Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Ndihma e shpejtë, çasti kur mund ti shpëtoni jetën dikujt  User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.

Ndihma e shpejtë, çasti kur mund ti shpëtoni jetën dikujt

Shko poshtë

Ndihma e shpejtë, çasti kur mund ti shpëtoni jetën dikujt  Empty Ndihma e shpejtë, çasti kur mund ti shpëtoni jetën dikujt

Mesazh nga Juѕт٠ prej Sun Apr 03, 2011 3:11 pm

Ndihma e shpejtë, çasti kur mund ti shpëtoni jetën dikujt

Shpesh na vijne mjaft te semure,te aksidentuar ne repartet e urgjences e ne varesi te problemit qe ka i semuri e (ndihmes korrekte -a jo) shpesh here paracaktohet dhe fati i pacientit.


Jane jo pak sot, sherbimet e organizmat,duke filluar nga sherbimet ambulatore,policia,sherbimet e kerkim-shpetimit te cilat i pergatisin anetaret e tyre per nderhyrje "te vogla" por decizive,qe shpetojne jete njerezish.

Kemi vene re ,se jane jo pak rastet kur njerezit nuk kane idene me te vogel se si veprohet ne keto raste,kur veprojne gabim e acarojne situaten me tej-a i ze paniku e kur sherbimet e urgjences arrijne kane te bejne me me shume se nje pacient.

Kjo dukuri eshte pare dhe ne sistemin mjekesor,kur mjaft mjeke a infermiere po trajnohen e ritrajnohen ne ndihmen e pare:
E thjeshte ne dukje,por qe shpeton jete.

Aksidentet e te papriturat ndodhin,zakonisht kur jeni krejt i papergatitur. C`fare mund te beni ju?

Duhet qartesi mendimi, lexojini e printojini keshillat e mija, perseritini disa here e mbajini ne nje vend ju ti gjeni lehte e shpejt. Beni ushtrime pergatitore, praktika eshte e domosdoshme, me shoke a anetare te familjes. Qofte dhe femijet tuaj duhet te dine elementet baze,se si veprohet ne raste te tilla.

Kemi ne praktike shume raste urgjence,e meqe shancet jane pak qe dikush ti perdore keto perdite,duhen rifreskuar here pas here.
Keto jane nga me te hasurat,e qe mund t`ju jepet mundesia per te ndihmuar/shpetuar nje shok /mik/familjar a te panjohur!

==========================================

Si veprohet ne rast OVERDOZE me ilace/medikamente!

Ne rast te tille, nje person i qete qe eshte kompetent ne dhenien e Ndihmes se Pare DUHET te rrije me viktimen, te tjeret kerkojne ndihme.
Thirrja e Ambulances, mund te jete metoda me e shpejte e transportit. Pastaj fol me mjekun ose urgjencen e spitalit per KESHILLA. Ne paste mundesi ,tregoju c`fare ilaci eshte marre dhe sa shume. Ndiq instruksionet qe ju japin,ne menyre precize.


Ne fillim duhet ta dini se ilacet ne Overdoze KATOGORIZOHEN NE :
1.Teper te rrezikshme.
2.Me pak te rrezikshme.

Ne ilacet Teper te RREZIKSHME hyjne:

Amitriptyline, Aspirinë, Atropine, Betahistine, Chloral hydrate, Chloroquine, Chlorpropamide,Clomipramine, Codeine, Colchicine,Co-proxool, Digoxin, Dothiepine, Epinephrine(Adrenaline), Fenfluramine/dexfenfluramine, Glibenclamide, Gliclazide, Heparin, Imipramine, Insuline, Isoniazid, Isoprenaline ,Lithium, Mefloquine, Metformin, Moclobemide, Morphine, Neostigmine, Orphenadrine, Paracetamol, Petidine, Phenobarbitone, Phenylpropanol-amine, Primidone, Procyclidine, Propranolol, Quinine, Theophyline/aminophyline, Timolol, Tolbutamide, Venlafaxine e Warfarin.

DROGAT qe ABUZOHEN!
Alkoholi, Amphetamine, Barbituratet, Benzodiazepinat, Cocaine (Kokaina ,perfshire Krak-un/CRACK), Ecstasy,GBH, Ktamine, Khat, LSD,Marijuana (canabis), Mescaline, Nicotine, Nitritet, Opiatet( opioids-perfshire Heroine), Phencyclidine,Solventet.

Keto ilace qe une i quajta TEPER TE RREZIKSHME, jane pjese perberese e jetes tone, kushdo ka Aspirine e Paracetamol ne shtepi, e mjaft te tjere kane ilace per semundje kronike nga Astma e deri te te semuret me zemer. Pra kur doza kalohet disa here keto ilace te dobishme - sjellin vdekje!

PRA, JA SE SI DUHET TE VEPRONI NE NJE OVERDOZE!

1.Kontrolloni, A po merr Fryme personi?
* JO ---Filloni frymemarrjen goje-me goje, e kompresionin kardiak (do ju shpjegoj me poshte).

* PO ---, kontrolloni a i ka humbur ndjenjat!

Nese i ka humbur ndjenjat:
a - Pastroni rruget e frymemarrjes, e vendoseni ne pozicionin e sigurte (me poshte do e shpjegoj).
B - Lajmero URGJENCEN.

Nese nuk i ka humbur ndjenjat:
Shihni a eshte konfuz, i turbullt e me marrje mendsh!
PO --- Vendoseni ne pozicionin e SIGURISE.
JO ---.Kekoni ndihme mjekesore, e mbajeni nen vezhgim, ne rast se situata ndryshon.

KUJDES! ne raste te tilla ASNJEHERE mos i jepni gje nga goja! Pervec, kur ju instrukton nje mjek. Lengjet shpesh rrisin absorbimin (thithjen) e ILACEVE,DUKE RRITUR RREZIKUN.


Mbajme mend ketu! Trajtimi efektiv i overdozave /helmimeve nga ilacet varet nga mjeku qe merr nje vendim te shpejte per TIPIN (emrin) e BARIT e SASINE e marre nga viktima.
Pra ju NDIHMONI shume duke mbledhur EVIDENCE!
Kur jepni ndihmen e pare shikoni per shishe ilacesh bosh apo jo, shiringa ,mblidhni te vjellat per ti cuar ne spital.

Pra i permbledhim.

SIMPTOMAT E RREZIKSHME TE NJE OVERDOZE JANE:
*marrje mendsh deri ne humbje vetedije.
*Frymemarrje e crregullt,siperfaqsore/ose ka ndaluar se marri fryme.
*Te vjellat.
*Dridhje e Konvulsione.


Me lart permenda disa teknika.TI SQAROJME HAP PAS HAPI. Ne menyre precize, pasi hyjne ne pune :

1.FRYMEMARRJA GOJE ME GOJE.
Kur nuk ka ngritje e ulje te gjoksit, e ju nuk ndjeni levizje nga ajri i nxjerre, atehere MENJEHERE filloni frymemarjen nga goja:

a - Ulni viktimen ne kurriz ne nje siperfaqe te forte. Pastroni gojen nga te vjellat, materiale te huaja e nga dhembet falso (protezat).

b - Te hapni rruget e frymemarrjes, me dy gishta (tregues e te mesit) nga poshte MJEKRRES -- COJANI KOKEN. Njekohesisht doren tjeter vija mbi balle per t`ja shtyre koken nga pas. Pra kendi 90 grade. viza nga mjekrra te veshet te jete pingul me dyshemene.VERTIKAL.

c - Mbyllini hunden (me doren qe kishit ne balle, tjetra vazhdon te rrije nen mjekerr). Merr fryme thelle, JEPI FRYME 2 HERE shpejt. Kontrollo pulsin. Nese KA PULS ,vazhdoni perseri pra:
Dy frymedhenje te shpejta nje pas nje - prit 5 sekonda/ E KESHTU VAZHDOHET!

d - Pas cdo frymedhenie, kthehu e shiko a po leviz gjoksi, e degjo per zhurmen e ajrit qe del nga goja e viktimes. Vazhdo,deri sa viktima fillon te marre fryme, a deri sa te vije ndihma mjekesore.


ERDHEM tani te nje metode tjeter:

2 -- KOMPRESIONI KARDIAK - (SHTYPJA E ZEMRES).
kjo teknike perdoret se bashku me frymemarrjen goje me goje, per te vazhduar levizjen e gjakut nga nje zemër qe ka Pushuar.
NORMALISHT DUHET BERE NGA DIKUSH I TRAJNUAR PER KETE PROBLEM.

Konsiston ne shtypjen e gjoksit (ne qender) te viktimes me 80 kompresione /minute (per te rriturit).
Behen 15 shtypje/2 frymedhenje.
Si e dime se a ka ndaluar zemra? Kontrollojme pulsin. Zakonisht ne qafe (nga te dy anet) jane dy arterie (DAMARE)/quhen ARTERIET KAROTIDE.
Nese puls,nuk ka vazhdo kompresionin.

3.Pozicioni i SIGURISE.
Ky eshte pozicioni me i sigurte per nje te shpetuar nga mbytja ose per nje qe ka humbur ndjenjat.
Lejon qe personi te marre fryme me lehtesi, e PARANDALON mbytjen e tij nga te vjellat.
Nje viktime nga overdoza duhet vene ne kete pozicion kur, ndihma e pare urgjente nuk eshte e nevojshme (p.sh goje me goje- frymemarrje) e kur nuk ka dyshim per shock.

Vini viktimen permbys (me bark ne dysheme) hapeni njeren kembe e perkuljani ate. Kthejani koken anash, e cojeni pak lart-qe rruget e ajrit te jene te hapura, veni doren e viktimes nen mjekerr (qe ta mbaje koken ne kete pozicion). Mbulojeni , per ngrohtesi.


PRA, mbasi "prekem" aspektet baze te shohim disa situata praktike:

JENI present ne nje krize epileptike/ose disa tipe barnash (ne overdoze) provokojne dridhje e konvulsione. Veproni keshtu:

^ Mos tentoni ta MBANI personin.
^ Mos tentoni te fusni ASGJE ne gojen e tij
^ Siguro qe ai nuk ka demtime,duke e larguar nga objektet e rrezikshme/mobiljet etj.
^ Kur dridhjet/konvulsionet mbarojne - VERENI NE POZICIONIN E SIGURISE (si shpjegova me siper).


SHOKU ANAFILAKTIK (anaphylactic shock) ose REAKSIONI NGA BARNAT !

Shoku Anafilaktik vjen nga nje ALERGI teper e rende nga nje ilac (p.sh penicilina). Presioni i gjakut bie ne menyre dramatike e rruget e ajrit MUND te ngushtohen. Reaksioni, ndodh disa minuta pas marrjes se ilacit, zakonisht.simptomat jane:

* Zbardhje, humbje ngjyre.
* Shtrengim ne gjoks.
* Veshtiresi ne frymemarrje.
* Te skuqura (ne forme pullash e njollash).
* Fryrje faciale.
* Kolaps, pra humbje ndjenjash.

Duhen marre keto masa:
1. Sigurohu qe personi po merr fryme.Nese frymemarrja ka ndaluar, MENJEHERE fillo frymemarrjen GOJE ME GOJE.
2. Nese ka frymemarrje normale,vendose ne kurriz, me fytyre lart, kembet ngrihen mbi nivelin e zemres, per te siguruar nivel adekuat te qarkullimit te gjakut. Perdor nje stol, kuti a jastek per te mbeshtetur kembet.
3. Mbuloje personin me batanie a rroba e telefono per ndihme mjekesore. Mos jepni asgje nga goja.


SI DUHET TE VEPRONI NE RAST TE VJELLASH.

Vjellja eshte pergjigje e trupit tone ndaj mjaft gjerash, perfshire ushqimet e kontaminuara, infeksionet virale e dhimbje teper te forta. Gjithashtu haset si efekt nga disa ilace, ne rast overdoze.

MOS-tentoni te provokoni të vjellat duke futur gishtat ne fyt. Kur ka te vjella, mbani mend:
- Te vjellat, ZAKONISHT, jane shenje e HELMIMIT!
- Te vjellat nga barnat, ZAKONISHT, eshte rezultat i nje OVERDOZE , sesa i nje efekti anesor.
- Te vjellat kane ndaluar - mbani personin nen mbikqyrje, sepse mund te humbase vetdijen a kalon ne konvulsion. Kerko ndihme mjekesore.
-Nese personi ka HUMBUR vetedijen dhe ka te vjella, vendoseni ne POZICIONIN E SIGURTE!

1. Siguro qe viktima perkulet, te evitohet mbytja apo inhalimi i te vjellave.
2. Mbani te vjellat per analiza, te mevonshme.
3. Jep uje per te shperlare gojen, te nxirret uji e te mos gelltitet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi