Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:07 pm

Kafeja dhe caji mbrojne duhanpiresit

Rezultatet e një grupi studiuesish nga instituti suedez, "Karolinska", në Stokholm, kanë treguar se kafja dhe çaji zvogëlojnë rrezikun e paraqitjes së pikës në tru te duhanpirësit.
Studimi i realizuar te 26.000 duhanpirës për një periudhë kohore 13-vjeçare, ka zbuluar se konsumimi i kafes dhe çajit redukton mundësin e paraqitjes së goditjes në tru.
Ndikimi i tyre pozitiv në organizëm ndodh falë antioksidantëve të fuqishëm (polifenoleve) të cilët i përmbajnë ato. Këto substanca mundësojnë mosdëmtimin e enëve të gjakut në tru dhe në këtë mënyrë parandalohet edhe infarkti i trurit
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

Soja mbron nga kanceri i gjirit

Gratë që përdorin shpesh sojën, në të gjitha format e saj, janë më pak të rrezikuara për t'u prekur nga kanceri në gji. Kjo ulje e rrezikut për t'u prekur nga sëmundja mund të arrijë deri në 14%, shpjegojnë shkencëtarët e universitetit "Johns Hopkins", në Baltimora dhe kolegët e tyre të universitetit "Georgetown", në Uashington. "Efektet pozitive të këtij ushqimi, shprehen shkencëtarët në revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit, vihen re kur soja përdoret në pjatë. Për më tepër ata shtojnë se personat që e përdorin shpesh në gatimin e tyre, krijojnë një stil më të shëndetshëm jetese. Për të arritur në këto përfundime shkencëtarët kanë rilexuar 18 studime të ndryshme për të parë lidhjen që ekzistonte mes dietës me bazë soje dhe kancerit të gjirit. Shumë prej këtyre studimeve janë kryer në Azi, ku ky ushqim është thuajse i përhershëm në menynë e popullsisë. Por studiuesit shprehen se femrat në Azi kryejnë edhe më tepër aktivitet fizik, pinë më pak alkool dhe bëjnë fëmijë në një moshë më të re. Mbi të gjitha, kanë zakone të ndryshme të ushqyeri në krahasim me gratë perëndimore. Mesa duket efektet mbrojtëse të sojës i atribuohen isoflavonët, që janë në gjendje të bllokojnë estrogjenet, duke shkatërruar qelizat e rrezikshme ku përfshihen edhe ato tumorale.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

Ende arsye pse duhet të pini më shumë ujë

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se si brenda një ore pas konsumimit të ujit të pastër, harxhimi metabolik i energjisë rritet për 24%, ndërsa kjo nuk ndodh nëse pihet sasi e njëjtë e tretësirës fiziologjike.
Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore.
Megjithatë edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C (sa është edhe temperatura trupore), janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik.
Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

Ilaçet dhe reklamat

Çfarë roli luajnë reklamat kushtuar këtyre ilaçeve dhe sa ndikohet mjeku për të mbushur recetën për ilaçe të tilla. Mjekja Denis Nishio thotë se reklamat e ilaçeve në radio apo televizion afektojnë pacientët e saj. Shpesh pacientët shkojnë tek ajo dhe i kërkojnë recetë për një lloj ilaçi që kanë parë të reklamohet në televizion.
Për të parë se çfarë ndikimi kjo reklamë ka tek mjekët, doktor Richard Kravic pranë qëndrës mjeksëore të universitetit të Kalifornisë , përdori aktorë që ishin përgatitur për të treguar shenja të shkallës së rëndë të sëmundjes së depresionit, që kërkon ilaçe, dhe shenja të një shkalle më të lehtë të sëmundjes që rrallë kërkon marrjen e ilaçeve.
Aktorë të ndryshëm që luanin këto role shkuan tek mjeku dhe bënë 3 kërkesa të ndryshme. Ata kërkuan një ilaç të njohur kundër depresionit që ata kishin parë në televizion, ose pa përmendur fare reklamën, kërkuan llojin e ilaçit. Mjekët duket se ishin të gatshëm për të dhënë recetën me ilaçin e kërkuar nga pacienti.
Gjatë studimit, doktor Kravic thotë se u vu re një numër i madh mjekësh që jepnin ilaçe të kërkuara nga pacientët që reklamën e ilaçit e kishin parë në televizion. Por rezultatet e studimit tregojnë se ndërsa pacientët që vuanin nga një depresion i rëndë përfitonin nga këto ilaçe, pacientët me gjendje të lehtë Depresioni, shkonin tek mjeku, kërkonin dhe merrnin ilaçe, megjithëse mjekët e dinin se gjendja e këtyre pacientëve nuk kishte nevojë për ilaçe të tilla.
Aktorët që luajtën role pacientësh gjatë studit vizituan 152 klinika. Mjekët ishin paralajmëruar për vizitat e tyre, por nuk u ishte thënë koha e saktë e vizitës ose cilët pacientë ishin aktorë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

Grupet e gjakut A,B,AB dhe 0 tregojne prezencen e antigjeneve te ndryshme,antitrupa qe i sulmojne ne rastet kur keto jane te kunderta. Normalisht qe nje nder pyetjet qe qendrojne eshte se pse jane keto grupe gjaku keshtu? Pse dhe si formohen ne kete menyre?
Kohet e fundit eshte gjetur qe virusi i morbillit kur infekton nje trup merr nje forme sipas asaj qe japin rruazat e kuqe te gjakut. Nje forme "imprinting" . Nese eshte i formes eshte A,do te jete me e lehte per antitrupat anti-A qe ta gjejne dhe ta shkaterrojne dhe keto antitrupa ndodhen ne grupin e gjakut B.
Dhe kjo vlen per shume viruse te ndryshem. Keshtu qe kush eshte me grupin 0 ka nje mbrojtje me te madhe kundrejt infeksioneve virale(duke qene se kane antitrupa anti-A dhe anti-B)..
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

Jo gjithmonë e keqja vjen për keq!!!

Për të konfirmuar këtë shprehje të vjetër është historia e Joyce Urch, një 74 vjeçare, të cilës iu kthye shikimi mbas një infarkti në zemër.
Mjekët britanikë të spitalit Walgrave në Koventri, ku gruaja u shtrua pas infarktit nuk arritën dot të shpjegonin nga pikëpamja mjekësore se si kësaj gruaje të moshuar iu kthye shikimi mbas 25 vjetësh. Mjekët të habitur nga ky fakt tani flasin vetëm për një mrekulli.
Shumë e habitur edhe gruaja e cila tregoi emocionin që pati kur arriti të shikonte fytyrën e saj dhe ato të të dashurve të saj ( 5 fëmijë që nuk i kishte parë të rritur, dhe shumë nipër dhe mbesa )." Herën a parë që shikon fytyrën tënde në pasqyrë pyet veten: Jam realisht unë?". Dhe kur për herë të parë , në krevatin e spitalit gruaja hapi sytë, fjalët e para të saj për burrin ishin: " I dashur , sa qënke plakur".
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

Rreziku nga hemoragjia celebrale:

Koheve te fundit, nje rrezik i madh per shendetin eshte emoragjia cerebrale.
Femrat jane ato qe preken me shpejt se meshkujt nga kjo semundje.
15 % e pacienteve jane nen 45 vjec. Hemoragjia cerebrale quhet ndryshe,
edhe infarkti i trurit. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit te nje arterie ne tru, qe pengon
dhe qarkullimin e gjakut.
Faktoret kryesore qe ndikojne ne avancimin e kesaj semundjeje kaq te rrezikshme
te grate janë: Pillat, Pirja e duhanit, Mbipesha dhe Migrena. Nese keto kater faktore
do te puqeshin së bashku, rreziku per nje emoragji cerebrale do te ishte i dyfishte dhe
shume i rrezikshem per jetën, aq sa mund te themi vdekjeprures.
Ne tre oret e para pas renies se infarktit, kemi masen e shpejte me medikamente.
Ne rastet kur pacienti nuk arrin te permiresohet me medikamente, eshte i detyrueshem
nje operacion urgjent. 80 per qind e ketyre pacienteve nuk mbijetojne me shume se nje jave.
Ndersa pacientet qe arrijne te mbijetojne dhe te permiresohen brenda 48 oreve, kane
shanse te mira per jetese.
Per te menjanuar nje semundje te tille te rerzikshme, nje kujdes i madh duhet treguar me
ushqimin dhe sportin. Menjanimi i lyrerave si dhe ushtrimi i sportit eshte nje domosdoshemeri,
qe rregullon cilesine e jetes se njeriut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

-Kremi i ri antirrudhe...

Shume shpejt mund te hidhet ne treg nje krem antirrudhe i prodhuar nga helmi
i gjarperinjve dhe qe eshte mjaft efikas ne lekuren e fytyres.
Kete gje e bejne te ditur nje grup mjekesh italiane qe jane duke punuar per te
rene e fundit ne boten e kozmetikes.
Kremi nuk do te kete asnje efekt anesor dhe mund te perdoret pa rekomandimin e mjekut.
Ai vepron duke tendosur kapilaret e lekures dhe duke mos ilene te formojne çarje si rrudha...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:08 pm

-Rreth molekules...

Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta...
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:09 pm

Spitali me i vjeter ne bote...

Spitali me i vjeter dhe i pari ne bote, ndodhej ne Kos te Greqise, qe u krijua nga babai i njohur i mjeksise Hipokrati,
400 vjet para Krishtit. Muret e mbetura nga ky spital mund te vizitohen dhe sot nga turistet e gjithe botes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:09 pm

Frekoendimi ne cift...

Riprodhimi njerezor eshte mi i sigurte kur burri eshte me i madh ne modhe se sa partnerja. Studiuesit ne Suedi testuan 12.000 Çifte te grup-moshave 45-55 vjec. Nga eksperimentet rrezulltoi se idealja e frekoendimit eshte tek Çiftet ku gruaja eshte 6 vjet me e re se partneri.

Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:09 pm

Krah bionik i impiantuar...

Amerikanes 26 vjeçare Claudia Mitchell i eshte impiantuar nje krah bionik. Kjo do te thote qe ajo mund te kontrolloje krahun " e ri" me ane te mendimit duke qene ky kontrollohet nga disa
nerva jane ri-orientuar drejt muskujve te gjoksit, dhe nga kjo zone me ane elektrodash nisen sinjale qe i pergjigjen impulseve te trurit.keshtu ajo mund te ndjeje doren e saj, nxehtesine ose nje shtrengim dore.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:09 pm

Ilaç i ri për format agresive të kancerit të gjirit

Gratë me një formë agresive të kancerit të përhapur të gjirit, për të cilat kurat e tjera kanë dështuar t’i ndihmojnë ato, siguruan dje një alternativë tjetër pas miratimit të një ilaçi të ri, megjithëse përfitimet e tij nuk janë të qarta. Ilaçi Tykerb i prodhuar nga kompania Glakso Smith Kllajn është në formën e hapes dhe merret çdo ditë. Ky ilaç duhet të meret nga gratë, që u janë nënshtruar kurave me ilaçin intravenoz Herceptin dhe trajtimeve të mëparshme me kimioterapi. Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve tha se e miratoi ilaçin Tykerb për t’u përdorur bashkë me mjekimin Xeloda dhe kimioterapi. Kompania Glakso Smith Kllajn tha se ky ilaç do të jetë në dispozicion të pacientëve pas dy javësh dhe kura kushton 2 mijë e 900 dollarë në muaj. Rezultatet fillestare të një studimi, që u njoftua vitin e kaluar, tregonin se Tykerb bashkë me ilaçin Xeloda parandalonin zhvillimin e tumorit me 8 muaj e gjysëm, ose 2 herë më shpejt se sa vetëm ilaçi Xeloda. Tykerb doli aq i sukseshëm, saqë studimi ndërkombëtar u ndërpre më parë dhe të gjithë pjesëmarrësve iu ofrua ilaçi. Më vonë, kompania Glakso Smith Kllajn njoftoi se një analizë më pas e rezultateve të studimit tregoi se parandalimi i zhvillimit të tumorit vonohej me 7 muaj kur përdoreshin të dy ilaçet, krahasuar me një periudhë prej 5 muajsh kur përdorej vetëm ilaçi Xeloda. Agjencia amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve tha se është tepër herët të thuhet në se gratë që marrin ilaçet Tykerb dhe Xeloda do të jetonin më gjatë se sa gratë që marrin vetëm ilaçin Xeloda.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:09 pm

Shkaktar i mbipeshës, ushqimi me kalori të lartë

Dihet se shumë amerikanë sot vuajnë nga mbipesha e tepërt dhe sipas eksertëve, një nga arsyet është se shumë restorante ofrojnë ushqime me kalori të lartë. Statistikat tregojnë se ushqimi i restoranteve përmban më shumë kalori se sa mendohet. Në një restorant të Çikagos, këta klientë as që e dinë se sa kalori përmban pica që hanë. Njëri thotë 800 kalori tjetri 600. Në fakt një picë e zakonëshme përmban 2060 kalori ose njësoj sa 19 akullore. Madje edhe disa ushqime që mendohet të jenë të jenë deri diku të shëndetëshme, si për shembull pastiçe me brokolli, apo mish pule me djathë, vetëm një racion i tillë përmban 2000 kalori, po aq kalori sa ndodhen në dy biftekë të shoqëruar me dy patate të pjekura dhe dy sallata. Në disa restorante të Çikagos ofrohen 30 lloj ushqimesh me kalori të ulët. Ndërsa në ndonjë restorant të thonë se përmbajtja e kalorive në ushqimet që shërbehen nuk është diçka e fshehtë. Lista me të dhënat mbi sasinë e kalorive vendosen tani në hyrje të restorantit. Por Qendra për Shkencë në Interes të Publikut kërkon që klientët të njihen me rrezikun apo pasojat e ushqimeve me kalori të lartë.Xhein Hurli e kësaj qëndre thotë se etiketat me të dhëna rreth sasisë së kalorive në ushqimin e restoranteve duhet të jetë të dukëshme e të sakta njësoj si ato në etiketat që përdorin dyqanet ushqimeve, si dhe të pasqyrohen në menutë e ushqimeve krahas çmimit të tyre. Ky grup po kërkon me këmbëngulje që qeveritë e shteteve dhe ajo federale të vendosin rregulla që pasqyrimi i sasisë së kalorive në ushqime të bëhet i detyrueshëm për çdo restorant.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:09 pm

Aspirina kuron 70 për qind të sëmundjeve te gratë

Aspirina mund të ndihmojë në shëndetin e grave mbi moshën 40 vjeç duke parandaluar goditjet dhe atakun e zemrës. Gjithashtu edhe për gratë e reja në mbipeshë aspirina është e dobishme. Në testet e piketuara për meshkujt fizikanët zbuluan në vitin 1988 se aspirina ndihmon në parandalimin e atakut kardiak fillimisht te meshkujt. Kur arrin në zemër aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijezore mund të bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin. Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës. Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme transfuzionin e gjakut. Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç, por jo për gratë në moshë më të re.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:09 pm

Gjumi i shqetësuar, alarm për sëmundjet e Trurit!!!...

Gjumi i shqetesuar eshte nje paralajmerim per semundjet e trurit. Personat qe kane probleme me gjumin, mund te rrezikojne te cmenden, ose te vuajne nga semundja e Parkinsonit.
Shkencetaret kanadeze analizuan 93 persona me crregullime te gjumit, sidomos gjate fazes se enderrimit, qe qellojne me grushta ose shkelma, kur jane ne gjume. Pas pese vjetesh u arrit ne perfundimin se me shume se ¼ e tyre vuanin nga probleme ne tru.
Zakonisht gjate gjumit muskujt jane te qete, por njerezit qe kane crregullime te tilla reagojne duke perdorur shkelmat. Mendohet se ky reagim lidhet me nje demtim te pjeses se trurit qe rregullon gjumin.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm

Edhe të Verbërit mund të shohin!!!...

Personat qe kane humbur shikimin per shkak te demtimeve te trurit, kane aftesi te zbulojne pranine e objekteve, apo pengesave qe i rrethojne dhe te reagojne ndaj tyre, edhe pse nuk arrijne t’i shohin. Zbulimi eshte publikuar ne revisten shkencore “Current Biology” nga nje grup shkencetaresh nga SHBA, Holanda, Zvicra, Italia dhe Britania. Aftesia e ketyre te verberve eshte treguar permes histories se nje personi qe humbi shikimin, si pasoje e dy iktuseve ne tru. Madje shkencetaret ata shkojne me tej, duke thene se te verbrit mund te reagojne edhe ndaj shprehjes se fytyres se personave qe ndodhen prane tyre. Personi i verbuar me inicialet T.N ishte ne gjendje t’u shmangej pengesave. Edhe pse nuk shihte burri kishte aftesine e quajtur “Blindsight” (shikimi i te verbrit), qe mund te ndjeje pranine e objekteve, pa i pare ato. Per te qene sa me te besueshem shkencetaret e Harvard Medical School ne Kembrixh kane filmuar personin dhe kane treguar reagimin e tij ne nje video. Kjo aftesi qe nuk njihej me pare, sjell nje mesazh te rendesishem, sidomos per personat me demtime ne tru. Edhe pse humbin shikimin, keta njerez kane nje lloj aftesie misterioze, qe te hyjne e dalin nga nje vend pa u demtuar.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm

Zerat ne kokat e personave te shendosh.

Edhe njerzit mentalisht te shendosh munden ne kokat e tyre te degjojne zera te pa njohur eshte zbulim i ri ne univeritetin e mancesterit.
Studimet ne at fushe kan filluar ne vitet e 90 ne Holand ku kan qene te ftuar ne nje emision televiziv vullnetarishtte gjithe ata qe kan aftesi te degjojne zera te mbrendeshem.Lajmrimet kan qene te paparashikuara qe ka tejkaluar te gjitha parashikimet ,gje qe ka bere te ndryshohen qenderimet ne preceptimet e ketij fenomeni te cuditeshem.
Nje grup i madh i njerzve qe kishin kete fenomen nuk e perjetonin si problem dhe nuk kishin nevojen te lajmerohem ne institucionet per semundjet mentale.
Disa cak i kan kuptuar si dicka pozitive dhe inspiruese.
Dhe ne fund eshte kuptuar se 1/4 e holandezeve kan kete fenomen.
Duke u referuar ne kete studim Ejlish Kembell psikolog ne univerzitetin e Mancesterit shpreson te kuptoi pse reakcionet njerzore ne keta zera te mbrendeshem ne disa raste shkaktojne semundje mentale ndersa te disa tjere normalitet .
Keshtu qe kan filluar qe te kolekcionojne informacione nga personat vullnetar neper tere Anglin per kete fenomen.
Si supozim Kembell spjegon se variacionet ne sjellje ne te njejtin fenomen sigurisht se mvaret nga pervojat e ndryshme jetesore.Sa me shum trauma qe te kete njeriu gjate jetes se tij me pak eshte i "hapur" ne raport me keto fenomene!
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm

Orgazmi eshte privilegj njerzore!

Orgazmin e perjetoin vetem njerzit,perderisa kafshet jane te kufizuara nga kjo knaqesi.
Natyra ka bere kete selekcionim sepse sex eshte fatal per shum kafsh.Psh kermillat gjate paresimit plagosin me majen e shtepizes,miza e tijes ne knaqesin me te madhe i keput koken mashkullit dhe ne fund e gelltit(huh fort kjo!) e besueshme apo jo ky gjest ekstrem stimulon hudhjen e spermmatozoideve te ky insekt bizar.
Ky diskriminim te natyres orgazmike nuk edhe aq e tmerrshme per boten shtazore,sepse orgazmi nuk eshte qensor per vazhdimesin e llojit.Vetem parzimi eshte e siguruar me ndikimin e hormoneve,me te cilen arrihet deshira per mbijetes.
Per ndryshim nga bota shtazore te njerzit hormonet e kan humbur kete aftesi.Mu per kete fakt natyres eshte dashur nje "trik" me te cilen do ruhej lloji njeri por per rastesi kjo qelloi te kthehet ne perjetimin me te kendeshem per te.Edhe pak per dicka qe eshte vetem "e jona" ose ne dicka qe knaqemi me shum se kafshet....Nese ne mes te dy personave ndjehet fluid.mjafton shikimi,prekje e rastesishme ose aroma e trupit ,truri yne fillon te prodhon hormon i cili ndikon ne zgjimin e interesimit dhe deshires per aventure.
Kuptohet nuk behet fjale per ndonje lloj tjeter te aventures perveq asaj qe i pergjigjet erotikes dhe seksit.
Na shpejtohen te rrahurat e zemres,vale nxehtesie dhe attac te euforise te cilen njerzit e pershkruajne si ndjenje e kendeshme ne fund te stomakut.Eshte e mundeshme qe kafshet ta perjetojne njejt por nuk e kan mundesin ta verbalizojne.Mu per kete edhe puthja me e thjesht me personin qe na pelqen ne planin erotik ne neve mund te ndikoj si analgetik i vertet.Secilen here qe buzet takohen ,truri fillon te reagoi.krijohen molekulat e kenaqesis qe mund te zvoglojne gjdo dhimbje.Pra kur eshte ne pyetje lloji njeri pergjegjes eshte fluidi ne gjak.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm

Rekreacioni ne qytet me shum i demshem se i dobishem

Vrapimi,ngasja e bicikletes ose shetitja me rrollere neper qytet munden seriozisht te rrezikojne shendetin e njeriut.
Tri komponetet me te rezikeshem te ajrit te qytetit janezoni,sepse zvoglon mundesin e shfrytezimit te oksigjenit ne mushkeri,monoksidi i karbonit si dhe materiet toksike qe lirojne motorret e makinave.Ndotja e ajrit ne qytete veshtiresojne frymarrjen dhe mund te keqesojne gjendjen e astmatiqareve,bronkiteve si hde te semurve nga zemra.Perveq problemeve me frymarrje mundet te shkaktoj edhe marramendje kokedhembje dhe temperatura te larta.
Nese nuk e keni shancin te vraponi jasht qytetit cfrytezoni parqet dhe largohuni nga blloqet e frekuentuara e posaqerisht vrapimin pas kamioneve apo autobuseve.Ushtrimet planifikoni ne oret e hershme apo atyre te mbremjes kur niveli i ndotjes se ajrit eshte i zvogluar.Nese gjate ushtrimeve keni probleme me frymarrje athere lajmerohuni te mjeku.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm

Gel vaginal per mbrojtje nga HIV

Studiuesit amerikan kan fituar rrezulltate te mira ne kuader te projektit boteror qellimi i te cilit eshte te krijohet nje mikroboicid ne forme te gelit vaginal i cili me sukses do te mbronte femrat nga virusi i HIV qe shkakton SIDA-ne

Studiuesit nga univerziteti Utah krijuan nje tretje te lengeshme e cila gjate penetrimit shenderohet ne gel vaginal,ndersa ne kontakt me spermen perseri shendrohet ne gjendje te lenget duke leshuar ne kete menyre materiet antivirale e cila e sulmon dhe e shkatron virusin e AIDS-it.
Per fat te keq teknologjia e pershkruar te cilen e publikoi Journal of Pharmaceutical Siences ne njerz do te mund te testohet tek pas 4 viteve.
"Gjenerata e pare mikrocide te cilen studiuesit po e testojne duhet te gjindet ne shitje per 4 vite.Nje e vetme dobesi e saj eshte se pak zgjate veprimi ,prandaja duhet te aplikohet pak para maradhenjes "-thot Dr Patrik Kiser nga univerziteti i Utah.
"Punojme ne mikrocide te cilen femrat do te mund te perdorin 1 here ne dite apo 1 here ne muaj" thot Dr Kiser."Tentojme te zbulojme menyra te reja te cilat do te arrijne te mbrojne femren nga virusi HIV fetuset dhe te posalindurit".
"shpresojme se do krijojm mikrocidin i cili menjehere do te sulmoi virusin i cili ndodhet ne sperm ,dmth do ta neutralizoi para se te infektoi mukozen dhe indin vaginal"-beson Dr Kiser.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm

Studim i ri mbi funksionin e trurit

Shume njerezve u duhet kohe per t'u dale gjumi pasi cohen nga shtrati. Nje studim i ri tregon se gjate minutave te para pas zgjimit, aftesia jone per te marre vendime nuk eshte me e mire se pas konsumimit te nje sasie jo te vogel alkoholi.

Nuk eshte habi qe kaq shume njerez pijne kafe ne mengjes per te fituar energji. Nje studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobesia fizike dhe mungesa e ekuilibrit qe ndjejme kur zgjohemi nga gjumi mund te na beje me te paafte se po te mos flinim fare. Josh Rodgers eshte student qe ka marre pjese ne kete studim. Kur ai zgjohet papritur dhe i kerkohet te beje nje test te thjeshte matematike, Josh nuk leviz shpejt dhe nuk mendon qarte. "eshte me te vertete e veshtire."

Profesor Kenet Right udhehoqi studimin i cili eshte botuar ne Gazeten e Shoqates Amerikane te Mjekesise. "Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftesite tona jane shume me te kufizuara sesa gjate oreve qe jemi zgjuar." Profesor Wright ka zbuluar edhe se kur mund te merren notat me te uleta ne provime. "Mungesa me e theksuar e aftesive ndodh menjehere pas zgjimit gjate pak minutave te para."

Shumicen e kohes kjo lloj mungese ekuilibri e quajtur ndryshe "inerci e gjumit" kalon gjate 10 minutave te para. Por per ca njerez mund te zgjase deri ne dy ore. Profesor Right dhe studiues te tjere testuan nje grup pacientesh se pari pasi kishin fjetur gjithe naten per nje jave me radhe. Pastaj ata i testuan keta paciente pasi kishin qendruar 26 ore pa gjume. Pacientet ishin me mire kur ishin pa gjume fare. Ruth Meyler udheton shume dhe thote se studimi eshte i sakte. "Kam 36 ore qe jam pa gjume dhe nuk eshte fare problem." Ka nje arsye per kete. Profesor Right thote se pjesa ballore e trurit, si i gjithe trupi nuk do te zgjohet nga gjumi kur bie alarmi. "Kjo eshte pjesa e trurit qe eshte e lidhur me aftesine per te menduar qarte dhe per te marre vendime."

Ky zbulim eshte shume i rendesishem per mjeket dhe punonjesit e urgjences, si dhe personelin ushtarak, pra te gjithe ata njerez qe duhet te marrin vendime te rendesishme, nganjehere te lidhura me jeten apo vdekjen, ndersa kane ende inerci gjumi. Kjo eshte gjithashtu dicka qe njerezit qe ngasin makinen per ne pune duhet ta marrin parasysh. Profesor Right thote se pjesa me e madhe e aksidenteve ndodhin heret ne mengjes kur njerezit jane rruges per ne pune.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm


Kujdesi ritual mjekesor

Nderkohe, shkencetaret sjellin nje shembull te ri te fuqise se mendjes ne ndihme te shendetit. Ata thone se rituali i kujdesit mjekesor mund te jete i rendesishem per permiresimin e shendetit.

Nje vizite tek mjeku mund te mos jete e parapelqyeshme, por cdo gje duke filluar nga nje bisede me mjekun ne zyre deri tek veshtrimi i diplomave te tij te varura ne mur, mund te ndihmojne per t'u ndjere me mire. Doktor Ted Kapcuk prane shkolles mjekesore te Harvardit thote se mjekesia rituale duhet marre parasysh kur eshte fjala per kujdes shendetesor. Doktor Kapcuk po kryen prova per te pare ne se krijimi i idese tek pacienti se ai po trajtohet, por ne fakt behet sikur trajtohet, ose dhenia gjoja e ilaceve qe kane vetem formen e ilacit tablet, por ne fakt jane karamele, ose placebo, mund te pakesojne dhimbjet kronike qe pacientet ndjejne ne krah.

Doktor Kpacuk krahasoi rezultatet e nje procedure te rreme akupunkture me ato te nje tablete qe permbante vetem karamel dhe arriti ne perfundimin se akupunktura fallso ishte me e efekteshme sesa karamelja ne forme tableti ose placebo.Akupunktura eshte pjese e mjekesise popullore kineze qe ne disa raste ka treguar efektshmeri ne largimin e dhimbjeve dhe trajtimin e semundjeve. Sic njoftohet edhe ne revisten Diskovery, akupunktura fallso e kryer nga doctor Kapcuk behet me gjilpera qe nuk depertojne lekuren. Pacientet e kryejne kete ritual dy here ne jave dhe te dhenat treguan se dhimbjet ne krahun e pacienteve u pakesuan dukshem. Doktor Kapcuk thote se disa rituale jane me te efekteshme sesa te tjerat. Porfesori i shkolles mjekesore prane universitetit te Harvardit nuk rekomandon qe mjeket tani te fillojne te japin ilace placebo e te kryejne procedura te rreme, por ai shton se mjeket duhet te shqyrtojne menyrat jo vetem se si t'i trajtojne te semuret por edhe se si te sillen me ta.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:10 pm

Diagnostikimi i sklerozes nepermjet syrit

Ne nje laborator te universitetit te Houstonit ne Teksas, shkencetaret kane ndermarre nje studim ne fushen e diagnostikimit te semundjes se sklerozes se shumefishte. Mjeket thone se sa me shpejt qe zbulohen shenjat e sklerozes se shumefishte aq me te mira jane mundesite per diagnostikimin e hereshem te kesaj semundjeje. Dhe shenjat e para shkencetaret thone se mund te dallohen ne sy. Pra duket se mjeket okuliste mund te luajne nje rol te rendesishem ne zbulimin e simptomave te para te kesaj semundjeje duke studiuar syrin e pacientit me mjete te zakoneshme dhe me mjete te teknologjise se larte.

Doktoresha Xhejd Shifman perdor nje paisje te teknologjise se larte, e panjohur ne klinika apo laboratore te tjere. Ajo thote se nese mjeku nuk arrin te dalloje shenjat e hereshme te skleroses se shumefishte, ai humbet mundesine me te mire per te diagnostikimin e hereshem te saj. Skot Mekadam vuan nga skleroza e shumefishte, qe atij iu shfaq kur ishte 20 vjec. Ai thote se e ka te veshtire te kryeje edhe veprimet me te thjeshta si per shembull te mbaje pirunin e lugen. Skot, ashtu si shume te tjere qe vuajne nga skleroza e shumefishte, ka humbur shikimin. Shpesh personat me kete semundje shikojne turbullt ose figura ne forma te dyfishte. Ne kete klinike ne Houston, mjeket perdorin prizma plastike per te pare nese ato japin rezultat dhe pastaj i pajisin zyzet me prizma te tille. Me keto syze pacientet rifitojne shikimin normal. Kur dikush humbet shikimin e njerit sy, kjo mund te jete nje shenje e hereshme e sklerozes se shumefishte. Doktoreshe Shifman thote se shenja fillon me nje dhimbje te lehte ne njerin sy, humbje shikimi per pak caste dhe pastaj shikimi kthehet perseri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Juѕт٠ Mon Mar 14, 2011 1:11 pm

Shkencetaret zberthejne kodin gjenetik te malaries...

Shkencetaret duke punuar ne 10 vende kane arritur te zberthejne kodin gjenetik te formes me vdekjeprurese te parazitit qe shkakton semundjen e malaries dhe te mushkonjes qe perhap semundjen. Rezultati i kesaj pune paralele kerkimore u botua dje njekohesisht nga gazeta britanike "Natyra" dhe revista amerikane "Shkenca".

Organizata Boterore e Shendetesise e quan kete zbulim "nje pike-kthese" per shendetin publik, qe mund te ndihmoje per prodhimin e insekticideve te reja dhe ilaceve te reja. Cdo vit, nga malaria gjejne vdekjen mbi 3 milione njerez, shumica ne Afrike. Ky zbulim behet ne nje kohe kur paraziti qe shkakton malarien, po behet gjithnje e me rezistent ndaj ilaceve e eshte perhapur edhe ne rajone ku ishte zhdukur prej vitesh, sic ishte nje rast i fundit ne shtetin e Virxhinias ne Amerike.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...  - Faqe 5 Empty Re: Kuriozitete dhe zbulime të rëndësishme ne lidhje me mjekësinë...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi