Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si mund të shpëtoni nga depresioni? User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Si mund të shpëtoni nga depresioni?

Shko poshtë

Si mund të shpëtoni nga depresioni? Empty Si mund të shpëtoni nga depresioni?

Mesazh nga Juѕт٠ prej Thu Feb 14, 2013 2:37 am

Si mund të shpëtoni nga depresioni? 1110

Për të shpëtuar nga depresioni në radhë të parë duhet të pranojmë gjendjen ekzistuese. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.
20-40 % e 121 milionë personave në depresion tentojnë të vetëvriten. 10-15% humbasin jetën. Pranimi i gjendjes dhe i kurimit është gjëja e vetme që duhet bërë për t’ia dalë mbanë përballë kësaj sëmundjeje.
Njëri nga problemet më të mëdha të shekullit, është depresioni. Ndërsa grupi më i rrezikuar nga hyrja në depresion janë femrat. Mundësia e hyrjes në depresion në çfarëdolloj periudhe të jetës nga një femër është 10-20%. Duke pohuar se nga bashkimi i depresionit me shumë faktorë të tjerë krijohet një tablo psikiatrike, specialistët theksojnë se depresioni është një nga faktorët kryesore të vetëvrasjeve.
Nga studimet e bëra së fundmi është vënë se për shkak të numrit të ulët të specialistëve, ngurrimit të njerëzve për të marrë ndihmë, vështirësitë ekonomike dhe sociale, vetëm një e katërta e të sëmurëve me depresion preferojnë të kurohen. Tek të sëmurët me depresion aplikohen ilaçet dhe psikoterapia.
Megjithëse psikoterapia nuk e tregon ndikimin e saj shpejt, është më efektive për një kohë të gjatë. Mundësia e përsëritjes së të njëjtit shqetësim tek personat që kurohen është më e ulët edhe këta persona e ndjejnë veten më mire kur shërohen plotësisht.
Psikoterapia ndihmon personin në depresion dhe familjen e tij për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Duhet pasur parasysh fakti se depresioni është një sëmundje e kurueshme. Ndihma e dhënë që në fillim luan një rol të rëndësishëm në rritjen e cilësisë së jetës së personit të prekur dhe mbrojtjen e tij nga rreziqet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi