Kënaqesia juaj në portalin tonë!
E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës

Shko poshtë

E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës Empty E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:00 pm

E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës

Katherine Neville, shkrimtarja amerikane bestseller, librat e së cilës janë shitur në miliona kopje dhe botuar në më shumë se 40 gjuhë të botës, ka vënë në qendër të romanit të saj më të ri, personazhin e Ali Pashë Tepelenës dhe vajzës së tij, Haidee. Neville është vlerësuar si shkrimtarja, e cila me stilin e saj të të shkruarit shtroi rrugën për romane të tipit "Kodi i Da Vinçit".
Në romanet e saj, lexuesi nuk ndalet kurrë së kërkuari, së zbuluari, e së përjetuari emocionet e forta të përballjes me misteret. Ajo thotë se ka shkruar romane kërkimore që në kohën kur askush nuk kujtohej për ta, në kohën kur në modë ishte një tjetër lloj letërsie. Kjo formë letrare, sipas saj, është kategoria më e vjetër e historive që janë botuar, e duket këto viteve te fundit shkrimtarët po i rikthehen. Por, le të ndalemi tek romani i saj i fundit, "The fire" dhe personazhet shqiptare, me të cilët ajo po drejton miliona lexues në gjithë botën drejt një misteri të madh. Neville, në roman (ku sipas saj realiteti dhe fiction-i janë krah më krah), shkruan se Ali Pashë Tepelena zotëronte një gur shahu të rrallë. Në të vërtetë, "Mbretëresha e zezë", ishte pjesa më e rëndësishme e një seti shahu që ishte kthyer në legjendë, e rrethuar nga qindra mistere. Si kishte rënë ai gur i rrallë shahu në duart e tij dhe pse ai e nis vajzën e tij, Haidee me një mision të vështirë për ta nxjerrë jashtë Shqipërisë këtë relike e për ta siguruar diku tjetër...? Leximi i romanit të saj do të shuante kureshtjen e çdo lexuesi. Veç, paraprakisht, një sërë pikëpyetjesh mbi këtë libër dhe rreth kësaj shkrimtareje mund t'i zbulojmë përmes kësaj interviste, që Katherine Nevillë, jep ekskluzivisht për "Gazetën shqiptare".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës Empty Re: E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:00 pm

Në librat e tu mbizotëron misteri dhe lexuesit vazhdimisht i duhet të mbajë frymën derisa të zbulojë atë çka e mundon që prej faqes së parë. Librat tuaj janë cilësuar si veprat që kanë shtruar rrugën për libra si "Kodi i Da Vinçit". Pra, nëse na duhet të pyesim dikë si është krijuar ky stil të shkruari, dhe si ndërtohet një vepër që s'të lejon ta lëshosh nga dora, personi i duhur jeni ju... Mund të na e tregoni këtë sekret?
Jam e lumtur që shumë njerëz më kanë cilësuar mua si personi që "solli në jetë" apo "krijoi", këtë lloj stili romanesh, por në fakt librat e mi quhen "romane zbuluese", dhe kjo është kategoria më e vjetër e historive që janë botuar. Në kohët antike, ky lloj zbulimi ishte dëshira për të gjetur diçka që ishte si një lloj fillimi, për shembull: si Jason që kërkonte Lëkurën e Dashit të Florinjtë, Parsifal me Graalin e Shenjtë, apo Odysseus dhe Dorothy i OZ, të dy kërkonin një "shtëpi". Çdokush që dëshiron të zbuloje diçka, është në një lloj kërkimi. Megjithëse është forma më e vjetër e trillimit (fiction-it), për një periudhë të gjatë kohore, në shekullin e 20-të, ky lloj stili nuk ishte shumë popullor, ai nuk ishte më i preferuari. Njerëzit mendonin që letërsia duhet të ishte më shumë intelektuale dhe të shihte vetveten. Jam vërtet e lumtur që ky mentalitet ka ndryshuar dhe më vjen mirë nëse librat e mi kanë frymëzuar autorë të tjerë të shkruajnë këtë lloj zhanri. I vetmi ndryshim, që unë do të doja të vija në dukje, është se në librat e mi femrat janë ato që i zbulojnë dhe i zgjidhin enigmat. Ato kanë aventura dhe sfida.
Libri juaj, "The Fire" na ngacmon për trajtimin e personazheve që lidhen me Shqipërinë, sidomos me personazhin e Ali Pashë Tepelenës dhe vajzës së tij, Haidee. Si u njohët me këto personazhe dhe historinë e tyre?
Unë kam ditur diçka mbi Ali Pashën dhe vajzën e tij, Haidee që kur isha shumë e re. Ata kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në librin "Konti i Monte Kristos", të autorit Aleksandër Dumas. Dumas e bazoi historinë e tij në ngjarjet e Ali Pashës dhe së bijës së tij, duke pasur parasysh poemën e hershme të Bajronit, "Don Zhuani", ku i riu Don Zhuan është në prag të vdekjes pasi anija e tij mbytet, por Don Zhuani shpëtohet nga një vajzë shumë e bukur me emrin Haidee. Sigurisht, çdokush në Europë, duke përfshirë edhe Dumas dinte mbi takimi e Bajronit me Ali Pashë Tepelenën, dhe mbi miqësinë e vazhdueshme mes tyre, por edhe për antagonizmin e madh të Bajronit ndaj turqve. Ky takim dhe poemat e shkruara më pas nga pena e Bajronit, kanë krijuar një valë shokuese në të gjithë Europën dhe kanë revolucionarizuar letërsinë europiane. Madje, edhe poetët e mëdhenj gjermanë si Gëte, kanë thënë se Bajroni ishte i vetmi pasardhës i vërtetë i tij. Ishte vizita e Bajronit tek Ali Pasha në Shqipëri, ajo që krijoi gjithë atë revolucion. Ja cila ishte arsyeja pse u frymëzua Dumas të shkruante mbi Ali Pashën.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës Empty Re: E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës

Mesazh nga Juѕт٠ Fri Apr 08, 2011 12:00 pm

Cili është roli i këtyre personazheve në romanin tuaj?

Në librin tim, "The eight", unë kam shpikur një set shahu që i përket Charlemagne dhe që është varrosur para 1000 vitesh. Gjatë revolucionit francez, është gërmuar, gjetur dhe shpërndarë në të gjithë botën, dhe duhet një punë e madhe për t'i gjetur të gjitha pjesët e atij seti shahu e për t'i bashkuar sërish ato. Kur një skuadër i mbledh shumicën e pjesëve në fund të librit, ata i fshehin përsëri ato pjesë. Në faqet hapëse të librit "The fire" (vazhdimi i librit "The eight"), 30 vite pas fshehjes së pjesëve të setit, më 1822, ne zbulojmë se Ali Pashë Tepelena ka poseduar pjesën më të fuqishme të atij seti shahu: Mbretëreshën e zezë. Turqit e kanë rrethuar Ali Pashën. Ai ka qenë nën rrethim për plot dy vite. Ndaj, tani ai duhet të nxjerrë jashtë vendit të tij atë pjesë të setit, për t'ia dërguar një njeriu që ka para dhe pushtet për ta mbrojtur atë: Bajronit. Ali Pasha dërgon Haideenë dhe një djalë të ri me emrin Sufi, për ta çuar në duart e Bajronit këtë pjesë të rëndësishme të setit të shahut.
Ju keni shpjeguar në një prej promovimeve tuaja arsyen se pse keni zgjedhur të fusnin në këtë roman pikërisht Shqipërinë dhe shqiptarët. Sidoqoftë, na interesojnë më shumë detaj rreth këtij argumenti... Sa dhe si e njihni Shqipërinë?
Duke qenë se libri im flet për këtë set shahu, një libër ku unë do të fusja edhe personazhe shqiptare, unë gjithmonë merrja letra nga Shqipëria. Dikush më shkroi njëherë një letër ku më thoshte se një gur i vjetër shahu është zbuluar në Butrint, dhe për këtë më dërgoi mua një shkrim të botuar nga shtypi për atë zbulim. Kështu, gjithmonë kur dikush më shkruante për Shqipërinë, unë e pyesja akoma më shumë. Më në fund munda të takoj Auron Taren, drejtorin e "Albanian National Trust" dhe ai më ka ndihmuar me të vërtet shumë me informacionet mbi antikitetin dhe Ali Pashën. Auroni më dërgoi të gjithë listën e librave që gjenden në Bibliotekën e Kongresit në Washington DC dhe që kishin të bënin me Ali Pashën. Aty kam mundur të gjej shumë informacione të dobishme që tregonin si për Ali Pashën ashtu edhe familjen e tij. Gjithashtu, ai më mundësoi kontaktin me profesor Irakli Koçollarin, i cili më përktheu mua librin e tij, "Policia sekrete e Ali Pashës". I kam falenderuar të dy ata në faqen e mirënjohjeve tek libri "The fire", por kam edhe shumë blloqe shënimesh të mbushura me materiale ekstra prej tyre.
Kjo lloj letërsie niset nga diçka reale, nga fakte historike apo personazhe të njohur, si në këtë rast Lordi Bajron apo Ali Pashë Tepelena për ta mbërthyer më fort kureshtjen e lexuesit. A ka diçka reale në këtë histori, sidomos sa i përket Ali Pashës dhe pjesës shqiptare, apo është thjesht dhe vetëm fiction?
Megjithëse unë shkruaj romane fiction, gjithnjë përpiqem të kem detaje të sakta mbi jetën reale të njerëzve për të cilët shkruaj, por edhe përshkrime të peizazheve ku ngjarja ndodh dhe personazhet jetojnë. Unë dua që lexuesit të ndiejnë që po ecin kudo brenda në roman së bashku me personazhet, dua që lexuesit të mund të ndiejnë njësoj të gjitha aromat e ushqimeve të gatuara dhe shijet e erëzave. Gjëja më e rëndësishme për mua, ndërsa shkruaja romanin "The fire", ishte se mësova mbi lidhjet e Ali Pashës me Sektin e Bektashinjve. Kisha disa njohuri mbi Shadhilin dhe Mevlevin, meqë kam jetuar në Algjeri dhe kam kaluar shumë kohë edhe në Konya. Por, ajo që munda të mësoj mbi lidhje e bektashinjve me Ali Pashën ishte me të vërtet interesante. Përfshirja e tij me këta sufis do të më ndihmonte të shpjegoja shumë gjëra mbi rolin e tij si ndërlidhës mes Linjës Islamike dhe Europës kristiane.
Botuesve në të gjithë botën ju interesojnë shitjet. Nga ana tjetër, mediat e masin suksesin e një autori pikërisht nga shitjet dhe nga shtrirja e botimit, pra në sa gjuhë të botës botohet një libër. Po një shkrimtareje si ju, çfarë i intereson në këtë rast?
Kjo është një pyetje interesante. Librat e mi janë shitur në miliona kopje në të gjithë botën dhe janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të ndryshme. Por, mbi të gjitha asnjëherë librat e mi nuk kanë qenë thjesht "bestsellers". Unë mendoj se kjo ka ardhur për arsye se librat e mi janë kaq të pazakontë, vërtet unikë, saqë unë kam qenë me fat dhe kam pasur lexuesit e mi personalë, jo thjesht një masë të pacaktuar njerëzish. Asnjëherë nuk më ka shtyrë njeri të shkruaj të njëjtën gjë vazhdimisht, thjesht për të mbajtur në të njëjtën kuotë të lartë shitjet e librave. Kjo është diçka e mirë për mua, sepse unë nuk di se si mund të shkruaja të njëjtin libër vazhdimisht. Për mua, edhe pse shkruaj romane kërkimore, secili prej librave ka pasur një histori unike, personazhe të reja dhe të ndryshëm dhe tema ku ne mësojmë diçka të rëndësishme, siç është një mesazh mbi jetën. Në të kundërtën, nuk ka asnjë arsye tjetër për të cilën unë do të shkruaja një libër.
Si lindi tek Katherine Neville pasioni për letërsinë? Në ç'moment të jetës tuaj e kuptuat se kjo ishte rruga ku duhej të ecnit?
Kam qenë rreth 4 vjeçe, kur mbaj mend se iu kam kërkuar të rriturve të më mësonin të lexoja, sepse isha vërtet e interesuar të dëgjoja njerëzit teksa lexonin me zë të lartë dhe unë dëgjoja histori të ndryshme. Historia e parë që unë mbaj mend është "Piteri dhe Ujku" dhe më kujtohet që kishte personazhe shumë interesante, siç ishin kafshët që përfaqësoheshin nga veglat muzikore. Kështu, në fillim dëshiroja të shpikja muzikë dhe histori. Por, më vonë ishin vetëm historitë që më interesonin mua. Librin tim të parë e kam shkruar kur isha vetëm tetë ose nëntë vjeçe. Shumë shkrimtarë të tjerë që unë kam njohur, më kanë treguar se edhe ata kanë filluar të shkruajnë pikërisht në atë moshë. Megjithatë, unë nuk botova asnjë nga librat e mi derisa arrita moshën 40-vjeçare!
Jeni cilësuar si femra Umberto Eco, femra Aleksandër Dumas dhe femra Stephen Spielberg. Çfarë sheh Katherine Neville tek këta personazhe?
Epo, kjo ka ndodhur para 20 vitesh, kur njerëzit ishin shumë të shqetësuar për sa i përket mënyrës se si mund t'i kategorizonin librat e mi (Akoma e kanë të vështirë!) dhe librat e mi u vlerësuan si fiction shkence, historie, misteri, romance, aventure, thrilleri dhe nëse do të lexoni sërish të gjitha vlerësimet dhe kritikat e bëra në atë kohë, asnjëherë nuk do të mund ta kuptoni se për çfarë flasin librat e mi! Kështu, ata më quajtën mua "femra" çdo gjë. E vërteta është se tashmë nuk ka shumë femra që shkruajnë romane me mistere matematikore, sete shahu, alkimi, komplote, shoqëri sekrete dhe aksion. E vetmja që më kujtohet dhe që i pëlqejnë këto gjëra është J.K. Rowling, dhe madje në librat e saj protagonisti kryesor është Harry Potter, një mashkull.
Dhe në fund, në librat tuaj zotëron thrilleri, aq sa duket sikur ju vini nga një botë e tillë. Si janë orët e ditëve tuaja kur ju nuk shkruani?
Jeta është kërkim, kështu them unë gjithmonë. Asnjëherë nuk kam reshtur së kërkuari. Sapo kam mbaruar një tur në 30 qytete të Amerikës, për të promovuar librin tim, "The fire". Më pas kam shkuar në turin e librit në Spanjë. Në të gjithë këta muaj, ndërsa udhëtoja dhe intervistohesha, ndërsa flisja për romanet e mia, asnjëherë nuk kam ndaluar së bëri kërkime, privatisht për libra të tjerë që mund të vijnë më vonë. Kjo kërkon të vizitosh vende sekrete, të fshehura në mes të vendeve publike për të cilat askush nuk di gjë. Në Portland Oregon kam shkuar në orën shtatë të mëngjesit me një taksi në majën e një kodre ku gjendej një kopsht me trëndafila, prej ku mund të shihje të gjithë qytetin poshtë dhe gjithë malet përreth. Ky ishte një vend ku askush nuk shkon në atë orë të ditës. Kam ecur për gjashtë orë të tëra nëpër kodra dhe në qytet, në vende vërtet interesante. Më pas u ktheva, ndërrova rrobat dhe vazhdova të vë firmën në librat e mi. Këtë e kam bërë edhe në Venecia, në New York City, në Las Vegas, në La Coruna, në Algjeri dhe për librin "The fire", madje edhe në Washington DC. Në çdo vend, unë kam mundur të mësoj se ç'mund të gjesh në një libër guide mbi historinë e vendeve të ndryshme. Kjo është mënyra ta bësh këtë lloj letërsie të vijë e gjallë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës Empty Re: E fshehta përvëluese e Ali Pashë Tepelenës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi