Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Këshilla për trajtimin e Depresionit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Këshilla për trajtimin e Depresionit User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla për trajtimin e Depresionit

Shko poshtë

Këshilla për trajtimin e Depresionit Empty Këshilla për trajtimin e Depresionit

Mesazh nga Juѕт٠ Sat Jan 29, 2011 1:55 am

Këshilla për trajtimin e Depresionit

Depresion nuk mund te lihet në heshtje. Flisni me mjekun dhe terapistin për ta luftuar.

Për tu përmirësuar duhet të keni një rol më aktiv në kurim. Ju nuk jeni thjesht një pacient. Ju dhe mjeku juaj duhet të jeni një skuadër.

Sigurisht për momentin, ju mund të mos ndjeheni në gjëndjen e duhur për të marrë pjesë ne asnjë aktivitet. Mund të keni mendime që trajtimi mund të mos jetë i sukseshëm, por duhet të shtyni vehten. Depresioni mund tju bëjë të ndjeheni të pafuqishem. Të jesh në kontroll të kurimit tuaj ështe njëra menyrë për tu ndjerë në kontroll.

Disa këshilla.

Beni durim. Kurimi mund te mos funksionojë që në fillim. Ilaçet kundra depresionit mund të marrin katër deri në gjashtë jave për të dhënë efekt. Në disa raste mjekimi që merrni mund të mos jetë efektiv, do tju duhet të provoni një tjetër. . Edhe terapia mund të marrë kohë. Ju nuk duhet të dëshpëroheni. Në qoftë se u jepni kohën e duhur, këto trajtime mund të jenë shumë efektive. Kur një person i depresionuar merr mjekimin e duhur në dozat e duhura, pas një kohe të caktuar, në 70% të rasteve kurimi është me sukses. Megjithatë mjekut tuaj mund ti duhen disa prova para se të gjeje mjekimin e duhur për ju.
Merrni mjekimin sipas porosise se mjekut. Bëni zakon te pini ilaçet në kohën e duhur, dhe në të njëjtën kohë cdo ditë. Është më e lehtë nqs e bëni së bashku me një aktivitet tjetër si psh. duke larë dhëmbët duke ngrënë mëngjes, ose duke shkuar për të fjetur.
Asnjëherë mos ndërprisni marrjen e mjekimit pa folur me mjekun. Në qoftë se ju duhet të ndërprisni mjekimin për arsye të ndryshme, mjeku mund ta reduktoje dozën gradualisht.Në qofte se e ndërprisni njëheresh mund të keni efekte dytësore.. Gjithashtu, kjo gjë mund te shkaktojë kthimin e depresionit.
Mos supozoni se mund të ndërprisni mjekimin po të ndjeheni më mirë. Shumë vta kanë nevojë për mjekim edhe kur ndjehen mirë. Kjo gjë i ndalon për të kaluar në depresion sërisht. Kijeni parasysh, po të jeni mirë tani është sepse ilaçet janë duke funksionuar, atëhere përse duhet të ndaloni këtë mjekim?

Bëni ndryshime në mënyrën e jetesës. Ka shumë gjëra që vetë ju mund të bëni për të luftuar depresionin. Hani ushqime të shëndetëshme me sasi të madhe frutash dhe perimesh si dhe me pak sheqer apo yndyrë. Flini mjaftueshëm gjatë natës. Shumë studime kanë treguar se aktiviteti fizik mund të ndihmojë me simptomat e depresionit . Nisni gradualisht. Provoni të bëni një xhiro nëpër lagje me një mik. Gradualisht rriteni xhiron tuaj cdo ditë të javës.
Reduktoni stresin ne punë dhe në shtëpi. Kërkoni ndihmë për disa nga gjërat më të strasueshme në jetën tuaj. Provoni të merrni ndihmë nga miqtë apo familja për disa nga problemet e përditëshme, si punët nëpër shtëpi. Nqs. puna juaj është shumë e stresuesshme gjei një mënyrë per te ulur volumin e saj.
Duhet të jeni të ndershëm. të hapesh zemrën një terapisti nuk është e lehtë, por nqs jeni duke u shprehur lirisht, ka më shumë shance që terapia të jetë efektive.
Pranoni idetë e reja. Terapisti mund te sugjerojë gjëra që duken të çuditëshme. Ai mund tu shtyjë të bëni veprime që mund të jenë të parehatshme. Përpiquni të mos thoni jo, por qëndroni të hapur ndaj ideve të reja. Mund të shikoni që janë me poyitive seç menduat në fillim.
Mos u dorëzo! Mund të ndjeheni sikur nuk keni shpresë për momentin, mund te ndjeheni sikur asnjëherë nuk do të bëheni mirë. Të ndjehesh në atë mënzrë është simptomë e depresionit. Në qofte se keni pak durim dhe lejoni qe mjekimi të funksionojë do të ndjeheni mirë sërisht!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi