Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sekretet erotike të meshkujve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Sekretet erotike të meshkujve User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet erotike të meshkujve

 :: Mjeksia :: SST

Shko poshtë

Sekretet erotike të meshkujve Empty Sekretet erotike të meshkujve

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 1:24 pm

Sekretet erotike të meshkujve

Deri më sot shumë pak njohim rreth mënyrës me të cilën gjinia e "fortë" i përjeton marrëdhëniet erotike. Zbulimet e reja shkencore na japin përgjigje të goditura dhe premtojnë zgjidhje rezultative për çrregullimet seksuale mashkullore.
Mbreti i seksit

Marrëdhënia e meshkujve me organin e tyre seksual është tepër misterioze. Sot, shumë janë ata që mbështesin faktin se Viagra përfaqëson kohën e "mekanizimit" të plotë të tij.
Mënyra me të cilën ne e simbolizojmë dhe e interpretojmë organin seksual mashkullor varet nga një periudhë e caktuar kohore.

Personaliteti, mënyra e sjelljes si dhe këndvështrimi në jetën e një mashkulli, ndikohet thellësisht nga ideja se ai disponon penis. Deri pak kohë më parë, të pakta ishin njohuritë rreth mekanizmave biokimikë që shkaktojnë ngritjen e tij. Pas shumë vitesh heshtjeje, shkencëtarët filluan të zbërthejnë lëmshin e pyetjeve rreth eksitimit mashkullor. Kështu ata provuan se gjithçka fillon nga truri dhe shkon në organin gjenital dhe anasjelltas.

Qendra e botës

"Mbreti" i seksualizmit mashkullor është padyshim objekt adhurimi. Nënshkrimet e para me simbole të tilla i takojnë 10.000 vjetëve më parë. Në shumë kultura organi seksual mashkullor konsiderohej si simbol i pjellshmërisë, gëzimit dhe fatit të mbarë.

Në kohët e lashta në Azinë e Vogël vendosnin simbole të organit seksual mashkullor në varre me qëllim që të mbronin të vdekurit. Madje ai përdorej edhe si objekt për t'u mbrojtur nga syri i keq, sidomos për fëmijët. Adhurimi ndaj tij nuk i dedikohet vetëm funksionit të tij riprodhues por ka të bëjë edhe me faktin se asnjë organ tjetër brenda vetëm disa sekondave mund të arrijë një nivel, përmasa dhe fortësi të tillë sa ai.



Bën sipas dëshirës

Shumë gjera janë shkruar, kohë pas kohe, për autonominë e tij. Historiani Dejvid Fridman në librin e tij "Me kokën e tij: Një histori kulturore e Penisit", thekson se industria e eksitimit ndryshoi natyrën e penisit si një "qenie e paparashikueshme".

Në shekullin e 16-të Leonardo Da Vinçi kishte thënë se "shumë herë mashkulli dëshiron ta përdorë penisin por ai nuk don. Shumë herë ky i fundit do por mashkulli ia ndalon". Shën Agustini e lidhi përzënien e njeriut nga Parajsa me rebelimin e këtij organi. Koha e Viagrës përfaqëson mekanizimin e plotë të tij. Por sido që ta marrim shumica e meshkujve krijojnë një lidhje të ngushtë me organin e tyre gjatë periudhës së adoleshencës.

Misteri i veterotizrnit

Ana pozitive dhe superiore e organit seksual mashkullor ndryshoi nën sundimin e kristianizmit. Ky organ u demonizua dhe çdo kontakt me të u konsiderua mëkat. Në kohën e Rilindjes masturbimi u konsiderua sëmundje të cilën e kuronin me allçi, elektroshok akoma edhe me acid.

Por krejtësisht i ndryshëm ishte konceptimi i kësaj çështjeje nga ana e egjiptianëve të lashtë që mbështesnin fjalët e shenjta: "E krijova vetë botën. Penisi mu bë gruaja ime". Masturbimi u konsiderua një mënyrë sjelljeje e pashpjegueshme, për shkak se realizohej shpërdorim i spermës.

Ankth për rezultate të mira

Sot shumica e meshkujve e njësojnë organin seksual me personalitetin e tyre mashkullor. Për këtë arsye edhe mosfunksionimi më i vogël ose dështi mi i çon në krizë. "Nëse diçka nuk shkon mirë mashkulli rrallë akuzon partneren e tij. "Të paktën në fazën e parë, deri në një shkallë konsiderojmë se është një çështje për të cilën kanë të dy përgjegjësi"- theksojnë seksologët.

Pyetja tipike se si ishte seksi mund të mos shprehet gjithmonë hapur, por gjithmonë vërtitet në mendjen e meshkujve, sidomos në fillim të lidhjes. Sipas seksologëve vëmendja që ata tregojnë për rezultatet që kanë në seks ka lidhje me faktin se në shumicën e rasteve suksesi në këtë fushë do të thotë edhe sukses në të gjithë sferën jetësore. Por ekziston edhe diçka tjetër: meshkujt i shprehin ndjenjat e tyre përmes aktit seksual.

Sipas biologëve, kjo mënyrë sjelljeje i ka rrënjët tek evolucioni. Mashkulli nuk dëshiron që partnerja e tij të ketë eksperienca të tjera më të kënaqshme, për të qenë i sigurt se pasardhësit e tij do të jenë vërtet të tij.

Femër e zgjedhur

Shkencëtarët mbështesin faktin se evolucioni i racës njerëzore u ndikua në mënyrë të rëndësishme nga marrëdhënia e mashkullit me organin seksual. Nuk është e rastësishme se akoma edhe suksesi shoqëror i mashkullit ishte i lidhur ngushtë me numrin e pasardhësve të tij.

Nga lindja në lindje femrat preferonin meshkuj me organ më të madh, pasi jo vetëm elasticiteti, por edhe madhësia u ofronin shumëllojshmëri pozicionesh gjatë kontaktit.



Madhësia ideale

Penisi njerëzor arrin nga 13 deri në 16.5 cm. në fazë eksitimi. Një gjë të paktën është e sigurt: për meshkujt nuk është kurrë mjaft i madh ...! Ankthi i tyre i dedikohet ndjenjës që kanë gjatë kontaktit seksual. Ndërkohë që organi seksual femëror është tepër elastik, meshkujt kanë gjithë ankthin se nuk do të arrijnë ta "mbushin" dot.

Mësime prej arkitekti

Vallë çfarë do të ndodhte nëse me të vërtetë meshkujt do të dispononin organe me madhësi XXXL? Mundet që skena të ishte tepër eksituese për disa femra, veçse kontakti real do të ishte i mbushur me dhimbje. Dhe kjo për shkak të shtypjes që do të provojnë lidhjet që mbajnë mitrën në legen.

Përveç kësaj, kohëzgjatja e eksitimit varet nga raporti gjatësi-perimetër. Organi seksual mashkullor nëse është i ulët dhe i trashë mban më shumë peshë se disa të tjerë që janë të gjatë dhe të hollë. Raporti i ekuilibruar midis gjatësisë gjerësisë ruan edhe nga probleme të çrregullimit seksual që shfaqen tek meshkujt. Megjithëse mund t'ju duket e çuditshme, penisi disi i shkurtër mund të shpëtojë mashkullaritetin e dëshiruar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Mjeksia :: SST

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi