Në QKUK ka mungesë të insulinave
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Në QKUK ka mungesë të insulinave
Në QKUK ka mungesë të insulinave
Në Kosovë përsëri ka mungesë të insulinave. Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se problemi qëndron te menaxhimi i dobët, përkatësisht për shkak të vonesave të prokurimit. Për pasojë, pacientët që vuajnë nga diabeti janë të shtyrë që t`i sigurojnë barnat, varësisht nga xhepi i tyre.
Pacientet që vuajnë nga sëmundja e diabetit, shpeshherë përballen me mungesë të insulinave. Njëri nga ta tha për Radion Blue Sky se kur mungon mbështetja nga shteti shpenzimet janë të mëdha.
Ministri Agani arsyetohet se është duke punuar për kapërcimin e kësaj situate, por çështja nuk është e lehtë.
“Tash ne jemi në kurthin e procedurave ligjore të prokurimit dhe në anën tjetër nevojave të qytetarëve për këtë preparat. Prandaj, asgjë me tepër nuk mund të ju them, por në baza ditore jam i interesuar që ky problem të tejkalohet sa më shpejt. Problemi është te planifikimi i dobët i insulinës dhe procedurat shumë të vonuara të prokurimit dhe në këtë drejtim kërkohet edhe ndryshimi i ligjit të prokurimit”, thotë Agani. /rtk/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi