Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i stomakut User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kanceri i stomakut User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri i stomakut

Shko poshtë

Kanceri i stomakut Empty Kanceri i stomakut

Mesazh nga Juѕт٠ Wed Dec 22, 2010 11:59 am

Kanceri i stomakut

Kanceri në stomak ndodh kur qelizat në një pjesë trupi fillojnë të mos funksionojnë mirë.
Ka
shumë lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do të vijë vetëm si pasojë e
rritjes jashtë kontrollit të qelizave jo normale. Lloje të ndryshme
kanceri sillen në mënyrë të ndryshme.
Sëmundja rritet me ritme të
ndryshme dhe i kundërpërgjigjet në mënyra të ndryshme mjekimit. Njerëzit
me kancer kanë nevojë për një mjekim që i nevojitet llojit të kancerit
në stomak që ata kanë. Nëse një person mjekohet për një lloj tjetër
kanceri në stomak, atëherë sëmundja ekzistuese do të zhvillohet duke u
rrezikuar edhe jetën.
Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri
gastrik dhe fillesën e tij e ka pikërisht aty, në stomak. Stomaku është i
ndarë në 5 shtresa të ndryshme. Kanceri mund të zhvillohet në secilin
prej këtyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa më e jashtme, numërohen
5 shtresa dhe shtresa më e brendshme quhet mukozë. Acidi i stomakut dhe
lëngu tretës janë të përbëra nga shtresa e mukozës.
Shtresa tjetër
quhet submukoza dhe është e rrethuar nga muskulaturë, një shtresë
muskujsh që lëviz dhe përzien stomakun. Dy shtresat e tjera janë
subseroza dhe seroza që janë dhe pjesa mbyllëse ose mbështjellëse e
stomakut. Shtresa më e jashtme e stomakut është seroza. Pjesa më e madhe
e kancerit në stomak fillon bë mukozë.

Zhvillimi

Kanceri
mund të zhvillohet edhe më thellë për shkak se infekton edhe shtresat e
tjera. Sa më i thellë të bëhet dëmtimi aq më e vështirë është të
kurohet kjo sëmundje. Kanceri në stomak mund të zhvillohet me ngadalë në
shumë vjet. Ai nuk shfaqet në mënyrë të papritur. Pasi kanceri
zhvillohet ka shumë ndryshime që ndodhin në pjesën e brendshme të tij.
Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shumë simptoma ndaj dhe në pjesën më
të madhe të rasteve janë të pakuptuara.
Ka qindra lloje qelizash po
kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të
njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet
instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në
bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen,
kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin.
Kur udhëzimet lidhur me
shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të
filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e
duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë
ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq”
riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i
qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin
vend dhe formojnë atë që në quajmë tumor.
Kanceri dëmton shëndetin
në rrugë dhe forma të ndryshme. Tumori i kancerit mund të përzihet me
organet pranë tij ose me tuba që mbajnë kimikate të ndryshme që
shkaktojnë dhimbje apo simptoma të tjera. Për shembull një tumor në tru
mund prekë pjesë trurit duke shkaktuar bllokim të trurit, verbim, kriza
ose probleme të tjera.

Simptomat

Simptomat e para të
sëmundjes janë, përzierje të stomakut, të vjella si dhe djegie të
stomakut, e cila në disa raste mund të kalojë në të gjithë kraharorin
tuaj. Më pas ajo karakterizohet nga dobësi dhe lodhje. Humbje të oreksit
ose fryrje të stomakut. Dhimbje e barkut që mund të zgjasë nga pak
minuta në disa orë dhe zakonisht dhimbjet mund të largohen vetëm pasi
keni marrë një dobësim të acidit.
Në disa raste dhimbje të cilat
zgjasin me javë të tëra dhe largohen, që mund të kalojnë më pas në
dhimbje që ka një periudhë të caktuar dhe bëhet më e fortë. Humbja e
oreksit dhe rënie në peshë. Këto simptoma, përfshirë dhe atë që
shoqërohet më rrjedhje gjaku, mund të shkaktohen nga ulcera në stomak
dhe një virus i thjeshtë mund të shkaktojë shumë të tjerë. Ka teste të
veçanta, të cilat mund të ndihmojnë në evidentimin që në fazat e para të
sëmundjes.
Cilat janë shkaqet e sëmundjes
Kanceri i stomakut
është tjetër sëmundje, të cilin mjekët e lidhin me trupin e njeriut, që
është i përbërë nga lloje të ndryshme qelizash që veprojnë në mënyra të
ndryshme. Një qelizë në veshkë, megjithëse përmban të njëjtin
informacion gjenetik të një qelize të trurit, luan një rol krejtësisht
të ndryshëm. Kanceri në stomak është më shumë i përhapur tek meshkujt,
sidomos pas moshës 60-vjeçare.

Shkaqet:

1-Anemi e dëmshme, që ndikon pjesën e brendshme të stomakut dhe si rezultat një person ka mungesë të vitaminës B12.
2- Një çrregullim në stomak, i njohur ndryshe edhe si gastrit i atrofizuar
3- Infeksioni helikobakter, një infeksion i cili prek stomakun
4- Një gjendje heridetare, në të cilën njerëzit kanë polipe (si tumor) në stomakun e tyre.
Si duhet kuruar kanceri në stomak
Fatkeqësisht,
për shkak se stomaku në fazat fillestare të sëmundjes shkakton shumë
pak simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë
të mira. Për çdo lloj sëmundjeje, kurimi bëhet në mënyrë individuale,
pasi varet nga lloji i tumorit, zhvillimi, përhapja, faza e sëmundjes,
si edhe gjendja e përgjithshme e shëndetit të pacientit. Fatkeqësisht,
për shkak se stomaku në fazat fillestare të sëmundjes shkakton shumë pak
simptoma, sëmundja vazhdon të përhapet edhe kur rezultatet kanë dalë të
mira. Kurimi i kancerit të stomakut përfshin kirurgjinë, kimioterapinë,
terapinë biologjike.
Radioterapia dhe kimioterapia veprojnë të
kombinuara bashkë nëse sëmundja ka përparuar shumë. Kirurgjia është
kurimi më i përhapur me kancerin e stomakut. Në sajë të kësaj metode
kërkimi bëhet e mundur që të hiqet vetëm shtresa e prekur me kancer,
duke mos lejuar zhvillimin edhe në shtresat e tjera.

Këshilla si të evitoni kancerin në stomak

1- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
2-Evitoni
nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë
të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të
stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
4-Në
vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është
vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
5- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
6-
Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq,
sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të
stomakut.
7- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi