Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Organet User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Organet User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Organet

Shko poshtë

Organet Empty Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:37 pm

Organet


* Pankreasi
* Buza
* Dora
* Ezofagu
* Goja
* Gishtat e dorës
* Hunda
* Indi (organ)
* Kapilare
* Koka
* Lëkura
* Mushkëria
* Mëlçia
* Qafa
* Truri
* Vena
* Veshi
* Zemra
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:37 pm

Pankreasi

Pankreasi (greq. pan = krejt, mbarë; kreas = mish) është një gjëndër në bark që lëshon një lëng tretës (lëngun pankreasor) në zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum) përmes Ductus pancreaticus. Pankreasi prodhon disa hormone të rëndësishme: insulinën, glukagonin, somatostatinën, sekretinën, pankreocyminën etj.
Tabela e përmbajtjeve
* 1 Ndërtimi
* 2 Sëmundjet
* 3 Mënyrat e trajtimit të sëmundjes së pankreasit
* 4 Historia

Ndërtimi

Pankreasi është një organ në formë pyke me gjatësi rreth 14-20 cm, gjerësi 4 cm (shpesh 1,5 - 2cm) dhe 65 - 80 g i rëndë (tek gratë peshon pak më lehtë) dhe ka ngjyrë të kuqërremtë ose të përhirtë kur është në fazën e veprimtarisë së dendur prodhuese. Gjendet në hapsirën e stomakut.

Sëmundjet

Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira.

Sëmundja e pankreasit është mosfunksionimi jo i rregullt i këtij organi. Kur ky organ vazhdon të mos kryejë mirë punën e tij për një kohë të gjatë, atëherë sëmundja kthehet në kronike. Lënia pas dore e kurave parandaluese dhe e mjekimit të rekomanduar nga mjekët përkatës mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të tjera edhe më të rënda siç janë sëmundja e sheqerit ose e tumoreve të ndryshme, të cilat shfaqen si pasojë e mosprodhimit të insulinës nga ky organ. Insulina është një hormon që prodhohet nga gjendra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këto raste duhet treguar kujdes i veçantë, pasi kjo neglizhencë nga ana e të sëmurit mund të shkaktojë dëme të mëdha deri në infektim të gjakut. Me përparimin e sëmundjes mund të bëhet e domosdoshme kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit, një në tre të sëmurë të prekur nga sëmundja e pankreasit janë të detyruar t i nënshtrohen operacionit.

Simptomet

Shenjat më të shpeshta të sëmundjes së pankreasit janë dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, këputje të trupit të shoqëruar dhe me zverdhje. Të sëmurët ndjenë një gjendje të fikëti. Shpesh çon edhe në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit.

Shkaku

Pankreasi preket nga mikrobet abscese. Infektohet nga mikrobe nëpërmjet gjakut ose mikrobe që gjenden në duoden. Infektimi favorizohet kur merret alkool dhe ushqime të bollshme, si dhe nga gurët e formuar rishtazi në tëmth.


Sëmundjet më të shpeshta janë:

* Ndezje (pankreatit i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik)
* Tumoret
* Cistet
* Diabeti
* "Gurët"

Mënyrat e trajtimit të sëmundjes së pankreasit

Të sëmurët, që vuajnë nga dhimbjet e pankreasit janë të konsiderueshëm. Mosfunksionimi i këtij organi sjell shqetësime të shumta siç janë dhimbjet e forta të barkut, që shpesh bëhen të padurueshme. Megjithatë për qetësimin këtyre dhimbjeve dhe për funksionimin sa më mirë të këtij organi mjekët popullorë kanë zbuluar bimët, që përdoren në formën e çajrave. Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.

Bimët mjekësore

Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Një tjetër mënyrë për funksionimin sa më të mirë të pankreasit është edhe bima e kinfushës. Nga kjo bimë merret një lugë e grimcuar dhe shtohet 1 gotë ujë. Lihet për 5 minuta në zierje. Kjo masë pihet në dy vakte por gjithmon 2 orë përpara buke. Një kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët,të cilëve, nuk duhet t u jepet në doza të mëdha si te të rriturit. Kjo kurë shërben për shtimin e lëngut të stomakut dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu, pakëson dhe sekrecionet e tëmthit në pankreas. Edhe çaji i sanzës është një mënyrë mjaft e mirë për shërimin e sëmundjes së pankreasit. Samza e grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet për 20 minuta. Nga ky çaj pihet 3 filxhanë në ditë para buke. Çaji shërben për gjallërimin e organizmit në lëngun e stomakut dhe të pankreasit. Pirja e këtij çaji nuk rekomandohet te nënat me fëmijë në gji, pasi hidhëron qumështin duke dëmtuar kështu shëndetin e fëmijës. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëshqitjen pa acaruar aparatin tretës.

Historia

Pankreasi u zbulua nga Herofilusi (335-280 p.e.r), një anatom dhe kirurg grek. Pak qindra vjet më vonë Rufos, po ashtu anatom grek, e quajti atë pankreas.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:38 pm

Buzët tek njeriu

Buzët (Buza) - janë ogran i dukshëm tek njeriu dhe shumë kafshë. Që të dy buzët janë të buta gjë që ua mundëson mukoza (mbështjellësi i hollë), gjithashtu janë të lëvizëshme që parësisht shërbejnë si organ taktik për detektim gjat ushqimit si dhe si organ për artikulim të të folurit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:38 pm

Dora - është pjesë e trupit të njeriut e cila i është e ngjitur në pjesën e poshtme të krahut. Dora në vete përmban pëllëmbën dhe pesë gishtat të cilët njihen si gishtat e dorës. Njeriu ka dy duar edhe atë dorën e majt dhe të djatht.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:38 pm

Ezofagu (lat. Oesophagus shqip edhe gurmazi) është pjesë sistemit të tretjes së ushqimit dhe shërben për transportin e ushqimit nga gryka deri te lukthi.

Anatomia e ezofagut

Ezofagu i njeriut është rreth 25 - 30 cm i gjatë. Në pjesë e sipërme shtrihet pas trakesë dhe para kurrizit. Në gjatësinë e tij ezofagu ndahet në tri pjesë:

* Pjesa e qafës: pars cervicalis
* Pjesa e kraharorit: pars thoracica
* Pjesa e barkut: pars abdominalis

Në të gjenden tre ngushtica fiziologjike:

* Ngushtica e lartë thirret edhe goja e ezofagut
* Ngushtica e mesme ndodhet aty ku ezofagu e prek Aortën dhe thirret ngushtica e Aortës
* Ngushtica e poshtme është aty ku ezofagu kalon nëpër diafragmë në bark dhe thirret Hiatus oesophageus. Në të njëjtën kohë ngushtica e poshtme ndërton një mekanizëm për mbylljen e tij, i cili thirret edhe Kardia.

Si edhe pjesët e tjera të sistemit të tretjes po ashtu edhe muret e ezofagut janë të përbërë prej katër shtresave të cilat ndahen po ashtu në nënshtresa:

* Mucosa
o Lamina epithelialis mucosae
o Lamina propria mucosae
o Lamina muskularis mucosae
* Submucosa
* Muscularis
* Serosa

Sëmundjet e ezofagut

Refluksi gastroezofageal dobësim i sfinkterit gastroezofagal (hernie hiatale, sklerodermë), ose prodhim i skajshëm i acidit.

1. Shenjat/simptomat shkaktohen nga kontakti i acidit të stomakut me mukozën e ezofagut: djegie e gjoksit (heartburn) që qetësohet nga gëlltitja e ushqimeve. Simptomat mund të ngatërrohen edhe me infarktin e miokardit.
2. Prania kronike e acidit në ezofag shkakton metaplazi kolumnare (ezofagu i Barrett-it); rreth 10% e metaplazive kolumnare kalojnë në kancer.
3. Trajtimi:
* a. Barnat: bllokues të pompës protonike (omeprazole, esomeprazole, rabeprazole) ose bllokues të H2 (ranitidine, famotidine, etj.)
* b. Ngritja e kokës të shtratit e vështirëson ngjitjen e acidit në ezofag gjatë gjumit.
* c. Herniet hiatale mund të riparohen kirurgjikisht.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:38 pm

Goja është zgavra e hapur që tek kafshët shërben për të marrë ushqimin dhe ujin kurse tek njeriu edhe për të folur. Zgavra e gojës tek gjallesat zakonisht gjendet në kokë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:38 pm

*Dora e njeriut ka pesë gishta


*Hunda i takon grupit të organeve shqisore që ka të bëj me nuhatjen. Hunda tek gjallesat zakonisht është e vendosur në kokë dhe përdoret për frymëmarrje gjat së cilës nuhaten aromat që kalojnë nëpër këtë zgavër. Ky organ nuk është njësoj i zhvilluar tek tëgjitha gjallesat, popr dallon për nga forma dhe aftësia e nuhatjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:38 pm

*Indi është lidhje apo bashkim qelizash të njëllojta, që formojnë një pjesë të caktuar në organizmin e bimëve ose të frymorëve dhe që kryejnë të njëjtin funksion.

*Kapilarët (lat.capillus) janë enët më të vogla të gjakut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjakut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjakut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trombozën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trombozë; 2 të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjakut). Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat.

*Koka është një nga tre pjesët kryesore të trupit përskaj trupit dhe gjymtyrëve. Koka është një tërësi komplekse e përbërë prej shum organeve të rëndësishme për jetën e organizmave të gjallë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:39 pm

Lëkura - është organ elastik, muskularë që mbështjell trupat e gjallesave. Funksioni i lëkurës është ruajta e ogranve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar si dhe i takon grupit të ograneve shqisore që ka të bëj me ndjeshmërinë, bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore si dhe sintetizon vitaminën B dhe vitaminën D Lëkura ka përbërje të ndryshmne tek gjallesat e ndryshme.

Llojet e lëkurës

Sa i përket lëkurës në përgjithësi tek gjallesat ajo dallon dukshëm në përbërje nga gjallesa në gjallesë.

Tek njeriu lëkura mund të ndahet si lëkurë e trashë dhe e hollë. Lëkura e trashë gjendet në shputat e këmbëve dhe në shuplakat e duarve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:39 pm

Mushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjëve dhe muskulit të diafragmës. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura.

Mushkëritë tek shtazët dhe shpezët

Ndërtimi i mushkërive të njeriut
Struktura e alveolave
Struktura e alveolave

Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonarët ndahen në 9/10 segmente. Në mushkëriun e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemrës i jep një vend. Maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3-4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjën e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më i vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen Alveole ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazrave. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.

Sëmundjet

* Sëmundja obstruktive kronike
* Pneumonia
* Hipoksemia
* Sarkoidoza
* Sëmundja restriktive
* Sëmundjet vaskulare
* Tuberkulozi
* Tumoret e mushkërive
* Tumoret mediastinale
* Bronchiolitis akut
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:39 pm

Mëlçia (greq. hepar, lat. iecur) apo mëlçia e zezë, është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën (p.sh faktorët e mpiksjes), përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit (p.sh ruajtja e glukozës), prodhimi i lëngut të tëmthit dhe kështu tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit si dhe e medikamenteve dhe helmeve. Substancat ushqimore, të cilat kalojnë nga zorra në gjak, mbërrijnë me anë të venës Vena portae në mëlçi dhe mandej varësisht nga nevoja lëshohen nga mëlçia përsëri në gjak ose largohen nga gjaku.

Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 gram. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë të pjesës se sipërme të hapësirës së barkut.
Tabela e përmbajtjeve


* 1 Ndërtimi makroskopik i mëlçisë
* 2 Ndërtimi mikroskopik i mëlçisë
* 3 Detyrat e mëlçisë
* 4 Enzimat e mëlçisë
* 5 Sëmundjet
* 6 Simptoma të sëmundjeve të mëlçisë
* 7 Në bisedë
* 8 Burimi i të dhënave

Ndërtimi makroskopik i mëlçisë

* Mëlçia përbëhet nga :
o Lobus dexter - gjendet nën diafragmë dhe është pjesërisht i ngjitur me të.
o Lobus sinister - është më i vogël dhe shtrihet deri në anën e majtë të abdomenit.
o Lobus quadratus
o Lobus caudatus

Nën pjesën e poshtme të mëlçisë gjendet e ashtuquajtura portë e mëlçisë - Porta hepatis, nëpërmjet të së cilës kalojnë: Arteria hepatica propria, Vena portae dhe Ductus hepaticus.

Arteria hepatica transporton gjakun e oksigjenuar prej zemrës për në mëlçi, Vena portae sjellë nga lukthi dhe zorrët pjesët e ushqimit në formë të gjakut të pasur me substanca ushqimore.

Mëlçia ndahet në këto segmente :

* Lobus sinister:
o Segment I - Lobus caudatus
o Segment II - pjesa kraniale e Segmentum laterale
o Segment III - pjesa kaudale e Segmentum laterale
o Segment IV - Lobus quadratus
+ Segment IVa - pjesa kraniale
+ Segment IVb - pjesa kaudale

* Lobus dexter:
o Segment V - pjesa kaudale e Segmentum anterius
o Segment VI - pjesa kaudale e Segmentum posterius
o Segment VII - pjesë kraniale e Segmentum posterius
o Segment VIII - pjesë kraniale e Segmentum anterius

Ndërtimi mikroskopik i mëlçisë

Mëlçia ndahet më tutje në pjesë edhe më të vogla - lobuli (lapra, maksimal 1-2mm të mëdha). Këto kanë në prerje formën e gjashtëkëndëshit, që përbëhet kryesisht nga qelizat e mëlçisë - hepatocitet.

Qelizat e mëlçisë kanë në të shumtën e rasteve më shumë bërthama dhe janë të radhitura në rresht. Në pikat kufitare të lobulit qëndrojnë fushat periportale, në të cilat kalojnë nga një degë e arteria hepatica, e vena portae si dhe e ductulus biliferus. Këto quhen ndryshe edhe Glisson-Trias (Trekëndëshi i Glissonit).

Në mes të qelizave të mëlçisë janë të radhitura kapilaret e zgjeruara të saj - sinusoidat. Këto janë të veshura me një endotel dhe përbëhen nga makrofagët special. Sinusoidat transportojnë gjakun e Vena portae së bashku me gjakun e Arteria hepatica nëpër lobuli të mëlçisë në drejtim të qendrës së laprave, ku gjendet një venë qendrore. Venae centrales bashkohen në venë më të mëdha (Venae sublobulares) dhe në fund bashkohen në venë të mëlçisë (Vena hepatica).

Në pjesën mes sinusoidave dhe qelizave të mëlçisë gjendet hapësira e Disseut, ku ndodhin ç’helmimet. Këtu gjendet plazma e gjakut, më tutje të quajturat qeliza-Ito, që përmbajnë vitaminë A dhe i shërbejnë deponimit të yndyrës.

Kapilaret e lëngut të tëmblit janë përbrenda laprave vetëm gropëza të qelizave. Tek pas daljes nga lobuli fitojnë murin e tyre dhe bëhen Ductuli biliferi me një epitel njështresor prizmatik. Nga Ductuli biliferi të fushës periportale kalon lëngu i tëmblit nëpër kanale më të mëdha – Ductus hepaticus dhe del nga mëlçia – Ductus hepaticus sinister dhe Ductus hepaticus dexter bashkohen në Ductus hepaticus communis.

Detyrat e mëlçisë

Mëlçia është lidhur ngushtë me drejtimin dhe funksionimin e saktë të metabolizmit të glukozës, yndyrës dhe proteinave. Glukoza merret nga gjaku i zorrës dhe i jepet trupit në mënyrë të kontrolluar. Teprica deponohet si glikogjen. Gjatë urisë bëhet përsëri shpërbërja e substancës së deponuar në glukozë. Mëlçia ndikon, e drejtuar nga hormonet (p.sh insulina dhe glukagoni) në pasqyrën e sheqerit në gjak dhe mund ta mbajë atë në një shkallë konstante pavarësisht nga marrja e ushqimit. Insulina aktivizon në mëlçi oksidimin e sheqerit dhe pengon shpërbërjen e yndyrës.

* Sinteza:
o Gluconeogenesis (ndërtimi i sheqerit të rrushit – fruktozës) p.sh nga glicerina, laktati/piruvati
o Sinteza e ketoneve
o Sinteza e kolesterinës dhe e acideve të lëngut të tëmblit që vijnë nga kjo
o Sinteza e proteinave të gjakut si:
+ Albumina
+ Faktorët e koagulimit
+ Proteinat e fazës akute të ndezjes

* Deponimi i:
o Glukozës në formë të glikogjenit
o Yndyrës në formë të lipo-proteinave
o Disa vitaminave
o Gjakut

* Ndërtimi i lëngut të tëmthit

* Shpërbërja dhe ç`helmimi i:
o Eritrociteve të dëmtuara dhe të vjetra nëpërmjet të makrofagëve
o Bilirubinës (produkt i hemoglobinës)
o Amoniakut
o Hormoneve
o Medikamenteve

* Krijimi i gjakut të fetusit deri në javën e 7 të shtatzënisë (perioda hepato-lienale)
* Rregullimi i metabolizmit të vitaminave

Enzimat e mëlçisë

Kontrollimi i gjakut gjatë një sëmundjeje të mëlçisë jep shumë udhëzime të rëndësishme mbi llojin dhe përhapjen e sëmundjes. Enzimat janë të nevojshme si çdo kund tjetër në trup edhe në mëlçi në mënyrë që të funksionojë si duhet metabolizmi i saj. Kur bëhet dëmtimi i qelizave të mëlçisë, këto enzima dalin jashtë tyre dhe rritet pasqyra e tyre në serumin e gjakut. Kështu mundemi, varësisht se cilat enzima janë të rritura, të vijmë deri tek diagnoza e sëmundjes.

* Enzimat që shpesh maten janë:
o GOT = AST = ASAT = Glutamat-Oxalacetat-Transaminaza / Aspartat-Aminotransferaza
o GPT = ALT = ALAT = Glutamat-Pyruvat-Transaminaza / Alanin-Aminotransferaza
o Gamma-GT = Gamma-Glutamyl-Transferaza
o AP = Fosfataza alkalike

Sëmundjet

Diagnostika e sëmundjeve të mëlçisë konsiston në interpretimin e drejtë të testeve të ndryshme funksionale dhe morfologjike. Mirëpo, disa nga këto nuk janë sasiore, disa nuk janë mjaft sensitive e disa të tjera nuk janë mjaft specifike, kështu që klinicistit i mbetet që të zgjedhë atë grup testesh që ndriçon më së miri një aspekt të veçantë të funksionit të mëlçisë. Interpretimi i këtyre testeve duhet bërë gjithmonë, duke patur parasysh tablonë klinike.[1]

Sëmundjet e mëlçisë janë:

* Hepatiti
* Cirroza
* Encefalopati hepatite (pengesa në funksionin e trurit deri në Coma hepaticum)
* Sëmundje imunologjie të mëlçisë (Autoimmunhepatitis)
* Metastaza
* Tumore hepato-celulare
* Abscesi i mëlçisë
* Sindromë-Caroli
* Sindromë-Reye

Simptoma të sëmundjeve të mëlçisë

* Verdhëza (Ikterus)
* Gjakderdhje nga varicet e ezofagut
* Krijimi i ujit në hapësirën e barkut (Ascites)
* Dobësi të kujtesës, hutim (encefalopati hepatite)

Në bisedë

Pasi qe njerëzit në kohët e vjetra e shihnin mëlçinë si vendin e ndjenjave, të temperamentit dhe si burim të gjakut, të instinktit e nxitjes shpirtërore, ajo është bërë objekt i shumë fjalëve të urta apo shprehjeve tjera të përditshme, p.sh: “Na hëngri mëlçinë”, “Mëlçinë e bardhë na bëri të zezë” etj. – d.m.th na lodhi e na mërziti tepër.

Shprehja “mëlçia e bardhë” përdoret shpesh në jetën e përditshme kur flitet për mushkëritë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:40 pm

*Qafa është ajo pjesë anatomike e njeriut që lidh kokën me trupin.

*Truri (lat. cerebrum dhe greq. ἐγκέφαλον - enkefalon - "në kokë" ) tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra (në nje nivel të lartë) nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Truri te shumica e kafsheve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo nje grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. Truri i njeriut, p.sh. përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:40 pm

Venat (latinisht vena) janë enë gjaku, të cilat e transportojnë gjakun në drejtim të zemrës. Ato transportojnë gjak të paoksigjenuar në përjashtim të venave pulmonale të cilat transportojnë gjakun e oksigjenuar. Gjaku i oksigjenuar e ka ngjyrën e kuqe, kurse ai i paoksigjenuar e ka ngjyrën e kaltër. Për këtë arsye shkëlqejnë venat e lëkurës në ngjyrë të kaltër.

Ndërtimi

Venat e kanë ndërtimin tipik të enëve të gjakut me tri shtresa:

* Tunica interna (Intima)
* Tunica media
* Tunica externa (Adventia)

Për krahasim nga arteriet venat kanë vela, të cilat e detyrojnë gjakun të lëvizë në drejtim të zemrës dhe të mos largohet prej saj.

Veshi (lat. auris) është njëra prej shqisave, i cili i regjistron sinjalet akustike, tingujt, zërat, zhurmat.

Ndërtimi

Anatomia e veshit ndahet në veshin e jashtëm, të mesëm e të brendshëm.

Veshi i jashtëm përbëhet nga llapa e veshit, kanali i dëgjimit dhe daullja e veshit.

Veshi i mesëm përbëhet nga tre kockëzat e veshit çekani, zengjini, kudhra (stapes, incus dhe malleus), dy fije muskujsh (të M. stapedius e të M. tensor tympanii), dy fije nervore (chorda tympani e pjesa horizontale e N. facialis) sidhe tubën e Eustachi-t, që lidh gryken me veshin e kur hapet, p.sh. me anë të manovres se Valsalva-s (duke fryer hunden e mbyllur me gojë të mbyllur), barazon presionin ndërmjet tyre (ndihet kur veshi "kërcen").

Veshi i brendshëm përbëhet nga Cochlea (kërmilli), që shërben për transmetimin e lëkundjeve mekanike në impulse nervore, dhe labirinti, ose i quajtur organi vestibular, që nuk i shërben dëgjimit por ekuilibrit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Mar 13, 2011 12:40 pm

Zemra (latinisht Cor, greqisht καρδιά Kardia) është organ muskulor i cili gjat kontrakcionit me ritëm bënë të mundëshëm qarkullimin e gjakut në të gjitha organet e trupin të njeriut. Jeta pa zemër nuk është e mundshme. Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional.
Tabela e përmbajtjeve

* 1 Forma dhe madhësia e zemrës tek njerëzit
* 2 Ndërtimi
* 3 Funksioni
* 4 Sëmundjet
* 5 Zemra në numra
* 6 Shiko edhe këtë
* 7 Lidhje të jashtme

Forma dhe madhësia e zemrës tek njerëzit

Topografia e Zemrës

Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majt dhe tëposht. Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht (Situs inversus).

Një Zemër e shëndosh peshon sa 0,5% e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 gram. 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me oksigjen.

Ndërtimi

Zemra përbëhet prej dy pjesëve:

* Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkërive (qarkullimi i vogël).
* Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh).

Pasi që rezistenca në enët e gjakut në trup pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri është, pjesës së majtë të zemrës i duhet për këto përmasa edhe më shumë të punojë se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës.

Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg.

Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Valvulat janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.

Funksioni

Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.

Sëmundjet

* Infeksionet e zemrës

* Infeksioni i miokardit, kryesisht viral
* Infeksioni i valvulave, endokardit infektiv
* Infeksioni i perikardit, perikardit infektiv

Zemra në numra
Gjatësia e zemrës 15 cm
Pesha e zemrës 300 g
Volumi (i gjakut) 70 cm3
Volumi / min në qetësi 4900 cm3
Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër
Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër
Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J
Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J
Puna gjatë ditës ~ 100.000 J
Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000
Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000
Vlerat janë të dhëna mesatare.


Numri i rrahjeve gjatë gjithë jetës te gjitarët është maksimum 1 miliardë, kurse njerzit arrijnë deri reth 4 miliardë rrahje gjatë jetës së tyre.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Organet Empty Re: Organet

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi