Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Sallami, përse nuk u duhet dhënë me shumicë fëmijëve  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
 Sallami, përse nuk u duhet dhënë me shumicë fëmijëve  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sallami, përse nuk u duhet dhënë me shumicë fëmijëve

Shko poshtë

 Sallami, përse nuk u duhet dhënë me shumicë fëmijëve  Empty Sallami, përse nuk u duhet dhënë me shumicë fëmijëve

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Dec 31, 2010 5:39 pm

Prindërit nuk duhet t'u japin fëmijëve të tyre proshuta apo sallame me shumicë, pasi mishi i përpunuar rrit rrezikun e kancerit. Këto janë rezultatet e fundit të një studimi të ekspertëve në Lindje me ndikimin që kanë produktet e mishit në shëndetin e fëmijëve. Fondi Botëror i Kërkimeve për Kancerin kërkon që familjet të përdorin në vend të sallameve dhe proshutave për të vegjlit e tyre, mishin e pulës, peshkun, apo djathin pa yndyrë, si dhe disa lloj proshutash pule. Fëmijët duhet t'i shmangin sa më shumë produktet e mishit të përpunuar, sepse zakonet e pashëndetshme të të ushqyerit në fëmijëri ndikojnë shumë në shëndetin e të rriturit të ardhshëm. Pasojat mund të jenë nga më të rëndat. "Sallamet, salsiçet apo proshutat kur konsumohen me tepri në fëmijëri janë shumë të rrezikshme, sidomos për zhvillimin dhe shfaqjen e tumoreve e kancereve në vende të ndryshme të trupit, në moshën e mesme", thotë studimi i fondit të mësipërm. Po sipas tij, nëse të gjithë njerëzit do të hanin jo më shumë se 70 gramë mish të përpunuar në javë, numri i të diagnostikuarve nga kanceri do të binte ndjeshëm. Veçanërisht problematik është kanceri i testikujve, që shfaqet shumë te meshkujt mbi të 30-at. Në vitin 2007, fondi i mësipërm i studimeve bëri të ditur se ekzistonin fakte bindëse shkencore se konsumi i mishit të përpunuar kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me kancerin e testikujve. Kjo do të thotë se, sidomos prindërit, duhet ta kenë shumë mirë parasysh një fakt të tillë për fëmijët e tyre kur vendosin që t'i ushqejnë me produkte mishi. Sipas menaxherit të fundit që ka kryer studimin, është shumë e vështirë që të ndryshohet kultura e të ushqyerit të njerëzve dhe të fëmijëve sidomos, pasi ata janë më këmbëngulës ndaj disa ushqimeve. Sipas tij, prindërit duhet të fillojnë gradualisht t'ua heqin nga ushqimi i përditshëm proshutat e sallamet dhe duhet të bëjnë punë bindëse me ta që të mos i pranojnë këto lloj ushqimesh. "Kjo nuk mund të ndodhë menjëherë, por e rëndësishme është ndërgjegjësimi i prindërve e më pas edhe fëmijët do të reagojnë siç duhet", ka bërë të ditur menaxheri. Prindërit duhet të shmangin edhe ushqimet me shumë yndyrë apo me shumë kalori, veçanërisht në bukën e shkollës, për të mos folur për lëngjet me gaz e me shumë sheqer, që detyrimisht kanë edhe konservantë brenda. Pesha e tepërt trupore, e krijuar nga ushqime të tilla, vazhdon të konsiderohet nga mjekët dhe studiuesit si një nga shkaqet kryesore të kancerit, pas duhanit. Në vend të pijeve me shumë sheqer dhe energjetike, pija e vetme e shëndetshme për fëmijët, e vetmja që ata duhet ta marrin edhe në shkollë, është dhe mbetet uji. Në një studim të veçantë të botuar dje nga Fondacioni për Studimin e Kancerit, thuhet se injoranca e përgjithshme në lidhje me simptomat e kancerit kontribuon shumë në shtimin e numrit të rasteve terminale dhe të vdekjeve si pasojë. Në studim është bërë një anketë me njerëz të ndryshëm në lidhje me dijeninë e tyre për shenja të ndryshme të sëmundjes, ose siç quhen ndryshe simptomat e kancerit. Studimi është kryer në disa vende të Bashkimit Europian dhe si përfundim 14% e të anketuarve nuk mund të përmendnin as edhe një simptomë të vetme që kishte lidhje me kancerin dhe vetëm një numër i vogël personash bënë të ditur se rreziku kryesor ishte duhani, më pas pesha trupore, problemet e lëkurës, vështirësitë për të urinuar e kështu me rrallë. Ndërkohë, gjysma e njerëzve të pyetur e lidhnin shfaqjen e gjëndrave të ndryshme në trup me kancerin. Dihet që diagnostikimi i hershëm i një sëmundje është shumë më i efektshëm se vetë kurimi i saj. Në këtë këndvështrim një e treta e kancereve mund të shmangej nëse njerëzit do të ishin më të vëmendshëm ndaj simptomave dhe do të shmangnin ushqimet e dëmshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi