Impotenca e mashkullit, problem real, por i shërueshëm!
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1

Kur të paraqitet problemi i libidosë, nuk duhet të heshtet, por duhet të diskutohet me ekipin profesionist, në mënyrë qe te zgjidhet ky problem.
Tanja Turunxhieva,
nutricioniste
vita.dietklub@gmail.com
044 274 553
Mungesa e libidos mund të reflektohet dhe si pamundësi dhe paaftësi të përjetohet orgazma, zvogëlim i dëshirës për marrëdhënie seksuale, si dhe humbje e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale. Njëra nga arsyet mund të jetë ndonjë problem psikik, ndërkaq arsye tjetër mund të jetë prodhimi i zvogëluar i te ashtuquajtura hormone gonadotrope.
Një gjë është shumë e rëndësishme: nëse ju nuk ndiheni ashtu siç ju dëshironi, as dëshira për seksin nuk do të ndryshoj nga ndjenja e juaj e përgjithshme. Në lidhje me seksin shumë është folur për vitaminën E. Në të vërtet është treguar se ai ndikon në rritjen e frytshmërisë tek të dy gjinitë dhe ndihmon në trajtimin e impotencës tek meshkujt.
Impotenca është paaftësi e arritjes apo mbajtjes së ereksionit. Ereksioni paraqitet kur enët e gjakut në penis mbushen me gjak dhe forcojnë organin. Procesi iniciohet përmes stimulimit seksual, i cili inicion dërgimin e sinjaleve nga nervat në tru dhe boshtin kurrizor deri tek arteriet në penis, duke i udhëzuar ato të hapen. Shumica e meshkujve përjetojnë problem të përkohshme me mbajtën e ereksionit, por kjo nuk është arsye për shqetësim.
Arsyeja kryesore e impotencës është qarkullimi i dobët dhe i zvogëluar i gjakut nëpër penis si pasoj e arteriosklerozës, hapjes së arterieve. Arsye tjera të mundshme janë dhe diabeti, disbalanci hormonal, çrregullimi i nervave, sëmundjet e prostatës apo efektet anësore të medikamenteve. Vetëm një rast në dhjete ka burim psikologjik.
Për këtë arsye ereksioni ndodhë pa dëshirë në kohën e gjumit, duke aplikuar “testin e pullës postare” është e mundur të verifikohet nëse problem është i natyrës fizike apo psikologjike. Rreth penisit vendosni një shirit të pullave postare në atë mënyrë që të bashkoni të dy anët e shiritit. Nëse ereksioni ka ndodhur gjate natës, në mëngjes shiriti i pullave postare do të jetë i këputur dhe në këtë rast burimi sigurisht se është i natyrës psikologjike. Ky lloj i ereksionit zakonisht ka të bëjë me stresin.
Edhe një vlerë ushqyese që vlen të përmendet kur është në pyetje seksi është zinku. Pjesa dërmuese e zinkut në trupin e mashkullit është gjetur në prostatë, ndërkaq mungesa e këtij minerali mund të shkaktoj atrofi të testiteve dhe disfunksion në funksionin e prostatës. Ekzistojnë vitamina që përmirësojnë nivelin energjetik, e me këtë përmirësohet edhe seksualtiteti i organizmit.
Ushqimi ka ndikim të madh në përmirësimin e këtij problem. Ushqimet që ndikojnë pozitivisht janë: ostrigat, ushqimet me luspa të të gjitha llojeve, tharmi i birrës, orizi integral, drithërat integrale, krundet e grurit, embrioni i grurit, farat e lulediellit dhe kungullit. Ushqimet e yndyrshme mund të çrregullojnë dukshëm hormonet e meshkujve, dhe përmes kësaj te ndikojnë në jetën e tyre seksuale. Është e zakonshme të shohim mashkullin e vërtetë të han shumë mish - sigurisht për shkak të burrërisë së tij, forcës fizike dhe qëndrueshmërisë në luftë. Por kjo shprehi mund të ketë efekte të kundërta. Mishi dhe yndyrat e tij nuk janë mënyra më e mirë që mashkulli të rrisë burimet e hormoneve mashkullore. Ushqimi i yndyrshëm me kalimin e kohës mund të zvogëlojë interesimin e mashkullit për seks. Konsumimi i shpeshtë i burgerëve të yndyrshëm, pulës së fërguar, patateve të fërguara, djathit dhe akullores mund të ndikoj në dy mënyra në seksualitetin e mashkullit: ushqimet e yndyrshme e shëndoshin njeriun, ndërkaq njerëzit me më shumë yndyra në organizmin e tyre kanë dhe nivel më të ulët të testosteronit. Me këtë ushqimi i yndyrshëm mund të parandaloje ereksionin. Ushqimet e begatshme me yndyra sjellin deri tek plasaritja e arterieve të cilat e furnizojnë organin mashkullor me gjak dhe kështu edhe mundëson ereksionin sikurse që dhe ngushton dhe arteriet tjera. Plasaritja e arterieve është arsyeja kryesore e impotencës.
Frustrimet në lidhje me impotencën nuk mund të zgjidhen sot për nesër, por kërkojnë shumë përkushtim dhe aftësi të kënaqësisë me partnerin.
Nëse dëshironi t’i ndihmoni vetës rreth impotencës atëherë duhet që nga menyja e ushqimeve tuaja të largoni çdo gjë që përmban kofein. Nëse mendoni se alkooli mund të ndikoj si afrodiziak atëherë jeni gabim. Çdo lloj alkooli është i ndaluar, përveç verës së kuqe e cila hyn në grupin e afrodiziakëve të mirë. Ushqimet tjera që llogariten si afrodiziak të mirë janë: kërpudha tartufi, spinaqi, qepa, hudhra, speci, brokoli, perimet rrënjore (selino, karota), shalqiri, pjepri, dredhëza, bajamja (bademi), arra, lajthia, por gjithmonë të papjekura.
Definitivisht, nëse keni problem me impotencën duhet të ushqeheni shëndetshëm – ajo shërohet edhe me ushqim. Hani shëndetshëm dhe kjo do t’ju ndihmoj.
Bajamet (bademi)
Ndoshta tingëllon çuditshëm, por edhe pse bajamja është shumë e pasur me yndyra (13 gr yndyrë në 30 gr bajame) ajo mund të jetë me shumë vlerë për zemrën tuaj. Bajamet janë të pasura me vitaminë E, një mbrojtës tjetër i zemrës suaj.
Bajamja edhe me një veti dallohet nga ushqimet e grupit të njëjtë që i takon (arrat, lajthitë): ato janë burim i përkryer i kalciumit joqumështor; 30 gr bajame përmbajnë rreth 10% të sasisë së rekomanduar ditore të këtij minerali.
Speci (i kuq)
Speci i kuq dhe i ëmbël nuk është ndoshta në trend sikurse speci i djegës chili, por tani që po flasim për ushqim të shëndetshëm ai në mënyrën e tij është shumë i “djegës”. Një spec përmban më shumë vitaminë C sesa një portokall. Në përmbajtje speci i kuq ka shumë betakaroten. Përmban dhe likopen-karotenoid i cili mund të ndihmoj në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Qepa
Qepa, sot, qëndron në krye të listës së ushqimeve me përmbajtje antikancerogjene. Qepa mund të parandaloj reakcionet antiinflamatore, të cilat ndikojnë në paraqitjen e alergjive dhe astmës. Përkrah kësaj qepa ndikon si parandalues dhe në paraqitjen e sulmit në zemër dhe në tru në atë mënyrë që zvogëlon kolesterolin dhe shtypjen e gjakut dhe parandalon trashjen e gjakut. Ka shumë njerëz që nuk e konsumojnë qepën për shkak të erës së saj karakteristike. Që të parandaloni erën e qepës mjafton që të përtypni një degëz të majdanozit të freskët.
Vitamina E (tokoferoli)– një antioksidant i fuqishëm ndihmon në preventimin e akumulimit të pllakave në arterie.
Kalciumi ndihmon në ndërtimin e eshtrave më të fortë, por ndihmon dhe në rregullimin e punës së zemrës dhe normalizimin e shtypjes së gjakut.

Similar topics
» Grupi i gjakut 0, problem për të mos mbetur shtatzënë
» Real 1 dhe DJ Blunt bashkëpunim me 2po2 dhe Capital T
» Real 1 dhe DJ Blunt bashkëpunim me 2po2 dhe Capital T
:: Mjeksia :: Lajmet Mjeksore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi