Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Rregullat e Drejtshkrimit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Rregullat e Drejtshkrimit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rregullat e Drejtshkrimit

Shko poshtë

Rregullat e Drejtshkrimit Empty Rregullat e Drejtshkrimit

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 21, 2011 9:27 am

Shenjat e pikësimit

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(;), dy pikat(: ), thonjëzat(" „), viza lidhëse(-) .

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Nga na vjen o djalë (?)
Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)
Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje :
- një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti …
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene :
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme :
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg .
Pjesët e një fjalie të përbërë
Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë :
Ata që më donin , erdhën (;) ata që s'më donin , nuk erdhën .

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )
portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :
Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .

Thojëzat dhe vizat .
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë .
(") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e Drejtshkrimit Empty Re: Rregullat e Drejtshkrimit

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 21, 2011 9:27 am

Shkurtime

Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të përdorshme janë:

emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre;

emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.

Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja).
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e Drejtshkrimit Empty Re: Rregullat e Drejtshkrimit

Mesazh nga Juѕт٠ Sat May 21, 2011 9:28 am

Përdorimi i ë-së ë-ja pa zë, ku perdoret??? Rregullen perkatese.

Shkronja ë ka nje rol shumë të veqantë dhe shumë domethënës në gjuhën shqipe.

ë- (pa zë) tregon intonacionin, pra kur në fund të një fjale qëndron shkronja ë, atëherë zanorja që qëndron para ë lexohet gjatë.
P.sh. nje mollë- ketu ë është pazë, mirëpo shkronja o lexohet gjatë (edhe ketu vërej - gjatë, ë është pazë, ndërsa a lexohet gjatë, apo sigurt-këtu u lexohet shumë shkurt, andaj edhe nuk ka në prapashtesë ë)

ë- tregon gjininë femërore, pra nje emer femëror, qoftë emër i veqant apo i pergjithshëm, ne rasën emërore merr prapashtesën ë, si Elirë, Afërditë. Në raste kur nuk je e sigurt se cilës gjini i takon një emër atëherë e bën një test në rasën kallxore, pra me pyetjen- kush?
P.sh. Emri lis - kush? Lisi- nga prapashtesa vëren që është emër mashkullor dhe shënohet pa ë në prapavi, pra vetëm LIS.

ë- tregon shumësin. p.sh. Disa femijë etj. (natyrisht që ka edhe përjashtime)

Kur është fjala për togëfjalësh, atëherë ë largohet nga mesi i togëfjalëshit vetëm atëherë nesë fjala bashkangjitëse fillon me zanore. p.sh. bukëpjekës- këtu ë qëndron, sepse fjala pjekës fillon me bashkëtingëllore. Në të kundërtën anulohet shkronja ë apo zanorja. Q apo Ç, Gj apo Xh Ku perdoret ç-ja e forte dhe ku ajo e bute, njashtu edhe “gj” e “xh” ???

Këtu fatkeqësishtë nuk ka rregulla, sepse në të vërtetë nuk ka "ç" të fortë apo "q" të butë. Thjeshtë është e metë e të parëve tanë kosovarë, që nuk kanë ditur të i shqiptojnë fjalët si duhet.

Kjo dukuri është përcjellur edhe te ne. Kur nuk e shqipton edhe nuk mund të e dëgjon tingullin/shkronjën, dhe si rrjedhim nuk mund të shënohet si duhet.

Për këtë problem më së miri të blehet fjalori shqip/shqip. Pra ç dh q, si dhe gj dhe xh janë shkronja që dallojnë njëra me tjetrën sikurse edhe që dallon e me ë. Pra është problemi që ne kosovarët nuk i shqiptojmë si duhet.

çdo => gjdo, bile edhe ne “xhdo” kam hasur dikund!!!!!!

Këtu është e vetëkuptueshme që shënohet me ç, pra çdo, gjdo dhe xhdo janë dialekte dhe si të tilla janë gabim. Përdorimi i Se apo Te, Iu apo Ju Kur apo ku dhe perse perdoret “se” dhe “te” p.sh. te nenes, se nenes ???

Kjo rrjedh nga fjala që qëndron para nënës.
Tani nuk kam ndonje ide për ndonjë shembull. Nëse më kujtohet do të shënoj.

Perse "iu" dhe jo "ju"

Kjo nuk vlene cdo herë. Pra ndonjehë përdoret iu dhe ndonjëherë ju.
p.sh.
Ju lutem. (formë e drejtëpërdrejtë)
Asaj iu errësuan sytë. (vërej: sytë - ë tregon shumësin
Pra iu është trajtë/formë e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë në rasën dhanore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rregullat e Drejtshkrimit Empty Re: Rregullat e Drejtshkrimit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi