Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
Dëmtim makular është një sëmundje që lidhet me moshën. Personat me këtë sëmundje mund të shikojnë mirë në periferi, ndërsa në qendër shohin njolla të verdha.
Shkencëtarët thonë tani se gratë e reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje nëpërmjet një diete të pasur me vitaminë D.
Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74 vjeç.
Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy, një nga autorët e studimit, thotë se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo ditë 720 njësi të vitaminës D. Marrja e vitaminës D aktualisht rekomandohet 600 njësi në ditë.
Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si qumështi, nënprodhimet e drithërave dhe veçanërisht peshku. Vetëm 100 gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D.

Similar topics
» Alergji të syve, si mund të mbrohesh
» Ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e Parkinsonit
» Sëmundja kongjestive e zemrës
» Si mund të vetëkurohet sëmundja e kolitit
» Vitamina D dhe anemia te fëmijët
» Ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e Parkinsonit
» Sëmundja kongjestive e zemrës
» Si mund të vetëkurohet sëmundja e kolitit
» Vitamina D dhe anemia te fëmijët
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi