Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Vendosja e të sëmurit apo të lënduarit në pozitë të dëshirueshme  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Vendosja e të sëmurit apo të lënduarit në pozitë të dëshirueshme

Shko poshtë

Vendosja e të sëmurit apo të lënduarit në pozitë të dëshirueshme  Empty Vendosja e të sëmurit apo të lënduarit në pozitë të dëshirueshme

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Apr 03, 2011 3:10 pm

Vendosja e të sëmurit apo të lënduarit në pozitë të dëshirueshme

■ Të lënduarin apo të sëmurin duhet vendosur në pozitë të dëshirueshme, në bazë të lëndimeve të sistemeve.
■ Pozita e trupit duhet të sigurojë të lënduarit apo të sëmurit:
■ mirëmbajtje dhe kalueshmëri të rrugëve respiratore
■ largimin e dhembjeve, ankesave të të lënduarve apo të helmuarve
■ pengimin e gjendjes së shokut
■ mbrojtja e të sëmurit apo të lënduarit nga kushte te dobëta atmosferike

Transporti i të sëmurit apo të lënduarit në Entet shëndetësore – në rast se nuk është i pranishëm Enti i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore

■ Nëse lëndimet e viktimës nuk janë serioze, dhe të pa mundshme të arrijë ekipi ndihmës së shpejtë mjekësore mund të merret vendimi që transportohet me veturë private deri në entin shëndetësor.
■ Por nëse gjendja shëndetësore e viktimës është e përkeqësuar nuk këshillohet të bëhet transporti, por të pritet ndihma e shpejtë mjekësore por me kusht të jenë dy persona njëri vozitës, ndërsa tjetri në cilësinë e përcjellësit të viktimës.
■ Në kushte bashkëkohore përdoren mjetet e posaçme për transport.
■ Vetëm në raste të veçanta viktima mund të bartet me veturë private, por me përcjellje.
■ Nuk këshillohet që i sëmuri apo i lënduari të vozisë vetë, kjo mundë të jetë vdekjeprurëse.

Entit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore merret me ofrimin e ndihmës së shpejtë mjekësore të gjendjeve urgjente: sëmundjeve, lëndimeve dhe helmimeve, të cilat i rrezikojnë funksionet vitale të organizmit të njeriut. Shërbimet e mjekësisë urgjente paraqesin formë të veçantë të mbrojtjes shëndetësore. Shërbimet emergjente zë një vend të posaçëm dhe me përgjegjësi si në paqe ashtu edhe në situata urgjente. Struktura e kuadrove dhe mobilizimi i duhur, në gjendje të jashtëzakonshme ndihmojnë që ata t’u adaptohen kushteve dhe kërkesave që kërkojnë situatat e tilla, në mënyrë që të bëhet intervenimi si dhe diagnostifikimi dhe terapia të aplikohet shpejtë në vendin e ngjarjes, me ndihmën e mjeteve teknike ndihmëse. Ekipi mjekësor me përvojë ofron ndihmën e parë mjekësore për ta shpëtuar të sëmurin ose të lënduarin. Dhënia e ndihmës urgjente fillon nga vendi i ngjarjes dhe vazhdon gjatë transportit. Forma organizative e dhënies së Enti i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ofron shërbime emergjente pandërprerë gjatë 24 orëve. Ndihma urgjente mjekësore duhet të zbatohet brenda 10 minutash në mënyrë përkatëse. deri në vendosjen e të lënduarit dhe të sëmurit në institucionet mjekësore përkatëse.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi