Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Si ta reduktoni fryrjen në stomak   User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Si ta reduktoni fryrjen në stomak

Shko poshtë

Si ta reduktoni fryrjen në stomak   Empty Si ta reduktoni fryrjen në stomak

Mesazh nga Juѕт٠ prej Tue Sep 04, 2012 9:45 pm

Si ta reduktoni fryrjen në stomak

Përtypja e pamjaftueshme, gëlltitja e shpejtë, por edhe bisedimi gjatë ushqimit janë shkaqet kryesore të mbledhjes së ajrit në stomak.
Nëse nuk e përtypni mirë ushqimin, e përtypni edhe ajrin i cili do të mbesë i robëruar. Përveçse me përtypje më të lehtë, fryrjen do ta parandaloni edhe nëse hani më pak bukë dhe pasta.
Do të ishte e zgjuar të shmangni ushqimin e njelmët dhe pijet e ëmbla me gaz të cilat përmbajnë flluska të ajrit. Edhe pse perimet e gjalla përmbajnë më shumë përbërës të ushqyeshëm, nëse i zieni, më shpejt do t'i tretni dhe parandaloni fryrjen.
Përveç ushqimit të njelmët dhe të yndyrshëm, në veçanti edhe ushqimi i fërguar ngadalëson tretjen dhe lë ndjenjën e rëndë në stomak. Por, në mes shkaqeve më të shpeshta të fryrjes është intoleranca në laktozë, respektivisht pamundësia e tretjes së sheqerit, i cili gjendet në produktet qumështore.

Por, madje edhe tek ata që nuk e kanë këtë problem, qumështi shpesh shkakton fryrjen. Edhe pse rrepa, lakra, lulelakra, fasulet, thjerrëzat dhe brokoli janë në listën e perimeve të cilat më së shumti shkaktojnë fryrje, kjo nuk do të thotë që duhet tërësisht t’i përjashtoni nga ushqimi. Thjesht reduktoni konsumin e tyre dhe kombinoni me ato që nuk nxisin atë ndjenjë te pakëndshme.
Hani hudhër, por edhe ananas. Ushtrimet të paktën 30 minuta në ditë përshpejtojnë tretjen dhe largojnë lëngjet e tepërta nga trupi. Por fryrjen do ta reduktoni edhe nëse rregullisht hani hudhër, por edhe ananas dhe grejpfrut, të cilët po ashtu lehtësojnë ndjenjën e peshës në sistemin tretës.
Konsumoni jogurt dhe produkte qumështore të cilat përmbajnë koncentrime të larta të probiotikëve, respektivisht të baktereve ‘të mira’ të cilat lehtësojnë tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi