Kënaqesia juaj në portalin tonë!
I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:31 pm

I THEM GURVARRIT

Kam ardhur pa ftuar
se dua ta gjej
Atë zemër të uruar
që në shpirt e ndjej!

Kam ardhur pa ftuar
se nuk kam lën vend
jam bërë i shkrumuar
mbase jam pa mend!

Kam ardhur i zhuritur
pranë saj të pushoj !
O gurvarr i heshtuar :
-I thuaj se e kërkoj !

Nuk e di atë gjuhë
Si ta zgjoj nga gjumi?
O gurvarr i heshtur
jam gurra lot - lumi!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:31 pm

PA TY NIMFA IME

Si flutra në livadhe që endet jam bërë
kërkoj metaforë për nektar në varg

Edhe kur është acar e kur bie borë.
Më shpie frymëzimi larg e sa më larg!;

Dhe endem në shtigje, për yje s'pyes lartësi
Kundroj gjithkah - botën ku ndodhet Ajo

Nimfa që befas iku dhe më la bulza n' dashuri
me përshëndetje - fjalët : Në parajs më kërko!

Ku t'i gjejë shtigjet, atë portë si ta hap
me vargje bëj kodin për dryrin e saj

Një shekull Sizif në rrugë me vrap
dashurinë me pikëllimin si gur i mbaj!

Dhe rend me zjarr - çka t'i bëj etjes
nuk shuhet vullkani me rrjedha loti

Pa Ty Nimfa ime - as zgjimit , as fjetjes
s'ia them urimin që e sjell motmoti!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:32 pm

ZEMRA SE DI PËRSE VUAN

Natë

Në mendime mendja gjithcka me bluan,
Me proza, me vargjet përzihet.
Vetëm zemra s'e di përse vuan
nga vullkani i dashurisë çdo çast shkrihet !

Natë !

Sylynjari i etjes në kalvar të shpirtit,
mban ditarin se asnjëherë s'kam gjumë
nga fillimi deri në fund të motmotit
ndjej gjithcka nga pak, lumturi dhe dhunë ..

Natë!
Nga syri loti merr udhen te dredhet
Në faqe le gjurmet nuk pushon ne mjekërr
se dridhet ajo dhe fillon e zverdhet
si gruri kur piqet, si thekër !

Natë !
Drejt errësirës drejtohen shikimet,
Një rrezeshpresë i lidh me lartsinë tek yjet
Derdhet shpirti në ekstazë pa fund,
për Muzën që mbulon me blerim fushat, pyjet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:32 pm

ME VRAP U NISA TE TE SHOH

Me vrap u nisa te të shoh
po s'të pashë dot
një shkretëtirë përpara
- më doli dhe një lot !

Mbeta meit pa fjalë
nuk e di çka ndjeva në brendi,
më kishte ngrirë gjithça
apo vullkan u bëra s'di!

Ishte çast i gjatë si shekull
po ti nuk arrite dot
u ktheva me peshën e vetmisë
kujtim të lash një lot !

Nëse do të dalë blerimi
mbi shtatin tënd të shtrirë,
Le të të flasë kujtimi:
- Të dua shpirti im i mirë !

Le të ngryset qielli
le të derdh dhe shi,
zgjohu dashuria ime
se më bëre hi!

Çka t'i flas vetmisë
çdo natë në ditarë,
nis befas një vetëtimë
lotët shkojnë zvarrë !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:33 pm

KËTO ÇASTE...

Se si e ndjen këtë trokitjen time
jam tiran apo me mëshirë

nuk më duron as zemra as shpirti
edhe ne ndarje s'te them dot lamtumire!

Kam mall të të degjoj zërin
Kam mall të të fal shikimin

Se ti je rrezja qe i bën dritë natyrës
je pranvera që i fal blerimin!

Se ti je dita , je drita e mirësisë
Përshëndetja e këndshme që e marr.

pa Ty në rrugëtimin e përditshmërisë
kujtoj se jam i shkretë si varr !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:33 pm

PËR TY

Vetëm tri shkronja duhet tek një emër
të ndjeshë dashuri në shpirt, në zemër

Vetëm tri shkronja të nisë ajo lumturi
se për të arriti të mbajë një gjithësi

Ndaj mbetet imazh në këto frymëzime
të rrezatojë si perla jeta ime

Është intimë e zemrës ku e ruaj
se s'behet dot e largët, as bëhet e huaj

Ka ngec dhe bën jetëgjatësinë
në rima e vargje gjithmon e puth mirësinë
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:33 pm

PARANDJENJË

Më bredh vetulla diçka ndjell,
më bredh çerpiku vallë çka fsheh.
Jam në mendim se çka të mbjell,
për çdo shteg ka një breg.

Erë e çmëndur, me stuhi,
jam kalorës hiç pa fat;
s'shoh as tym mbi asnjë çati,
s'më pret Nimfa në pallat.

Si më zu shiu dhe ky murlan
Uje i turbëllt del mbi tokë.
Edhe zemra në brendi më qan,
Nimf' e heshtur sflet me gojë .

Gjithçka zi! Githçka lakohet !
ç'ështe kjo lemeri , kjo kukamë.
Nuk kam dritë se më verbohet,
Syri - zezonë derdh në çdo anë .

E rëndë nata,gjithë kjo dhembje e papritur,
më mbolli thinja - rrudha në ballë
Nimfa ime në rini rritur,
te zbehte buzëqeshjen ngrirë e mban...!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:33 pm

TI E BLERTA DASHURI

E di se të përndoqën sy xhelatësh
e di se të nëpërkëmbin me tirani
Ti dhe nga varri del e pehatesh
më derdh vizione për dashuri !

E di se rri i ngrysur se s' të shikoj
sepse ishe më e mira në atë mes
plasin nga smira , tash unë renkoj !
Je bërë përjetësia që s'vdes !

Nuk e besova si grinden shpirtrat të shtypin
ata që patën zemër për krim !
Unë dal të bëj sfidë ashtu siç e lypin
Dashurisë që ka hije i them agim!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:33 pm

PRELUD

Sonte më djeg malli për ty
endem e rropatem vetmisë,
nga Maja e Shqipes e mas me sy
gjithë shtatin e gjerë të Ilirisë !

Më dukesh Nimfë e plagosur
me kurorë pritjeje tek hesht,
si pulbardhë liqeni e vrerosur
për natën që bie mbi kreshtë !

Shestime bëj me shpirt e me zemër
trup i bie Karadakut - arrijë në Tomorr !
E Ti ! Në Olimp vezullon si Perëndeshë !
Në Butrint - shndërrohesh në Orë !

Me çfarë Lyrash ta nis vargun
me cilat nota të bëj rimë ?
Prelud je bërë që drejton harkun
në zemrën time hyn oshëtimë !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:34 pm

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Feritramadani

Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.

Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".

Është udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.

Ka publikuar poezi, tregime, ese dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :

1.Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
2.Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
3.Pirgu i dhembjes , roman 1996,
4.Pirgu i dhembjes II, roman 1997
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:34 pm

BLEROHESHA ME TY !

Ti ishe gjithçka në mua,
Te dy bashke u rritëm në fshtat
Mos më thuaj se kam pushuar`
vdekja në zemrë ka ngrit pallat !

Pa ty ajo shumë vuan
Pa Ty kushedi a kullon gjak?
Ka ngjizur gjithçka që duan
qelizat - për shpirtin binjak!

Pa TY çdo gjë është e mundur
dhe truri do të më bëhet hi !
se fjala :Të Dua! Është e humbur !
Është pengu pa liri !

Je bërë gjithçka në mua !

Ringjallu e bë një shenjtëri!
Se unë ashtu të dua !
të blerohem vetëm me ty !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:34 pm

PËRBALLJE PA FUND

I zgjodha këto vargje jo të të bind
as të të drejtohem me JU !
Çdo kaptinë e re më bën të rilind
për lirikën që zgjohet këtu!

I zgjodha drithëmat që përshkojnë netët
ku frymëzimi bëhet vullkan në dimër!
Antologjia e prurjeve lart flatron fletët
tek vezullojnë metaforat në libër !

Qëndroj si shkëmbi që u flet shekujve
në tufan e në stuhi ndiz flakadanin !
A... S...., eshtë Muza që u flet dishepujve
të bëhen jehonë zanoresh për vatanin!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:35 pm

NUK ISHA VETËM NË ATË ËNDËRRIM !

Nuk isha vetëm në atë ëndërrim
e ndiqja ecurinë - ishte ndjeshmëria !

Më rrinte mbi kokë yllhana në agim
një hije që shfaqej - ishte Dashuria!

Ajo që më fliste - derdhej si ujvarë
trupi im zjarr shkonte - si vullkan!

I thash :Ti je ajo zemra që s'të gjeta perpara?
Dhe hyra në ngrica - mbeta në tufan!

Me lejo prej këtu të nxierr epilogun !
- Si ti në jetë s'kam dashur njeri !

Me kaq e përmbyll monologun !
- Mos e lër zemrën time të vdes në vetëmi !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:35 pm

JAM BERE NOMAND...!

Jam bërë nomad
e kam lëshuar vetveten ,
me frymëzime endem -
në rrjedhë kohore,

cila stinë kaq shumë
ma ndryshoj jetën ?
Te pershtas gjendjen -
rrugëve gjarpërore !

Jo ! Unë endem -
lakoreve te gjata !
kerkoj si bleta -
nektarin e fjales,

As dita s'më ndal
kurrë nata !
I kurorëzoj rimat
vargjet e njalës !

Ia kushtoj asaj E..
që del në linjë e shkruan :
- Pershendetje ! Të dua !
Të kam zemër !

Vallë ! E di ajo -
se sa shpirti më vuan ?
Per ta pasur pranë !
Për ta thirr në emër ?!!!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:35 pm

PËR TY PËRKUSHTIME

Përse te mos vuaj ,
përse të mos tretem
kur e di çfarë enxhulli
ka mbi këtë përmasë !

Prandaj ditë e net
n'meditime mbetem
Per Ty përkushtime !
Se zemra do të plasë !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:35 pm

PREJ HIRI BLEROHEM !

Unë jam si feniksi, prej hiri blerohem
dhe ngjitem në lartësi kur ndjejë erëmirën !
Për Ty në shekuj do të shkoj alarm
se kështu cdo ditë luftë bëj me errësirën !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:35 pm

ËSHTË MALLI QË MË PRET SI SHPATË !

Vetvetes nuk e di çka t'i them
Çdo çast pyet për Ty!
Aq mizor ta gënjej nuk mund të jem
cilën arsye të shpik nuk e di !

Si t'i ndal trokllimat e çka të shpik
Ne gjumë më vjen dhe unë zgjohem perseri!
E ndez dhe dritën por t'i më ik
dhe mbulohem me ankth qëndroj në vetmi !

Cdo ditë, e çdo natë më duhet të shpik
një arsye në këtë jetë të gjatë
se për Ty diçka më shkon vërtik
Është malli - që më pret si shpatë !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:36 pm

NË PROVINCEN TIME !!!

E perhershmja jetë më djeg si furrë
Rrugëve të saj rininë e kalova !
Vashës sime në dritare i hidhja gur
sa herë dilte në krua e përgjova !

S'kishte internet në provincën time !
Me linja shikimi e kisha shumë pranë,
Ia ndjeva trokitjen e zemrës intime
Edhe pse një varg së bashku nuk e ndamë !

Sot ndryshoj moti, s'eshtë si dikur
Në linjë e kam zemrën që i perkushtohem !
por, s'kam prehje, jam shqetsuar sikur
Se nga çasti në çast vetëm pikëllohem!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:36 pm

ZË LARGËSIE !

Zëri yt - ze largësie
me pushton kur vjen si fjalë
ndizen ndjenja dashurie
qe rreshqasin në trup si njalë !

Unë trishtueshëm rri e pres
si qytet i lagur në shi !
Të vjen fjala në msn
me valëvitje si lahuri !

Je ajo që kthen gjithë shpresën
më hap shtigjet si ylber !
Jam në shestim si të kaloj brigjet
te takoj te shtrenjtën vlerë !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:36 pm

BËHESH AFSH !

Unë i hap horizontet -
tregoj se çka dua !
Prej teje çka marr,
Ty çka të të jap !

Unë bëhem si rëra
që shtrihet në krua
e pastaj Kala jete -
në shekujt e gjatë !

Vetëm ti atëherë -
bëhesh afsh !
gulon si gurra -
e derdhesh në zemër !

Nëse del si lule
të rritesh në rrafsh
shtrij rrënjët në zemër
Se shumë të dua !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:36 pm

E NESERMJA PRES TE VIJ !!!

Në lotin e fjalës u përmbyta
syte e tu - vullkan blerimi!

me gërmim rreshtat në strofë u ngrita
me të dhjetën plagë si GjegjElez - trimi!

Në kuvendim me ty mu ngroh shpirti
Në Vlorë, Sarandë, në Jon bëra not !

Në varkën e fjalës :Të dua! Shkoj udhëtimi
e, zbrita në stacionin : Pritja ! , sot!

Ku e di a ndjehesh mirë e ndritur
Unë parajsën në pamjen tënde e ndjej,

Befas me dalin flatra se të kam pritur
te kerkoj dhe shekujve të të gjej!

Ndaj çdo çast unë drejt teje vi
si Promethe që kërkon Euridikën e ti

Me drithma në trup me zjarr dashurie në gji
Të nesermen e pres të mos bëhem hi !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:36 pm

SA HERË FLAS ME TY !

Sa herë flas me ty -
në shpirt e ndjej
si yje - ndriçojnë vargjet
strofat bëhen Diej!

Dhe vullkan i blertë
ka magmën nektar !
merr hije pranvere
shndërrohet thesar!

Në drejtim t'një shtegu
me fton per qetësi !
Por s'prehet dot zemra
që ndjen dashuri...!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:36 pm

PA TY !

Gjithçka u zverdh sot kur s'të takova
dhe pishave u ra blerimi,
Ku shkove ? Thash se u verbova,
dhe linjat i zu trishtimi!

Pa ty ndjehem njeriu i braktisur,
Pa ty , nuk mundem të mbes më njeri !
Më mungojnë fjalët në gjuhën e stisur !
Jam një rreng i mbetur pa çati !

Në udhëkryq më ka lanë takati
për mbështetje të pres Ty të vish !
Nuk jam prej atyre që më mposht taksirati
por zjarr'i dashurisë për ty më prish !

Ky vullkan i madh , kjo magmë shpirtrore
Nuk ka një çast - sa të zgjasë shikimi!
Është bërë pika shekullore
që në vargje derdhet si blerimi!

Edhe kur bëj gjumë mbi rima pushoj
Edhe kur pres muzgun e kur del agimi!
Ku ishe, si je, çka do ?, të mendoj
se kështu më pushtoj malli dhe vegimi !

Ndaj ec i vetmuar, se gjithça më mungon
Ku e di unë zemrën a e kam në kraharor ?
Ndjej se edhe shpirti çdo çast më mërgon
ndizem edhe shuhem po si meteor !
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:37 pm

MJEGULLIMË NË MUA

U ndal shiu dhe lotët reshtin
e trishtë pamja, mjegullimë në mua?
Në varreza të vdekurit sa thellë heshtin
Nuk kthejnë përgjigje pse u them : U dua!

I shkallmuar endem tek keto varreza
Se kam dashuritë që kisha jetësisht !
S'ka ngjyra të tjera zemra pos të zeza
Syve loti u shterr perfundimisht !

Ku ka force që më kthen buzeqeshjet!
Ku ka rreze qe me kthen ngrohtësinë ?
Nëse befas dalin ndonjeherë ngerdheshjet ,
s'ma kthejnë jo kurrë lumturinë !

Ndaj duhet të ik nga kjo botë e varfër
të shkoj atje ku kam shpirtin tim !
Se këtu gjithmonë e ndjej afër - sa afër
me vargje malli e marr n' përqafim!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Juѕт٠ Thu Jun 09, 2011 6:37 pm

NË VARGJE BIE HESHTJA

Nuk e di perse në vargje bie heshtja,
apokalipsi ndjehet si kur bie era
megjithse në thellësi te zemrës ec si breshka
një syth i ndjenjës që e sjell pranvera!

Në sy del si shkëndijë, si ylberi,
në rezeshpresa tunduese bëhet sfera.
Dal i plagosur nga humnera unë i mjeri
Per vargje e per shtigje të tjera!

Nuk me shtrydh ajo kllapia e muzgut
sëndertoj imazhin për buzeqeshje,
në kodrën Ftohtësinë që i shtrihet lugut
nga qielli dhurate i vijnë reshjet!

Shperthen nga nëntoka gjithkah blerimi
si zemrës sime që i ngulet kornizë një gur !
Dhe endem në shtigje të jetës - që kujtimi,
të bëjë dritë për zemrën që e pata dikur.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster

http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani Empty Re: I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi