Si mund të vetëkurohet sëmundja e kolitit
:: Mjeksia :: Mjeksia Familjare
Faqja 1 e 1

Masat që merren për parandalimin e sëmundjes dhe regjimi ushqimor që ndiqet.
dr. Zymer Valbona, infektolog
Koliti është sëmundje nga e cila vuajnë një e treta e shqiptarëve, megjithëse shumë pak dinë ta vetëkurojnë këtë sëmundje. Shumë prej të sëmurëve që vuajnë nga koliti, i nënshtrohen një terapie për një kohë të gjatë me ilaçe dhe dietë të rreptë, por pa pasur ndonjë përmirësim të dukshëm
Kjo sëmundje tepër serioze dhe mjaft shqetësuese, dhe që prek shumë njerëz quhet ndryshe sëmundje e zorrës së trashë. Kjo sëmundje ka të bëjë me inflamacionin e mukozës në zorrën e trashë.
Simptomat
Koliti karakterizohet nga dhimbje të lehta që më pas bëhen të forta duke përfshirë gjithë zorrën e trashë. Mund të shoqërohet me heqje barku ose me vështirësi në të dalët jashtë. I sëmuri mund të ketë dhembje koke ose turbullira në kokë, mund të ketë edhe pak temperaturë. Në rastet kur sëmundja ka avancuar ,pra kur ai e dëmton shumë mukozën e zorrës së trashë, në jashtëshqitje mund të ketë më tepër mukus dhe shpeshherë edhe gjak.
Shkaqet
Kjo sëmundje pezmatuese akute ose kronike në zorrën e trashë, mund të provokohet nga helmime ekzogjene (substanca ushqimore të prishura, që dëmtojnë zorrët, helmime ekzogjene (uremi, diabet, atrit urik), infeksione bakteriale, virus dhe parazitë ose alternimin e të dyjave për humbjen e ekuilibrit, mund të jetë edhe e një natyre alergjike (reaksion i ushqimeve, helmues bakterialë ose e një natyre të inflamacionit kronik (koliti ulçeroz).
Shkaqe të tjera të shfaqjes së kësaj sëmundjeje janë dispepsia brujtëse (kur karbohidratet, dhe sidomos amidoni, nuk treten mirë dhe arrijnë në pjesën e poshtme të zorrës së hollë dhe asaj të verbër pa u tretur, ku u nënshtrohen rregullave brujtëse jashtë rregullave të tretjes), dhe ajo skeptike (ushqimet kalojnë të patretura në zorrën e hollë dhe atë të trashë), sëmundjet e barkut ose mikrobet patogjene, një ushqyerje jo e mirë, përdorimi i ushqimeve natyrore të papërpunuara nga mospërtypja mirë e ushqimit.
Gjithashtu përdorimi i disa ilaçeve të hemoroideve. Kjo ndodh kur i sëmuri me hemoroide bën vetë terapinë duke marrë jodurë, arsenikë të ndryshëm ose ilaçe të tjera me të cilat ka vetëm një përmirësim të përkohshëm.
Masat
I sëmuri duhet t’i nënshtrohet një diete rigoroze, jo shumë të rreptë e të kufizuar, por e tillë që t’i japë atij të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe kripërat e nevojshme. Për të sëmurët do të rekomandohej të përdornin kryesisht ushqime të lëngshme, supëra me zarzavate duke përdorur dhe vajin e ullirit. Ushqimet e thata janë kategorikisht të ndaluara.
Ushqimi për çdo vakt duhet të jetë në sasi të paktë që të tretet lehtë e të mos shtyhet në zorrën e trashë pas tretjes së çdo vakti, pasi e dëmton atë.
Ushqimet duhet të jenë të ziera ose të pjekura mirë, dhe sidomos të përtypen sa më mirë.
Të kufizohen pijet alkoolike, kafja, buka e freskët, prodhimet bimore natyrore e të forta, të kripurat.
Të mos përdoren ushqime pikante
Në rastet kur i sëmuri ndien dhimbje, përdoret buskopan, nospa spazmaforma. Kur i sëmuri ka probleme me aparatin tretës atëherë duhen përdorur tretës të ushqimeve siç është mezynforte, me qëllim që ushqimi të shkojë i gatshëm në zorrë.
Trajtimi i kësaj sëmundjeje varet nga shtrirja dhe rëndësia e saj.
Koliti distal, që është një nga llojet e këtij koliti, trajtohet me lyerje me mesalinë dhe kortikosteroidë, ndërsa koliti disi i rëndë që përfshin kolonin sigmoid trajtohet me mesalinë, sulfalazinë dhe kortikosteroidë oralë. Koliti i rëndë trajtohet me kortikosteroidë intravenozë, ciklosporinë ose me operacion. Në kolit fulminant jepen antibiotikë.
Pasojat dhe komplikimet
Megakolon toksik, peritonit. Në këtë rast mund të kemi shtim të rrezikut të shfaqjes së kancerit të kolonit. Për parandalimin e këtij rreziku duhet të bëhet patjetër kolektomi.
Një tjetër pasojë mund të jetë shfaqja e gurëve në veshka. Për parandalimin e kësaj duhet shtuar sasia e kalciumit në dietë; kalciumi reagon me acidin oksalik në zorrë dhe parandalon thithjen e tij.
Koliti kronik
Herë pas here acarohet ,duke u kthyer në kolit akut, me temperaturë, dhembje të forta në zorrën e trashë, diarre dhe me më shumë mukus në feces.
Koliti kronik ulçeroz është më i rëndë nga llojet e tjerë,sepse dëmton shumë mukozën në zorrën e trashë,duke e zgjeruar atë dhe në këtë mënyrë inflamacioni përhapet.
Simptomat janë të ngjashme me kolitin e zakonshëm,por me ndryshimin se në jashtëshqitje ka më tepër mukus dhe shpeshherë qelb e gjak. I sëmuri ndien dhembje në zonën e zorrës së trashë që është e dëmtuar. Kjo sëmundje ka fazat e saj acaruese dhe merr formën e dizanterisë. I sëmuri mund të dobësohet shumë dhe mund të shfaqen ndërlikime të ndryshme.
Koliti ulcerativ
Është sëmundje idiopatike autoimune e kolonit. Kjo sëmundje prek gjithmonë rektumin,por mund të shtrihet edhe më tej. Në qoftë se preket vetëm rektumi, në këtë rast kemi të bëjmë me proktik ulçerativ, një sëmundje beninje.
Shenjat dhe simptomat e këtij lloji koliti janë : diarre me gjak, dhembje barku, kolikë, megakolon toksik, peritonit.
Diagnoza: Kolonoskopi + biopsi.
Në kolonoskopi shihen zona ulceroze që gjithmonë përfshijnë rektumin, mukoza duket e brishtë dhe gjakoset kollaj.
Në biopsi shihen absoese në kriptë dhe polimorfonuklearë të shumtë; preken vetëm mukoza dhe submukoza, jo e gjithë trashësia e murit të zorrës.

Similar topics
» Sëmundja kongjestive e zemrës
» Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
» Ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e Parkinsonit
» Celuliti, si mund ta luftojmë!
» Si mund të luftohet ankthi ?
» Sëmundja makulare e syve dhe vitamina D
» Ushtrimet zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e Parkinsonit
» Celuliti, si mund ta luftojmë!
» Si mund të luftohet ankthi ?
:: Mjeksia :: Mjeksia Familjare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi