Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Kënaqesia juaj në portalin tonë!
Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... User-comments-icon
Mire se vini ne Ardhmeria Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Ardhmeria Forum, mund te gjeni Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Ardhmeria-Forum Staff.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:06 pm

Ulliri...

Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.


Kuron:
-Arteriosklerozën
-Tensionin e lartë
-Ul temperaturën e lartë
-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
-Rregullon metabolizmin
-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë
-Kuron stomakun

Si përgatitet çaji:
Merren 40-50 copë gjethe dhe vihen të zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë së ujit. Nga çaji i përgatitur pihen 1-2 filxhanë çaji në ditë, pasi filtrohet dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti.

Çaji për tensioni:
Çaji fillimisht përgatitet me 20 gjethe ulliri në një litër ujë. Pastaj shtohen nga 5 gjethe çdo ditë, derisa të arrihen në 120 gjethe. Në të gjitha rastet çaji zihet derisa të mbeten ¾ e ujit. Prej tij pihen dy gota: Një në mëngjes para buke dhe një në darkë para gjumit.

Për stomakun:
Merren 100 gjethe ulliri dhe zihen në një litër ujë derisa të përgjysmohet sasia e ujit. Pasi kullohet, pihet nga një filxhan esëll në mëngjes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:06 pm

Portokalli...

Portokallet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike (Diuretik: Mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe antiseptike (Antiseptik: Që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.

Kuron:
-Gurët në veshka
-Aneminë
-Laringun
-Nervozizmin

Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të rinj. Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 ml. lëng portokalli përmbahen 56 mg. vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. Ndërkohë që për sëmundjet e laringut mjekësia popullore këshillon që të merren 10-15 gramë lëvozhga frutash të vihen të zihen për 15-20 minuta në 250 ml. ujë. Nga lëngu i përfituar pihen 1-2 gota në ditë. Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:07 pm

Pjeshka...

Për qëllime mjekësore përdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkës. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, sepse përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm. Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara. Ato kanë vlera të larta ushqyese e kuruese; përmbajnë rreth 10 për qind sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike etj.
Pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë sepse ndikon krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës dhe zhvillimin e tij. Lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji.
Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, rrjedhjes së të bardhave, kundër hemorragjive dhe komoroideve.
Gjithashtu, në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve që janë acaruar. Lëngu i frutave (i thelpinjve) të pjeshkës, me pamjen e qumështit, është përdorur prej kohe kundër sëmundjeve të zorrëve dhe të stomakut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:07 pm

Molla...

Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet.
Frutat përmbajnë rreth 15 për qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë. Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë. Molla si frutë ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse.
Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër zënies së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vet mushkërive.
Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi.
Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë. Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminoze.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:07 pm

Molla e Egër...

Molla e egër takohet si dru jo i lartë ose si shkurre. Degët i ka plot me gjemba. Bën pjesë në familjen e trëndafiloreve. Gjethet i ka vezake, të zgjeruara dhe pa push. Lulet që çelin në prill- maj janë të bardha dhe anash ngjyrë trëndafili. Fruta e saj është e rrumbullakët, e vogël, me shije të thartë. Gjendet rrallë nëpër pyje e buzë arash. Shërben në shkallë të gjerë si nënshartesë për të shartuar mbi të mollë të buta. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e mollës së egër, të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë verdhuke. Ato vihen një nga një me dorë, pa i dëmtuar, në mënyrë që të ruhen për një kohë sa më të gjatë. Ruhen në kashtë. Përdoren edhe lëvoret e degëve. Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik.
Mollët e egra kanë veti rrudhëse. Ato përdoren me efekt në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të grykës e faringut, me anë gargarash (shpëlarje e gojës). Edhe lëvorja e degëve ka veti rrudhëse dhe përdoret me rezultate të mira kundër etheve. Rezultate shumë të mira mollët e tharta kanë dhënë kundër sëmundjes së sheqerit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:07 pm

Dardha...

Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer, dhe të përpunuara në formë marmelate, konserve, kompostoje ose të thara. Përmbajnë kripëra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, lehtësisht pastruese të zorrëve dhe japin energji. Kur janë të papjekura, nuk tretën lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak. Në sajë të përmbajtjes së hekurit dardhat bëjnë mirë për luftimin e anemisë. Ato bëjnë mirë gjithashtu në mëlçi, pasi nxisin aktivitetin për prodhimin e tëmthit.
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike (diuretik, mjet që shkakton urinim të shpeshtë dhe ndihmon veprimtarinë e veshkave dhe të rrugëve urinare) dhe bën mirë në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.
Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptike dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet në gurët e veshkave, në dhimbjet e fshikëzës urinare, etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:07 pm

Fiku...

Fiku është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme, si: marmelatë, reçel. Përmban shumë karbohidrate, që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtë e njomë kanë mjaftë vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur.
Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit force dhe nxehtësi. Nuk këshillohet të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Përdorim të mirë në mjekësinë popullore fiqtë kanë gjetur kundër kapsllëkut. Por fiqtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja. Në rastet e acarimit të faringut, të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e fiqve, jep rezultate shumë të mira.
Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:07 pm

Rrushi...

Rrushi ka veti të mira ushqimore e dietike. Fruta përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, që arrin deri në 25 për qind, acide organike, kripëra të kalciumit, të hekurit, mjaft vitamina, si vitaminë B dhe kryesisht C, lëndë tanike etj. Edhe gjethet e hardhisë janë të pasura me sheqer, lëndë tonike, karotinë, acide organike etj. Rrushi ose lëngu i tij përdoret gjerësisht për qëllime terapeutike. Një lëng rrushi u sjell shumë dobi reumatikëve ose artrikëve (që vuajnë nga podaagra dhe sëmundjet e kyçeve.)
Rrushi ka veti të mira diuretike; ai këshillohet të përdoret nga ata që kanë gurë në veshka, që vuajnë nga nefritet (acarim i veshkave), ata që kanë gurë në mëlçi dhe në fshikëzën e tëmthit. Rrushi nuk rekomandohet të përdoret për diabetikët, sepse përmban shumë sheqer, për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemër, si insuficiencë kardiake, nga tensioni i lartë i gjakut, në rastet e heqjes së barkut, në ulçera si dhe nga personat e majmur shumë.
Rrushi përdoret me efekt edhe nga ata që kanë vuajtur nga pleuriti, bronkiti kronik, në rastet me astma bronkiale të formës së lehtë e të mesme, si dhe në sëmundjet e mushkërive.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:07 pm

Qershia...

Vlera mjekësore kanë bishtat e qershisë dhe lëkura e pemës. Bishtat e qershisë janë diuretike, antiseptike( luftojnë bakteret, dhe ulin temperaturën. Bishtat e qershisë vlohen në ujë dhe pihen në formë çaji. Ky çaj përdoret për gurët në veshka, mbajtjen e urinës dhe edemat. Ndërsa lëkura vlohet në ujë dhe lëngu i përftuar është shumë i mirë në të përdoret në rastet e temperaturës së lartë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup.
Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershie dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Për të rregulluar nivelin e kolesterolit në organizëm merren 10-15 kokrra qershi në 200 ml. ujë (duke shtuar 6 gramë acid borik për plagët). Lëngu që del nga kjo përzierja përdoret edhe për të rënë nga pesha. Ndërkohë që për ata që kanë shumë yndyra në gjak merren 30-40gr gjethe dhe lëvore degësh të njoma nga pema e qershisë, zihen me një litër ujë dhe ziejnë për 10-15 minuta dhe çdo darkë duhet pirë një gotë nga ky lëng, por të jetë i vakët.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:08 pm

Gështenja...

Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë por edhe në vendin tonë. Falë përbërësve të saj përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat përdoren të freskëta, të ziera, të pjekura ose të përpunuara. Kokrrat e gështenjës, të ziera a të pjekura, kanë veti të mira rrudhëse dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve, tretën lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes. Përdoren me efekt të mirë në rastet e heqjes së barkut ose diarresë.
Veçanërisht këshillohen për fëmijët e vegjël disavjeçarë, për të normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft çrregullime. Gjethet e gështenjës kanë gjetur një përdorim të mirë si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës.
Çaji me gjethet e gështenjës ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mirë posaçërisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:08 pm

Arra...

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, lëvorja e degëzave, lëvorja e trungut, buka e arrës dhe lulet. Fruta e arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 për qind. Ato përmbajnë gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale si: Fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta siç janë vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lëndët ngjyrosëse.
Arrat përdoren për pastrimin e gjakut dhe lëkurës, kundër diarresë, infeksioneve, rënies së flokëve etj. Për pastrimin e gjakut merren 2-4 gramë gjethe të thërrmuara dhe lihen për 12 orë në 150 gramë verë të bardhë. Lëngu i fituar pihet njëherësh esëll. Kundër diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Për këtë: Merren 5-10 gramë lule mashkullore dhe zihen në 200 ml ujë. Pihen sa herë paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjlit. Çaji i gjetheve të arrës rekomandohet për kurimin e plagëve të gojës, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:08 pm

Thana...

Kokrrat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C etj. Thanat jo vetëm që hahen të freskëta, por ato bëhen komposto, prevede, marmelatë. Gjethet dhe lëvorja e thanës përmbajnë rreth 10-15% taninë. Iu këshillohet kryesisht personave që kanë probleme me diarrenë.

Kuron:
-Diarrenë
-Ekzemën
-Normalizon qarkullimin e gjakut
-Rregullon metabolizmin

Merren 1 kg thana të pjekura dhe zihen me sheqer. Nga reçeli i përgatitur u jepen fëmijëve dy lugë kafeje në ditë. Për të shuar etjen te të sëmurët me asht (që kanë mbledhur ujë në bark), këshillohet të merren një grusht thana gjysmë të pjekura ose të thata dhe vihen të zihen në një litër ujë për një orë dhe pastaj kullohen. Ky lëng përzihet me lëngun e përfituar nga shtrydhja e shegëve të egra. Nga kjo përzierje lëngjesh të tharta, merret nga një lugë gjelle sa herë që i sëmuri ka etje për ujë.
Edhe bërthamat e frutave të thanës kanë veti të mira rrudhëse dhe ndalojnë të hequrit e barkut:
Merren 300 gramë bërthama të thanës dhe piqen si kafeja, derisa të marrin ngjyrë të zezë, bluhen në mullirin e kafesë. Mielli i përfituar përzihet me 1 kg sheqer. Fëmijëve u jepet tri herë në ditë 1/3 e lugës së kafesë, në formë pluhuri ose e tretur në ujë. Të rriturit marrin nga një lugë gjelle tri herë në ditë.

Edhe kërpudha e thanës (eshka) jep rezultate të mira kundër ekzemës së lëkurës:
Merren 30 gramë eshkë thane dhe zihen në 200 ml. ujë. Lëngu i fituar pihet me nga një filxhan kafeje në mëngjes esëll.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:08 pm

Mani i zi...

Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen. Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret gjithashtu në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës.

Kuron:
-Tensionin
-Mëlçinë
-Sëmundjet e flokëve
-Pagjumësinë

Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut. Çaji përgatitet si vijon:
Merren 5-6 gjethe të pastra dhe zihen në 150 ml. ujë derisa të mbetet një e treta e ujit. Kullohet dhe pihet njëherësh. Mjekimi vazhdon për 5-6 ditë. Për sëmundjen e mëlçisë veprohet në këtë mënyrë: Merren dy grushte filiza të rinj manash, nga ata që nuk kanë filluar të prodhojnë fruta dhe copëtohen. Vihen të zihen në një litër ujë për një orë. Nga lëngu i fituar merret nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë. Kundër sëmundjeve të mëlçisë përdoren edhe gjethet e manit, duke i përgatitur si më lart. Ndërsa për ngjyrosjen e flokëve këshillohet përdorimi si vijon: Merren gjethe të manit të zi dhe zihen me ujë shiu, së bashku me gjethe hardhie dhe gjethe fiku të zi. Me lëngun e fituar bëhet korja e kokës. Edhe mani i bardhë ka pothuajse të njëjtat veti që ka mani i zi.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:08 pm

Ftoi...

Për qëllime mjekësore përdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret i freskët ose në formë reçeli, prevedeje, marmelate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmelatës së mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera. Ftoi është i ushqyeshëm; ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim.
Përdoren kundër diarresë (jashtëqitjes), dizenterisë (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorrëve që shkakton dhimbje e heqje të shpeshta barku, nganjëherë edhe me gjak) dhe të vjellave.
Gjithashtu, ky frut ka gjetur përdorim si tonifikues i organeve gjinore femërore dhe forcon gjinjtë. Ai është një qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqëve, si dhe të atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundje. Valesa e gjetheve të ftoit përdoret për të larë sytë kur vuani nga sëmundje të syve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:08 pm

Kajsia...

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu të këndshëm.
Fruta e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind.
Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:08 pm

Kajsia...

Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme kajsia renditet edhe si një pemë kuruese në mjekësinë popullore. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu të këndshëm.
Fruta e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind. Thelpinjtë janë të pasur me albumina deri 28 për qind dhe me vajra deri 55 për qind.
Frutat e kajsisë janë të shijshme, aromatike dhe pëlqehen nga të gjithë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e gjakut. Përdoren me efekt edhe në rastet e zënies së zërit. Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim ato piqen dhe hahen me mjaltë për t’u tretur më lehtë.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:09 pm

Lajthia...

Fruta e lajthisë është shumë e këndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.
Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme. Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj.
Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive, atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.) Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:09 pm

Limoni...

Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit, farat, gjethet dhe lulet e limonit. Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën.
Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, më pak ose pa sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash.
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve, shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton aciditetin dhe dëmton stomakun.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:09 pm

Vishnja...

Frutat e vishnjës janë të shijshme, përdoren për të kuruar mëlçinë, pastrojnë gjakun dhe luftojnë aneminë. Veç të tjerash konsumimi i tyre rekomandohet për të të gjithë ata që kanë probleme me tretjen. Ky lloj fruti përmban acide organike me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Me bishtat e frutave mjekët popullorë kanë luftuar me sukses gurët dhe rërën e veshkave.

Kuron:
-Mëlçinë
-Pastrojnë gjakun
-Luftojnë aneminë
-Tretet shpejt nga stomaku

Mjekësia popullore e përdor frutën e vishnjës për kurimin e sëmundjeve, vetëm në formën e një çaji. Për këtë duhet të merren 1-15 gramë bishta vishnje dhe zihen në 200 ml ujë derisa të mbeten ¾ e sasisë fillestare të ujit. Çaji pihet i ngrohtë, para buke, duke e përsëritur 2-3 herë gjatë ditës, për 10-15 ditë radhazi.
Frutat e vishnjës janë freskuese, shuajnë etjen, pranohen mirë nga stomaku, ndihmojnë tretjen, dhe kur përdoren në mënyrë sistematike, ndikojnë në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastrojnë gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë.
Në këto raste këshillohet të konsumohen deri në gjysmë kilogramë vishnjë të freskëta në ditë, duke vazhduar mjekimin për 15-20 ditë. Frutat e vishnjës kanë veti direkte, ato këshillohen t’i konsumojnë ata që vuajnë nga veshkat. Vishnja ka të gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetitë farmaceutike që ka qershia, por ajo i ka më të theksuara vetitë rrudhëse e freskuese.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:09 pm

Shega...

Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

Kuron:
-Sëmundjet e stomakut
-Sëmundjet e zorrëve
-Dhimbjet e barkut
-Hemorroidet
-Ënjtjen e bajameve
-Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.
Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit.
Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:09 pm

Mandarina...

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet. Fruta e mandarinës është shumë e këndshme dhe aromatike. Ajo është e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lëngu i frutave prodhohet mandarinadë shumë e shijshme.
Mandarinat janë ndër agrumet më të pëlqyeshme falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit. Ato janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve.
Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë.
Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë. Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë po ato përdorime si te portokalli. Nëse ato zihen dhe pihen si lëng në formë çaji, kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri. Gjethet dhe filizat e njomë të mandarinës dhe portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë (nevrasteni: sëmundje që ka për shkak dobësimin e force nervore.)
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:09 pm

Hurma...

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje.
Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike.
Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:09 pm

Kivi...

Fibrat e kivit mbajnë gjallë dhe aktive florën bakteriale të zorrës duke rregulluar funksionet e saj, ndërsa ekstrakti i kivit e fuqizon në mënyrë natyrale efektin. Një rol të rëndësishëm ky frut jep në rregullimin e problemeve me zorrët. Fibrat vegjetale në bashkëpunim me lëngun koncentrat të kivit, me pasuritë e tij që dihen, favorizojnë një normalizim të transitit të zorrëve, qoftë ky i përshpejtuar apo i ngadalësuar. Forma e saj e lëngshme gati për tu pirë dhe shija shumë e mirë e kivit është praktike dhe përshtatet për të gjithë.
Ilaçi bimor i përbërë nga kivi (Cotifibra) ka një përmbajtje të lartë të fibrave vegjetale në çdo bustinë. Cotifibra nuk përmban konservues as ngjyrues dhe është 100 për qind me origjinë natyrale. Si normë këshillohet një bustinë në ditë, preferohet në mëngjes, për cikle të paktën 12 ditore. Produkti mund të konsumohet në formën që është, ose i përzierë në lëngje frutash ose kos.
Për trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, në parandalimin e osteoporozit favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit si dhe tretjen. Përdoruesit: fëmijët, në njerëzit që nuk e pranojnë qumështin, në raste shtatzënie, për të moshuarit etj.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:10 pm

Banania...

Banania megjithëse një frut tropikal gjendet lehtësisht edhe në tregun tonë vendas. Edhe pse konsumohet shumë të paktë janë ata që i dinë të gjitha efektet e saj kuruese. Banania është një ilaç natyral për shumë sëmundje. Nëse e krahasojmë atë me një mollë, ajo ka 4 herë ma shumë proteinë, 2 herë më shumë karbohidrate, tri herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminë A dhe hekur, 2 herë ma shumë vitamina tjera dhe minerale. Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është ushqimi me vlerat më të mira.
Bananet përmbajnë tri sheqerna natyrale: sukrozën, fruktozën dhe glukozën e kombinuar me fibër (lloj substance). Banania jep energji të qëndrueshme dhe substanciale. Studimet e bëra kanë vërtetuar se vetëm dy banane kanë mjaft energji për një veprimtari pune 90 minutëshe. Duke qenë se ky frut ka shumë veti kuruese nuk është çudi pse ajo njihet si pema e numër një në botë. Por nuk është vetëm energjia ajo të cilën e ofron bananias për të na ndihmuar që të jemi të shëndetshëm. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në mënjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e një numri të konsideruar të sëmundjesh duke shtuar dietën e ushqimit pasi vetë ajo është një mjet i pasur ushqyes.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Juѕт٠ Sun Feb 13, 2011 10:10 pm

Manaferra...

Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12 për qind. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese. Ato ndikojnë edhe në uljen e temperaturës. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut.
Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj. Çaji i përgatitur me rrënjët e manaferrës ka veti rrudhëse, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon në uljen e tensionit të gjakut. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.
Juѕт٠
Juѕт٠
Webmaster
Webmaster


http://www.ardhmeria-forum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh... Empty Re: Frutat dhe efekti i tyre kurues për disa lloj sëmundjesh...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi