Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Napoleon Bonoparta User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Napoleon Bonoparta User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Napoleon Bonoparta

Shko poshtë

Napoleon Bonoparta Empty Napoleon Bonoparta

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Apr 04, 2011 10:32 am

Napoleon Bonoparta

Napoleone Buonaparte (Ajaçio, 15 gusht 1769 ~ Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) ne jeten e tij ka qene, politikan, gjeneral brillant lufte, dhe perandor i Francës Mbaroi shkollen Ushtarake per Fisniket ne Paris falë nje burse studimi te cilen e perfitoi nga mbreti francez Luigji XVI. Me perfundimin e shkolles ushtarake merr graden e kapterrit ne artilierine franceze, me vone me revoluzionin francez do te gradohet me graden gjeneral. Qeverisi Francen nga viti 1799, dhe u emerua Consull i Pare ne nentor te vitit 1799 deri ne maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri ne 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri ne 22 qeshor 1815. Ne jeten e tij politike ka qene dhe President i Pepublikes Italiane nga viti 1803 deri ne vitin 1805 dhe mbret i Italise nga 1805 deri ne 1814.

Fale disa betejave ushtarake dhe aleanzave te shumta qe ndermori, Napoleoni pushtoi dhe udhehoqi gati te gjithin kontinentin Europian, duke çuar ne cdo vend qe pushtone idealet e Revoluzionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbreteri te europes fale familjareve te tij te cilet u emeronin nga Napoleoni per te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli,Westfalia dhe Hollanda). Fushata e Rusise (1812) shenoi fundin e dominimit te tioj ne mbare europen. Me humbjen ne Lipsia nga alleatet europiane,te cilet ishin formuar per te perballur fuqine e perandorise franzese, ne tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u cua per burgim ne ishullin e Elba-s ne Itali.

Ne mars te vitit 1815, ia del mbane te arratiset nga ishulli prej se ciles ishte i burgosur dhe mbrrine afer Antibes me pas mberrin ne Paris, historianet do ta pershkrojne kte mberritje te Napoleonit me thenien "mbrriti pa shtene asnje plumb", ne te marr ne dor pushtetin per nje periudhe relativisht te shkurter, e cila kujtohet me emrin "Njeqind Ditet", do te mposhtet ne ate qe quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit te jetes se tij i kaloi i burgosur ne ishullin e Shent'Elenes ne mbikqyrjen e Anglez-ve. Mbas humbjes ne Waterloo, Kongresi i Vjenes solli ne te gjithe Europen mbreterit te cilet ishin larguar fale Napoleonit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Napoleon Bonoparta Empty Re: Napoleon Bonoparta

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Apr 04, 2011 10:32 am

Ne 22 tetor 1784 Luigji XVI i dha mundesine te hynte si student ne École Militaire (Shkolla Ushtarake) ne Paris, e cila ishte themeluar nga Luigji XV. Ne vitin 1785 tentoi te hynte ne Marine dhe u be gate per te ndermare karrieren e marinarit, por provimi i tij per te marr pjese ne ne marine u anullua dhe keshtu kaloi ne artlieri. Ne moshen 16-vjecare mori graden e nenkapterrit dhe u çua ne Valence(Drôme), ne jug-lindje te frances. Me shperthimin e revoluzionit ne 1789, Napoleoni, 20-vjecar arriti te merrte nje liçence fale te seciles mund tu largonte ne ishullin e Korsikes. Ne Korsike vendosi te merrte pjese me levizjen revoluzionare te ishullit duke marre graden e kapterr-kolonelit te Gardes Kombetare. Ne vitin 1792 refuzoi tu kthente ne france per ti sherbyer Armates Franceze, ky vendim rrezikoi qe ta perndjeknin per tradheti. Fale familjareve te cilet e binden tu kthente ne France, Napoleoni shkoi ne Paris dhe u prezantua perpara Ministrit te Luftes per te dhene llogari mbi vonesen e kthimit, ketu shfaqi nje te folur aq brillante dhe te prekryer sa qe ministri e terhoqi ndeshkimin ndaj tij dhe e gradoi si Kapiten.

Nderkohe ne Korsike po u perhapte lufta civile e cila shperthehu ne 1793. Ne vitin 1792 sjelljet jo korrekte dhe menyra se si trajtoheshin Korsiket nga ana e Franceze-ve e shtyu-u Napoleonin te mbeshteste levizjen per pavarsine e Korsikes, por heroi nazional i Korsikes Pasquale Paoli (qe ishte kthyer ne korsike nga mergimi i tij i detyruar nga mbreterit Franceze) mblodhi edhe nje here ushtrine Korsike per pavarsine e ishullit, por kesaj rradhe familja Buonaparte ndryshe si me pare nuk e mbeshteti, dhe keshtu Napoleoni i cili u gjykua si tradhetar u detyrua bashke me familjen e tij t'iu drejtonte Frances. Nga ai moment Napoleoni mbeshteti me gjithe vullnetin e tij revoluzionin francez, ne kete menyre ai mundi ti ngjiste shkallet e ushtrise me shpejt sec duhej. Ne dhjetorin e 1793, si kolonel i artilierise, liroi portin e Tolone nga mbeshtetesit e mbretit dhe nga Angleze-et; kjo beteje e cila ishte suksesi i tij i pare ne ushtri i dha graden e gjeneralit te brigadave dhe njohjen e me Paul Barras, i cili do te behej politikan i fuqishem en France, fale kesaj miqesie ai do te ngjiste shkallet e pushtetit francez. Miqesia e tij me Augustin Robespierre, vellai i Maximilien, do ta çonte ne fatkeqesi nga ana ushtarake. Por me 5 tetor 1795 shoku i tij Barras e emeroi, me habitjen e te gjitheve, komandant i sheshit te Parisit, me detyren per te mbrojtur Mbledhjen Kombetare nga kercenimi i mbeshtetesve te mbretit. Me andihmen e Gioacchino Murat ne komanden e kalorsise, Napoleoni ne menyre barbare dhe strategjike permbysi popullsine e revoltuar e cila donte te shkaktonte nje grusht shteti te ri. Me suksesin e kesaj operacioni vjen edhe emerimi, fale shokut Barras, si gjeneral i ushtrise te mbrendshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Napoleon Bonoparta Empty Re: Napoleon Bonoparta

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Apr 04, 2011 10:32 am

Me 9 mars 1796 Napoleoni martoi Joséphine Tascher de La Pagerie, vejushe Beauharnais, grua e cila ishte martuar me nje ushtarak te denuar me prerjen e kokes mbas revoluziont Francez.Vetem dy dite mbas marteses u nis ne koken e nje ushtrie e formuar prej 38.000 ushtaresh te cilet ishin te armatosur ne menyre te dobet. Kjo fushate ushtarake, i cili ne planet e Drejtorise Franceze, do te ishte veçese nje fushate strategjike sepse kishin planifikuar ta sulmonin Austrine duke pershkruar lumin Rhein. Kjo ishte fushata e Italise e drejtuar nga gjeneral Napoleoni i cili u perballe me ushtrine austriake ne sfavor numerik dhe logjistike, por keto fakte nuk e frikesuan Napoleonin i cili arriti te korrte nje fitore te madhe ndaj austriakeve. Forzat austriake, te komanduara nga duka Carlo i Austrise, te frikesuara nga marshimi i shpejte te Napoleonit dhe ushtrise se tij drejt Vjene-s, pranuan te firmosnin ne traktakt paqe-je i cili mori emrin e Traktakti i Campoformio-s, me 17 tetor 1797. Perveç terreneve te fituara nga pushtimi ne Itali, Franca vazhdoi marshimin e saj, dhe pushtoi toka te reja si Hollanda,Belgjika dhe anen e majte te lumit Rhein, nga ana tjetet Austriaket merrnin territoret e Republikes se Venecia-s. Me kete mbaroi keshtu, me fitoren e Napolenoit ndaj Austris-e, fushata e Italise. Me rastin e kesaj fushate Napoleoni pati rastin ti tregonte botes capacitetin e tij ne strategji, pati edhe rastin per te aplikuar mesimet e marra nga Federiku II i Prussis-e.

Mbas nje fitorje te rendesishme në betejën e Piramidave, Napoleoni mposhti ushtrine e Murad Bey, mamelukut, në te hyre në Kairo ai u bë padroni i Egjipt-it. Pas pak ditesh më 1 gusht 1798, flota e Napoleonit ne Egjypt, u shkaterrua komplet papritmas nga admirali anglez Horatio Nelson, ne Abukir. Me shkaterrimin e flotes Napoleoni e gjeti veten te bllokuar. Mbas nje lundrimi ne detin e kuq vendosi te shkojë ne Siri me pretekstin ndjekjen e guvernatori të Acri-t Ahmad Jazzār Pascià i cili sipas Napoleonit kishte tentuar ta sulmonte. Me 19 mars 1799 mbërriti ne San Giovanni d'Acri, e cila ishte fortesa e të pareve te dikurshem ne Token e Shenjte, Napoleoni ne kete rajon humbi afresisht dy muaj kohe duke u perfshirë ne nje beteje te kote, keshtu fushata e Sirise u mbyll me nje deshtim te plote. Duke u kthyer ne Kairo, Napoleoni mposhti ne 25 korrik 1799 nje ushtri prej 10.000 ushtaresh te komanduar nga Mustafa Pashà ne Abukir, aty ku nje vit me pare i ishte therrmuar flota nga ana e Nelsonit. Gjithesesei i shqetesuar nga lajmet qe vinin nga Franca (ne ate kohe ushtria franceze po terhiqej nga te gjitha frontet, dhe vete Drejtoria tashme nuk kishte me fuqi ne duart e veta) dhe i vetedishem qe fushata e Egjyptit nuk i kishte dhene ate qe ai shpresone, Napoleoni, ia la komanden gjeneralit Kléber, dhe u nis per ne France me 22 gusht me anijen Muiron.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Napoleon Bonoparta Empty Re: Napoleon Bonoparta

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Apr 04, 2011 10:32 am

Me 9 tetor 1799 Buonaparte mberriti ne Fréjus, rruga e tij drejt Parisit u prit me entuziazem te madh nga ana e Fracezeve, te cilet ishe te bindur qe gjenerali Buonaparte ishte kthyer ne France pikerisht per te marre ne dore pushtetin e vendit, i cili kishe hyre ne nje periudhe trazire, kjo arsye ishte pikerishe ajo qe Napoleoni synonte. Mberritur ne Paris mbloshi me pershpejtim te gjithe personat te cilet u identifikuan si conspiratoret e Drejtorise Franceze. Ne mbeshtetje te Napoleonit ishte vellai i tij i madh Giuseppe dhe Luciano i cile mbulonte nje rrol te rendesishem ne politiken franceze, ishte presidenti i organizates "Kshilli i Peseqinde-ve" i cili bashke me Keshillin e te Moshuarve perbenin fuqine legjislative te republikes. Napoleoni gjeti mbeshtetje te antari i Drejtorise, Roger Ducos, te ministri i jashtem Talleyrand dhe mori nje mbeshtetje te madhe nga ministri i policise, Joseph Fouché. Barras i cili ishte antare me influenze ne Drejtorine i veteditur nga capacitetet e Napoleonit nuk e kundershtoi.

Ne te emeruar te tre konsullat te cilet kishin ne dore te gjithe Francen, donin te nryshonin kushtetuten me ndihmen e komisioneve e cila duhej ta konsideronte te ligjshme grushtin e shtetit, ky projekt ligj u ratifikua dhe populli i frances e priti me brohoritje kete vendim. Napoleoni i cili kishte ne dore fuqine ezekutive, mundte te kontrollote edhe fuqine legjislative. I emeruar Konsull i pare Napoleoni e rindertoi administrazionin e Frances ne nje strukture qendrore, por e cila ishte aq perfekte sa perdoret edhe ne ditet e sotme ne France; territori ndahej ne departamente,distrekt dhe komuna, te ushehequra nga prefekte,ndihmes-prefekte dhe kryetar bashkie.

Tashme konsull per jete, Napoleoni kishte praktikisht nje fuqi absolute ne France. Me 18 maj 1804 Senati e proklamoi perandor te francezeve. Me 2 dhjetor te njejtit vit, ne katedralen e Notre-Dame ne Paris, celebrua cermonia e kurorezimit, ky kurorezim u bekua nga papa Pio VII, Napoleoni kurorezoi ne rradhe te pare veten e vet perandor i francezeve, me pas u kurorezua perandoreshe bashkshortja e tij Joséphine de Beauharnaisòù. Zera thone se Napoleoni e shkuli kuroren nga duart e papes gjate ceremonise per te treguar se nuk ishte me poshte se autoriteti i papes; por Pio VII e parashikoi kete gjest dhe nuk e preku kuroren me duar. Me vone, me 26 gusht 1805 ne sheshin Duomo te Milanos, Napoleoni u kurorezua mbret i Italise me Kuroren e Hekurt. Me kete kurorezim nga ana e Napoleonit, u rivendos monarkia ne France, por nuk ishte e njejta si ajo e vitit 1792, sepse Napoleoni nuk ishte "Mbret i Frances si dhurate nga zoti" siç recitonin rrjeshtat e shkruajtura nga Ancien Régime, por ai ishte "Perandor i francezeve i zjedhur nga vullneti i popullit". Ne fund te fundit ai ishte mbret i francezeve, ne fakt shume monarki europiane aktuale kane prejardhje nga ai, monarki sepse Napoleoni ishte padroni absolut i frances.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Napoleon Bonoparta Empty Re: Napoleon Bonoparta

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Apr 04, 2011 10:32 am

Per te detyruar Angline te dorezohej, ishte e vetmja fuqi europiane qe nuk kishte pranuar t'iu gjunezohej perandorit francez, Napoleoni vendosi nje bllok kontinental ne europe, ne menyre qe anglia mos te tregtone madhra me europen. Gjithsesei kjo strategji u tregua jo efikace, sepse shume nga shtetet europiane nuk e zbatuan ne menyre te plote. Napoleoni duke veshtruar se shtete europiane nuk zbatonin urdherat e tij vendosi ne rradh te pare te pushtonte Portogalli-n, i cili mbante marrdhenje tregtare me Angline. E para u pushtua Spanja me vone Portogallia, por vendimi per te pushtuar Russine do te tregohej katastrofike per Napoleonin. Me 1810, europa komandohej eshe nje here sipas vendimeve te Napoleonit. Territoret e fituara ishim perhapur me shume se ato origjinale te Frances. Mbreteria e Italise ishte e udhehequr nga Napoleoni i cili kishte vendosur zevendes-mbret Eugenio Beauharnais (djali i lindur nga martesa e tij e pare), principata e Lucca dhe Piombino dhe nje pjese te madhe te Toskanes ishte e usheheur nga motra e tij Elisa, e cila kishte martuar princin korsik Felice Baciocchi, motres Paolina, e martuat me princin Kamillo Borghese, i dha territorin e Guastalla, vellai i madh Giuseppe ishte bere mbret i Spanjes, vellai Luigji merrte fronin e Hollandes, vellai Girolamo morri mbreterine e Wesfalia, gjenerali Gioacchino Murat mori Mbreterine e Napolit, marshalli Bernadotte morri fronin e Suedise, por me voni tradhtoi besimin e Napoleonit duke perkrahur koalizionin i cili do ta mposhte me vone. Mbas paqes se Schonbrunn, Napoleoni dhe austriaku Metternich kishin rene dakort per nje martese-shteti. Me 14 dhjetor 1809 Napoleoni divorzoi nga Joséphine de Beauharnais, grua e cila nuk i kishte ndenjur shume besnike por ai e donte jashtemase dhe i denji prane deri ne vdekjen e saj e ndodhur ne periudhen kur ai ishte ne mergim ne ishulline e Elbas. Me 1 prill 1810 Napoleoni martoi bijen e perandorit te Austrise, Maria Luisa Asburgo, mbesa e Maria Antonietta-s, me kete martese austria u lidhe me Naploleonin. Nga kjo martese lindi i biri me 20 mars 1811. Por trashigimtari i perandorise Napoleone Francesko nuk e shijoi kurre perandorine e babait sepse Napoleoni hoqi dori nga froni mbas pak vitesh dhe Napoleoni II vdiq ne moshen 21-vjec.

Më 24 qeshor 1812 armata e madhe, e perbere nga 650.000 ushtare, kaloi lumin Niemen i cili ishte kufiri midis dukates se Varsavjes dhe Rusise. Siç ne vitete e kaluara, Napoleoni shpresonte ta fitonte luften ne nje spedizion te vetem i cili nuk do te zjaste shume kohe, ne fakt reservat ushqimore ne diposizion ishin te pakta sepse parashikohej pikerisht se kjo beteje do te zjaste fare pak. Por ushtria russe nuk pranoi tu ballafaqonte me ushtrine franceze menjehere dhe keshtu filloi duke u terhequr vazhdimisht. Kjo strategji e cila ne fillim dukej si nje sjellje jo dinjitoze per nje ushtri, me vone u tregua nje taktike shume e zgjuar me te cilen ushtria ruse kur terhiqej lente pas fshatra te shkaterruar dhe fusha te djegura. Ushtria e Napoleonit mbeshtetej tek ato ushqime qe merrnin ne territoret gjate udhes se tyre, duke mos gjetur asedhenje fshat apo qytet te banuar ne te cilin ato mund tu furnizonin, ushtria u perballua me nje situate kritike per jeten. Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortecën e Borodinos u zhvillua beteja më gjakëderdhëse e fushatës të Rusisë. Trupat russe të udhëhequra nga gjenerali Kutuzov, u mposhtën por nuk u anientuan. Më 14 shtator 1812 Napoleoni hyri në Moskë, ketu gjëndi një qytet i cili ishte i braktisur nga banorët dhe shtëpive iu ishte vënë zjarri. Aleksandri I refuzoi të firmoste paqen me Napoleonin, i cili duke vështruar situatën kritike të ushtrisë dha urdhërin të terhiqej më 19 tetor 1812. Armata franceze morri një humbje shumë të thellë, në pesë muaj të fushatës Ruse Napoleoni kishte humbur 90 % të ushtarëve, të cilët o ishin vrarë o burgosur o ishin larguar. Rreth 20.000 nga 650.000 ushtarë mundin të kalonin lumin Niemen. Duke vështruar humbjen e Napoleonit në Rusi, shtetet europiane ngritën kokën dhe vendosën të formonin një koalizion të ri kundër perandorit francez, ky ishte koalizioni i shtatë . Duke kuptuar rrezikshmërinë e këtij koalizioni të ri, Napoleoni në momentin e kthimit në france urdhëroi të formohej një tjetër ushtri, por ushtarët e rinj nuk kishin eksperiencën e duhur që Napoleoni kërkonte.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Napoleon Bonoparta Empty Re: Napoleon Bonoparta

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Apr 04, 2011 10:33 am

Pas deshtimit ne Rusi shkaku i kohes se keqe dhe mungeses se ushqimit Napoleoni u detyrua te terhiqej. Ai u sulmua nga Britania, Rusia, Austria dhe Prusia, dhe pesoi desfate ne betejen e Laipcigut. Napoleoni u dorzua dhe e internuan ne ishullin Elba te detit mesdhe. Napoleoni iku nga ishulli Elba me 26 Korrik , 1815 dhe beri nje marshim te befasuar ne Paris. Trupat e tij te dikurshem iu bashkuan dhe mbreti Luis XVIII iku. Ai perseri mori pushtetin dhe mbizotroi per 100 dite. Napoleoni u munde ne betejen Vaterlo nga Britanezet nen komanden e Duka i Vellingtonit dhe me ndihmen e Prusis me 18 qershore 1815. Ai u kap dhe u dergua ne ishullin Saint Helena ne Oqeanin Atlantik afer bregdetit te Afrikes. Atje ai vdiq nga kanceri ne bark me 5 Maj, 1821.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Napoleon Bonoparta Empty Re: Napoleon Bonoparta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi