Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës

Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që
në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Në
fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeiografike më të
përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në
shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në
vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të
veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të
mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më
rrallë prej kocke. Prejkëtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin
pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t'i përdorur si gërryese,
shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e
shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke
ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit
primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah
kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin,
njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër,
rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e
përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të
pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve
primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje
gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm
nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori
formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në
epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga
shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të
braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët
neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në
tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla
në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm,
nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë
të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin
drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me
lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të
jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re
martese, në martesën me çifte.