8 muaj para se ti te vish dhe une te marr ca pushime, madje 8 muaj pa nje jave.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:41 am

9 mars, mbremje

Sa ka qeshur babi me foton tende sonte! Eshte shkrire fare teksa une te puthja e te shtrengoja, pa dashur t'ia lija atij gjate ne dore. Epo kjo, nisa qe tani te behem xheloze per ty! Kam frike se mos lidhesh me shume me babin tend, sesa me mua. Te mos them budallalleqe tani, ne te duam te dy njesoj! Tani, mua me duket se te dua nje cike me shume, po ti duhet te na duash te dyve. Po me deshe mua me teper, pak fare me teper, s'ka problem. Jo, se tallet mami. ne te sollem te dy ne jete dhe do te te duam gjithe jeten. Nuk ishim pergatitur per kete, por per fat, ndodhi. Nuk te kam treguar per diten kur ti u ngjize, gjithmone nese mjeku ka te drejte, dhe kjo ka ndodhur me 28 janar. Une dhe babi ate dite shkuam ne nje qytet buze detit. Shetitem gjithe diten. Babi e ka fiksim te me xhiroje ne cdo cast, aq sa te bezdis, por tani jam mesuar. U futem ne nje kala te madhe, te vjeter, kalaja e Ali Pashait i thone. Kur do te hynim, na doli para, si te na kish zene pusi, nje bari me ca dele. Ishte nga ato ane, e meqe kalaja nuk ka ciceron, i thashe te me tregonte dhomen e Vasiliqise, gruas se Pashait.
- Ah,- psheretiu plaku,- ajo kurva e mori me qafe diteziun!- a thua se e kishte pasur komshie Vasiliqine. Pastaj na beri udhe e na coi ne nje dhome, ku shkruhej: "Lavdi marksizem-leninizmit!" Se c'pune kishte Marksi ne dhomen e gjumit te gruas se pashait, vetem jone e papare mund ta shpjegoje! Kuptohet, pervecse lageshti, dhoma nuk kish ndonje orendi. Vetem shikonte per nga deti. Ca frengji te mrekullueshme, nga ato qe, kur u ulesh siper, te vjen deshira te hidhesh. Jo per te vdekur, beb, per te fluturuar.
Pastaj u futem ne ca kthina te erreta e gjithe myk, derisa gjetem shkallet. Une hipja e zbrisja neper shkalle duke imituar Vasiliqine, ndersa babi yt me xhironte me nje kamera dore. Bariu u merzit dhe na la, ndersa ne u ngjitem deri ne tarrace te kalase, nga ku dukej gjithe deti. U ulem aty duke pritur qe asnje dele te mos na rrinte neper kembe, e kur te gjitha na lane rehat, une nisa te zbertheja kopsat e xhupit te babit tend, pastaj te bluzes, pastaj iu kacavara dhe vetem i mbaja ere, ndersa ai rrinte puthitur nje portiku. Nuk ka qene ndonjehere me bukur, beb: une, babi yt, deti dhe Vasiliqia! Ajo kishte vdekur ca si heret, por mua me behej sikur na veshtronte prej dritares, duke mermeritur:
- Mua me thote kurve bariu, e kjo tjetra beka c'beka ca levizje te cuditshme!
Ate dite ishte 28 janar, me ftohte nuk kishte si behej, por ne beme dashuri dhe ti shpirt ate dite je ngjizur. Mbi kalane e nje Pashai, me detin per pagezonjes
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:41 am

10 mars, mengjes

Ane, miremengjes, bijez e vogel! Sa kam levizur mbreme! Une vertitesha e babi me shtrengonte. Sa mire eshte, beb, te flesh me te! Nuk me kujtohet me koha kur flija vete. Eshte kaq bukur kur zgjohesh ne mengjes, kur nenkresa jote ka fluturuar, ndersa koka te eshte zhytur ne nenkresen e tij! Ai i ka bere duart unaze rreth barkut tim dhe mua me del gjumi e lumtur. Nuk paska lumturi me te madhe sesa siguria qe provon, kur ai me te cilin ishe mbreme ne shtrat, eshte dhe ne mengjes, gati per te te thene se te do si me pare, se do te te doje edhe kur te kesh ca kile me shume dhe ca nerva me teper. Nuk e di ne do te jete vertet gjithmone keshtu, por te pakten tani, ai kete thote, kur e pyes ne mengjes. Me siguri e di, ama, qe une do ta pyes gjithmone, pergjithmone ne me do si me pare.
Babi eshte me i qete tani. Thote se shokut te vet po i ecen puna dhe shume shpejt ai do t'ia marre parate bashke me perqindjen dhe ne te tre do te shkojme te banojme te vila dykateshe. Aty do te mbjellim peme dhe lule, shume, plot. Do te var edhe nje shilares per ty e per vete. Sa qejf, sa qejf! A thua do te mbarojne te gjithe me pare se te kalojne 8 muajt? Them se po. Babi yt nuk gabon asnjehere. Sa pertoj sot te shkoj ne pune! Me vjen te shtriqem edhe ca, por s'kam c'bej, duhet te cohem dhe te vishem. Por shpejt, ama.

10 mars, mbremje

Me duket se nisen prape telashet, beb. Madje, ca me shume se c'na dukej. Sot ne gazete me thane se firmat do te shpallin falimentimin. Nuk ka me asnje shprese. Eshte vetem pune ditesh. Cfare mrekullie qe babi i terhoqi parate nga "Vefa"! Po halli eshte se ka te tjera te "Sudja" e "Xhaferri". Nuk di tamam sa para ka ne to, por sado qofshin, nuk jane asnjehere pak per t'i humbur. Ia thashe sot babit dhe ai u be keq. Me thote se kjo mbase nuk eshte e vertete, se, po te qe, dikush do te kishte dale ne lajme ta thoshte, apo sepaku do te shkruanin gazetat e opozites. Sikur une nuk punoj vete ne gazete e nuk e di si rrjedhin gjerat! Drejtuesit e kane hallin te terheqin parate e ttre. Te tyret! Tani, te tyret tamam s'jane, jane para qe i kane marre si dhurate prej firmave ne ditet e tyre te mira per ndonje interviste a reklame dhe mandej i kane futur po ne firma per t'i shtuar. Dhe po nuk i moren, c'humben ata? Si t'ia beje babi yt qe i ka parate e veta? Iu lute te shkoje se paku neser te "Sudja", pastaj te shohim e te bejme per te "Xhaferri". Madje, do te shkojme bashke! Do te cohemi heret per te zene radhe. O beb, sa rremuje jam! Nuk di si do te veje halli yne

11 mars, mengjes

Ana, mami nuk flet dot gjate me ty sot, se babi po na pret te shkojme te "Sudja". Afer eshte, pak pallate me tutje, uroj vetem te mos kete radhe, megjithese me panikun qe ka kapur kreditoret kushedi c'turme do te jete mbledhur para deres se saj.

Si te tha mami ne mengjes? Uroj te mos kete radhe. Radhe thase, ata qene lukuni, moj shpirt, e po te mos kishte dale Sudja ne dritare, por ne dere, do ta kishin perpire me gjithe rroba. Pastaj, c'kreditore zeza! Ata qene gjynahqare qe kishin shitur nga nje lope e i kishin futur parate tek ajo grua, qe, kur t'i merrnin, te blinin prape nje lope plus nje dele. Apo ca te tjere, o Perendi, nuk kishin lene gur e mur shtepie pa shitur! Si kane shpetuar pa shitur kalamajte dhe grate nga gjithe kjo dalldi, nuk di ta them? Megjithese ku i dihet. C'nuk te degjojne veshet keto kohe! Leri te tjerat, po Suden vete e pe moj zemer? Po ka njeri me mend ne koke qe i heq paret nga shtepia e tij dhe i con te shtepia e asaj gruaje te zeze, te zhubravitur, zecjerre, qe ulerinte nga maja e ballkonit! Jo, nuk ka, vec babit tend dhe ca mijera burrave e grave si ai, nuk ka tjeter qe ta besoje se ajo t'i merr parate e me frymen e shenjte t'i shton e shumon. Sa e pashe, me iku gjaku. Une degjoja qe bertisnin: Sudja, Sudja, po nuk e dija se ishte ajo. Me dhemb ende dora qe shtrengoja per te mos shperthyer ndaj babit tend. Me vinte t'i ulerija:
- Po ti, budalla ke qene, o njeri?!
Vec, kur me tha se kishte futur pese milione, nuk m'u durua dhe iu ktheva:
- Po seks te kishe bere ne Itali, per t'i fituar ato para, do te te dhembte ndonje organ gjenital, nese s'do te te dhembte zemra, qe i besove punen tende kesaj gruaje!
Sa u zume kot dhe ikem fare. Por edhe te rrinim, ishte e kote, ajo nuk jepte para sot. Thane se do te shpallte ca lista qe te mos kishte radhe. Lista, po, po, lista, gjithmone nese di te shkruaje ajo grua. Po si na hodhi trute e gomarit, nuk e kuptoj! Ketij tonit dhe gjithe dynjase. Tani jam ne pune, por as qe me punohet. Si nuk me ka shkuar ndermend me pare: gjithe keta te huaj qe kemi neper kembe e qe dalin cdo dite ne televizor per te folur per GDP-ne, pse nuk thone gjysme fjale per kete zbulimin tone? Me zuri koka, beb. Me zure keq!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:41 am

11 mars, mbremje

Shpirti i mamit! Nuk jam marre fare me tu. Gjithe diten ne pune, pa kuptuar asgje. E sigurt eshte vetem se nuk ka me shprese. Te gjithe gazetaret po zihen kush te shkoje me pare te beje intervisten neper firma per te gjetur ndonje mundesi te terheqe paret e veta. Une nuk kam shans. Ku lajmet nga bota e ku ekonomia, politika, kultura dhe sporti, se firmat me te gjitha keto jane marre. Nuk di si ta ndihmoje babin tend. Atij tani nuk i flitet fare. E vetmja qe na mban, eshte fati qe patem kur terhoqem shumen me te madhe nga "Vefa". Fat i thencin, e paguam shtrenjte ndermjetesine! Po pune e madhe, edhe te keto te dyja jemi gati te paguajme, vec t'i marrim. Babi do te shkoje prape neser, qysh ne mengjes. Edhe une dua te shkoj, por ai s'me merr. Kujt i hyj ne pune une tani me gjithe kete ankth qe mbaj dhe ia ngjis te gjithin atij? Kushedi sa te kam merzitur dhe ty, shpirti i vogel! Sa gjera te bukura doja te ndaja me ty e nuk po mundem! Por do te kemi kohe, mjaft qe te marrin fund te gjitha, tani, menjehere, sa pa ardhur ende ti. Ah, sikur ai t'i terheq neser parate te "Sudja"! Pastaj do te kete kohe per te zene radhe edhe te "Xhaferri". Edhe atje ka pese milione. Jam gati te shkoje vete atje, por babi nuk do. I mban faturat e te dyja firmave me vete dhe nuk me le as t'i shikoj.
- Nuk ta kam ngene,- me thote,- te nisesh nga e para me perrallat e tua! Nuk flisje keshtu kur fute leket per makine shkrimi e i nxore per te blere kompjuter!
Te drejte ka, sa u gezova ate dite qe bleva kompjuterin! Atehere nuk ankohesha. As kur harxhoja neper dyqane cerekun e perqindjeve te muajit nuk flisja. Por ne fillim, ama, i thashe. Eh, ja pikerisht kete fjale nuk duron babai yt dhe une kete e kam gjithmone ne maje te gjuhes! Tani as me afrohet ne shtrat.
- Me fut vapen kur me ngjitesh,- thote. Po, pra, po. Vape ne mes te marsit!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:41 am

12 mars, mengjes

Miremengjes, e mira ime! M'i hape syte e bukur ti? Edhe une. Do qe te rrime edhe pak te klevati? Mil, si te fuash ti, zhemra ime. Mami te thote gjithe cudirat e botes- qe do te linin gojehapur edhe nje dhjetevjecar, po te me degjonte- dhe pastaj te flet me gjuhe bebesh. Lemsh i bej te gjitha! Po me shijoka edhe mua te flas si e vogel. Kushedi sa bukur duhet te kete qene kur kam nisur te them ma, ba. Nuk me kujtohet asgje, por do te te degjoj ty kur te m'i thuash dhe do te kenaqem njesoj. Une, kur isha e vogel, qeshe pak thuthuqe, se mbaja gishtin ne goje. Nuk degjoja qe ta hiqja, me shijonte shume. Provuan te ma lyenin gishtin me kripe, me limon, me raki, por mua te gjitha keto me pelqenin dhe e thithja gishtin dy here me me qejf. Derisa ma lyen nje dite me piper te kuq, qe, o mami, o mami, kur e kujtoj ulerimen qe leshova teksa me perveloi gjuhen! Une nuk kisha nga ta dija se ata nuk ma lyenin perdite gishtin me piper, por vetem kur me kujtohej, e mbaja gojen tutje gishtit. Por dore nuk hiqja, u mesova te fusja ne goje cepin e batanijes, ose rripin e perparses se gjyshes, se ciles i ngjitesha gjithe diten, e ajo me terhiqte nga pas me gjithe perparese. Madje, nuk i ndahesha edhe kur dilte. Me kujtohet se nuk kam lene plake pa vizituar dhe cep te qytetit pa bredhur me te. Nje here, e mesuar sic isha ta fusja gishtin vend e pa vend, pasi perlava nje pjate me pelte, ndersa gjyshja ime dhe shoqja e saj, po gjyshe, po fjaloseshin, ia mbatha ne kuzhine. Hapa ca kanate dollapesh dhe me ere e gjeta nje tas te madh pelteje, qe sikur me priste mua t'i fusja gishtin brenda dhe ta lepija pastaj. Por pelteja qelloi me e forte dhe ma kapi gishtin e s'ma leshonte. Britmat e mia, tek me erdhen ndermend gjithe perrallat me kafshe te keqija qe ushqehen me gishta kalamajsh, sollen dy plakat ne kuzhine. Qe atehere hoqa dore nga futja e duarve vend e pavend. Po ti, beb, tani qe e more vesh c'u ndodh atyre qe mbajne gishtin ne dore, nuk ke per ta provuar. Ja, dhe sot qe doja te te tregoja nje perralle per te qene, nuk di c'te sajova. Cohemi tani, shpirt, se babi eshte ngritur qysh pa gdhire per te shkuar tek ajo grua e tmerrshme qe i ka marre parate. Ah, sikur te kete pak fat sot! Ta urojme, beb, ta urojme te kthehet me leket ne vend te fatures dhe mami te beje prape nje darke te mire me tre qirinj blu dhe me patate e mish pule te pjekur. Ta kam shpifur dhe ty me te njejtin gatim. Por sot do ta marr me vete librin e kuzhines dhe do te gjej ndonje gje te lehte per ta gatuar. Dhe ky babi yt, mo, asnje gjelle nuk di te beje! E pastaj ankohet nga une. Cohemi tani, shpirt, se na zuri dita shtrire.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:41 am

12 mars, mbremje

Mesova te gatuaj lazanjen, por babi yt nuk e vuri ne goje. S'i solli as sot parate. Te shohim neser. Tha se ishte nje gjindje e madhe, qe nuk pyeste per listat e ngjitura ne katin e pare te pallatit ku banon Sudja. Eshte merzitur dhe nuk flet. Vetem pi cigare ne ballkon. Shkojme, shpirti i mamit, t'i rrime afer. Ai tani ka nevoje per ne. Po me degjove t'i them ndonje fjale me teper, leviz dhe mos me ler te vazhdoj me tej. Te ka mesuese te mire mami ty. Babi nuk ka nerva te degjoje leksione tani, do vetem dashuri. Nuk po e pyes as si po i shkon pune atij shokut te vet kambist, kam frike se me zemerohet. Ta mbaje mendjen ne nje vend tani, te mos e shperndaje sa te "Sudja", te "Xhaferri" apo tregu i dollarit. Dollari duket mire, eshte i larte me c'degjova ne pune. C'ti besh, gazetare ekonomie nuk e kisha ne plan, por kjo me duket me e afert tani, megjithe ato pyetje qe bej e te reja qe mesoj perdite.
Shkojme te babi tani, zemer, e marrim me te mire dhe e cojme ne shtrat? Fleme te tre dhe neser cohemi heret. Ai per te shkuar te "Sudja", une te shoh filxhanin. Mbase bera gabim qe nuk e pashe qysh ate dite. Eja te shkojme, shpirti im!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:41 am

13 mars, mengjes

Sot eshte dite terse, po mbase babit tend i del per mbare dhe i merr parate. Ka dale heret. Tha se do te shkonte edhe te "Xhaferri" per te pare ne kishte radhe. Ne mos te njeri, te tjetri shpresoj te behet dicka. Ku qelloi dhe data 13! Mos eshte dite e keqe sot per te pare filxhanin? Une po pi kafen njehere, se mbreme e mbajtane nenkrese, sic tha ajo gruaja. Nese do te qe keq, ajo do te ma kishte thene. E kam bere dhe shtratin helaq. Mire qe nuk i ra ne sy babit tend, se kush e degjonte pastaj! Si me tha dje:
- E shikon ndonjehere veten si je bere? Si ato shtepiaket qe kemi perqeshur gjithmone. Nga shtrati ne divan gjithe diten, me doren te barku. Te pakten ato bejne ndonje pune.
Se ai nuk e quan pune lazanjen, qe me hangri gjithe diten per t'ia gatuar e s'e preku me dore. Pse, beb, te dukem e ndryshuar une ty? Ti ke pese jave me mua, si isha une dikur, para se te beja ekon tende te pare e te mesoja se te kisha? Aq tjeter dukem ne kaq pak kohe? Mbase, mbase, por tani nuk mund te kercej, te vrapoj, te enderroj si me pare. Tani une i kam gjithe c'dua. Uroj vetem te na shkoje mbare, mua, ty dhe babit. Me bejne veshet apo po bie zilja? U hap dera. Babi, beb!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:42 am

**

Kane humbur faturat. Kane humbur faturat e dy firmave, qe babi i mbante ne portofolin e xhepit te pasem. Nuk po i gjen. Kemi dy ore qe kthyem permbys gjithe xhepat e xhinseve ne lavatrice, te pantallonave te varura ne ballkon se mos i kam lare bashke me portofolin. Por, per fat, nuk ishte keshtu. Megjitheqe c'fat zeza! Te pakten te lagura, por do te ishin. Keshtu s'po i gjejme fare. shtepia eshte lesh e li, sikur te kete rene termet, po faturat nuk gjenden gjekundi. Jane zhdukur. Sikur t'i kete perpire dheu. Une i thashe te shkoje njehere ta provoje se mos i merr parate edhe pa to, sepse ai e ka emrin ne ndonje regjister te shkruar, diten qe u be hyrja e parave, por babi thote se njerezit s'po i marrin dot me faturat e jo me pa to. Ai vazhdon te kerkoje, por mua me behet t'i them ta lere me mire, me siguri dikush ia ka vjedhur ndersa rrinte ne radhe. Nuk e ka pasur mendjen dhe mund t'i kete futur doren ne xhep pa e ndjere. Me mire nuk po ia them, se nuk e degjoj dot te me bertase pastaj, sikur ta kem fajin une. Le te kontrolloje dhe ca. Kur ke shprese, nuk te iken mendja e gjitha, por ne u bindte se dikush ia ka vjedhur dhe duhet t'u thote lamtumire dhjete milioneve, nuk ka burre qe ta mbaje pastaj, jo me une, edhe pse vete e dyte. C'i kam keto shakara, beb? Nuk jam mire me duket, se nuk ben gallate njeriu ne te tilla raste. Aq me teper me parate e tua. Po c'te bej, te hiqem sikur kontrolloj dhe une, te hap e te perplas sirtaret e frigoriferit dhe furren e sobes, sic po ben yt ate tani?! Pas pak ka per te marre komshinjte me radhe e t'i pyese se mos e ka harruar andej portofolin. Me siguri ka pasur dhe para brenda, patenten, dokumente te tjera. Megjithese c'rendesi ka tani, faturat jane sa per te gjitha bashke! Une dorezohem, nuk kam c'kontrolloj kot. Atij me siguri ia kane vjedhur dhe do t'ia them tani, te behet, c'te behet. Pergatitu per ndonje ulerime!
13 mars, mbremje
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Jan 19, 2011 8:42 am

Nuk i gjetem dot, shpirti i mamit. Babi e ktheu shtepine dhe makinen permbyes, nuk la vend ku kishte shkuar mbreme dhe sot ne mengjes pa pyetur, por hic. E pranoi dhe vete se dikush duhet t'ia kete vjedhur. E vetmja gje qe me ngushellon tani, eshte se hajduti nuk mund te shkoje t'i terheq, sepse vec fatures i duhet dhe paraporta. Megjithese babi thote se nuk e ka kush mendjen te te kerkoje pasaporten. Kush ka fat t't afrohet asajh deres me shufra hekuri te "Sudes", i merr parate. Po sikur ta provoje njehere te "Xhaferri"? Atje me duket se eshte me ndryshe. Ka me kujdes ne hyrje-dalje parash. C'brokullis dhe une! Ai s'pati kujdes te falimentonte, paska kujdes te kerkoje pasaporten per te te dhene parate, nese ka ende te tilla! Iku dhe kjo. T'i qajme dhjete milionet tani. Dhe ne koken e babit tend nuk jane dhjete milione, jane dhjetera metra katrore te viles dykateshe. Cfare mallkimi ajo vile! Ende nuk me besohet se po na ndodhin te gjitha neve. Se mos vetem neve! Pse te tjeret qe nuk i kane humbur faturat, kane per t'i marre parate, thua? Madje, ky dyshim ma ben me te lehte humbjen tone. Sa surreale me duket e gjitha kjo! Te futesh leket te ca njerez qe, po t'i njihje, as borch nuk do t'u jepje, jo parate e tua! Dhe te presesh pastaj te t'i japin te dyqfishuara! Me duket vetja si Liza ne boten e cudirave. Nuk kam lexuar asnje liber, jo me film te kem pare, qe te tregoje histori te tilla. Uroj qe t'i kujtosh te gjitha c'po te te tregoj e t'i shkruash kur te rritesh. Fli tani, e vogla ime, qe po te rris me perralla te helmuara! Ujqerit me kembet me miell dhe dhelprat dinake do te te duken mir e mikesha me vone, para ketyre qe po degjon prej meje. Fli, e vogla ime! Fli te mbash mend!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

"Sikur Ana" - Rudina Xhunga - Faqe 2 Empty Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi