Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Big Basta: “Ku ka si Tirona” fyen kryeqytetasit  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Big Basta: “Ku ka si Tirona” fyen kryeqytetasit  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Big Basta: “Ku ka si Tirona” fyen kryeqytetasit

 :: Te ndryshme :: V.I.P

Shko poshtë

Big Basta: “Ku ka si Tirona” fyen kryeqytetasit  Empty Big Basta: “Ku ka si Tirona” fyen kryeqytetasit

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Jul 01, 2012 5:52 pm

Këngëtari i cili vazhdimisht i këndon me dashuri kryeqytetit të Shqipërisë, Big Basta, e ka kritikuar këngën “Ku ka si Tirona”, nga Ermal Mamaqi dhe Dr. Flori, për të cilët konsideron se i kanë fyer qytetarët e Tiranës. “Me Ermalin jemi miq dhe duke e njohur, jam i bindur që nuk ka qenë qëllimi i tij për t’u tallur me qytetin e Tiranës apo me qytetarët e këtij vendi, për më tepër që ai nuk ka bërë as këngën e as tekstin, por vetëm interpreton me humorin e tij të spikatur, siç ka bërë edhe herë të tjera. E ka profesion humorin dhe nuk ia merr dot për ters”. “Po ai Doktori nuk e kuptoj çfarë kërkon të tregojë me qershi te veshi?! Ndoshta e ka marrë me qejf të madh estradën dhe shpreson të bëhet pjesë e ndonjë shou për të qeshur... I uroj fat!”. “Kam përshtypjen që janë munduar të gjejnë diçka që do të sjellë më shumë dasma, pasi dihet që ‘Naploni’ është ndoshta kënga më e kërcyer nëpër eventet shqip kudo në botë. I vetmi problem që unë kam, është që shumë artistë po mundohen të gjejnë çfarë kërkon tregu duke shfrytëzuar dhe duke bastarduar muzikën e pastër shqiptare, tradita apo imazhe të krijuara me mund gjatë gjeneratave. Kjo po ndodh me muzikën popullore shqiptare, si edhe me muzikën qytetare shqiptare”.

“Për sa i përket Tironës, nuk besoj që është një qytet aq i zbehtë e me njerëz të mefshtë sa në klipin e tyre, përkundrazi është kryeqyteti i Shqipërisë, qyteti shqipfolës me më shumë banorë në botë, dhe kryeqyteti botëror i fesë bektashiane, aty ku të gjithë ulen së bashku për të ngrënë një lugë hashure, pa dallim intelekti, ngjyre, besimi apo frymëzimi. Tirana është e të gjithëve, ashtu si edhe Prishtina, Ulqini apo Tetova. Qyteti tashmë numëron afro një milion banorë…”, ka thënë Big Basta në një intervistë për Panorama Plus.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Te ndryshme :: V.I.P

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi