Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hyrje ne Filozofi User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Hyrje ne Filozofi User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyrje ne Filozofi

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:27 am

Hyrje ne Filozofi

Filozofia, qoftë si shprehje apo si formë e vetëdijes shoqërore, zuri fill në Greqinë e vjetër e cila ka qenë djepi i tërë kulturës së Evropës Perëndimore. Shprehja filozofi përbëhet nga dy fjalë të vjetra greke: ‘filo’ që don të thotë ‘dashuri’, ‘dashamirësi’ dhe ‘sofos’ që don të thotë ‘urti’ apo ‘mençuri’. Nga kjo del se filozofia mund të përcaktohet si “dashamirsi ndaj urtisë” apo “synim kah urtia”.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:27 am

1. Gjeneza, domethënia dhe historia e fjalës filozofi

Filozofia, qoftë si shprehje apo si formë e vetëdijes shoqërore, zuri fill në Greqinë e vjetër e cila ka qenë djepi i tërë kulturës së Evropës Perëndimore. Shprehja filozofi përbëhet nga dy fjalë të vjetra greke: ‘filo’ që don të thotë ‘dashuri’, ‘dashamirësi’ dhe ‘sofos’ që don të thotë ‘urti’ apo ‘mençuri’. Nga kjo del se filozofia mund të përcaktohet si “dashamirsi ndaj urtisë” apo “synim kah urtia”. Mirëpo është e qartë se një përcaktim i këtillë i filozofisë nuk është asgjë tjetër përveç një përkthim i një shprehjeje greke në gjuhën shqipe. Andaj mund të themi se kjo shprehje nuk përmbledh të gjithë përmbajtjen e filozofisë se çfarë është dhe çfar u zhvillua gjatë 2500 vjetëve. Ky përcaktim i filozofisë vë në pah dy karakteristika: një se ç’ishte filozofia në fillim dhe gjatë disa shekujve pas sajimit të saj. Me shprehjen ‘synim kah urtia’ është theksuar ajo që ishte e re, specifike dhe e ndryshme në krahasim me mënyrën e mëparshme të të menduarit dhe shpjegimin e botës dhe të fenomeneve e proceseve të saj, që mbështetej në mitin dhe mitologjinë. Përkundër besimit, mitit dhe mitologjisë që dominonte në mënyrën parafilozofike të të menduarit, filozofia tash zu të mbështetet në mendjen e njeriut, në logosin. Sipas filozofëve të parë antik grek filozofia ishte një dëshirë apo synim që natyrën dhe njeriun ta shqyrtojë me mend dhe në mënyrë kritike, që të thuhet e vërteta dhe të merret qëndrimi i drejtë në situata të ndryshme. Dhe dy është theksuar karakteri teorik i kësaj dije të re. Sipas filozofëve të parë, marrja me filozofi nuk ka për qëllim ndonjë levërdi apo interes praktik, qoftë ajo e dobisë materiale apo lavdie shoqërore. Filozofia, sipas tyre ishte dije për hirë të dijes.

Sipas disa autorëve, Herodoti ishte i pari që e përdori foljen ‘philosophein’ që do të thotë duke filozofuar, duke synuar kah mençuria. Me rastin e takimit me Solonin, njërin prej shtatë të urtit grek, imperatori Persian Krezi e përshëndeti me këto fjalë: “Mysafir athinas, deri te ne ka arritur fama për urtinë tënde dhe dije se ka udhëtuar nëpër shumë vende, duke filozofuar dhe se këtë e ke bërë për hirë të vetë teorisë”.

Nga kjo shofim se filozofimi është zhvilluar: 1. Duke udhëtuar e soditë, e jo në mënyrë spekulative, dhe 2. për hirë të vetë teorisë e jo për dobi praktike. I pari që e quajti veten filozof ishte matematikani dhe mendimtari Pitagora. Për të sqaruar më mirë domethënien e kësaj fjale Pitagora: jetën e krahasoi me një panair solemn, ku disa kanë ardhur për të bërë para, për të fituar, të tjerët për të shitur mallin, kurse vetëm më të mirët kanë ardhur si soditës; kështu është edhe në jetë: disa e manifestojnë shpirtin e tyre skllavopronar, duke lakmuar famën dhe dobinë, kurse vetëm filozofi e gjurmon të vërtetën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:27 am

2. Sajimi i filozofisë



Lidhur me shpjegimin e filozofisë ekzistojnë shumë pikpamje, të cilat ndahen në tre grupe kryesore: pikpamja mitogjene, religjiogjene dhe gnoseogjene.

Sipas pikpamjes mitogjene – filozofia është sajuar drejtpërdrejt prej mitit. Përfaqësuesit më të njohur të pikpamjes mitogjene janë: Frejzeri, Diltaj dhe Jaspersi.

Pikpamja religjiogjene – kundron se filozofia është sajuar prej religjionit. Ithtarët më të njohur janë Hegeli etj. Sipas Hegelit religjioni është fillimi dhe fundi i filozofisë. Në fillim filozofia ishte e robëruar prej religjionit, më vonë i kundërvihet asaj, kurse në fund filozofia bëhet e vetëdijshme për esencën identike të saj me atë të religjionit.

Pikpamja gnoseogjene – burimi i vetëm prej të cilit është sajuar filozofia është njohuria shkencore. Kjo pikpamje ka një kundërthënie të pakapërcyeshme midis mitit dhe religjionit në njërën anë dhe filozofisë në anën tjetër. Ithtarët e kësaj pikpamje janë pozitivstët dhe neopozitivistët.

Anipse në vete përmbajnë pjesëza të së vërtetës, sërish këto pikpamje nuk janë në gjendje ta ndriçojnë drejt dhe tërësisht procesin e ndërlikuar të sajimit të filozofisë si dije dhe si formë e veçantë e vetëdijes shoqërore. Për arsye të dobësive të tyre që kanë, këto pikpamje janë të gabuara dhe të papranueshme në tërësi.

Pikpamja marksiste ofron një shpjegim më të drejtë dhe më të gjithanshëm në lidhje me sajimin e filozofisë. Sipas kësaj pikpamje, filozofia nuk është produkt i ndonjë fuqie mbinatyrore e as zbulim i papritur e i pashpjegueshëm i ndonjë individi. Filozofia si formë e vetëdijes shoqërore është sajuar vetëm atëherë kur janë krijuar kushtet e caktuara psikike, mendore dhe shoqërore. Nuk ka dyshim se këto kushte si atëherë edhe sot janë të shumëllojshme por si më të përgjithshme dhe më të domosdoshme janë: 1. formimi i mendimit abstrakt logjik dhe njohja teorike në vend të mitit dhe mitologjisë; 2. ndarja e punës në punë fizike dhe mendore; 3. lirimi i njeriut nga hallet dhe brengat lidhur me nevojat ekzistenciale; 4. çudia si gjendje shpirtërore stimulative për gjurmime e përsiatje të reja dhe 5. ‘situatat kufitare’.

1. Formimi i mendimit abstrakt – logjik – është kusht i domosdoshëm për sajimin e filozofisë. Për formimin e tij ka qenë e domosdoshme që njeriu të arrijë një shkallë relativisht të lartë të aftësisë për ta ndryshuar dhe zotëruar natyrën dhe fenomenet e saj. Njeriu i shoqërisë së parë pa klasa, nuk e ka një mendim të këtillë abstrakt – logjik dhe një njohje teorike. Mendimit abstrakt – logjik i ka paraprirë miti, i cili ishte forma dominante e vetëdijes në shoqërinë e parë. Miti ishte një vetëdije e përbashkët ashtu siç ishte e përbashkët jeta shoqërore, në të cilën individi ishte ‘shkrirë’ gati plotësisht në bashkësi. Karakteristikë e mitit ishte mosdallimi i asaj që është natyrore dhe ajo që është „mbinatyrore“ midis ideales dhe reales, subjektives dhe objektives, simbolit dhe imazhit, të veçantës dhe të përgjithshmes në njërën anë, dhe vetë sendit në anën tjetër.

Në bazë të pikpamjes mitike të gjitha këto ekzistojnë njësoj. Me diferencimin e punës prodhuese, të praktikës dhe të vetë shoqërisë, filloi njëkohësisht diferencimi brenda vetëdijes dhe pikpamjes mitike. Ky diferencim u manifestua si luftë midis mitit dhe logosit, midis asaj që ishte tipike mitike (fantazia, gojëdhëna, besimi etj.) dhe asaj që ishte racionale logjike. I interesuar për zotërimin e natyrës dhe ligjeve të saja, njeriu më nuk ishte i kënaqur me spjegime mitike, por synonte kah mendimi i shkoqitur, koherent dhe i argumentuar.

2. Ndarja e punës në punë fizike dhe në punë mendore – ka ndikim në sajimin e filozofisë. Që nga ky çast i ndarjes së punës, ndërgjegja është në gjendje të emancipohet nga bota dhe të kalojë në formimin e teorisë së kulluar të teologjisë, filozofisë, moralit etj. Puna mendore u bë sferë e preokupimit të klasës sunduese, anëtarët më të talentuar zunë të ‘prodhojnë’ teori të kulluar. Të liruar nga procesi i prodhimit material , këta përshkruan dhe tentuan të zgjidhin çështjet e shumta siç janë: ç’është baza e kësaj bote, ç’është shpirti, ç’është e mira, e drejta, e bukura, a është bota e caktuar, e domosdoshme apo e rastit, ç’është njeriu, e të tjera. Në kushtet e ndarjes së punës në punë fizike dhe mendore, objekt i mendimit nuk ishin vetëm natyra dhe ligjet e saja, por edhe vet mendimi.

3. Sigurimi i nevojave materiale – që është i lidhur me ndarjen e punës, me perfeksionimin e mjeteve të prodhimit dhe me rritjen e produktivitetit ka qenë pa dyshim njëri ndër faktorët e jashtëm që ka ndikuar në sajimin e filozofisë si teori e kulluar. Vetëm me kusht që të sigurohet jeta dhe mjetet materiale të nevojshme mund të mendohet në mënyrë intensive, sistematike dhe të suksesshme. Këtë faktor të sajimit të filozofisë e theksuan dy filozofët më të mëdhenj: Aristoteli dhe Hegeli. Meqë filozofia konsiston në një veprim të lirë, jovetiak, del se më parë ka qenë e domosdoshme që epshet të qetësohen, kurse vetëdija të përparojë aq që të mund të mendojë për gjërat e përgjithshme. Së këndejmi, filozofia mund të quhet një lloj luksi.

4. Çudia – gjithashtu është një faktor psikologjik me shumë rëndësi për sajimin e filozofisë si veprimtari shpirtërore krijuese. Këtë faktor e thekson Platoni, Aristoteli etj. Në fillim, çudia dhe kërshëria janë faktorë për të ekzistuar, kurse më vonë bëhen stimulues për grumbullimin e njohurive të reja. Njeriu çuditet si për sendet e panjohura ashtu edhe për sendet dhe fenomenet që i takojmë për çdo ditë. “Kërshëria – thot Aristoteli – në Metafizikë – i ka nxitur mendimtarët e parë që jetën ta kundrojnë në mënyrë filozofike. Në fillim çudia e tyre kishte të bënte me vështirësitë që të parët iu paraqitën mendjes… Ta hetosh vështirësinë dhe të çuditesh, don të thotë ta pranosh mosdijen. Duke u çuditur, duke e hetuar mosdijen lidhur me fenomenet dhe sendet, mendimtarët e parë zunë të filozofojnë dhe të kuptojnë”.

5. Situatat kufitare – Ekzistencialisti i njohur gjerman Karl Jaspers thekson se përveç çudisë të cilën e theksuan Aristoteli, Hegeli dhe të tjerë, faktor i rëndësishëm në sajimin e filozofisë janë edhe të ashtuquajturat “situatat kufitare” të njeriut si qenie e veçantë. Jaspersi thotë se: “Njeriu me kohë bëhet i vetëdijshëm për veten si qenie e ‘humbur’ dhe që pëson dësfatë. Këto përcaktime njeriu i ndjen në mënyrë të ashpër në ‘situata kufitare’ të cilat nuk janë tjetër veçse situata që nuk mund të ndryshohen në kuadrin e të cilave njeriu stimulohet për ekzistencë dhe përjeton dësfatë si qenie ekzistuese. Vlera e situatave kufitare, thotë Jaspersi qëndron në faktin se brenda tyre njeriu bëhet i vetëdijshëm për disfatën e vet, për karakterin e humbur të qenies së vetë etj., kurse kjo vetëdije është kusht i rëndësishëm për të filozofuar. Në situatat kufitare siç janë ndjenja e fajit, lufta, shkatërrimi, pleqëria, sëmundjet, vdekja etj, aktiviteti mendor intensifikohet dhe shtrohet pyetja: kush jam unë, dhe prej nga jam si qenie njerëzore? E kjo pyetje nuk është tjetër veçse fillim i të filozofuarit. Megjithëse filozofia ekzistencialiste e Karl Jaspersit është e gabuar dhe e papranueshme, sërish, ajo ndikoi në sajimin e filozofisë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:27 am

2.1. Filozofët e parë dhe pikpamjet e tyre



Filozofia antike greke, si embrion i tërë filozofisë së mëvonshme të Evropës Perëndimore fillon me 7 të urtit grek: Talesi, Soloni, Periandri, Kleobul, Hiloni, Bianti dhe Pitaku.

Për Talesin nga Mileti nuk dijmë aq sa do të donim të dinim sepse ai nuk ka lënë shkrime. Për të kemi informata nga autorë të mëvonshëm të cilët kanë shkruar për episode të paharrueshme të karrierës së tij. Gjatë një fushate ushtarake kundër Persisë, Talesi zgjidhi një problem duke i dhënë mundësi ushtrisë së mbretit Lydian të kalonte lumin Halys duke hapur një kanal që shmangu një pjesë të rrjedhës së lumit e duke bërë të krijoheshin dy lumenj të vegjël mbi të cilët mund të ndërtoheshin ura. Kur udhëtonte në Egjipt, Talesi zgjidhi problemin e matjes së lartësisë së piramidave duke përdorur një procedurë të thjeshtë, matjen e hijes së piramidës në atë orë të ditës kur hija e njeriut është e barabartë me gjatësinë e tij. Gjithashtu ai parashikoi edhe eklipsin e diellit me 28 Maj 505 para Krishtit.

Talesi me plot elan iu përvesh vëzhgimit dhe shpjegimit të natyrës, tokës e qiellit, deteve, klimës, florës etj., dhe në saje të kësaj erdhi në përfundim se botën nuk e ka krijuar askush dhe se baza më e thellë e saj është materia në trajtë të ujit. Megjithëse nuk ka dëshmi se si Talesi erdhi në përfundim se uji është shkaku i të gjitha sendeve, Aristoteli shkruan se ai mund të ket nxjerrë këtë përfundim nga vëzhgimi i ngjarjeve të thjeshta: “ndoshta se lagështia është substanca ushqyese e të gjitha qenieve, se lagështia prodhon nxehtësi dhe e ruan atë…apo nga fenomene të tjera siç janë avullimi ose ngrirja etj etj.

Saktësia e analizës së Talesit mbi përbërjen e sendeve, është shumë pak e rëndësishme në krahasim me faktin se ai ngrit çështjen që ka të bëj me natyrën e botës. Talesi zëvendësoi bazën e të menduarit, nga një bazë mitologjike në një hulumtim shkencor.

Anaksimandri – Për ndryshim mga Talesi dhe të tjerët pas tij, ai si shkak dhe fillim të parë të çdo ekzistence nuk e mori këtë apo atë gjendje konkrete të materies, por “apejronin”. Sipas tij, apejroni është një substancë materiale e pacaktuar sipas kualitetit dhe e pafund sipas kuantitetit. Toka sipas Anaksimandrit pezullon në gjithësi në saje të forcave të kundërta që veprojnë mbi të dhe se njeriu është sajuar nga një qenie që i ngjante peshkut.

Anaksimeni – Filozofi i tretë dhe i fundit nga Mileti ishte Anaksimeni. Ai ishte i mendimit se baza më e thellë dhe shkaku i parë i çdo gjëje është ajri, nga dendësimi dhe rrallësimi, ftohtësia dhe nxehtësia e të cilit janë krijuar uji toka, bjeshkët, shkëmbijtë etj.

Ciladoqoftë dobia e ideve të tyre specifike rreth ujit, apejronit (të pakufishmes) dhe ajrit si substanca primare të sendeve, rëndësia e vërtetë e miletasve është se ata për herë të parë ngritën çështjen e natyrës. Ata bënë hapin e parë dhe direkt të hulumtimit mbi çështjen se nga çfarë është përbërë në të vërtetë natyra.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:27 am

3. Drejtimet themelore filozofike

3.1. Materializmi dhe idealizmi



E tërë historia e filozofisë tregon se çështjet me të cilat është marrë dhe merret filozofia kanë qenë dhe janë të shumta dhe të llojlloshme. Praktikisht, nuk ekziston asnjë çështje e cila nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit filozofik. Që nga fillimi i ekzistencës filozofia ka synuar në një mënyrë ose në një tjetër të shqyrtojë dhe ta përcaktojë raportin midis subjektives dhe objektives, vetëdijes apo shpirtit dhe natyrës apo materies. Kjo çështje është parashtruar qysh prej Talesit, Anaksimandrit, Anaksimenit, Heraklitit, Platonit, Demokritit etj., mirëpo në mënyrë më decide e kanë artikuluar Platoni dhe Demokriti. Ata tentuan të përgjigjen në pyetjen se ç’është primare: shpirti apo materia. Duke e pasur këtë të dhënë historike-filozofike, Engelsi pohon se çështja themelore e çdo filozofie, veçanërisht e asaj më të resë është çështja e raportit në mes mendjes dhe qenies, frymës dhe natyrës, pra çështja se ç’është e parë: fryma apo natyra. Kuptohet, edhe kjo çështje si çdo çështje tjetër filozofike është formuluar në mënyra të ndryshme në kohë dhe kushte të ndryshme, por esenca e saj ka qenë dhe ka mbetur e njëjtë: a është primare materia apo vetëdija?

Lidhur me raportin midis materies dhe vetëdijes apo idesë, me çështjen se ç’është primare, ekzistojnë dy drejtime themelore filozofike: materializmi dhe idealizmi. Materializmi filozofik dhe idealizmi filozofik japin përgjigje të kundërt lidhur me primaritetin e materies, përkatësisht të vetëdijes apo idesë.

Idealizmi është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetëdija është primare dhe si e tillë, i paraprinë materies ose në çfarëdo mënyre tjetër e mundëson atë. Natyra, materia dhe sendet materiale janë produkte të idesë ose të vetëdijes. Idealizmi filozofik, në fund të fundit, presupozon se bota është krijuar nga ndonjë fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund të flaket dhe të lihet anash në tërësi. Kështu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithë idealizmin e saj, përmban në vete elemente dialektike dhe elemente të tjera pozitive. Mirëpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetëdija është primare, kurse materia sekondare dhe se, në fund të fundit, bota është e krijuar nga ndonjë fuqi mbinatyrore, e bënë atë të papranueshëm për filozofinë materialiste përgjithësisht, kurse për filozofinë marksiste veçanërisht.

Midis filozofisë idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjë dallim parimor. Sipas vetë idealistit më të madh të të gjitha kohëve, Hegelit, atë që religjioni e paraqet me anë të përfytyrimeve, filozofia e paraqet me anë të koncepteve, përkatësisht me anë të mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar në mënyrë selektive të dhënat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtë midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotë se idealizmi është religjion i veshur me petk të bukur.

Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit materia është primare, baza më e thellë e çdo gjëje që ekziston, kurse vetëdija apo ideja është sekondare dhe produkti më i lartë i materies. Pra materialzmi filozofik në përgjithësi dhe ai marksist në veçanti nuk e mohon ekzistencën e vetëdijes apo të idesë e as rëndësinë e tyre kolosale, që ato kanë për njeriun dhe historinë. Primariteti i materies dhe sekondariteti i idesë do të thotë se:

- së pari ka ekzsituar materia si realitet objektiv, kurse madje, në bazë të zhvillimit të saj të pandërprerë kimik, fizik, mekanik, biologjik etj., në një fazë të caktuar, është paraqitur vetëdija, mendimi, ideja e jo anasjelltas;

- materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se të paraqitet njeriu me vetëdijen e tij, ekziston dhe do të ekzistojë pavarësisht nga ajo se a ekziston apo jo vetëdija subjektive:

- vetëdija nuk është gjë tjetër veçse, siç thotë Lenini, “produkti më i lartë i materies së organizuar në mënyrë të veçantë” dhe i praktikës shoqërore të njeriut;

- vetëdija, mendimi apo ideja janë, në një mënyrë ose në një tjetër, pasqyrime relativisht të sakta të botës materiale dhe të proceseve, fenomeneve dhe të ligjësive të saj, dhe në fund;

- përveç materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetëdijes dhe formave të shumëllojshme të saj si pasqyrime të materies në lëvizje, askund nuk ka asgjë mbinatyrore dhe hyjnore.



Sipas materializmit marksist, përkatësisht dialektik dhe humanist të Marksit, Engelsit, Leninit e marksistëve të tjerë, kundërtia midis materies, në njërën anë, dhe vetëdijes apo idesë në anën tjetër, është absolute vetëm brenda “çështjes themelore të çdo filozofie”, çështjes se ç’është primare – materia apo vetëdija. “Jasht këtyre kufijve nuk mund të ketë asnjë dyshim për relativitetin e këtij kontrasti”, të kontrastit midis materies dhe vetëdijes
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:28 am

4. Idealizmi



Idealizmi është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetëdija është primare dhe si e tillë, i paraprinë materies ose në çfarëdo mënyre tjetër e mundëson atë. Natyra, materia dhe sendet materiale janë produkte të idesë ose të vetëdijes. Idealizmi filozofik, në fund të fundit, presupozon se bota është krijuar nga ndonjë fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund të flaket dhe të lihet anash në tërësi. Kështu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithë idealizmin e saj, përmban në vete elemente dialektike dhe elemente të tjera pozitive. Mirëpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetëdija është primare, kurse materia sekondare dhe se, në fund të fundit, bota është e krijuar nga ndonjë fuqi mbinatyrore, e bënë atë të papranueshëm për filozofinë materialiste përgjithësisht, kurse për filozofinë marksiste veçanërisht.

Midis filozofisë idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjë dallim parimor. Sipas vetë idealistit më të madh të të gjitha kohëve, Hegelit, atë që religjioni e paraqet me anë të përfytyrimeve, filozofia e paraqet me anë të koncepteve, përkatësisht me anë të mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar në mënyrë selektive të dhënat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtë midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotë se idealizmi është religjion i veshur me petk të bukur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:28 am

4.1. Idealizmi objektiv



Idealizmi objektiv është pikëpamje filozofike idealiste sipas së cilës ideja, vetëdija apo mendja jo vetëm që është primare, por është edhe objektive. Idealizmi objektiv idenë apo vetëdijen e projekton diku jasht botës dhe mbi të, jasht kohës dhe hapsirës. Përfaqësuesit më të njohur të idealizmit objektiv janë: Platoni, Toma Akuini, Lajbnici, Hegeli, etj.



Platoni – i pari e paraqiti në mënyrë sistematike konceptin e idealizmit objektiv. Sipas Platonit, ekzisotjnë tri entitete: idetë të cilat paraqesin qenien e vërtetë, njëmendësinë universale dhe të amshuar, materia e cila është një hiç apo një joqenie, ekzistence e së cilës është e mundur vetëm në atë përmasë sa në të janë të pranishme idetë, dhe sendet senzuale të cilat janë një përzierje e qenies (idesë) me joqenien (materien). Pra bota senzuale dhe sendet në të nuk kanë ekzistencë mvehtësore, ato nuk ekzistojnë pavarsisht nga ideja, por përkundrazi, ato varen nga idetë dhe paraqesin produkt të idesë. Idetë e këtilla janë jasht dhe pavarsisht prej botës së dhënë në shqisat tona dhe në vetëdijen subjektive. Secilit gjësend në botën materiale i përgjigjet një ide objektive, prej të cilës varet ekzistenca e tij. Sendet, dukuritë dhe proceset e botës senzuale janë të ndryshueshme, jokonstante sepse ato paraqesin vetëm hijen, kopjen apo manifestimin e idesë objektive. Përkundrazi, idetë janë konstante dhe të amshueshme. Kierarkia e gjësendeve, larmia dhe shumëllojshmëria e tyre, varet nga kierarkia, larmia dhe shumëllojshmëria e ideve si e esencave më të thella të botës senzuale. Ideja më e lartë sipas Platonit është ideja e të mirës, e cila është burim i çdo gjëje. “Idenë e të mirës, pra duhet ta kuptosh si diçka që sendeve, të cilat mund të njihen, u jep të vërtetën dhe shpirtin, i cili njeh, ai jep aftësinë e të njohurit. Duke e shpjeguar të bukurit, Platoni konfirmon se ajo është një ide objektive e pandryshueshme ndaj së cilës trupat, njerëzit, gjësendet, dukuritë e bukura senzuale janë vetëm imitim, kopje dhe hije e saj. Kjo është ajo për arsye të së cilës janë bërë përpjekjet e mëparshme: së pari që është e amshueshme dhe që as nuk sajohet as nuk shumëzohet, as nuk zhduket madje, që nuk është në njërën anë e bukur dhe në tjetrën e shëmtuar, as që sot është e bukur e nesër jo, as që është e bukur ndaj kësaj, kurse ndaj atij e shëmtuar…edhe diçka: kjo bukuri nuk do të manifestohet si ndonjë fytyrë, as si ndonjë dorë, as si ndonjë gjë që i takon trupit…por si diçka që është vetëm në vete dhe me vetveten si e njëtrajtshme dhe e amshueshme.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:28 am

Lajbnici – është gjithashtu përfaqësues i idealizmit objektiv.

Lajbnici kundron se e tërë bota, duke filluar që nga dukuritë më të vogla e deri të ato makrokozmike, është e përbërë prej monadave. Monadat janë atome shpirtërore ideore, të cilët e përbëjnë bazën më të thellë dhe primare të çdo gjëje në botë. Çdo gjë përbëhet prej monadave. Sendet më të thjeshta, më pak të zhvilluara, janë të përbëra prej monadave më pak të perfeksionuara. Njeriu përbëhet prej monadave më të përsosura, të cilat kanë aftësi që gjësendet t’i përfytyrojnë dhe t’i kuptojnë në mënyrë të qartë. Monada më e lartë, më supreme, absolutisht e përsosur është Zoti, ekzistenca e të cilit sipas Lajbnicit është evidente nga fakti se në botë vërehet cakshmëria e saj.

Kjo monadë supreme dhe absolutisht e përsosur është krijuesi i të gjitha monadave të tjera duke filluar nga ato më të thjeshtat, prej të cilave përbëhet materia inorganike, nëpër ato pak më të përsosura, prej të cilave përbëhet njeriu si monadë e vetëdijshme. Sipas Lajbnicit, materia nuk është realitet siç kundron materializmi, por substancë sekondare dhe e varur prej substancës shpirtërore të monadës.

Sipas Lajbnicit, Zoti (monada supreme) jo vetëm që e ka krijuar botën – natyrën, shoqërinë dhe mendjen e njeriut por Ai edhe i rregullon ato, duke e determinuar që më parë ligjshmërinë e saj.



Hegeli – koka më universale e shekullit të kaluar, e ka paraqitur idealizmin objektiv në mënyrë më sistematike dhe më të thellë. Bazën më të thellë dhe fillimin e botës e paraqet ideja botërore. Kjo ide është absolute, sepse asgjë nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë pavarsisht prej saj. Çdo gjë që ekziston, prej atyre më të voglave e deri te ato më të mëdhatë është vetëm një manifestim, një shfaqje e idesë absolute. Natyra si realitet material është e kushtëzuar dhe e determinuar me këtë ide. Natyrën duhet kuptuar – thotë Hegeli – si sistem të shkallëve, ku secila prej tyre del në mënyrë të domosdoshme prej tjetrës. Kjo nuk don të thotë se secila, në mënyrë natyrore ka dalë prej tjetrës. Një shkallësi e tyre e tillë ekziston vetëm në idenë e brendshme e cila gjendet në themelin e natyrës.

Kritika e Marksit kundër Hegelit është kritika më dëshpëruese. Në parathënien e “Kapitalit” Marksi vuri në pah se Hegeli procesin e të menduarit, të cilin e quan ide, e shndërron në subjekt mvehtësor dhe në krijues të njëmendësisë, e cila sipas Hegelit, paraqet vetëm dukurinë e jashtme të idesë. Hegeli ia doli që përmes dialektikës së koncepteve të hamendë dialektikën e sendeve, dhe pikërisht, kjo ishte gjeniale në filozofinë e tij.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:28 am

4.2. Idealizmi subjektiv



Përkundër materializmit dhe me ndryshim nga idealizmi objektiv, të cilët pranojnë ekzistencën objektive (idealistët të ideve, materialistët të materies), idealizmi subjektiv nuk pranon se ekziston ndonjë gjë objektive. Sipas idealizmit subjektiv, e tërë bota është kompleks ndijash apo kombinim i tyre. Në çdo gjësend, dukuri apo proces të “jashtëm”, vetëdija i rinjeh produktet e saj, ndijat dhe kombinimet e tyre. Konsekuenca logjike e idealizmit subjektiv është solipsizmi, doktrina sipas së cilës, ekzistoj vetëm meqë vërej dhe që duke vërejtur, i krijoj gjësendet.

Përfaqësuesit më të njohur të idealizmit subjektiv janë: Xhorxh Berkli dhe Fihte.

Xhorxh Berkli – është kundërshtar i madh dhe i papajtueshëm i materializmit. Përgënjeshtrimin dhe zhdukjen e materializmit Berkli e kundronte si detyrë të shenjtë të çdo njeriu të ndershëm, sepse materializmin e konsideronte jo vetëm teoretikisht të gabueshëm, por edhe praktikisht të rrezikshëm e të dëmshëm. Prandaj sipas tij, materia nuk mund të jetë baza dhe esenca e botës… “ju mund, nëse mendoni se është e përshtatshme ta përdorni fjalën materie me të njëjtin kuptim me të cilin njerëzit e tjerë e përdorin fjalën asgjë. Kur e kombinojmë ndijen e të keqes , të erës së caktuar, të shijes së caktuar, të formës së caktuar, ne themi “mollë” por kjo nuk don të thotë se ekziston ndonjë mollë jashtë të dhënave subjektive shpirtërore. E tërë esenca idealiste subjektive e filozofisë së Berklit është shprehur në barazimin e tij të njohur “esse = precipii” që do të thotë “për të qenë = për të qenë i(e) vërejtur”. Kështu del se subjekti, duke i vërejtur gjësendet, njëkohësisht edhe i krijon ato, dhe se jasht të vërejturit ato nuk kanë kurrfarë ekzistence. Mirëpo nëse është kështu, atëherë ekzistenca e subjekteve të tjera është e kushtëzuar me të vërejturit e subjektit tjetër, respektivisht nuk ekzistojnë subjektet e tjera përveç atij që e vëren. Kështu, idealizmi i tij subjektiv e shpuri Berklin në solipsizëm. Berkli e modifikoi tezën e tij idealiste subjektive dhe zuri të konfirmojë se përveç subjekteve individuale vrojtuese, që janë e nuk janë, jetojnë e vdesin, vegojnë e flejnë, ekziston edhe një subjekt universal, i gjithanshëm dhe përherë vigjilent, i cili me të vërejturit e vet mundëson ekzistencën konstante të gjësendeve. Ishte ky kalim i Berklit nga pozita e idealizmit subjektiv në atë të idealizmit objektiv.



Fihte – e vazhdon më tutje vijën e idealizmit subjektiv. Sipas mendimit të tij, në filozofi janë të mundura dy drejtime teorike: dogmatizmi (kështu Fihte e quante materializmin) dhe idealizmi. Materialistët nisen nga qenia dhe arrijnë deri te vetëdija dhe prandaj nuk janë në gjendje ta shpjegojnë këtë të fundit. Idealistët nisen nga vetëdija dhe sendet e jashtme i shpjegojnë si rezultat i aktivitetit të lirë të vetëdijes dhe vullnetit. “Filozofia duhet ta vëj në pah bazën e çdo përvoje: prandaj, objekti i filozofisë domosdo gjendet përtej çdo përvoje… Më në fund, qenia mendore nuk ka asgjë tjetër, përveç përvojës; përvojë është ajo që në vete përmban tërë materien e mendimit të tij… Nëse i abstrakton sendet, atëherë e ndal inteligjencën në vete, respektivisht ai e abstrakton raportin e saj ndaj përvojës; nëse e abstrakton inteligjencën, atëherë e ndal sendin në vete. Veprimi i parë quhet idealizëm, kurse i dyti dogmatizëm. Sipas idealizmit subjektiv të Fihtes, Uni (vetëdija) e determinon dhe e prodhon Jounin (sendet) e jo anasjelltas, siç konfirmon materializmi. Si subjekt absolut, Uni me veprimtarinë e tij të dlirtë jo vetëm që paraqet veten, por paraqet edhe Jounin si diçka të kundërt me të.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:28 am

5. Materializmi



Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit materia është primare, baza më e thellë e çdo gjëje që ekziston, kurse vetëdija apo ideja është sekondare. Materializmi filozofik nuk e mohon në përgjithësi idenë e as rëndësinë e saj, por vetëm ngulmon në faktin se materia është primare kurse vetëdija sekondare.

Primariteti i materies, dhe sekondariteti i idesë (vetëdijes) do të thotë se:

- së pari ka ekzistuar materia si realitet objektiv, kurse madje, në një fazë të caktuar është paraqitur vetëdija, mendimi, ideja.

- Materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se të paraqitet njeriu me vetëdijen e tij, ekziston dhe do të ekzistojë pavarsisht se ekziston apo jo vetëdija subjektive.

- Vetëdija nuk është gjë tjetër, sic thotë Lenini, veçse produkt i materies.

- Vetëdija, mendimi apo ideja janë në një mënyrë ose në një tjetër, pasqyrime të sakta të botës materiale dhe të proceseve, fenomeneve dhe të ligjësive të saj, dhe në fund

- Përveç materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetëdijes dhe e formave të shumëllojshme të saj si pasqyrime të materies në lëvizje, askund nuk ka asgjë mbinatyrore dhe hyjnore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:28 am

5.1. Materializmi naiv



Materializmi naiv është forma e parë dhe më elementare e filozofisë materialiste që zuri fill në shoqërinë greke dhe romake.
Filozofia e materializmit naiv grek e romak përmbante elemente mitike, fantastike e joshkencore, por megjithate në esencën e saj ishte filozofi kryesisht materialiste.
Përfaqësues të materializmit naiv janë: Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, Herakliti, Parmenidi, Leukipi, Demokriti, epikuri në Greqi dhe Lukreci në Romë.
Që të tre miletasit (Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni) konfirmojnë se baza më e thellë dhe e parë e botës është materia dhe se çdo gjë zanafillën e ka në materie. Talesi thoshte se uji është parashkak i çdo gjëje. Anaksimandri thonte se baza e çdo gjëje është substanca e pafund (e pafukishme) të cilën ai e quajti Apejron. Anaksimeni si bazë të çdo gjëje dhe parashkak i botës thoshte se është ajri. Një shkallë më të lartë të materializmit naiv e paraqiti Herakliti. Sipas tij, bota në esencën e saj më të thellë është një zjarr, pra një materie, që ekziston objektivisht. “Kjo botë, të cilën nuk e ka krijuar askush prej njerëzve dhe askush prej perëndive, ka qenë është dhe do të jetë një zjarr i gjallë, i amshueshëm, i cili me masë ndizet, me masë shuhet”. Herakliti, jo vetëm që e pranon primaritetin e materies, por kundron se kjo botë lëviz ndryshon dhe zhvillohet pareshtur në bazë të luftës së të kundërtave. Sipas tij, lëvizja, ndryshimi dhe zhvillimi janë të pandarë prej zjarrit dhe të pareshtur. “Çdo gjë rrjedh, dhe në të njëjtin lum nuk mund të hyjmë dy herë”.

Demokriti – gjithashtu është materialist. Sipas tij, bazën e çdo gjëje e përbëjnë atomet.
Atomet janë thërrmija të pandara, të padukshme dhe të pazhdukshme materiale, prej të cilave përbëhet çdo gjë në këtë botë.
Atomet as nuk janë krijuar, as nuk vdiren, ato janë të amshueshme.
E tërë bota përbëhet prej dy principeve materiale: prej atomeve të cilat janë “qenie” dhe prej hapësirës apo zbrazëtisë e cila paraqet ‘joqenien’.
Kjo e fundit (zbrazëtia, hapsira) është kusht i domosdoshëm që atomet si qenie materiale të mund të lëvizin dhe të zhvillohen.
Asgjë nuk mund të ekzistojë jasht atomeve dhe pavarsisht prej tyre. Shpirti nuk është i pavdekshëm. Për dallim nga Platoni, Demokriti thotë: Shpirti nuk është gjë tjetër veçse produkt i materies së veçantë, respektivisht kombinim i atomeve të lëmuara dhe të rrumbullakëta të cilat duke lëvizur me shpejtësi e mundësojnë shpirtin.
Me shpartallimin e këtyre atomeve vdes edhe shpirti. Përfaqësuesi më i dalluar i materializmit naiv në Romën e vjetër ka qenë pa dyshim Tit Lukreci. Në vepren e tij “Mbi natyrën e sendeve” Lukreci dha një goditje të rëndë dhe bindëse fesë dhe idealizmit. Lukreci thotë se: Unë do të flas për ligjet madhështore në të cilat janë mbështetur qiell e hyri dhe për atomet, se si vetë natyra krijon e rrit dhe ushqen çdo gjë e si ajo e shkatërron sërish.
Atomet në trajtimin e subjektit, ‘materie’ do t’i quajmë “trupa shkajmues” ‘farë të çdo qenie’ bile do t’i quajm ‘trupa të parë’ sepse çdo gjë përbëhet prej elementesh të tilla primordiale… Këtej pra rrjedh se përveç materies dhe zbrazëtirës apo hapsirës nuk ekziston askund natyrë e tretë.

Materializmi naiv antik është hap i parë në të shikuarit e botës me sy njerëzor, shpjegimi i parë i botës, kryesisht në bazë të arsyes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:29 am

5.2. Materializmi metafizik



Fillet e materializmit metafizik i gjejmë në Greqinë e vjetër. Parmenidi dhe Zenoni e shtjelluan një filozofi tipike materiliste metafizike. Parmenidi kundron se bota është qenie materiale dhe se jasht kësaj nuk ka asgjë. Qenia – thot Parmenidi – nuk është krijuar dhe nuk mund të vdiret, sepse sikur të ishte krijuar, do të duhej të ishte krijuar prej diçkafit të kundërt me qenien, pra prej joqenies, kurse kjo e fundit nuk ekziston, nuk mund të vdiret, sepse sikur të mund të vdirej, atëherë do të mund të shndërrohej në diçka të kundërt me qenien, pra në joqenie, kurse kjo nuk ekziston.


Zenoni tentoi që me anë të “aporive” ta argumentojë pamundësinë që me mendje ta kuptojmë dhe ta shprehim lëvizjen dhe zhvillimin e gjësendeve. Zenoni e hetoi drejt karakterin e kundërthënshëm të lëvizjes dhe të zhvillimit, por e kundroi gabimisht kundërthënshmërinë si indikatorë të gënjeshtrës. Zenoni nuk qe në gjendje ta shpjegojë racionalisht raportin midis kufishmërisë dhe pakufishmërisë, kontinuitetit të kohës dhe hapsirës, të ndijes dhe të mendjes, të lëvizjes dhe të qetësisë etj.


Materializmi metafizik lulëzoi dhe dominoi kryesisht gjatë shekullit XVI, XVII, XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit XIX. Përfaqësuesit më të njohur janë: Spinoza, Hobsi, Bekoni, Lametri, Holbahu, Helveciusi, Fojerbahu etj.


Sajimin e materializmit metafizik e kanë kushtëzuar shumë rrethana gnoseologjike dhe historike – shoqërore, ndër të cilat më të rëndësishme janë:


1. Procesi i konstituimit të shkencave të veçanta si nevojë e shoqërisë së re borgjeze,


2. tentativa që mekanika e më vonë edhe shkencat e tjera (fiziologjia, biologjia, medicina etj.) të aplikohen edhe në sferat e tjera të njëmendësisë – në histori dhe filozofi – të cilat karakterizohen me ligjshmëritë e tyre specifike, dhe


3. Synimet atëbotë moderne kah kurdisja spekulative e sistemeve të mbyllura filozofike.



Me fillimin e sajimit të raporteve të reja shoqërore zuri fill edhe procesi i shkoqitjes së shkencave të veçanta nga gjiri i filozofisë, në kuadrin e së cilës ekzistonin deri atëherë. Sejcila shkencë e veçantë zuri t’i trajtojë ligjshmëritë e veçanta të një sfere: matematika – ligjet e raporteve numerike, gjeometria – marrëdhëniet e trajtave hapsinore, biologjia – qeniet e gjalla, fiziologjia e anatomia – funksionimin e organizmave dhe veçanërisht atë të njeriut, astronomia – ligjet e lëvizjes së trupave qiellore etj.


Materializmi metafizik i cili e kundron botën si shumë e sendeve, e proceseve dhe raporteve të izoluara, është një anticipim dhe refleks edhe i raporteve të reja shoqërore borgjeze, ku njerëzit si individ janë ndër veti të izoluar. Materializmi metafizik i ka kryesisht këto forma të veçanta: materializmin metafizik spekulativ, materializmin metafizik mekanicist, dhe materializmin metafizik vulgar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:29 am

5.3. Materializmi dialektik



Materializmi dialektik i Marksit dhe Engelsit është forma dhe domeni më i lartë i filozofisë materialiste. Ai në vete përmban tërë begatitë e rezultateve progresive të praktikës sociale dhe të shkencave, të cilat mendimi njerëzor i ka realizuar deri në ditët e sotme. Materializmi dialektik si doktrinë për ligjet më të përgjithshme të lëvizjes dhe të zhvillimit të natyrës, shoqërisë njerëzore dhe të mendjes paraqet bazën e përgjithshme dhe fundamentale teorike e metodologjike të marksizmit si teori e revolucionit socialist, përkatësisht të kalimit nga shoqëria me klasa në shoqëri pa klasa.


Materializmi dialektik është një materializëm i përkryer jo në kuptimin e përfunduar, por në kuptimin e mishërimit organik të materializmit me dialektikën dhe anasjelltas – të dialektikës me materializmin. Përveç asaj se është unitet i materializmit dhe i dialektikës, materializmi dialektik paraqet një hap të madh të zgjerimit të tij në sferën e historisë, të shoqërisë, njeriut e njohjes së tij. Pikërisht për arsye se është njëkohësisht materializëm dhe dialektikë, atij i shkoi për dore që ta shpjegojë në mënyrë të drejtë materialiste jo vetëm natyrën, jo vetëm materiet dhe sendet e proceset materiale, por edhe atë sferë të njëmendësisë, e cila, me gjithë hamendjet gjeniale, aty-këtu mbeti e panjohur dhe e pashpjegueshme për mendimin njerëzor deri te Marksi dhe Engelsi – sferën e njeriut, të shoqërisë dhe të historisë. Sipas Marksit dhe Engelsit, qenia shoqërore, respektivisht procesi i njëmendët i jetës së njeriut e determinon vetëdijen shoqërore. Kështu zuri fill materializmi historik, respektivisht dialektika materialiste për njeriun, shoqërinë dhe historinë.


Në filozofinë jomarksiste – qoftë materialiste apo idealiste – teoria dhe praktika mbetën prore dy botëra ndër vete të ndara në mënyrë të pakapërcyeshme. Në filozofinë marksiste, teoria dhe praktika, nuk janë më të ndara. Materializmi dialektik nuk është vetëm shpjegim i drejtë i botës, por edhe kërkesë që bota të ndryshohet praktikisht në të mirë të njeriut dhe të njerëzisë, kërkesë që ajo të humanizohet. Sipas materializmit dialektik, historia dhe praktika nuk janë dy sfera të ndara, por dy anë ndër vete të gërshetuara në mënyrë dialektike të një procesi unik të të njohurit – të ndryshuarit të botës. Materializmi dialektik është pikpamje botëkuptimore e klasës punëtore si klasë deri në fund revolucionare, e aftë dhe e gatshme që t’i mposhtë të gjitha format e robërimit dhe të dehumanizmit të njeriut. Pra karakteri humanist dhe revolucionar i materializmit dialektik, konsiston në faktin se ai është i lidhur me interesat e klasës puntore, synimet historike e sociale, të cilat janë krijimi i shoqërisë pa klasa, për barabarsi, shoqëri që njeriut i ofron mundësinë reale për zhvillimin e tij të gjithanshëm.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:29 am

6. Ontologjia



Ontologjia është padyshim disiplina më e vjetër filozofike. Ajo merret me studimin e çështjes, origjinës, esencës, strukturës, ligjësive dhe përcaktimeve të përgjithshme të të qenët si të qenë. Edhe pikpamja e Talesit (uji), Anaksimandrit (apejroni), Anaksimenit (ajri), Pitagorës (numri) Heraklitit (zjarri) etj., si paraelemente dhe si qenie të para dhe më universale të botës në esencë paraqesin qëndrime të caktuara ontologjike. Të gjitha pikpamjet e mëvonshme filozofike në Greqinë antike dhe në mesjetë i kushtuan kujdes të madh problematikës së qenies. Sikurse e tërë filozofia ashtu edhe ontologjia në mesjetë ishte në shërbim të teologjisë dhe u rrek ta shpjegojë të qenët e Zotit në bazë të posedimit të konceptit për të. Qeniet e tjera derivoheshin në mënyrë deduktive nga qenia më e lartë, më e përsosur dhe më reale – nga qenia e Zotit. Fjala ontologji (prej greqishtes së vjetër ontos – të qenë, logos – shkencë, doktrinë) të parët e përdorën Rudolf Goklenius dhe Johanes Klauberg, ndërsa për herë të parë, në terminologjinë filozofike hyri përmes Kristian Volfit. Sipas Volfit, ontologjia si disiplinë filozofike është pjesa e parë dhe më e rëndësishme e metafizikës e cila përmban teologjinë racionale, kozmologjinë racionale dhe psikologjinë racionale. Pas dështimeve të gnoseologjizmit dhe aksiologjizmit neokantist etj., në filozofinë bashkëkohore borgjeze është bërë ‘një kthim kah gjësendet’, përkatësisht kah çështja e qenies në përgjithësi. Çështjes ontologjike kujdes të madh sot i kushtojnë neotomistët – Zhak Mariten, Etjen Zhilson, Martin Hajdeger i cili ia vuri bazat “ontologjisë fundamentale”, Sartri, Bloh i cili ‘parimin e shpresës’ e konsideron si parim të vetë qenies. Ndërkaq sipas Hartmanit në të vërtetë asnjë filozofi nuk mund të ekzistojë pa disa pikëpamje themelore lidhur me të qenët (pa një pikpamje ontologjike).

Çështja e raportit midis qenies dhe mendimit, materies dhe vetëdijes, të cilën Engelsi e quan “çështje të madhe themelore të çdo filozofie” është një çështje njëkohësisht ontologjike dhe gnoseologjike. Pikërisht filozofia e Marksit, e Engelsit dhe Leninit është sendërtim i unitetit dialektik të dialektikës, gnoseologjisë dhe të logjikës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:29 am

7. Gnoseologjia



Gnoseologjia (nga greqishtja ‘gnosis’ – njohje, ‘logos’ – shkencë) është disiplinë filozofikë e cila merret me studimin e çështjes së mundësisë, burimeve, mënyrës, vëllimit, besnikërisë dhe ligjësive të njohjes në përgjithësi. Elementet e para të pikpamjeve të ndryshme gnoseologjike i gjejmë ende të filozofët e vjetër grek. Parmenidi dhe Zenoni theksuan rolin vendimtar të mendjes në të njohurit e sendeve dhe të raporteve duke e nënvlerësuar rolin e shqisave. Demokriti tentoi të përcaktojë rolin si të shqisave ashtu edhe të mendjes, sepse, sipas mendimit të drejtë, njëra pa tjetrën nuk bëjnë dot. Sofistët u kushtuan kujdes çështjeve ontologjike dhe të njohurit, iu qasën në mënyra të ndryshme rolit të shqisave dhe të mendimit në procesin e njohjes. Protagora kishte pikpamje senzualiste dhe ngulmonte në mendimin se ‘gjërat janë të tilla, siç duken’, se ‘njeriu është masa e çdo gjëje – e atyre që ekzistojnë se ekzistojnë dhe e atyre që nuk ekzistojnë se nuk ekzistojnë’. Gorgjiu, i pari e vuri në dyshim mundësinë e njohjes së botës duke theksuar se ‘asgjë nuk ekziston’ dhe se ‘edhe po të ekzistonte nuk mund të njihet dhe të shprehet’. Platoni zhvilloi pikpamjen racionaliste sipas së cilës vetëm arsyeja mund të jetë burimi i të njohurit, vetëm kjo mund t’i kuptojë idetë si qenie të njëmendta.


Gnoseologjia si disiplinë e veçantë filozofike është produkt i filozofisë së re dhe e përpjekjeve të përfaqësuesve të saj më të njohur: Bekonit, Hobsit, Spinozës, Lajbnicit, Llokut, Berklit, Hjumit etj. Filozofi anglez Xhon Lloku, autor i veprës ‘Ese për arsyen e njeriut’ i pari e shtjelloi në mënyrë sistematike problematikën komplekse të të njohurit dhe e përcaktoi objektin e gnoseologjisë. Në veprën e Kantit ‘Kritika e mendjes së pastërt’ kemi një ndërrmarrje serioze që problematika e njohjes në përgjithësi të analizohet në mënyrë të izoluar nga objektet e njohjes dhe nga vetë procesi i njëmendtë i njohjes. Lidhur me çështjen e mundësisë së njohjes ekzistojnë disa drejtime gnoseologjike: dogmatizmi, skepticizmi, agnosticizmi, fiksionalizmi etj.


Dogmatizmi – e pranon mundësinë e njohjes së botës dhe insiston në karakterin e padiskutueshëm të të vërtetave njëherë të pranuara. Për të nuk ka dyshim, luhatje dhe zhvillim.


Skepticizmi – është pikpamje gnoseologjike dhe metodë e të menduarit, sipas të cilit çdo gjë duhet marrë me rezervë, duhet shqyrtuar edhe anët e tjera të çështjes, sepse nuk ekziston vetëm një e vërtetë e përmotshme, por më shumë të vërteta relative.


Agnosticizmi – Esencën e të cilit e formuloi Hjumi është formë radikale dhe ekstreme e skepticizmit.


Fiksionalizmi – i Fajhingerit konsideron se e tërë njohja dhe dija jonë nuk ka asgjë të ngjashme me njëmendësinë dhe se njohja nuk është gjë tjetër veçse një fiksion.


Racionalizmi – është drejtim gnoseologjik i cili e absolutizon rolin dhe vlerën e mendjes së njeriut si i vetmi burim i njohjes së botës. Racionalizmi zuri fill qysh në filozofinë e Parmenidit, Zenonit, Platonit, u zhvillua në mënyrë sistematike në veprat e dekartit, Spinozës, Lajbnicit etj., kurse në filozofinë bashkëkohore borgjeze ithtarë të njohur të tij janë Edmund Huserli, Gaston Bashlari etj.


Senzualizmi – i Protagorës, Aristotelit, Kondijakut, Fojerbahut etj., është drejtim gnoseologjik sipas të cilit shqisat janë burimi kryesor i çdo njohje dhe dije e jo mendja.


Empirizmi - është pikpamje gnoseologjike që ngulmon në përvojën si burim kryesor i njohjes. Këtë pikpamje e shtjelluan dhe e mbrojtën Lloku, Hobsi, Berkli etj.


Intuitivizmi – është drejtim gnoseologjik që si burim të njohjes së vërtetë ka intuitën, të soditurit e drejtpërdrejtë në esencën e gjësendeve dhe të proceseve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:29 am

8. Etika


Praktika morale është njëra ndër format e para të manifestimit të jetës shoqërore të njeriut si qenie shoqërore. Me të dalë nga bota e kafshëve, njeriu filloi të përcaktojë disa sjellje të vetat dhe të tjerëve – diçka që duhet e janë në rregull dhe diçka që nuk duhet nuk janë në rregull.


Nëse Hegeli ka të drejtë kur thotë se forma më elementare e mendimit filozofik u shpreh në sentencat morale, atëherë del se çështja morale (etike) bashk me ontologjinë janë problemet më të vjetra në filozofi. Edhe filozofët e vjetër grek krahas çështjeve që u morën me kozmosin, substancën etj., ata u morën edhe me çështjen etike – e mira, e keqja, e drejta, e padrejta etj. Andaj është e lidhur ngushtë njohja dhe vlerësimi, e këtej edhe vlerësimi moral, sepse njeriu nuk ka nevojë vetëm të njohë gjërat, por edhe synon ta vlerësojë atë që e din.


Veprat, sjelljet, qëllimet, kriteret dhe vlerat morale u bënë objekt i analizës sistematike filozofike. Megjithëse shumë filozof para Aristotelit u morën dhe kontribuan në çështjet morale (etike) prapëseprap, themelues i Etikës si doktrinë filozofike llogaritet Aristoteli.


Etika si disciplinë merret me studimin e çështjes së burimit, esencës dhe të funksionit të moralit. Ç’është morali, e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, e lejushmja dhe e palejueshmja, detyra morale, vlera etj., të gjitha këto janë çështje me të cilat merret Etika. Të gjitha pikëpamjet etike mund t’i ndajmë në pikëpamje etike autonome dhe heteronome. Pikpamja etike heteronome, burimin e çdo sjellje e gjen jo në njeriun por si subjekt i moralit diku jasht dhe pavarsisht nga njeriu. Në etikën e këtillë është etika religjioze, kozmologjike e Heraklitit, Pitagorës, Akuinit etj. Etika autonome, përkundrazi konsideron se burimi i çdo morali dhe veprimi moral gjindet në vetë njeriun. Përfaqësues më të njohur janë Sokrati, Stoikët, Kanti, Fihte, Marksi etj. Stoikët thonë se për të qenë i lumtur njeriu, mjafton të heqë dorë nga interesat dhe ta ruaj autonominë e mendjes. Përfaqësues tipik i etikës autonome është Kanti. Ai thot se askund në botë për më tepër, as jasht saj, nuk mund të merret me mend asgjë që pa kurrfar kufizimesh mund të konsiderohet e mirë, pos vullnetit të mirë. Vullneti i mirë është vullneti racional që mbështetet në mendjen praktike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:29 am

9. Estetika



“Njeriu, - thotë Maksim Gorki – sipas natyrës së tij është artist”.

E bukura dhe arti me shumëllojshmërinë e tij (vallëzimi, piktura, skulptura, arkitektura, poezia, drama, muzika, etj) prore e kanë preokupuar mendjen njerëzore përgjithësisht dhe filozofike veçanërisht. Refleksionet e para filozofike lidhur me atë se ç‘është e bukura dhe e shëmtuara, ajo që na pëlqen dhe ajo që nuk na pëlqen, i gjejmë ende te filozofët grek të periudhës kozmologjike – Herakliti, i cili e vuri në pah relativizmin e vlerësimeve estetike, Pitagora, që e theksoi harmoninë si diçka e bukur, Demokriti etj. Sofistët, Sokrati, e veçanërisht Platoni me veprat e tij të famshme “Shteti”, “Hipija i Madh”, “Gostia apo për dashurinë”, “Filebi”, Aristoteli me veprat “Poetika”, “Etika”, “Retorika”, etj, sikurse edhe Plotini me veprën e tij “Eneade”, Toma Akuini etj, ia vunë bazat e një metafizike, përkatësisht të një filozofie të të bukurit në përgjithësi.


Fjala “estetika” është paraqitur për herë të parë në gjysmën e shekullit XVIII. Në vitin 1750 Baumgarteni e botoi pjesën e parë të veprës së tij me titull “Aesthetica”. Baumgarteni si në njërën ashtu edhe në veprën tjetër, estetikën (nga greqishtja “aisthesis – perceptim, ndijim) e përcaktoi si shkencë për të njohurit senzual, qëllimi kryesor i së cilit është shpjegimi i të bukurit. Me ndryshim nga të njohurit racional edhe gnoseologjia “estetika është … shkenca për të njohurit senzual”, pra është një gnoseologji më e ulët. (“gnoseologia interior”).


Gjatë zhvillimit të saj historik estetika, përkatësisht filozofia e të bukurit dhe artit u kuptua dhe u përcaktua ndryshe – ndryshe. Sipas Aristotelit, ajo ka për detyrë të bëjë përgjithësime lidhur me krijimtarinë artistike dhe si e tillë është pjesë përbërëse e filozofisë. Toma Akuini dhe filozofët e tjerë mesjetarë synojnë që estetikën, sikurse edhe tërë filozofinë e shkencën në përgjithësi ta vënë në shërbim të Zotit dhe fesë.


Sipas Kantit, estetika nuk është tjetër veçse një “kritikë e shijes” artistike, kurse Hegeli estetikën e përcaktoi si “filozofi e artit, madje jo e çdo arti, por e ‘arteve të bukura’”.


Të shumta dhe të shumëllojshme janë pikëpamjet për artin, të bukurit, komiken, tragjiken, të madhërishmen dhe çështjet e tjera me të cilat merret estetika si doktrinë e posaçme. Të gjitha këto pikëpamje të ndryshme dhe herë – herë të kundërthënshme që tentojnë ta përcaktojnë artin dhe të bukurën mund të ndahen, me kusht që ta sakrifikojmë saktësinë dhe ta thjeshtësojmë çështjen, në dy grupe të mëdha: pikëpamjet objektiviste dhe pikëpamjet subjektiviste.


Sipas pikëpamjeve estetike objektiviste e bukura dhe baza më e thellë e artit në përgjithësi gjendet jashtë subjektit si diçka objektive (harmonia, përpjestimi, cilësia, uniteti, esenca, raporti, ideja etj). Pikëpamja estetike objektiviste presupozon – në një mënyrë ose në një tjetër – se arti është mënyrë e caktuar e pasqyrimit, e të shprehurit dhe e paraqitjes së të bukurës objektive. Pikëpamje të këtilla estetike kishin Platoni, Toma Akuini, Nikola Bualo, Hegeli, Maksimilian Bek, Zhak Mariten, Etjen Surio etj. Platoni i cili i kushtoi kujdes të madh çështjes së të bukurës dhe artit, të bukurit, e përcakton në mënyrë objektiviste dhe idealiste. Të bukurit ekziston si një ide objektive, si njëtrajtësi dhe esencë e amshueshme dhe e pavdirshme e gjësendeve dhe e dukurive senzuale. Dora, këmba, fytyra, mali, fusha etj., nuk mund të jenë të bukura për vete dhe në vete. Këto dhe gjërat e tjera senzuale e të ndryshme mund të jenë të bukura vetëm aq sa participojnë në ide ose idetë në to. Arti është vetëm kopjim ose pasqyrim i sendeve senzuale, të cilat në anën tjetër, edhe vetë janë kopjim ose hije e ideve të tyre. Toma Akuini presupozon se bukuria e vërtetë është bukuria hyjnore, e cila ekziston pavarësisht nga njeriu dhe njerëzia. Arti dhe bukuria artistike është vetëm simbol i të bukurës objektive hyjnore. Të bukurit sipas Hegelit, është manifestim konkret senzual i idesë absolute, e cila paraqet fillimin dhe fundin e çdo gjëje. Maksimilian Bek, është i mendimit se e bukura ekziston objektivisht dhe si formë e objektivizuar na është e dhënë në perceptimet tona.


Përkundër këtyre, pikëpamjet estetike subjektiviste nisen nga propozicioni se të bukurit dhe baza e artit dhe e krijimit artistik ekziston vetëm brenda subjektit dhe veprimtarisë së tij. Pavarsisht dhe jasht subjektit dhe veprimtarisë së vetëdijes nuk ekziston ndonjë e bukur objektive e natyrore. Natyra, sendet, dukuritë, njerëzit e të tjera janë të bukur vetëm në mbështetje të asaj që subjekti, vetëdija i kumton të tillë. Proklamimi i subjektit si i vetmi faktor që determinon të bukurit dhe artistiken sjell medoemos deri te një relativizëm estetik, i cili në shumicën e rasteve ka për moto pohimin se “për shijen nuk mund të diskutohet”. Përfaqësues të subjektivizmit estetik janë: David Hjumi, Imanuel Kant, Viktor Bash, Ditrih Hajnrir Kerler, Teodor Lips etj. Njëri ndër përfaqësuesit e parë të pikëpamjes estetike subjektiviste është David Hjumi, i cili e mohon ekzistimin e të bukurit në natyrë. “Të bukurit – thotë Hjumi – nuk është veti e vetë sendeve: të bukurit ekziston vetëm në vetëdijen e vrojtuesit dhe çdo vetëdije e vëren një të bukur të veçantë. Subjekti është i lirë që ta vërejë, sipas shijes së tij, një të bukur të veçantë, i cili nuk është e thënë të jetë patjetër e bukur edhe për subjektet e tjerë”. Sipas Kantit, “fuqia e të gjykuarit” është ligjdhënëse në lëmin e estetikës sikurse që mendja është ligjdhënëse në lëmin e natyrës. Principi objektiv i të gjykuarit estetik është i pamundur dhe të pëlqyerit e përgjithshëm mund të jetë vetëm subjektiv. Subjektivizmi etsetik i Kantit, i cili insiston që të pëlqyerit duhet të jetë i përgjithshëm, është i detyruar të përfundojë në një formalizëm estetik. Sipas Kantit, “e bukur është ajo që pa koncepte përfytyrohet si objekt i të pëlqyerit të përgjithshëm, dhe na pëlqen pa kurrfarë interesi”. Të bukurit nuk është cilësi e qenies, e realitetit të jashtëm, por diçka që i përshkruhet atij nga ana e subjektit.


Si pikëpamjet subjektiviste, ashtu edhe ato objektviste estetike, janë të njëanshme dhe nuk mund të pranohen plotësisht. Ato me të drejtë kanë theksuar këtë ose atë anë të çështjes së estetikës, artit, të bukurit, etj, por nuk janë në gjendje që ta kuptojnë tërësinë e çështjes – veprën artistike dhe raportin midis subjektives dhe objektives. Kuptohet se të bukurit nuk mund të jetë vetëm produkt i vetëdijes së kulluar, i ndjenjave, sepse me këtë rast është e pamundur që të shpjegohet fakti se si dhe për ç‘arsye disa vepra artistike na pëlqejnë përgjithësisht. Pa vetëdije, pa subjekt nuk mund të ketë art, por vetë subjekti, vetëdija është e kushtëzuar në mënyrë objektive dhe historike – shoqërore. Në anën tjetër, natyra dhe fenomenet e saj janë kusht që njeriu si krijues i artit të ekzistojë, të krijojë, të modulojë, por ato nuk kanë domethënie pa njeriun. Është indikativ mendimi i Marksit për vetitë estetike të arit dhe argjendit, sikurse edhe për vlerën dhe çmimin e mallit. Estetika Marksiste, në ujdi me filozofinë materialiste dhe dialektike duhet të niset nga presupozimi se natyra dhe sendet natyrore kanë disa “veti estetike”, janë të bukura dhe se si të tilla paraqesin bazën, piknisjen, stimulimin për krijime artistike. “Vetitë estetike” të sendeve reflektohen, thehen, ndërmjetësohen dhe sublimohen përmes vetëdijes subjektive të krijuesit dhe shndërrohen në veti estetike të veprës artistike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:30 am

10. Aksiologjia



Aksiologjia është padyshim disiplina filozofike më e re. Ajo hyri në strukturën e filozofisë bashkëkohore borgjeze kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Fjalën aksiologji (nga greqishtja “aksios” – vlerë, “logos” – shkencë, doktrinë) i pari e përdori mendimtari françez P. Lapi, kurse fill pas tij edhe filozofi gjerman Eduard Hartman. Mirëpo themelues i vërtetë i aksiologjisë është Herman Loce i cili në veprën e tij “Mikrokozmosi” e problematizoi në mënyrë sistematike çështjen zaten të hetuar kaherë në etikë, estetikë, logjikë, gnoseologji etj, lidhur me vlerat dhe të vlejturit, dhe këtë e veçoi si një problematikë të veçantë filozofike. Si disiplinë filozofike, aksiologjia merret me studimin e esencës, llojeve, kierarkisë, mënyrës së ekzistuarit të vlerave më të përgjithshme dhe mënyrës së të vlejturit të normave, sikurse edhe të raportit midis vlerave e normave dhe të njëmendësisë. Kështu e përcaktuar si disiplinë filozofike për vlerat më të përgjithshme, aksiologjia i parashtron këto pyetje: ç‘janë vlerat më të përgjithshme dhe cili është raporti i tyre me llojet e tjera të vlerave; cila është renditja e vlerave sipas rëndësisë së tyre; në çmënyrë ekzistojnë vlerat, cili është statusi i tyre ontologjik; a ekzistojnë ato vetëm në mënyrën subjektive apo në mënyrën objektive jasht nesh dhe pavarësisht nga ne; a mund të njihen dhe si mund të njihen ato me anë të mendjes, arsyes apo intuitës; për ç‘arsye vlerat dhe normat vlejnë, kurse antivlerat nuk vlejnë, etj? Duke i parashtruar këto dhe çështjet e tjera, lidhur me vlerat dhe normat, aksiologjia gërshetohet me të gjitha disiplinat e tjera filozofike, e veçanërisht me etikën, estetikën dhe antropologjinë. Mirëpo, ndërsa etika dhe estetika si disiplina filozofike kanë të bëjnë me vlerat në formë të të vërtetës (logjika), të mirës (etika), të bukurit (estetika), etj., aksiologjia ka të bëjë me vlerat më të përgjithshme si të tilla, pra me atë është e përgjithshme dhe e përbashkët për të gjitha llojet e vlerave.


Jo vetëm lidhur me vetë aksiologjinë, por as lidhur me atë që studjon ajo – vlerat, normat, idealet etj. – nuk ekziston ndonjë pikëpamje, të cilën do ta aprovonin të gjithë filozofët. Pikërisht këta, në faktin e mospajtueshmërisë rreth asaj se ç‘janë vlerat, si ekzistojnë ato etj., qëndron njëra ndër karakteristikat esenciale të aksiologjisë si disiplinë filozofike, si formë e persiatjes filozofike e cila, përkundër arsyes së shëndoshë, nuk pranon asnjë përkufizim apo të vërtetë të padiskutueshme dhe të amshueshme. Sipas shpjegimit të esencës dhe të mënyrës së ekzistimit të vlerave, dallojmë një sërë pikëpamjesh aksiologjike, siç janë neokantizmi, natyralizmi, fenomenologjizmi, neopozitivizmi e të tjera. Aksiologjia neokantiste frajburgiane e Vindelbandit dhe e Rikertit, çështjen e vlerës e trajton në mënyrë ideliste –objektive, duke e mohuar ekzistimin real apo psikik të vlerave dhe të normave. Midis qenies apo njëmendësisë, në njërën anë, dhe vlerës, në anën tjetër, nuk ka kurrfarë lidhje apo ngjashmëri. Sipas V. Vindelbandit, vlerat ekzistojnë në një botë të veçantë transcendentale si norma, domethënie apo të vlejtur universal. Si të tilla, vlerat qëndrojnë përmbi ligjet e natyrës dhe të kulturës dhe mëtanë tyre. Hajnrih Rikert vërteton se “vlerat nuk paraqesin ndonjë njëmendësi as fizike as psikike. Esenca e tyre qëndron në domethënien, e jo në fakticitetin e tyre”. Me fjalë të tjera Rikerti është i mendimit se vlerat nuk kanë të bëjnë as me objektiven e as me subjektiven, por me një botë të veçantë që është mëtanë këtyre. Maks Sheleri vuri bazat e një aksiologjie fenomenologjike. Sipas Shelerit, vlerat janë fenomene objektive, por nuk varen nga bartësit e tyre, përkatësisht nga gjësendet dhe njerëzit. Bartësi i vlerës mund të ndryshojë, por, vetë vlera si fenomen objektiv nuk ndryshon. Vlerat nuk mund të njihen jo me anë të mendjes, apo të arsyes, por me anë të intuitës. Vlerat – thotë Hartmani – nuk janë tjetër veçse “esenca ideale” që ekzistojnë në mënyrë objektive. Vlerat si “esenca ideale” janë diçka jokohore dhe jashtëkohore dhe këtu qëndron dallimi i tyre nga qeniet materiale që janë kohore. Ralf Barton Peri paraqet një pikëpamje aksiologjike natyraliste. Përkundër antinatyralizmit të Xhorxh Murit, i cili e mohon lidhjen midis vlerave dhe nevojave, interesave, natyrës së njeriut e të tjera, aksiologjia natyraliste e Perit konsideron se vlerat janë objekte të interesit. Baza dhe burimi i të gjitha vlerave është interesi, kurse ky është vetë njeriu dhe natyra e tij. Jashtë dhe pavarësisht nga interesi si shprehje e jetës dhe e natyrës së njeriut nuk mund të ketë vlera. Përkundër këtyre dhe shumë pikëpamjeve të tjera aksiologjike në filozofinë borgjeze, që aq shumë e çmojnë aksiologjinë, neopozitivizmi (Ejer, Karnap, Rasel etj) e mohon mundësinë që vlerat të trajtohen në mënyrë shkencore. “E mira”, “e bukura”, “e vlefshmja” etj, sikurse edhe gjykimet lidhur me vlerat përgjithësisht, as nuk mund të provohen, as të përgënjeshtrohen. Prandaj, vlerat dhe gjykimet vlerësore nuk mund të jenë objekt i analizës shkencore, por vetëm objekt i një diskripsioni. Sipas neopozitivizmit, çështjet lidhur me vlerat janë “të pakuptimta”, sikurse edhe çështjet e tjera metafizike filozofike. Aksiologjia ekzistencialiste karakterizohet me një notë të theksuar të subjektivizmit.


Aksiologjia Marksiste bazat teorike të së cilës ia ka vënë Marksi në veprat “Manuskriptet ekonomike – filozofike të vitit 1844”, “Kapitali” etj., nuk e aprovon as objektivizmin (neokantizmi, fenomenologjizmi) as subjektivizmin aksiologjik (pozitivizmin, ekzistencializmin etj) sepse vlerat nuk janë as vetëm objektive, që ekzistojnë jashtë dhe pavarsisht nga njeriu, as vetëm subjektive, diçka që krijohet në vetëdije dhe ekziston vetëm brenda saj pavarësisht nga raportet, përcaktimet, cilësitë e sendeve, të dukurive apo të proceseve. Vlerat janë të lidhura ngushtësisht dhe të kushtëzuara si nga objekti ashtu edhe nga subjekti. Ato janë njëri nga momentet e shumta të unitetit të objektit dhe subjektit.


“Prandaj, vlera njerëzore janë vetëm ato të mira, të cilat – te njeriu – i plotësojnë interesat njerëzore, nevojat njerëzore, përkatësisht ato interesa, nevoja, dobi të tërësisë optimale konkrete dhe të qenies njerëzore”. Jovlerat janë ato objekte, raporte, cilësi që as nuk i plotësojnë as nuk i pengojnë interesat e nevojat me të cilat është e lidhur tërësia dhe qenia e njeriut. Antivlerat janë qenie të tilla, raporte, cilësi, që e pengojnë, madje edhe e zhdukin “tërësinë optimale konkrete dhe qenien njerëzore”. Pra, vlerat janë të lidhura me interesat dhe nevojat, por nuk janë identike me këto. Vlerat dhe interesat përputhen vetëm pjesërisht ndër vete.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:30 am

11. Antropologjia



Antropologjia (prej greqishtes “anthropos” – njeriu) është disiplina më e re filozofike dhe njëra ndër më aktualet në filozofinë bashëkokohore përgjithësisht.
Aktualiteti i antropologjisë filozofike del nga fakti se për njeriun asnjë çështje apo problem tjetër filozofik, teorik ose praktik nuk mund të jetë më interesant, më i drejtpërdrejtë, i lidhur me të dhe më me vlerë sesa vetë ai.
Çështja e njeriut si qenie e posaçme është e pranishme edhe në ato filozofema e sisteme filozofike, të cilat verbalisht e mohojnë vlerën dhe mundësinë e shqyrtimit teorik filozofik të njeriut.
Mund të thuhet me të drejtë se çështja e njeriut, e esencës, e praktikës, e jetës, e domethënies së tij, është çështje fundamentale, çështje e të gjitha çështjeve filozofike. Qysh në fillim të sajimit dhe të formimit të mendimit filozofik në Greqinë e vjetër skllavopronare njeriu erdh e u bë objekt i rëndësishëm i analizave dhe i persiatjeve filozofike. Sofisti Protagora ishte i mendimit se e tërë problematika shkencore e filozofike duhet t’i subordinohet problematikës antropologjike, meqë “njeriu është masa e çdo gjëje”.
Sokrati insistoi gjithashtu në njohjen, përcaktimin e njeriut si diçka më e lartë dhe më me vlerë në tërë kozmosin.
Sipas Sokratit, detyra e filozofisë nuk është ta njohë natyrën dhe fenomenet natyrore, sepse kjo nuk është e mundur, por ta analizojë njeriun. “Njih vetveten” – ishte maksima themelore e filozofisë së Sokratit dhe porosia e tij kryesore drejtuar njeriut.
Platoni, Aristoteli, Epikuri, stoikët etj., e analizuan njeriun dhe e përcaktuan atë si qenie mendore (Platoni), qenie politike (Aristoteli) etj., por nuk ia dolën ta hetojnë atë që njeriun e karakterizon në mënyrë esenciale. Pas nënçmimit të problematikës antropologjike në mesjetën e errët dhe të degradimit praktik e teorik të njeriut si qenie “mëkatqare” dhe e paaftë që ta njohë të vërtetën për botën, për Zotin dhe për vetveten, në kohën e Renesansës u aktualizua jashtëzakonisht çështja e njeriut, kurse humanizmi dhe individualizmi u bënë tipare esenciale dhe dominante të tërë mendimit teorik dhe filozofik.


I pari që u angazhua për trajtimin e antropologjisë si dije universale, ishte materialisti i njohur Ludvig Fojerbahu. Sipas Fojerbahut, “filozofia e re (do me thënë filozofia e tij) e bënë njeriun, duke përfshirë këtu edhe natyrën si bazë të njeriut, të vetmin objekt universal dhe më të lartë të filozofisë, pra, antropologjia, duke e përfshirë këtu edhe fiziologjinë, shndërrohet në shkencë universale. Përkundër idealizmit përgjithësisht, dhe idealizmit të Hegelit veçanërisht, i cili njeriun e kupton si një qenie shpirtërore, të ndarë nga natyra, Fojerbahu, njeriun e trajton si qenie të njëmendtë, të plotë dhe të njësuar me natyrën. Antropologjia materialiste e Fojerbahut “si shkencë universale”, kurorë e tërë filozofisë e përcakton njeriun si “masë të mendjes” dhe tërë asaj që ekziston. Sipas antropologjisë së Fojerbahut, “dialektika e njëmendtë nuk është monolog i mendimtarit të vetmuar me vetveten, por dialog në mes të Unit dhe të Tisë”. Megjithëkëtë, edhe megjithëse pas Fojerbahut Marksi dhe Engelsi e ngritën në shkallën më të lartë mendimin teorik për njeriun dhe historinë, prapëseprapë themelues i antropologjisë, si një disiplinë e veçantë filozofike konsiderohet filozofi gjerman Maks Sheleri.
Ai, qysh në esenë e tij “Lidhur me idenë për njeriun” theksoi se “në një pikëpamje të gjitha çështjet qendrore të filozofisë mund të reduktohen në pyetjen: ç‘është njeriu dhe cila është pozita e tij në totalitetin e përgjithshëm të qenies, të botës dhe të Zotit”? Nevojën urgjente për themelimin e një antropologjie filozofike si disiplinë e veçantë filozofike, e cila do ta ndriçonte atë që njeriun e karakterizon në mënyrë esenciale dhe e dallon nga qeniet e tjera, Sheleri e provon me faktin se tri konceptet themelore të deritanishme për njeriun – koncepti çifut-krishter, i cili njeriun e trajton lidhur me legjendën për Adamin dhe Evën, greko-romak, sipas të cilit njeriu është qenie mendore dhe konceptit natyralist-gjenetik-psikologjik, sipas të cilit njeriu është rezultat i zhvillimit evolutiv të natyrës – nuk kanë mundur të sigurojnë një “ide unike për njeriun”. Për arsye të paaftësisë së këtyre dhe koncepteve të tjera, që ta kuptojnë drejtë qenien e njeriut, njeriu i është bërë problem vetvetes më shumë se kurdoherë më parë. Edhe pse janë zmadhuar, thelluar dhe begatuar njohuritë e shumta njeriu i sotëm, thotë Sheleri, gjendet i habitur dhe i dezorientuar para “enigmës” së vetë, enigmës njerëzore. Me qëllim që të sigurojë një “ide unike për njeriun” dhe kështu t’i evitojë të gjitha kontestet në shkencën e historisë, sociologjisë etj., “iu përvesha punës që në një bazë të gjërë ta paraqes një tentativë të re të antropologjisë filozofike” – thotë Sheleri. Duke e përcaktuar këtë disiplinë të re filozofike, Sheleri thekson se “detyra e antropologjisë filozofike është të tregojë saktësisht se si nga struktura themelore e qenies njerëzore…pasojnë të gjitha monopolet, punët dhe veprat specifike të njeriut, siç janë: gjuha, ndërgjegja, veglat, armët, idetë për të drejtën e të padrejtën, shteti, qeverisja, funksionet treguese të artit, miti, feja, shkenca, historia dhe sociabiliteti. Antropologjia filozofike duhet të përgjigjet, përveç tjerash, në pyetjen se “cili është raporti metafizik i njeriut me bazën e të gjitha sendeve”. Përveç kësaj, antropologjia si “shkencë themelore për esencën dhe strukturën esenciale të njeriut” ka për detyrë të shpjegojë origjinën dhe fillimin fizik, psikik dhe shpirtëror të njeriut në këtë botë, sikurse edhe kahjet dhe ligjet themelore, të zhvillimit biologjik, psikik, shpirtëror-historik dhe social të tij. Është meritë e padiskutueshme e Shelerit që e aktualizoi dhe sërish e problematizoi problematikën antropologjike, sikurse edhe ndriçimi i shumë çështjeve lidhur me njeriun. Mirëpo, antropologjia filozofike e tij është në esencë idealiste dhe e papranueshme në tërësi. Idealizmi i Shelerit, i cili sikurse edhe shumë mendimtarë borgjez, dëshiron ta kapërcejë kontraverzën idealizmi – materializmi, qëndron në pohimin e tij se ajo që njeriun e bënë njeri me ndryshim nga qeniet e tjera nuk është as mendja, as arsyeja, as praktika, por fryma. Idealizmi i Shelerit dhe i antropologjisë së tij filozofike shihet sheshazi në pohimin se njeriu është kërkues i Zotit, dhe si personalitet, si qenie frymore i pavdekshëm.


Antropologjinë filozofike e përkrahën dhe e zhvilluan më tutje Plesneri, Geleni, Rothakeri, Buberi, Rintelen, Landman etj. Plesneri konsiderohet me të drejtë si njëri ndër themeluesit e antropologjisë bashkëkohore borgjeze. Plesneri dhe Geleni janë nismëtarë të një antropologjie filozofike të veprimit. Sipas tyre, ajo që e karakterizon në mënyrë esenciale dhe që e dallon nga qeniet e tjera është veprimi. Plesneri konstaton me të drejtë se njeriu nuk është vetëm qenie që vlerëson, që mendon, por në rradhë të parë, qenie që vepron. Esenca më e thellë e njeriut si qenie e posaçme dhe si objekt i antropologjisë filozofike konsiston në faktin se ai prore synon ta kapërcejë vetveten dhe gjendjen e tij të dhënë. Këtë synim themelor të njeriut Plesneri e quan “ekscentricitet”.


Një rrymë e posaçme e antropologjisë bashkëkohore është e ashtuquajtura “antropologjia kulturore”, përfaqësues të së cilës janë Erih Rothaker, Mihael Landman etj. Sipas Landmanit dhe “antropologjisë kulturore” të tij, njeriu është një qenie kulturore, respektivisht një qenie e kulturës. Kultura, në anën tjetër, nuk është gjë tjetër veçse materializim i frymës objektive, e cila më parë gjendet vetëm në subjektin. Duke krijuar në mënyrë të lirë vlera kulturore, njeriu në të vërtetë e bart frymën objektive në një substrat të jashtëm. Sa më e madhe që të jetë kultura objektive si sendërtim i frymës, aq më e vogël do të jetë kultura subjektive dhe vetë njeriu. Nuk ka dyshim se antropologjia bashkëkohore borgjeze ka meritë jo vetëm që e aktualizoi antropologjinë filozofike, por edhe për arsye se brenda saj janë arritur rezultate interesante në lidhje me qenien njerëzore. Antropologjia filozofike borgjeze është kryesisht idealiste, kur e hipostazon vetëdijen dhe subjektiven irracionaliste, kur e përcakton vullnetin “praktikën” si superiore ndaj mendjes.


Në krahasim me antropologjinë borgjeze, antropologjia filozofike marksiste, bazat e së cilës ia kanë vënë Marksi dhe Engelsi në veprat e tyre “Manuskriptet ekonomike-filozofike”, “Ideologjia gjermane”, “Familja e shenjtë” etj., përmban një sërë përparësish teorike – metodologjike dhe ideore. Ndryshe nga antropologjia filozofike borgjeze, e cila është idealiste, metafizike, irracionaliste dhe pesimiste, antropologjia marksiste është materialiste – dialektive dhe optimale, meqë presupozon se njeriu i organizuar mirë, drejtë, mund dhe duhet t’i flakë të gjitha format e tjetërsimit, të cilat paraqesin pengesë për sendërtimin e njeriut të vërtetë dhe të humanizmit revolucionar.
Antropologjia filozofike marksiste është një disiplinë filozofike, e cila merret me studimin e esencës, domethënies dhe pozitës së njeriut në mënyrë, kuptimit të jetës së tij, sikurse edhe mënyrën, ligjet dhe format e modifikimit të “natyrës njerëzore në përgjithësi” në fazat dhe rrethanat e ndryshme historike – shoqërore dhe kulturore. Mendimi themelor prirës i antropologjisë marksiste është se njeriu paraqet një qenie të arsyeshme natyrore – shoqërore të tij, njeriu nuk mund të kuptohet drejt dhe si duhet, meqë pikërisht praktika është ajo që atë e karakterizon në mënyrë esenciale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:30 am

Qe ne lashtesi Eshte krijuar perfytyrimi per filozofine si dije per gjithcka.
Ky kuptim lidhet me etimologjine e

fjales filo - sofia = pro diturise, pra te duash diturine.Per me teper, ne lashtesi filozofet ishin edhe njerezit me te ditur.
Ata ishin dijetare te shumanshem: matematikane,mjeke,gjeometra,biologe,astronome,ast rologe,oratore etj.

Filozofia mendohej si pema e madhe e diturise, qe perfshinte te gjitha deget e njohjes njerezore, ose si shkenca e shkencave.
Aristoteli e shikonte filozofine si shkencen e shkaqeve dhe te parimeve te para.
Ideali i te diturit nenkuptonte nje zoterim te plote te sjelljes ne saje te nje mendimi racional.
Meqenese filozofia studionte gjithcka, ajo duhej t'i jepte njeriut "fuqine magjike" per te zoteruar pasionet e erreta qe vlonin brenda qenies njerezore, deshirat e shumellojshme, si dhe te jepte zgjidhje per problemet e shumta qe njeriu haste ne jete. Filozofia duhet te ishte fuqia per ta bere njeriun te lumtur.
Por jeta tregonte se as vete filozofet nuk ishin njerez me te lumtur, se , megjithese ata mund te parashikonin eklipset diellore me saktesi te jashtezakonshme ( psh. Talesi, nje nga themeluesit e shkolles se para filozofike te miletit, parashikoi eklipsin e diellit), ata nuk mund te jepnin receta te gatshme per te zgjidhur cdo veshtiresi ne jeten e njeriut.
Kuptimin per filozofine si nje fuqi e jashtezakonshme arriti kulmin ne perpjekjet e alkimisteve per te gjetur gurin filozofik, i cili do te thyente kufijte qe natyra kishte vene ne jeten e njeriut, do ti jepte njeriut fuqi, rini dhe bukuris te perhershme.
Keto perfytyrime u kapercyen me Rilindjen Evropiane, kurse ideja per perputhjen e mendimit me veprimin, sundimin e arsyes ndaj cdo akti te sjelljes njerezore vazhdoi te mbetej ideali qendror per filozofine deri ne shek. XIX. Sot ky pretendime nuk pranohet shume .
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:30 am

Filozofet nuk jane te vetmit miq te diturise dhe , per me teper, nuk pretendojne te jene njerzit me te ditur.

Zhvillimi i jashtezakonshem i shkences, teknikes, teknologjise i ka zgjeruar se tepermi horizontet e dijes njerezore, fuqite e njeriut dhe i ka siguruar mjete per te ndryshuar natyren e per te rritur pa nderprerje nivelin e jeteses.
Cili eshte roli i filozofise, me se merret ajo?
Mos valle ajo eshte e panevojshme, meqe sot cdo aspekt i realitetit studiohet nga shkencat e vecanta, qe perfshijne dhjetera disiplina teper te specializuara?
Filozofia vazhdon te qendroje me vizionin e saj per boten, pa perseritur shkencat dhe pa u shkrire me shkencat e ndryshme.
Filozifia eshte refleksioni qe synon diturine, mencurine.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:30 am

Refleksioni eshte metoda, rruga per te dituria dhe mencuria apo dituria eshte qellimi?

Jo cdo lloj mendimi meriton emrin e refleksionit.
Ne shpesh veprojne pa pasur ndonje ide te qarte se ku duam te aarijme, dhe pa i njohur mire mjetet qe do te perdorim.
Ne fillojme te veprojme dhe me pas ai nenshtrojme analizes motivet tona te veprimit. Refleksioni filozofik ka per objekt vete aktin e te menduarit.
Ai eshte mendimi i kthyer ndaj vetvetes. Kjo e ben filozofine te veshtire dhe komplekse. Ajo ve ne diskutim cdo gje, madje edhe ato dije qe duken te thjeshta e te verteta perfundimtare.
Dekarti do te pyeste:" A ekzistoj une ?
Mua me duket se po. Po sikur kjo te mos jete e vertete? Sikur une te jem ne enderr...?
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:31 am

Keshtu refleksioni filozofik behet nje kritike e ideve te pranuara.

Kritika dhe fryma jokonformiste jane elementet thelbesore te refleksionit filozofik. Qe ne agimin e filozofise shfaqet fryma jokonformiste e filozofise.
Ne vepren e Hesiodit gjejne kete keshille te Prometeut per vellane e vet Epimetin.
"Prometeu: Cila eshte lumturia me e madhe ne syte e njerezve?
Epitemi: Nje grua dhe shume para".Atehere Prometeu deklaron: "Mos i prano dhuratat e zeusit Olimpik, refuzoi ato".
Keshtu, Prometeu i meson vellait te vet qe te mos i pranoje dhuratat, permes ndergjegjesimit filozofik dhe kundershtues.
Ne kete menyre njeriut clirohet nga gjithcka qe nuk e ka bere ai vete, nga gjithcka per te cilen nuk eshte ai vete pergjigjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:31 am

Motivimin e kundershtimit prometejan e gjejme edhe te Sartri ne vepren "Mizat", ku Oresti pohon para Zotit lirine e tij dhe i kundershton pushtetin e tij.

Tere mendimi filozofik eshte karakterizuar nga protesta dhe revolta per formimin e njeriut nga vetvetja, per kundershtimin e gjithckaje qe e shtyp dhe e ndrydh.
Prandaj Prometeu e ben simbol i njeriut te pavarur dhe te lire, i cili e shikon ekzistencen e tij si nje fillim krejt te ri dhe unik.
Kjo do te thote se libri i botes duhej te lexohej ne menre aktive dhe njeriu nuk duhej te humbiste ne spekulime boshe dhe te padobishme.
Mendimi filozofik lind per t'iu pergjigjur nje pyetjeje, pra nje shqetesimi. Shqetesimi intelektuali eshte elementi nxites, levizes i refleksionit filozofik.
Per Sokratin, te zgjosh nje shpirt drejt filozofise, do te thote t'i mesosh atij tronditjen.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Mar 19, 2011 11:31 am

Permes tronditjes fillon refleksioni.

Qe te linde shqetesimi, tronditja duhet te kete dicka, pra te kene lindur probleme, e per rrjedhojete jete nje nivel i caktuar zhvillimi.
Pikerishte ne castin kur njeriu kapercen pragun e nevojave te domosdoshme per mbijetese, ai eshte perpjekur qe te kape permes mendimit vete aktin e mendimit. Primum vivere, deinde philosophari, thote fjala latine.
Ne fillim duhet plotesuar nevojat materiale, pastaj te mendosh per gjerat ne pergjithesi.
Per kete arsye, megjithese mendimet filozofike kane shqetesuar cdo qyteterim, qe nga ai kinez, indian, babilonas, egjiptian, vetem ne shek. 6 - 5 p.l.k. filozofia lindi si profesion dhe u krijuan shkollat e para filozofike ne azine e vogel, ne kryqezimin e rrugeve ne lashtesi, ne greqi.
Filozofia kerkon nje nivel te caktuar te zhvillimit te shoqerise njerezore."Zogu i minerves e nis fluturimin pasi ka rene nata",- thoshte Hegeli, duke paralelizuar me shfaqjen e filozofise.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hyrje ne Filozofi Empty Re: Hyrje ne Filozofi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi